Bild: “Mafia shqiptare” hyn në Kuvendin e landit gjerman

19 Shtator 2016, 18:44Politika TEMA

Me kërkesë të gjashtë prej dhjetë deputetëve të grupit të AfD (Partia Alternativa për Gjermaninë e spektrit të djathtë populist gjerman) në parlamentin e Brandenburgut, të enjten është zhvilluar një takim i veçantë i grupit parlamentar.

Arsyeja: një grup i çuditshëm “biznesmenësh shqiptarë” me truproja që me shumë mundësi ishin të armatosur, kishte bërë bujë në Parlament.

“Dy javë më parë, pesë vizitorë të çuditshëm erdhën në Parlament” raporton stafi i parlamentit, “duke përfshirë burra shpatullgjerë me kostume të errëta dhe flokë bishtalec. Nga ata me të cilët nuk do të dëshironit të përballeshit në errësirë”.

Burrat me paraqitje të frikshme ishin të udhëhequr nga zv. Shefi ekzekutiv i AfD, Andreas Kalbitz dhe dy zyrtarë të tjerë të kësaj partie, Birgit Bessin dhe Steffen Kotré.

Një nga mysafirët e çuditshëm mbante edhe një këllëf arme raportoi një punonjës i tronditur i administratës së Parlamentit. “Kur ne deshëm t’i kontrollonim, ky grup ishte larguar”, tregoi zëdhënësi i parlamentit Mark Ëeber. “Armët janë të ndaluara në Parlament”.

Anëtarët e parlamentit të AfD kërkuan të mësonin ndonjë gjë nga Kalbitz dhe Bessin, por nuk mësuan asgjë të re. Vetëm pas pyetjeve të vazhdueshëm të “Bild”, Bessin dha shpjegime:

Këta ishin sipërmarrës me origjinë shqiptare nga industria e logjistikës dhe kateringut. Ju e dini që ne kemi probleme të gjejmë lokale për aktivitetet tona”.

Sipas informacioneve të “Bild”, shqiptarët në fjalë ishin nga Berlini dhe Babelsberg dhe mbanin truproja.

“Cilët sipërmarrës kanë nevojë për truproja në Gjermani?”, ishte pyetja që ngriti deputetit Franz-Josef Ëiese. “Nuk mund të ftojmë këtu mafien shqiptare”. “Nëse figura të dyshimta vijën këtu, kjo bie në kurriz të fraksionit”, shtoi kolegu i tij, Steffen Königer.

Edhe shefi ekzekutiv i Partisë, Alexander Gaulandme reagoi ndaj këtij lajmi duke thënë “unë dua të di se kush ishin këto personazhe”, pasi Kalbitz nuk i kishte dhënë asnjë informacion, ashtu siç i kishte fshehur partisë edhe informacionin se ai kishte qenë në të kaluarën pjese e Republikanëve të djathtë, kishte drejtuar “organizatën kulturore” që i përkiste një ish-anëtari të SS dhe kishte punësuar një ish-funksionar të NPD-së.

“Kalbitz e mashtron vazhdimisht grupin”, u ankua Steffen Königer, “shumë prej nesh nuk i besojnë!”. Vizita e shqiptarëve mbeti pa u sqaruar në këtë mbledhje të veçantë, pasi

Kalbitz mungoi për shkak se ishte “i sëmurë”. Ai i shkroi BILD: Nuk ka asgjë për të cilën të mbaj një qëndrim.

Përktheu “Panorama”

2 komente në “Bild: “Mafia shqiptare” hyn në Kuvendin e landit gjerman”

  1. miza e bardhe says:

    Bravo, lart e me lart emrin shqiptar e pacim!!!

  2. shqip says:

    jo po isa buletini me dy kobure. lajm idiot. e para edhe nese kane qene ” mafioze” , nuk eshte vendi ku mund te rrezikohen nje parlament. e dyta tregon idiotesine e lajmit, se siguresa nuk te le nje çakmak, e jo me pistoleten ne brez. mos e ngaterroni me parlamentin e kosoves e te shqiperise ku kercet tym lotusja e pistoleta qe shpoi barkun e hajdarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje