Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, reagoi pas deklaratës së kryeministrit Rama që listoi arsyet se përse koalicioni i djathtë humbi garën në Diber.
“Sa herë që i duhet të flasë për investime, për punë të kryera e së fundi për Dibrën i duhet të shtojë pak dozën që të jetë i papërgjegjshëm për ato që thotë. Besoj e mbani mend në Parlament kur u betua se në Dibër s’ka asnjë gjethe kanabis. Por vetëm disa orë më vonë policia e tij tha se asgjësoi 4800 rrënjë, natyrisht që këto ishin të ndonjërit që s’ka paguar 30%, se asnjë rrënjë e shefit të Komisariatit Robert Aga nuk është prekur”, tha Paloka.
Sipas Palokës, askush nuk e mban mend kryetarin e ri të Dibrës, Muharrem Rama, të ketë thënë ndonjë fjalë për shkak se, siç thotë nënkryetari i PD-së, ai fliste me zërin e parave të korrupsionit.
“Sot na tha se fituan nga oratoria e kandidatit të tyre. A mban mend ndonjë njëri qoftë dhe një fjali që artikuloi Rama i vogël?! Natyrisht që jo se Rama i vogël fliste me zërin e parave të korrupsionit të Gjiknurit e Abazit që shkonin për të blerë vota. Fliste me zërin e trafikantëve të femrave, të drogës e kriminelëve që u mblodhën nën kushtrimin e Edi Ramës. Fliste me zërin e Robert Agës, gardianit të arave të hashashit, me zërin e Admir Trupjas, shefit të krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë Dibër, që u kap ditën e zgjedhjeve duke shpërndan lekë në këmbim të votave, me zërin e shefit të krimeve të Mirditës, Klajdi Osmani që u angazhua fuqimisht në fushatë elektorale për të shantazhuar votues e blerë vota”, vijoi Paloka.
Në fund, ai shtoi se “Dibra është turpi i Edi Ramës. Dibra ishte testi më i mirë se si Edi Rama mendon të përballet në 2017. Dibra ishte overdoza e tij”.
Dine te flasin ndonjehere normalisht keta ? Gjithmone me sharje e shpifje,si nuk u vjen turp njehere,c’paskan qene bre…
ore pervers, po rama edhe te mos flase fare, prape i fiton zgjedhjet. dhe kjo jo per merite te tij, sesa per gomarlleqet qe thoni ju harbuteria e shqupit taleban.
Paloqe mor paloqe po si ste vjen turp mor palle jeni humbes nuk keni asje alternative bindese, keni shkaterruar vendin per 25 vjet dhe e fundit droga dhe avionet jane te zenit o halabak por kur bien o kapen nga policia filloni te beni deklarata……….
Nuk eshte i mire as drejtimi i Edi Rames,por Dibra nuk duhet akuzuar si popull,ai ne funde zgjodhi ate qe i pelqen.Ja pafte hajrin.
Ndersa ky Paloka,veshtir te di njeri me te pershtatshem per burk se ky jo ne Shqiperi po as ne bote sduhet te kete.
Po pse je kaq K.r o paloqe?
Pse je kaq Loqe o PaLoqe thuaj me mire. Ore ca pine keta te PD qe flasin kaq shume budalleqe kaq te pa pergjegjshem jane qe ato qe thone si besoj as ata vet dhe kerkojne ti mbushin mendjen njerzise
Ed me Ed paloqe qe su poqe o kokeloqe. Lol
E o gojore e kargites dhe karmalltezit qe bisht qeni ishit dhe bisht qeni ngele, jeni bushtra te bushtrave.
Tani qe i kini gjetur shkaqet e humbjes ne Diber rrini te qete se me kete mendje qe kini do ta hani me thelle ne zgjedhjet e 2017