Berisha del bllof për lokalin e Arben Frrokut. Reagon deputeti Ndreu: Është i Prendush Lufit, anëtar dhe votues i PD

18 Shtator 2016, 13:46Politika TEMA

Sërish Sali Berisha del bllof me lajmërimet e tij nga “qytetari dixhital”. Këtë radhë i kishte ardhur një lajm nga “pukjani dixhital” që lajmëronte se kryeministri Edi Rama kishte qënë në lokalin e Arben Frrokut, i ndaluar në Holandë për vrasjen e komisarit të policisë.

“Ne Luf, takim pune ne lokalin e Arben Frrokut. Diskuton vrasjen e komisarit Lame?!?! Sb”, shkruan Berisha në profilin e tij facebook, duke e shoqëruar lajmi dhe me fotot e Ramës.

Por ka reaguar menjëherë deputeti socialist Pjerin Ndreu i cili ka qënë në këtë takim ditën e djeshme, i cili e përgënjeshtron Berishën, duke thënë se lokali është i Prendush Lufit anëtar e votues i PD.

Po citojmë postimin e plotë të deputetit Ndreu në rrjetet sociale:

Me vjen keq por ky eshte nje konstatim keqdashes e komplet i pavertete. Lokali eshte ne pronesi te Prendush Lufit prej vitesh anetar dhe votues i PD. Nuk e kuptoj pse nuk verifikohen keto shkrim por serviren si te verteta aq me keq nga nje portal qe duhet te kete seriozitet ne te tilla raste. Sa per tu heqe kureshtjen, lokali qe flisni ka qene ai perballe jo ai ku qendroi Rama. Keqardhje per nivelin e dizinformimit,

5 komente në “Berisha del bllof për lokalin e Arben Frrokut. Reagon deputeti Ndreu: Është i Prendush Lufit, anëtar dhe votues i PD”

  1. Urimi says:

    Po kush eshte ai qe sot i beson sali berishes dhe kush pret se ai do te kerkoj falje per rrenen e radhes,sali berisha edhe xenin egrua se tij kur u kap ne Gerdec gati sa nuk pat thene
    Po vertet xeni eshte i gruas sime por qe gruaja me ka tradhetuar me Ramen sepse ndryshe pjella ime nuk behet kriminel (si une) do te thoshte sali berisha.

  2. LORA says:

    Kishte ndonje haber “pukjani dixhital” per vrasesit e Komisar Lamajt ?????
    Ky do te ishte nje informacion I nevojshem per vemendjen publike.

  3. I pashprese says:

    Ka akoma njerez qe i marin seriozisht brockullat e sales.

  4. I drejti says:

    Akoma merreni me ate kufome qe ecen. Burre plak mashtues dhe ordiner qe nuk e di se kush e beson me. Te mos i permendim gjithe ata njerez qe ka fut ne dhe per te arritur qellimet e tij perverse.

  5. xheJ eN Bi says:

    Kur te gordhe Saliu dhe te jete ne ferr ,prap nuk do ti lere te qete shqiptaret.
    Prap nga ferri do lidhet me dixhidalistet e tij dhe kete radhe do jete Saliu qe do ti informoje alla berishiançe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje