"Ethet" e listave, rebelët e PD në rresht, autokritikë para Bashës

18 Shtator 2016, 11:35Politika TEMA

Tërhiqen dhe futen në rresht rebelët e Partisë Demokratike, të cilët në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, por edhe në mbledhje të mëparshme, kanë akuzuar kryetarin Lulzim Basha për humbjet e njëpasnjëshme në zgjedhje, për mungesë shprese, për çorganizimin e strukturave, aleanca individuale, katapultim në forume të njerëzve anonimë, mungesë të aksioneve politike, mungesë vizoni etj. Kthesa e befasishme vjen 9 muaj para zgjedhjeve të parlamentare, ku shumë anëtarë të grupit aktual parlamentar demokrat, nuk kanë siguri nëse do të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm.

Linjës kundër Lulzim Bashës vijojnë t’i qëndrojnë vetëm Majlinda Bregu dhe Eduard Selami, ndërsa kundërshtarët e tjerë të deklaruar, befas kanë nisur të dezertojnë apo të heshtin, siç është rasti i Jozefina Topallit. Nëse Berisha dhe Basha mendojnë për sfidën e zgjedhjeve të 2017 dhe justifikimin e një humbjeje të mundshme në horizont, deputetët e PD duket se janë të shqetësuar për renditjen e emrit të tyre në listën e kandidatëve për deputetë.

Tërheqja e parë

Deputeti demokrat Roland Keta, i cili në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar kërkoi shkarkimin e të besuarit të Bashës, Sekretarit Organizativ Enno Bozdo, është tërhequr nga kritikat. Ndryshe nga qëndrimi në mbledhjen e grupit, deputeti Keta, me anë të një posti në rrjetin social facebook, ka mbështetur linjën e Lulzim Bashës për zgjedhjet në Dibër, ndërsa ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama. “Kam parë fatkeqësisht që shumë mediat pranë qeverisë na kishin ndarë në grupe pro dhe kundër Bashës. Ky është grupi ku unë bëj pjesë. Sepse unë besoj fort se Lulzim Basha bëri gjënë e duhur në Dibrën, veproj drejt dhe i faktoi çdo qytetari, çdo analisti, çdo partneri se si Edi Rama i trajton zgjedhjet. Ky ishte testi se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vetëm ata që mendojnë si Edi Rama e gjejnë fajin te opozita”, shkruan Keta.

Kthesa e Genc Rulit

Pas largimit të Sali Berishës, deputeti Genc Ruli ka kritikuar në mënyrë sistematike mënyrën se si Basha e ka drejtuar Partinë Demokratike. Madje, Ruli ka hedhur dyshime se Lulzim Basha mund të fshihej pas akuzave të krerëve të degëve ndaj ish-ministrave. Megjithatë, Ruli ka befasuar dje me një qëndrim gjatë një takimi nga Maliqi me degën e PD, për zgjedhjet për kryetar. Ruli ka deklaruar se e djathta e ka betejën e saj me kundërshtarin politik dhe jo me veten, duke i dalë në mbrojtje Bashës. “PD është përçuese e mentalitetit perëndimor. Betejën sot e kemi me kundërshtarin politik, jo me veten. Nesër është beteja jonë e madhe. Kjo do jetë fushata më e vështirë në këto 25 vite. Sot kemi regjimin që nuk ka dalë nga vota. E majta e vërtetë është më e zhgënjyera sepse sot është pushteti i bandave. Dibra tregoi se e keqja është e madhe. Kjo është republika e kanabisit. Kjo mortje duhet mbytur në 2017. Nëse ka një forcë që ka mundësinë për të rrëzuar këtë pushtët, jemi vetëm ne PD”, tha Ruli. Shpesh herë Bashës i është kërkuar nga baza që të largojë kastën e vjetër për të futur një frymë të re. Nga ana tjetër, Basha është kritikuar se nuk mund të fitojë me buzëqumësht. Ndaj, dilema e madhe vazhdon.

Heshtja e Topallit

Kundërshtarja më e përbetuar politike e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli, vijon të heshtë për disfatën dramatike në Dibër. Humbja e Dibrës ka turbulluar ujërat në PD, por çuditërisht, Jozefina Topalli vijon të mos artikulojë asnjë fjalë. Për humbjen e Dibrës, Lulzim Basha u kritikuar edhe nga Arben Imami, por nga Topalli, jo. Nuk dihet nëse zonja Topalli ka marrë ndonjë garanci për listën e kandidatëve për deputetë apo pret rezultatin e zgjedhjeve të 2017, për një betejë finale me Lulzim Bashën. Edhe deputeti Astrit Patozi, javët e fundit, ka ndryshuar kurs në raport me Bashën. Patozi denoncoi farsën zgjedhore për kreun e Partisë Demokratike, ndërsa pas zgjedhjeve të 2015, Patozi deklaroi se PD kishte humbur, ndaj kur humbet nuk mund të bësh dasmë. Megjithatë, në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, Patozi është zhvendosur më pranë linjës së kryetarit, ku madje e konsideroi pozitive humbjen në Dibër, pasi kundërshtarit iu zbulua skema që do të përdorte në zgjedhjet e 2017./Shqiptarja.com

6 komente në ““Ethet” e listave, rebelët e PD në rresht, autokritikë para Bashës”

  1. Ermir says:

    Kjo do te thote qe PD eshte kthyer ne nje parti ordinere qe asnje nuk mendon per hallet e Shqiperise por per xhepin e tije….lum populli shqiptare per keta politikane qe ka.

  2. Alcapone +Edscobar=PPSH says:

    PD ja sunite islamike, kjo bande gangstere , band e hajdareve, nuk mund te jete parti ose te mbaje emrin PD…KJO BANDE ME HORRA TE DEGJENERUAR, KRIMINELE E TE KORRUPTUAR TE KLIKES bERISHA NUK MUND TE PERFAQSOJNE DEMOKRATIN E VERTETE .pd ngelet nje degez e PPSH, MBUSHUR me ish sigurimsa dhe komuniste…ajo ska qene kurre nje parti e paster me demokrate te vertete”
    gramoz pashko..bir i byrose, genc pollo, ruli, nishan kapteri,xhozefina spinue,azememspiuni, apo kac islami….

  3. adnan kondakci says:

    Demokrate te dashur, vazhdoni t’i votoni.

  4. keshilltari says:

    Te rreshtohen dhe te vazhdojne si autoparlanta te Berishes ne genjeshtra,akuza e intriga,duke uluritur per nena,femije e prinder te kundershtareve si ne kohen kur Berisha ishte ne lundren e Enver Hoxhes.Me kete arrogance,dhe banalitet politike PD edhe 100 vjete nuk do fitoje zgjedhje ne Shqiperi.E habiteshme eshte sa poshte eshte katandisur kjo parti dikur frymzim e shprese per demokraci e prosperite.Tani jane te rralle deputet dhe politikane normal qe mendojne me koken e tyre.Pothuajse eshte perioritet te jeshe si Ristani,Noka,Strazimiri,Paloka ,te shajne e genjejne sa me shume duke imituar ,madje edhe tejkaluar kryetarin de fakto dhe ate formal.Neqoftese vazhdojne keshtu do te vijne ne pozicion te mos kalojne as pragun zgjedhor se pushtetin as me dylbi nuk do ta shohin.

  5. DRINI says:

    Lulezim Basha ne PD-per 2017 duhet te beje nji reforme te thelle ne vendosjen e kanidateve per deputet boll me Genc Rulet ,J.Topalli,K.Islami G.Pollo, S.Berisha M.Bregu e comp. ti zvendesoje me brezin e ri ,por jo me uligane si puna e pijanecit A.Ristani apo e ati qe ben te fortin icili ka frike nga hija e tij F.Noka apo kumarxhiut E. Paloka ,por te jene njieres me reputacion ne popull dhe ne shoqeri,boll me sllogane komuniste ,por me demokrate patriote,ndryshe edhe me 2017 Lulzim Basha do te jete ne stol reserve me 7-8-deputete dhe fain pastaj s’e ka Rama por Lulezimi.

  6. Aldo says:

    UN DO THOJA QE KJO PARTI QE QUHET PARTIA DEMOKRATIKE,,,,NUK BEN DOT PERPARA,,, SA TE JETE ERDOGAN BERISSHA NE KRYE,,,,EDHE ATA QE ISHIN KUNDER KRIMIT SALI,,,PO TERHIQEN NGA FRIKA DHE PRESIONI I SALI RAM BERISHOVIC,,,,,DIKTATURA E 2016,,,,MENDONI PAK SE KISH NA KA OFRUAR DEMOKRACJINE DHE QEVERISUR SHQIPERINE PER VITE E VITE,,,,,GROPA QE SALI SHPELLARI PO I LE SHQIPERISE DUHEN DEKADA QE TE MBYLLET,,,, PO SHQIPTARET DO TA KALOJNE DHE KETE PROVE ME QETESI DHE URTESI,,,,,,DURIM SHQIPTAR SE DIT SHUM ME TE MIRA DO TE VINE,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje