“Dibra” mesa duket kërkon ta bëjë Kurban Lulzim Bashën. Partia Demokratike ishte me e goditura nga zgjedhjet në Dibër. Padyshim që Basha ishte dhe është ai që mban të gjithë barrën e humbjes e cila është e katërta radhazi për të si kryetar partie.
Së bashku me prurjet e tij të reja Basha nisi qysh në fillim të asimilojë “të vjetrit” dhe të promovojë fort të rinjtë Duma, Salianji, Zhupa etj. Të rinj që dhanë shembullin e tyre në fushatën e 2015-tës dhe dështuan me sukses, duke nisur nga Durrësi ku Duma u “rrah” keq nga Dako.
Mirëpo, ky promovim i të rinjve që më pas do tregonin se nuk e kanë akoma eksperiencën dhe idenë e duhur si fitohet besimi qytetar, ishte një shuplakë që zëra si Patozi, Bregu, Selami dhe Ruli nuk e lanë pa përgjigje. Madje bashkë me ta edhe Topalli, e cila nëse Basha vazhdon kështu mund ta “lërë vetëm” në Shkodër. Kjo do të ishte katastrofike për PD-në, ku të rinjtë as nuk ja kanë haberin se si funksionon komunikimi dhe organizimi elektoral atje.
Por Dibra ishte një moment i ri politik për PD-në. Humbja e thellë dhe e pajustifikueshme me asnjë argument, ishte edhe fuqia e zërit të “të mënjanuarve” nga Basha, që këtë herë u kthyen në rebelë brenda selisë blu. Duke i kujtuar humbjet kryetarit të tyre ata (Patozi, Bregu, Selami) theksuan edhe nevojën për një analizë paszgjedhore, duke lënë mënjanë justifikimet “na vodhën, na blenë”. Në fakt “të mënjanuarit” nga Basha e kanë kuptuar se në popull nuk mund të dalësh të akuzosh që ata të të votojnë. Publiku pret artikulim të një programi dhe zgjidhje konkrete nga opozita që më pas të vendosë e beson apo jo.
E nisur nga kërkesa dhe logjika politike e ndjekur nga “të mënjanuarit”, doli në tavolinën e grupit parlamentar të PD-së një propozim që është sot edhe shpresa e PD-së për tu çliruar dhe energjizuar.
Për të mos i lënë asnjë mundësi veprimi Bashës, 3-shja e rebelëve kanë intensifikuar daljet publike dhe komunikimin publik në përgjithësi. Nga fjala e Patozit në Kuvend tek postimet e Bregut në facebook apo dalja e mbrëmshme në emisionin “Oktapod” në Vizion + janë dëshmi e një artikulimi të ri politik brenda PD. Që natyrisht është kundër Bashës dhe ka në thelb shkarkimin e tij nga kreu i PD-së.
Arsyet janë të thjeshta. Lideri mision ka të bindë popullin, ta bëjë atë të bësojë e të shpresojë. Këtë Basha sipas “të mënjanuarve” se ka bërë e kjo shihet në 4 humbjet radhazi që PD ka pësuar. Bregu shkoi larg mbrëmë kur tha në emisionin “Oktapod” se : “Zgjedhja e Bashës ishte një gabim për PD. Më mirë të qëndronte Berisha. Ka nevojë për një analizë. Pse nuk shohin shpresë njerëzit tek ne për t’u ringritur”
Ishte ky një konfirmim se Berisha nuk e ka lëshuar akoma PD-në dhe se sado Basha të përpiqet të sjellë figura të reja në pamje, filozofia mbetet e njëjtë. Pa alternativë reale për publikun nuk mund të ketë besim ndaj një force politike dhe këtë e tregojnë të dhënat empirike në Shqipëri dhe jashtë. Gjuha e dhunës është rruga e gabuar e cila mund të trembë brenda PD-së, por që nuk është rruga drejt pushtetit.
Ndaj, rebelët që kanë zë të flasin pas humbjes në Dibër kanë vetëm një shrpesë që PD-ja të çlirohet nga mungesa e vizionit dhe shpresës. Shpresa për PD e ka emrin ‘NENI 35, PIKA 4” i statutit të PD-së. Që parashikon që Kuvendi Kombëtar vendos për shkarkimin e kryetarit të partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Nëse rebelët nuk vazhdojnë linjën e tyre Basha do e ruajë karrigen e kryetarit, por PD-ja sërish do t’i humbë zgjedhjet, siç kanë treguar 4 precedentët e mëparshëm./ Lexo.al
Ju te vetequajtur gazetare jeni komplet te pjerdhur nga trute. Jo vetem qe nuk i kuptoni gjerat por edhe mundoheni qe te jepni mend.
PD-ja nuk ka shpetim me asnjerin nga anetare e saj qe ka tani. Te gjithe jane kriminele dhe shpellare. PD-ja duhet te shkrihet komplet dhe te krijohet nga e para me njerez te rinj, qe nuk kane qene ndonjehere anetare te PD-se.
Eshte utopi te mendosh se me shume se gjysma e anetarve te KK te PD te shprehen per mocion mosbesimi ndaj Lulashit. E paras se dridhen para Saliut dhe e dyta me e rendesishme eshte lista e 2017.
VETEM SHKRIRJA , PERJASHTIMI I TE VJETERVE DHE KRIJIMI I PD TE RE ME FILOZOFI TE RE.
Mos i bini kot ne qafe Bashes ;
Nuk ka qene ne asnje moment Kryetar ne asnje vend .
Ruaju z,Basha se ai stan ka vetem nje bulmet.zoti qofte me ty.
ANALIZE E MIRE.KOMENTI 1 I MIRE.DIBRA TREGOI SE PD ME SB E LB NUK MUND TE SHTYHET ME.VOTUESIT KUR STE VOTOJNE NJE HERE DREJTUESI DUHET TEBVET-DOREHIQET DHE P.TE BEJE ANALIZE TE THELLUARE.PD KA HUMBUR 4 HERE DHE FAIN JA KA HEDHUR KUNDERSHTARIT DHE POPULLIT QE SE VOTOI SE NUK E KUPTOI.KJO ESHTE NJE SHAKA E TURPESHME PER LULIN QE NUK E KUPTON SE TE GERTHITUARAT,SHANTAZHET,SHP IFJET NUK JANE ARGUMENT.DHE PA IKUR SB E LB SI HAJDUT E VRASES NE KETE VEND PD NUK FOTON KURRE.IKJA E TYRE E ME PAD META SI KRYETAR P.DO E ÇLIRONTE POLITIKEN NGA ZULLUMQARET. DHE KJO EDHE PER FAKTIN SE ME REFORMEN NE DREJTESI KTA TE TRE U DISKREDITUAN NGA SHBA E BE.REFORMA MUND TE JAP FRUTE ME VON,NDAJ POLITIKA DUHET TE SOASTROHET VET ME DOREHEQJE,ZGJEDHE TE ELEMENTEVE TE RINJE E JO ME PESIONIST SI SB QE PO QELB DYNJAN.BERISHIZMI ESHTE RRYME E PAKORIGJYSHME MISIONI I TE CILIT ISHTE TE SHKATERROI VENDIN ME REVOLUCIONE E TRITOLE ME TIPA SI A.HAJDARI ,PALOQA,F.NOKA,A.KULIÇI,ETJ.TASHME DIBRA E DHA NJE MESIM TE VYER.NESE PD NUK REFLEKTON RAMA ESHTE I “DENUAR”TE QEVERISI PER 40 VJET NESE FRYMA META DO JET GJITHMON MAJTAS.E.Nga E.l.Mallakaster
Z. Majlinda moj trun laraske po pse Basha me koken e vet drejton? N.q.’s ti dhe grupi jot mendojne se PD eshte me mire me Salen kjo tregoj qe grupi juaj o eshte zhytur ne m…. deri ne fyt ne korrupsion me lejen e Berishes ose jeni pjese e sigurimit famekeq. Si do ta ofroni ju elektoratin e djathte kur analizen dhe fushaten e zgjedhjeve e ben Kaci i Zi. Logjika te con qe te gjit he deputetet qe angazhon ne fushata jane te majte dhe midis te majteve ato zgjedhin PS . Nuke shikoni ju qe 51-53% e popullsise voton. Nga keto 44-48% jane te majte ,te tjeret jeni ju me te gjithe hajdutet qe kane perfituar nga ju. Sic e dini pjesa e te persekutuarve dhe pronareve ju kane bere mutin me kohe sepe edhe ju keni 25 qe nuk mbroni interasat e tyre. Sa per Berishen tani ai mbron vetem interesat e familjes se vet dhe Armies qe sa here ka fushate na poston foto gjysem e zhveshur.
Ate PD qe e sjell ne simpatine qe ka pasur ne 92-eshte vetem nji person dhe ai e ka emrin(EDUART SELAMI) beheni me ”referendum”ne gjith SHqiperine dhe ai ka per te fituar 90% te votive nga te gjithe Demokratet dhe jo me rekumandime si u zgjodh Lulezim Basha prej Saliut qe te ishte dhe de fakto eshte mashe ne duart e SALIUT,per kete sa te jete kryetar lulezimi PD ka per te qene ne opozite.
Duhet te krijohet nji parti e re demokratike , nuk ka rendesi emri. Ate duhet ta krijojne figura intelektuale te besuara ,persona me reputacion dhe te paperlyer! Te tilleka mjaft.Nuk duhet te militojne ne kte parti te re ish anetare kryesore apo ish ministra apo deputete,figura te konsumuara nga korrupsioni apo patologia,apatiaapo ryshfetet. Vetem keshtu populli,dukemospasur besim tek qeveria aktuale do kerkoje dhe votoje kte force te re politike, me njiprogram bindes dhe te realizueshem. Mos prisni qe nga PD te largohen te palarguarshmit!Berisha i mbane ato te lidhur me zingjirin e korrupsionit,te abuzimeve dhe te perfitimeve te dhena nga Berisha!Aftesia e tij perti mbajtur nen kontroll eshte Gebeliane!Krijoni nji parti te re !Ky eshte mendimi im, ndonse nukma kerkon njeri,por gjithnji mendimiperte bere dicka per atdheun me shtyn te flasnga ktu larg ku jetoj.
I doni keta qe qeverisin sot. T’i gezoni. Ne demokratet nuk presim asgjet et mire nga kjo mazhorance.Ju duroni deri sa t’ju vije htika ne kocke dhe pak e keni. Prisni prisni.. se edhe bar do te hani…
Basha nuk eshte kapaciteti mendor dhe visionar i duhur per te qene lider; megjithese me shume se 3 vjet ai nuk solli asnje vizion apo lidership ne PD.Ndaj edhe thuhet se drejton Berisha.PD mund te vazhdonte ne te njejten menyre aktivitetin e saj politik nese do te ishte vertet nje veprimtari politike normale per nje parti elektorale si ne nje sitem demokratik, por nuk ka qene e tille gjithe kohes me Berishen si lider te saj.Si politikan Berisha ka qene nje DIVERSANT, ne kuptimin e pare dhe te fundit te kesaj fjale.Berisha ne keta 25 vjet kampin opozitar nuk e ka pare si alternativen tjeter qe ka nje shtet demokratik por si armik ne kuptim klasik te kesaj fjale, qe luftohet deri ne vdekje, deri ne shkaterrimin e tij.Ne pozite apo opozite qellimi i tij final nuk ka qene mireqeverisja e vendit por shkaterrimi i pales tjeter, armikut, pa perfill ate qe duhet te ishte kryesore interesi kombetar dhe i shtetit dhe mireqeverisja.Ne opozite veprimtaria e tij diversioniste me te gjitha llojet e veprimeve behet edhe me e ashper sepse don me marre pushtetin, por edhe kur merr qeverisjen ai perseri vazhdon veprimtarine diversioniste ndaj armikut(opozites) si qellim te pare te tij.Kjo eshte fatkeqesia e te pasurit te ketij qafiri per 25 vite si njeriun me te rendesishem ne politiken shqiptare.
vetem parti qe s’mund te quhet. ajo eshte nje çorbe e prishur qe u krijua me mercenare e sahan lepires te gjitha niveleve. komuniste karrieriste e hileqare edhe me vete ppsh-ne. hajdute e matrapaze ordinere. spiune te brendshem e te jashtem . balliste e zogiste qe u mpleksen me komuniste e me burgaxhinj. vrases me pagese. islamike te rekrurutuar e tritolsa te pa skrupullt. injorante qe e bene vendin paranoje per miliona qe emigruan. me thoni nje , nje cilesi te vetme qe anon nga pozitivja. duhej nxjerre nga defteri qe ne 96, kur çfaqi hapur synimet anti kombetare. pasojat dihen, 97-98- e me radhe deri te vrasjet e shitja e territorit. per çfare duhet reformuar? apo qe te na reformojne ne nje here e mire. shpresoj shume qe dibren ta ndjeke e gjithe shqiperia. deri ne asgjesimin e plote te bandes kriminale qe vegjeton ne shqup. mqs nuk e ben politika, ta beje populli.