Artan Hoxha: Mos gërmoni në celularin tim, përfshihen zyrtarë të lartë politikë. Çanta e "Baba Takut" është hiç para materialeve që kam unë

16 Shtator 2016, 17:26Politika TEMA

Gazetari i News 24 Artan Hoxha rrëfen 3 orët e shoqërimit gjatë mbrëmjes në Prokurori fill pasi deklaroi se piloti italian Guido Angrea Gudi pranoi në polici faktin që kishte ardhur në Shqipëri për të provuar pistën e për tu rikthyer më vonë që të trafikonte 200 kg kanabis.

Në studion e lajmeve në News 24, gazetari Hoxha tregon gjithçka ndodhi atje dhe pretendimet e grupit hetimor.

Për Hoxhën është absurditet shoqërimi i tij në Prokurori dhe lirimi i pilotit, ndërsa apelon që të mos rrëmohet në celularin e tij pasi mund të ketë fakte që kompromentojnë figura të larta politike.

“Bëhet fjalë për afera, përfshirje në aktivitete të paligjshme të zyrtareve të administratës, kontakte me botën e krimit. Plus edhe gjëra të miat private’’, ka thënë Hoxha.

Ke eklipsuar personazhet e episodit të radhës me avion droge, kemi parë pjesën kur ke hyrë dhe ke dalë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda si kanë qenë ato 3 orë? Komunikimi ka pasur tension emocional?

Artan Hoxha: Fiks dje në këtë orë kemi nisur transmetimin live në lidhje me rënien e avionit italian. Është ngjarja kryesore, duhet të ishte deri sa të zbulohej i gjithë rrjeti i trafikut që do ta kthejë territorin tonë në pistë të trafikut të drogës. Vëmendja e publikut dhe organeve të hetimit është devijuar. Në vend të merremi kush e organizon trafikun, kush fshihet pas tij merremi se kush e nxori sekretin me kë ka komunikuar dhe çfarë nxori. Kanë sekuestruar telefonat e mi dhe të pilotit. I siguroj që unë nuk kam komunikuar me pilotin as kam shkëmbyer sms, as kam komunikuar në viberm ëhats up. Unë nuk jam pjesë e trafikut, do vazhdoj të punoj për të zbuluar trafikun kushdo qoftë madhësia e atyre që fshihen pas trafikut. Ne raportojnë lajme nuk duhet të jemi vetë lajmi. Nuk e kam dëshiruar as nuk dua ti ndodhë ndonjë kolegu. Trishtuese që nuk merremi me ngjarjen. As sot nuk jam në gjendje të shpjegoj qëllimin e gjithë asaj që ndodhi. Në momentin kur jam shoqëruar për të dhënë deklarime është përmendur prokurori Përparim Kulluri, por unë kam komunikuar me kryeprokurorin e Krimeve të Rënda, s’më ka marrë Kulluri në pyetje. Kam komunikuar me Besim Hajdarmataj. Kur hyra unë na qenka liruar piloti… Gazetari që raporton gjithë ditën deri në mbrëmje, kam këmbëngulur që kemi të bëjmë me tentativë të pastër të trafikut të lëndëve narkotike. Më thanë ke dhënë informacione të qarta po si ka mundësi që e ke ketë informacion? Kur unë qëndroj në prokurori piloti qëndron në një hotel.

I qëndroj asaj që thashë dje. Madje unë informacionin që pata nuk e dhashë dot në televizionin ku punoj, por në një televizion tjetër. Kur ka mbaruar emisioni dje, mendova se si do t’i sqaroja drejtuesit e televizionit ku punoj. E t’i thoja, unë tani e mora këtë informacion. Mua mu sekuestruan 2 celularët. Njëri është celulari privat. Dhe tjetri është pronë e “News24”, dhe unë e përdor prej 15 vitesh. Dhe e përdor edhe redaksia për qëllim të punës. Nuk e shoh me vend dhe normale që një gazetari t’i hiqen mjetet e punës. I kam bërë me dije prokurorit që dy celularët i kam dorëzuar të fikur. Këto telefona kanë edhe arkiv. Kam materiale me video dhe audio që akoma nuk i kam publikuar. U bëj thirrje që mos të gërmojnë aty. Nëse i hapin aty do të gjejnë gjëra komprometuese, nga Kryeministri e poshtë. Bëhet fjalë për afera, përfshirje në aktivitete të paligjshme të zyrtareve të administratës, kontakte me botën e krimit. Plus edhe gjëra të mia private. Nëse ato dalin, çanta e zezë e “Baba Takut” do të jetë hiç gjë para memories së një iphone 6.

Aty ka materiale për Skerdilajd Konomin, apo që kanë të bëjë me ekzekutime të punonjësve të policisë. Nuk është hera e parë, janë me dhjetëra raste që unë kam bashkëpunuar me Prokurorinë për ngjarje të rënda kriminale. Kam materiale që kanë të bëjnë me ngjarje të rëndësishme. Në rastin konkret ne jemi në një betejë me krimin me të paligjshmen. Në vend që të raportonim sot çfarë ndodh me pilotin italian, ne merremi me sa çfarë ka ndodhur me gazetarin dhe çfarë ndodhet pas saj. Mua nuk më duhen fare deklaratat politike. Vetëm në muajin gusht ka 2 deklarata të PD në mbështetje të punës time e falënderoj. Herë më kanë mbrojtur, herë më kanë sharë, por puna ime nuk matet me këtë, por me vlerësimin e publikut.

Në atë celular do të gjejnë një rast për të cilin unë nuk kam bërë asnjëherë kallëzim, dhe që do të shkojë deri në hetuesit më të lartë. Bëhet fjalë për një aferë korruptive ku përfshihen drejtuesit më të lartë. Kërkoj që kjo të mos përsëritet më. Pasi është ndërhyrë në memorie dhe janë marrë materiale të tjera. Në ato celularë ka materiale të një gazetari që merret me investigime në këtë vend.Ato materiale i shërbejnë punës së gazetarit. Jo çdo gjë duhet ta nxjerrim në çdo momenti, duhet kohë.

Telefonat janë të fikur dhe të vështirë për t’u hapur. Solle një komplikacion…

Artan Hoxha: Unë që dje, në mesnatë, si gazetar jam jashtë funksionit. U kërkoj ndjesë kolegëve që më kanë mbështetur, dhe gjithë të tjerët që më kanë çuar mesazhe, i falënderoj. Garantoj se nuk do ti zhgënjej dhe do vazhdoj me të njëjtin përkushtim. Ajo është një gjë që nuk e negocioi.

Polemikat jashtë studiove dhe hetimit, po përqendrohen në faktin nëse ka përplasje Polici-Prokurori. Doja një koment tëndin me rrjedhën që kanë marrë hetimet dhe sa kanë ndikuar ai informacion në vazhdën e hetimeve?

Artan Hoxha: Dëgjova kolegen që vendi ku strehohet piloti ishte sekret. Unë e di ku strehohet, edhe pse jam pa telefon. Më erdhi informacioni. Dje kam provuar që ka ardhur për trafik. U penalizova se pse thash këtë gjë. Se ku rri ai nuk ka rëndësi, as për mua dhe as për publikun.

Në këtë rast piloti është person i penduar?

Artan Hoxha: Kjo vlerësohet me statusi. Duhet të mblidhet një komision dhe do shihet sa garanci do i jepet atij dhe se sa vlerë do i jepet për të qenë më pas një dëshmitar apo jo. Po të isha Besim Hajdarmataj, do hetoja se pse doli ky informacion. Por unë do lëvizja çdo gur për të nxjerr faktin se pse ky ka ardhur të bëjë trafik këtu në Shqipëri. Si mundet të lajmërohen bashkëpunëtorët e këtij grupi kriminal në orën 11 të natës, dhe nuk qenkan njoftuar në orën 12 të drekës në parlament.

22 komente në “Artan Hoxha: Mos gërmoni në celularin tim, përfshihen zyrtarë të lartë politikë. Çanta e “Baba Takut” është hiç para materialeve që kam unë”

  1. Arti says:

    Ky tipi nje gje nuk kupton ? Ne nje shtet ligjor ose je akuzues ordiner ose pjese e grupit te krimit…? Prandaj duhet te japesh llogari per ke punon…?

  2. LORA says:

    Perhere kam qene skeptike per sherbimet “investigative” te Artan Hoxhes (gazetarit).
    Nga kjo interviste e tij u binda ,pa ekuivok,qe ai eshte pjese e shtetit paralel (jo kushtetues ) te dr.mortjes.
    Kujt do t’ia shese keto informacionet kompromentuese (nga Kryeministri e poshte ),ky fare investiguesi,kur sot guxon t’i beje paralajmerime policise dhe prokurorise ,te cilat jane vetem ne funksionin e tyre ?????
    A do te cuditesh me Mero vellai me njohjet e Artan Hoxhes,si me 21 janar 2011,kur ky “investiguesi” te tregonte ty ne ballkonin e Kullave Binjake me emer e mbiemer te gjithe ofiqaret e gardes pretoriane te dr.krimit dhe nuk shkeputej prej aty,,,,sikur e dinte qe dicka e pazakonte do te ndodhte ??????

    1. ben says:

      Lora
      Asnjehere nuk e kam vene ne dyshim se niveli jot I inteligjences dhe ketyre me poshte nuk ja kalon as lopes sepse.
      a) avioni ka ngecur ne toke ne oren 08 e 45 min.
      b) flamur noka ka folur ne parlament fix 4 ore me vone kohe qe mesa duket policia e kishte te mjaftushme per ta kuptuar se avioni ishte perdorur per droge dhe cuditerisht ne deklaraten e pare ishte e sigurt se avioni nuk ishte perdorur per transport droge .rastesi?
      c) gazetarit artan hoxha celularet ja kane sekuestruar sepse sic thone gojet e liga mesazhin ja nisi ministri I brendshem .dhe mesa duket kjo do jete e vertete sepse artan hoxha kercenon ,kercenon prokuroret se do kene pune me kryeministrin .
      Prandaj truthare nuk ariani te kuptoni se artan hoxha mundohet nepermjet edhe kercenimit te mbroje ministrin e brendshem dhe km.
      Ajo qe eshte deri tani skandaloze se si ka mundesi qe policia areston edhe per riparim catie ne nje fshat te humbur dhe nuk arin te mari vesh per nje piste avioni?
      Si ka mundesi qe policia I kap avionet vetem kur atyre ju keputet rrota?
      Kriminalizimi I cdo qelize te shoqerise shqiptare me hashash ndoshta eshte nje nga krimet me te medha qe I eshte bere shqiperise.

      1. turi says:

        Ore Ben: Ka nje ligj te Ri per ata qe bejne Akuza te reme,vihen perballe me Drejtesine.Mundet mos te
        perdoresh Etiken,duke share apo krahasuar me ndonje Simbol Djajesh,por jo te shpifesh dhe te
        akuzosh si te jesh njeri i Fushes.Prite,shume shpejte Ti me gjithe Koke Lopen A.HOXHEN do ta gjeni vendin se ku e kini.Nuk mund te jap ndonje kshille pasi tani je bere kontigjent i krimit.

    2. Lugati says:

      Juve keni hik per lesh ju del po sala ne enderr.cdo koment qe boni ka dore sala..edhe une nuk e du edin po nuk them qi bo edi te gjitha. E bote salen te qifsha escobarin.ene e funit ky lala osht gazetar ma pelqe sna pelqe neve osht gjo tjeter.por duhet me qene objektiv..ngo kjo ngjarje i dyti qi meret ne pytje osht gazetari bohhhh

  3. Ermir says:

    O artan koqja te kishe qene ne ndonje shtet ku funksionon taman ligji ti tash5i do ishe ne kokerr te burgut po je ne nje shtet leshi si ky i yni prandaj ben qejf ti lere pastaj kur thua se cel. Yt ka me shume materiale me shume se canta e baba takut ti bi brenda me kembet e tua se ti o je pjese e aferave mafioze ,o je pjese e ndonje agjenture te huaj qe pergjon qeveritaret dhe opoziten tone ose e fundit nga surrati dhe koka qe ke duhet te jeshe ndonje kokerr mashtruesi ……

  4. ceni says:

    Ore Artan gazetari, po njerez si ti i perdorin materialet qe ju bie ne dore per te bere presion ne kembim te parave.Po cna shet dengla me ate mut celulari qe ke…prokuroria ka te drejte te kerkoje cdo lloj fakti dhe ne cfaredo lloj menyre.Mos kujto se gazetaret jane te paprekshem dhe mbi ligjet e shtetit.Pse cpo te duket vetja ty se je hetuesi dhe prokurori paralele me shtetin dhe ti mban sekretet e tua?Po ik ore pirdhu fshatar gazetar!Mjaft shite pordhe duke punuar nen rrogoz per interesa qe vetem ti i di por qe ne vetem i kuptojme dhe nuk i faktojme dot.Kur ke interes del cdo dite neper emision kur ske interesa zhdukesh nga skena.

  5. Baba Taku says:

    Kujt i ben presion ky maskara?! Dhe si guxon ky te urdheroje organet e shtetit?! Mire e kane thene komentuesit e mesiperm: Provincial, ne kuptimin negativ te fjales.

  6. artan zhelja says:

    artan ke shkuar vet prokurori, je nje fare maskarai. pse e promenade kryministri, pse nuk fole per kriminelin me tmadh te te gjitha kohrave saleh berisha. e dijme te gjithe edhe ti se besim hajdarmata eshte nga tropje si shefkie demiri e gani dizdari. duke thene publikisht se ke ne telefon filmime komprometuese per kryeministrin I dhe material bandes berisha per te rrezuar qeverine per te perserite nje 97. diku te kane zene ngusht qe u shite kaq lire. sot ishe I teri falls, ishe ne nivelin e flamur nokes. je nje agjent I ndyre serbo-berishe. nuk I ha kush ato qe the ne television sot. ke thene ato qe te ka thene mafia e berishes. thua qe nuk te intereson politika pse e zure ne goje kryeministrin. ik mascara.

  7. shqip says:

    si ka mundesi qe keta avionet i merr vesh artani ose muli? dhe per çudi te ketij gazetarit “ky kryeministri budalla” po kerkon inplikimin e fbi amerikane per zbulimin e krimit. atehere je shume i mefshte o artan. banalitete me celulare te kesaj natyre, jane vetem imagjinate e saliut dixhital. kam pershtypjen se e gjithe kjo histori me çarter e me parcela, behet nga shqupi me njerez qe i djegin ne momentin qe su hyne me ne pune.

  8. enzo says:

    Po keta “njerez” a kane degjuar ndonjehere per gazetari investigative…? E pra ky zoteria ketu eshte pionieri i saj, i vetmi gazetar investigues i mirefillte te tjeret kane pordhe me rrigon si keta komentuesat mesiper.

  9. mul paloka says:

    bande e madhe e droges kjo mafie e berishes. te dy aeroplanet e rrezuar, ne divjake e ishem jane nga banditet e berishes. muslimanet e berishes I presin ne bese keta italianet. pse te dyve u thyhen rrotat ne ulje, sepse mafiozet e berishes ua kane prishe rrotat qe pa u ngrite. ti artan je ne banden e berishes. ben be si kurvat per ndershmeri. prokuroria e reformes duhet tu tregoje vendin ty, adriatik llalles e sali berishes, ose vetem mul nokes se hapet nga bythet si ne policine e udb-se. ti artan je ne koken e mafies me gjith berishen. e shikon vehten ke filluar te behesh me I gjere se I gjate. do te hllohesh prapa hekurave.

  10. nina says:

    Ti duhet te japesh llogari..per ke punon ti??? Ti e di qe te jesh ne Eu. perendimore ti sot je ne burg???? apo punon per PD dhe UDB???? se cdo gje keta fæasin te paret, dhe ti i dyti.. per cdo gje qe ngjan ne Shqiperi.. ose ti je truri i droges???…Shteti duhet te hapi syt, jo vetem tek ty.. por tek te gjithe ata qe flasin te paret.. per veprime, dhe spiunazhe, qe per to, ka organe kopetente dhe jo ti sherbesh ti apo ndonje koker derri Partie…..

  11. Telefoni Dixhital. says:

    Prokuroria keto telefonat “SPECIALE” duhet tja dorezoje FBI dhe keshtu hapet dhe mbyllet njehere e mire gjithe kjo histori.

  12. Amant says:

    Ka nje problem ky njeri me veten. Ate te personalitetit. Te mendsise dhe psikologjise se nje provinciale qe dikur nuk i a hapte dyert asnje media ne vitet 90 te, aq sa “Koha Jone” pasi e mbajti si koorespodent vullnetar te skraparit pas tre muaj i tha qe nuk i duhej me. Por Tani e zuri nje vend ne fillim te viteve 2000 tek nje gazete si gazetar aktualiteti. Steken e rriti dhe kulmin si profesionist e arriti tek ngjarjet e 21 Janarit per te cilen une kam menduar se u gjet ne kohe ne vendin e duhur dhe ne kohen e duhur fale kameramanit qe endoqi ate ngjarje edhe pse Tan Hoxha beri spjegimin e tij. Por me sa duket kjo lloj “kredo” e beri me ambicioz dhe tani thjesht ben interesantin duke germuar kudo dhe flet pa hesap neper studio jo atje ku e paguajne dhe i japin nje rroge per kalamjte tij por ne ato qe i quan “sfere e larte” ku kakarisin llumi i kukuvajkave, fevzot, zhejet, ballijte, çanet, peket, çollaket… e nje arradhe sherbetore besnik qeverish duke u shkelur syun se demek eshte tej profesionist. Nje gje nuk kuptoj ne kete mes kjo kategori provincialesh qe kane uzurpuar kryeqytetin, jo vetem qe nuk njohin rregullat e lojes por kerkojne qe te imponohen vertete si nje pushtet paralel si pale krimi. Por une kuptoj diçka. Diçka qe e justifikon Tan Hoxhen e koleget e tij, jo vetem te aktualitetit qe kerkojne te mbijetojne me flashe, skupe e bume te tilla mediatike, thjeshte per tu kapur me thonj pas kryeqytetit duke patur gjithmone ne mendje ate qe kane lene pas. Ne shoqeri te kulturuara demokratike nuk ka shanse qe te sillen keshtu kjo sere. Me kete dua qe te them se ky njeri ben aktualisht nje krim e shantazh shteteror. Ne se ka ne telefonin e tij sipas gjasave vidio dhe subjekte krimi per cilindo minister duke filluar qe nga kreu i tyre perse nuk i ka bere publike. Dhe nese keto jane te verteta prokuroria duhet qe ti zbardhe dhe te prononcohet ligjerisht, ndryshe te mjaftoje qe te pohoje qe Tani i hoxhave te skraparit eshte thjesht nje sharlatan. Mjafton kaq. Le te mos e denojne, se gjasme persekutohet “shtypi i lire”. Pastaj le te shkoje neper studio dhe le tu telefonoje serish klienteles se tij ca police fshati qe e shohin dhe e mendojne Tanin e skaraparit, si yll ne ngritje.

  13. DRINI says:

    Artan nji gje paske te mire se koken e paske sa koken e vicit ,po ta besh pace koken tende,Arben Ristani dhe Eduart Paloka kane ushqim per nji jave rresht dhe me ate rast I futin dhe 2-3 dopio me raki mani se per ivenstikues nuk eshte ajo koke ,prandaj mos shit pordhe se s’ti ble njeri o fakir gazetar qe shitesh per 5-euro.

  14. Jak-Boston says:

    Futeni ne burg per moskallxim krimesh dhe aferash korruptive dhe te jashteligjeshme.
    Nese ka materiale per Ramen edhe ai te futet ke vendi dhe keshtu fillon te clirohet Shqiperia nga kanceri komunisto-hajdute-kriminal.

  15. Bledi says:

    TANI do te paraqitet si (ESPINOZA) tek OKTAPODI.Kjo puna e Celularit te 1KATUNARI sikur eshte kutia e PANDORES duket shume amatoreske.DELIR .Shpresojme Mos te kete vidéo te Jozefines apo te Monikes ne rolin e Inis GJonit.Te presim publikimet.Ishalla jo Orgji ne PARLAMENT

  16. AlbFlorida says:

    Artan mos u dorezo.Shqipëria ishte dhe është e kriminalizuar nga kryeministri deri poshte, nga deputeti deri tek polici.Shtet i marre fund, .Me vjen keq për njerezit e thjeshte që po mbi jetojnë në Shqipëri si me vjen keq wë politikanen shqiptare jo vetem duan ta vrasin Memedheun por duan edhe ta varrosin.
    E falenderoj pa mase nga Florida gazetarin Artan Hoxha dhe i them mos të trembet mdaj presioneve të mafies shteterorë të sotmes apo të djeshmen.
    Komentet e lexuesve pasi i lexova me erdho keq sa sa të lodhur dhe pa pike kulture jane.

  17. Zemani says:

    Po mirë, more Shrollok Holms nga i ke burimet e investiguesit ti? Mos je gjë gjeni, zotrote? A ndej nga antë tona thonë:-Lopën që ka kokë të madhe, mos e bli kurrë, se nuk ka qumësht. Por siç duket qenka e kundërta. Aferim, evlat, nga u, ZEMANI!

  18. analisti says:

    Po mire o gazetari i madh investigues,po materialet qe ti paske ne telefon,qe simbas teje do te trondisin dynjane,ku dhe kur i ke denoncuar ti,ne polici,ne prekurori,ne shik,ne media apo i mban keto materiale per te shantazhuar individe te caktuar apo per ti sherbyer grupeve te caktuara kundrejt pagesave te majme,se jo shume kohe me pare dhe nje kolegu jot u ndodhNe nje skene krimi duke pire kafe me viktimem dhe e kaluat ne heshtje kete rast dhe askush nga ju nuk beri pytjen,po ky investigusi pse ndodhesh aty.Prandaj reforma ne drejtesi duhet te zbatohet sa me shpejt qe te vihen para pergjegjsisi te gjitha mafjet por dhe ajo mediatike.

  19. albana says:

    Une kam besim tek Artan Hoxha..gjithmone me eshte dukur objektiv dhe jo i njeanshem si gazetar.Shume i informaur per cdo lloj rasti por kjo sdmth qe ai eshte prane subjekteve apo situatave ku ndodhin pislleqet,ai eshte gazetar i zoti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje