Kërkesa e Selamit, ja të besuarit e Bashës që rrezikojnë largimin. Emrat…

16 Shtator 2016, 09:34Politika TEMA

Pas dy humbjeve radhazi, eksponentë me peshë të Partisë Demokratike, për herë të parë që pas largimit të Sali Berishës, kanë kërkuar rishikimin e pozitave të lidershipit të partisë, për të evituar një tjetër disfatë në horizont, e cila do t’i rezervonte PD një qëndrim të gjatë në opozitë.

Ndërsa deputeti Roland Keta kërkoi shkarkimin e Enno Bozdos, deputeti Eduard Selami propozoi që të mblidhej Këshilli Kombëtar për të analizuar dhe vendosur për fatin e lidershipit të PD në tërësi.

Lidershipi i opozitës përbëhet nga një rreth bashkëpunëtorësh dhe njerëzit të besuar të Lulzim Bashës, kandidatë potencialë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2017 shkruan shqiptarja.com.

Por prezenca e tyre në listë do të thotë spostim në zonën e rrezikut apo përjashtim nga lista, të shumicës së deputetëve aktualë të Partisë Demokratike.

Ndaj, jo rastësisht, propozimi për ndryshimin e kupolës drejtuese të PD vjen pikërisht 9 muaj para zgjedhjeve, me sa duket për të pamundësuar përfshirjen e rrethit të ri të Bashës, në listën e kandidatëve për deputetë.

Po kush janë përgjegjësit për dy humbjet e Partisë Demokratike, për të cilët Eduard Selami kërkon të mblidhet Këshilli Kombëtar?

Pas kryetarit Lulzim Basha, i cili ka edhe peshën kryesore të përgjegjësinë, lista nis me katër sekretarët më të rëndësishëm, Enno Bozdo, sekretar për Organizmin, Ervin Salianji, sekretar për Aksionin Qytetar, Grida Duma, sekretare për Marrëdhëniet me Publikun dhe Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm. Që të katërt janë kandidatë potencialë për deputetë në zgjedhjet e 2017, shkruan Shqiptarja.com.

Pjesë e lidershipit të Bashës janë edhe sekretari për Zgjedhjet Ivi Kaso, sekretarja për Shoqërinë Civile Nevila Xhindi, kryetar i Forumit Rinor Belind Këlliçi, sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë Gert Bogdani, sekretari për Burimet Njerëzore Fatbardh Kadilli etj.

Një rol të rëndësishëm në jetën dhe funksionimin e partisë kanë edhe departamentet. Krerët e departamenteve kanë përgjegjësinë e tyre në rrudhjen e pandalshme të partisë, mungesën e frymës dhe programit.

Disa prej krerëve të departamenteve janë emëruar me vendim personal nga Lulzim Basha, siç ishte edhe rasti i emërimit të Besnik Aliajt në krye të departamentit të Planifikimi dhe Zhvillimi Urban. Statusi i PD parashikon që Këshilli Kombëtar, përpos të tjerave, vendos për shkarkimin dhe emërimin e krerëve të departamenteve.

Nëse Basha do t’i hapë rrugë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ky forum i lartë mund të shkarkojë ose të konfirmojë në detyrë dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezin në krye të departamentit të Ambientit, Pyjeve dhe Turizmit, Besnik Aliajn në krye të departamentit të Planifikimit dhe Zhvillimit Urban, Avenir Pekën në krye të departamentit të Sigurisë Kombëtare, Suzana Guxhollin në krye të departamentit të Energjisë dhe Burimeve Natyrore etj.

Zgjedhjet lokale të 2015 ishin prova e parë elektorale e Lulzim Bashës, në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike. Nën drejtimin e Bashës kjo parti shënoi humbjen më dramatike që nga themelimi i saj. PD humbi 45 njësi vendore nga 61 të tilla.

Humbi mbi 90 për qind e këshillave bashkiakë. Diferenca mes mazhorancës dhe opozitës, si asnjëherë më parë, u thelua me 500 mijë vota. Edhe pse Sali Berisha e pati paralajmëruar një humbje të tillë, përmasat e saj shkaktuan një tronditje në lidershipin demokrat.

Pak muaj pas zgjedhjeve, deputeti Eduard Selami, konstatoi se Lulzim Basha nuk ngjallte shpresë. Një qëndrim më të zymtë ka mbajtur, edhe Astrit Patozi, i cili ka paralajmëruar asgjësimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 2017.

Kjo mosbesim i madh mbi Lulzim Bashën u shtua me zgjedhjet në Dibër. Nisur nga diskutimet në mbledhjen e së mërkurës, asnjë deputet i PD nuk ka shpresë për fitore në 2017.

Lidershipi i PD që kërkojnë deputetët të shkarkohet

Edi Paloka, nënkryetar i Kryesisë

Edmond Spaho, nënkryetar i Kryesisë

Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm

Enno Bozdo, sekretar për Organizmin

Grida Duma, sekretare për Marrëdhëniet me Publikun

Ervin Salianji sekretare për Aksionin Qytetar

Ivi Kaso, sekretar për Zgjedhjet

Fatbardh Kadilli, sekretar për Burimet Njerëzore

Valbona Mezini, sekretare për Organizatat Partnere

Nevila Xhindi, sekretare për Shoqërinë Civile

Gert Bogdani sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë

Arben Imami, Kryetar i bordit të fondacionit për Liri dhe Demokraci

Halim Kosova, Komisioni i etikës dhe integritetit

Belind Këlliçi, Kryetar i Forumit Rinor

Ina Zhupa, Zëdhënëse e Partisë Demokratike

Departamentet

Jamarbër Malltezi, Ambjenti, Pyjet dhe Turizmi

Besnik Aliaj, Planifikimi dhe Zhvillimi Urban

Avenir Peka, Siguria Kombëtare

Suzana Guxholli, Energjia dhe Burimet Natyrore

Ervin Minarolli, Infrastruktura dhe Transporti

Enkelejda Sallaku, Bujqësia, zhvillimi rural, peshkimi dhe agroindustria

Endri Hasa, Shoqëria e Informacionit

Florion Mima, Ekonomia dhe tregu

Sherefedin Shehu, Financat publike, Tregu bankar financiar dhe jo bankar

Jemin Gjana, Kontributet Historike

Kastriot Sulka, Punësimi dhe Çështjet Sociale

Bardh Spahia, Emigracioni dhe Diaspora

Enkelejd Alibeaj, Siguria, Rendi Publik, Lufta kundër Krimit

Endira Bushati, Administrata Publike

Eduard Halimi, Drejtësia dhe Çështjet Ligjore

Lealba Pelinku, Antikorrupsioni, Aksesi Publik në Shërbime

Tomorr Alizoti, Përndjekurve Politikë

Enri Çeno, Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore

Ardian Turku, Pushteti Vendor dhe Administrimi i Territorit

Luçiano Boçi, Arsimi, Shkenca dhe Inovacioni

Arben Skënderi, Kultura, Rinia dhe Sporti

Tritan Shehu, Shëndetësia

Laura Vorpsi, Integrimi Europian

Kreshnik Çollaku, Politika e Jashtme

Gent Malko, Pronat

 

11 komente në “Kërkesa e Selamit, ja të besuarit e Bashës që rrezikojnë largimin. Emrat…”

  1. Albanistani em I dashtum says:

    Partia Demon kratike ose Banda e Hajdareve ka ne perberjen e saj nje Baze te forte 99℅ Sunite. Dmth, kjo Bande Kriminelash Islamik nuk perfaqson gjithe populin Shqiptar.
    Ajo tashme eshte shnderruar ne nje klike mbi baza krahinore dhe fetare ne interes personal, antikombetar,fetar(Islamik) dhe krahinor ( Verior) Pra e keqja me e madhe pervec shakaterrimit te ekonomise, perkrahjen e paligjshmerise e korrupsionit ,shakaterrimit te shteti kjo Bande Kriminale udheheqesit e se ciles nuk kane lidhje me demokracine por me rrenje te shendosha komuniste ne familije, arriten me politikane e tyre antikombetare te percajne Shqiptare ne Beri e Jug, ne maloke e Toskellare, te krishtere dhe sunite shqipfoles. Pra kjo eshte merita e kesaj Bande Kriminale nen pseudonimin PD.

    1. '''enter kolotrypida"" says:

      Ju bithekirat e janulles çdo gje e lidhni me fene. Ju ka ngelur sahati ne kohen e pordhes

    2. Kujtim says:

      LUL O LUL TI NUK DI KU PO E NGUL po ngulja Berishes qe te shpetos mos ja ngul LULIT . SE INI BERE SI KACAK MALI

    3. Kujtim says:

      LUL O LUL TI NUK DI KU PO E NGUL po ngulja Berishes qe te shpetos mos ja ngul LULIT . SE INI BERE SI KACAK MALI…………

  2. andromeda says:

    Kjo parti fashiste duhet asgjesuar me themel dhe në vend të saj të riformatohet një parti e re demokratike në përbërje të së cilës të jenë njerëz me kulturë qytetare, me vizion dhe me ide.

  3. Moni says:

    Aman, vetem Flamur Noken mos e perjashtoni nga PD, sepse po e shkarkuat ate, na dhjete. Po u perjashtua Nuli nga PD, e mori lumi te majten. T’i thote lamtumire pushtetit.

  4. Peçua says:

    Një gjë doja të dija. A thua vallë që ndonjëri nga këta të ketë çuar leximin e një libri nga fillimi deri në fund, të paktën gjatë këtyre 5 vjetëve të fundit?

  5. Li says:

    Sa e afte Partia Demokratike te mbledhi te gjithe plehrat sebashku!

  6. Lal Prenga says:

    Saleh Berisha
    Tritan Shehu
    Jemin Gjana
    Vjollca Vokshi
    Azem Hajdari
    Agim Doci
    Bujar Qamili
    Lek Plepi
    Sudja
    Gjenerali
    Vefa
    Flamur Noka
    Zhelefina
    Shkerdheni
    Karmina…….
    Keta jane vetem nje pjese e Vogel e anetareve dhe simpatizanteve te Partise me antishqiptare ne histori, aleatja me e ngushte e politikave serbo greke ne Shqiperi, e cila sa here vjen ne pushtet ben albitrin dhe vendos zonat e pushtimit te ardhshem serb e grek, praktikisht po ben harten e ndarjes se zonave ne serbe e greke!

  7. artemisa says:

    Po Pollo perversin qe shkonte bente fushate ne diber kunder shukriut do votonte dibra po ai ka shkuar me vjerren dhe i shqyente ne zyre femrat qe i hynin kur ishte 8 vjet minister. Te fituar i ka dhe fierin lulzimi

  8. s says:

    eshte si per ironi te fatit, te gjithe keta te lartpermendurit, jane te lyer me boje blu- po tu gervishtesh pak bojen, dalin te kuq e te zi si katrani. po kush nga keta mund ta shpetoje peden. ? pale kur thone, pedja eshte pasuri per politiken shqiptare. e kam degjuar kete nga analiste e biçim gazetaresh. tani te quash aset nje organizate kriminale, kjo eshte te flesh e te njesohesh me krimin. po nuk me thoni, çfare ka bere kjo pede( lexoje si eshte shkruar),ne te mire te ketij vendi? une me sa e mbaj mend, qe ne krijim te saj u çfaqen forcat e erreta. i mbani mend kur digjnin shkolla e bastisnisnin depo. dhe e gjitha nen parrullen se jane vepra te komunisteve. po besoj e mbani mend 92in kur ky aset kombetar prishi qeverine e stabilitetit per ti hapur plage vendit. po mire e quani pasuri ju nje parti me nder me thane, qe si model ekonomik solli piramidat? qe pasi u vodhi kursimet shqiptareve, u dha arme per tu vrare nder veti. un akoma nuk arrij te besoj se ka mendje te tilla ne shqiperi qe e quajne pasuri peden. quhet pasuri edhe kur vret ne mes te bulevardit. quhet pasuri kur per fitime meskine hedh ne ere nje fshat te tere. ah po, eshte aset i çmuar se na shet detin. e kishim teper dhe nuk e zotronim dot. ore po te marre jeni, apo doni gallate me kete pèopull ? po vetem numri i ekzekutimeve gjate qeverisjes se berishes , eshte sa kuptim plote aq edhe rrenqethes. kjo organizate duhej nxjerre jashte ligjit me kohe. shqiperia u cfilit vetem per shkak te ketyre neo fashisteve. qe kaluan nga komuniste ne pikepamje, ne aksion teresisht fashist e anti kombetar. me shprese qe gjerat atje ne shqup te mos ndryshojne, do jene zgjedhjet e 2017 qe do e tkurrin ne nje mizerabilitet klanin e viçidolit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje