Ka pasur zhvillime të vrullshme në skenën e luftës kundër trafikut të drogës ditën e djeshme dhe ditën e sotme.
Një pilot Italian është ndaluar por është liruar për bashkëpunim me policinë dhe një gazetar i ndaluar dhe i liruar për dekonspirim të hetimit, kanë qënë dhe ngjarjet më të bujshme.
Një avion i vogël i llojit “Piper”, i nisur nga Bari i Italisë është gjetur i rrëzuar pas një defekti në fshatin Gotull në grykëderdhjen e Ishmit, në Thumanë.
Avioni drejtohej nga piloti italian Guido Andrea Guidi dhe ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 08:45.
Menjëherë pas marrjes në pyetje të pilotit ai ka pranuar se kishte ardhur në Shqipëri për të testuar pistën e improvizuar ndërkohë që ka shtuar se qëllimi ishte që rrugën tjetër të mund të merrte rreth 200 kilogram lëndë narkotike.
Por, pas një marrëveshje me Prokurorinë e Krimeve të Rënda piloti është lënë i lirë. Piloti italian ka treguar emrat e porositësve të drogës, mes të cilëve edhe shqiptarë, që do të transportohej nga pista ku u rrëzua avioni tip “piper” mëngjesin e ditës së enjte.
Vendi ku ka rënë avioni i vogël italian, është i ngjashem me një pistë të improvizuar ku ulen mjetet fluturuese. Por do të jenë hetimet e nisura sot nga Krimet e Renda që do zbardhin plotësisht ngjarjen.
Ndërsa gazetari Artan Hoxha ka dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pasi u pyet për 3 orë.
Hoxha u shoqërua në prokurori për nxjerrje të sekretit hetimor.
Pas daljes nga prokuroria Hoxha deklaroi se informacioni që kishte dhënë ishte i vërtetë.
Gazetari deklaroi se prokuroria i kishte konfiskuar telefonat.
“Me kane sekuestruar telefonat. E mirëkuptoj hetimin, bënë detyrën e tyre.Isha në prokurori se mbrojta burimet e mija. Kam dhënë një informacion të vërtetë”, deklaroi gazetari Artan Hoxha.
Ndërsa 20 të shoqëruar u rregjistruan deri në mbrëmjen e djeshme nga policia e Durrësit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me rënien e avionit “Pipper” në zonën e Ishmit.
Rruga që të çon në këto fusha është tërësisht e pakalueshme nga njerëzit dhe karrot, as makinat e ulëta nuk mund të kalojnë. Makinat më të larta lëvizin me shumë vështirësi.
Për shkak se është tërësisht e amortizuar dhe me gropa mbi 1 metër të thella, pothuajse në të gjithë gjatësinë e saj zona ka mbetur jashtë vëmendjes së policisë, apo edhe të njerëzve.
Toka e kthyer në pistë për ulje avionësh u përket banorëve të fshatit Likmetaj.
Avioni ra në trekëndëshin Ishëm-Thumanë-Nikël, zona të njohura për mbjelljen e kanabisit në vite. Policia e Durrësit, zonën moçalore në grykëderdhje të Ishmit nuk e ka pasur nën mbikëqyrje prej kohësh për shkak të terrenit të vështirë.
Nisur nga ky fakt, tri javët e fundit banorët e zonës kanë filluar ndërtimin e një piste për ulje-ngritje avionësh në gjatësinë e tokës, ku pronarë rezultojnë mbi 10 familje të fshatit Likmetaj.
Toka bujqësore prej fshatit Likmetaj shtihet deri në tre km gjatësi, deri në grykëderdhjen e Ishmit. Nga lindja, arat bujqësore kanë një pyll të lartë, në veri një kodër, ndërsa në veriperëndim është grykëderdhja e lumit Ishëm.
“Përveç çobanëve, e gjithë zona është jashtë vëmendjes së fshatit, banorëve apo turistëve për shkak të moçalit që krijohet. Nisur nga ky fakt, hetuesit kanë shprehur bindjen se ndërtimi i një piste për avionë tillë që mund të transportojnë lëndë narkotike është tërësisht i bazuar.
Nisur gjithashtu edhe nga e kaluara me precedentë penalë e pilotit 69-vjeçar, policia e Durrësit i ka kërkuar grupit “Interforcës” në Itali ndihmë për të zbuluar aktivitetin e tij.
Telefoni i privat i pilotit është sekuestruar menjëherë nga prokuroria dhe është kërkuar nga pala italiane të bëjë analizimin e të gjitha të dhënave, thirrjeve drejt numrave të kontaktit në Itali, apo nëse ka, edhe kontakte këtu në Shqipëri.
Në fillim të sipërfaqes së tokës, për rreth 500-700 metra, ajo është sheshuar me buldozer, njësoj si rëra e plazhit, çka për hetuesit edhe ky është një dyshim i madh për trafik droge.
Banorët, nga marrja në pyetje kanë pohuar se po ndërtojnë një fushë hipizmi, por kjo është pothuajse e pamundur në këtë zonë të skajshme veriore të rrethit të Durrësit.
hee!! aaa!!!!
gallat e modhe!
der dje n kamunizem luftote shteti kunder robit “pse mendo ti ndryshe nga c mendo Dull Komandanti! dhe mushte burgjet me njers se kishin kok tjeter nga ajo e Dull Kacurrelit”
tash po prap I njejti avaz:”lufto shteti kundra perendis! pse mbin bari ne fush. dhe mbush burgjet me rop qe kosisin dhe ujisin barin e perendis.! tash po na dalin edhe kunder sportit te hipizmit kta pulicat e shtetit”! si dikur n koh t Dull Shtetit qe polecat ishin kundra televizorve me ngjyra,kundra muzikes ,kundra xhinseve,kundra coca colave,kundra veturave… sepse ishin cfaqje te huaja!””
debil-lliku ka mor dhen
porsi dje dhe sot po thrret,
policat, si qen bir qen
lehin dhe dhjesin per shtet.
cohet Dulla qi prej vorri
dhe shperthen me nostalgji:
“o sa me kish marre malli
per policat pis te zi”!
turret shteti mbi milet
porsi Dulla mbi Parti
djegin dhe burgosin barin
shteti shkel mbi Perendi.
dhe ne burg po shkon rinija
ne shqipni dhe Perendim
na kujtohet Dull Partija
qe na shtypi pa pushim.
foli dhe polic I fundit
“ca po bohet o njeri!
nuk luftohet krejt katundit
foshnje pleq gra e femij”!
dhe nje ze vendon nga deti
porsi val me oshetim
“n qaf po I bini ktij mileti
n qaf e paci carin tim!
lereni robin te lir
ta gxoj jeten e vertet
nuk esht faj i robit bari
Zoti barin ka bo vet.