Lu: Të pastrohet politika nga korrupsioni e kriminelët

15 Shtator 2016, 18:33Politika TEMA

Ambasadori amerikan Donald Lu i zhgënjyer nga politika beson tek të rinjtë se do të sjellin një të ardhme më të mirë për vendin.

Këtë deklaratë përfaqësuesi i Uashingtonit e bëri gjatë një bashkëbisedimi me 200 nxënës në përmbyllje të një projekti vjetor për mjedisin dhe pastërtinë.

Lu: Unë besoj se të rinjtë udhëheqin jo vetëm në mjedis, por në përmbushjen e të gjitha ëndrrave të kësaj gjenerate. Pa dyshim një botë më të mirë dhe më të pastër për ju dhe fëmijët tuaj të ardhshëm, por gjithashtu një sistem politik të lirë nga korrupsioni dhe kriminelët, një sistem edukimi që u jep mundësi të gjithëve, dhe një ekonomi që krijon vende pune dhe dinjitet për çdo qytetar që punon shumë në këtë vend.

Ambasadori Lu për të treguar rëndësinë e angazhimit të brezave të rinj solli si shembull historinë e një mikut të tij shqiptar shkruan Ora.

Lu: Kam një mik shqiptar dhe po i tregonim njëri-tjetrin për pushimet e verës dhe unë i thashë se çfarë bëmë ne gjatë pushimeve. Ai më tha si kishte shkuar në plazh dhe kishte marrë me vete djalin e tij dhe teksa po pushonin në det dhe ai pasi mbaroi shishen e tij të ujit e hodhi atë në det. Djali i tij që është 5 vjeç ishte aq i inatosur me të atin, po i bërtiste atij që bëri pis planetin dhe i shkaktoi dëm oqeanit dhe i ati pranoi se djali i tij kishte të drejtë.

Projekti vjetor “Clean UP Albania” u zhvillua në Elbasan, Lushnjë, Vlorë,Berat, Tiranë, Durrës, Kukës, Shkodër dhe  synon rritjen  e ndërgjegjësimit të të rinjve për çështjet e mjedisit dhe pastërtisë.

4 komente në “Lu: Të pastrohet politika nga korrupsioni e kriminelët”

  1. enter"" says:

    Fillo njehere me vendin qe perfaqeson, qe eshte mbushur plot me kriminele e te korruptuar……..senator e kongresmene

  2. zalo says:

    Jam bindur qe ky Lu-ja i di shqiptaret copa mishi dhe flet ketu sikur te jet ne ndonje fis xhungle te sapo zbuluar. Ne jemi vertete per te qare hallin qe nuk shkulim dot kete klase politike qe u instalua ketu edhe me ndihmen tuaj or Lu, por nuk jemi aq te pa ditur sa mos kuptojme qe frymezimin e tyre per te vjedhur dhe genjyer pastaj pa piken e turpit kjo glasa jone politike e ka mesuar nga ajo juaja or Lu.

  3. Kuq e zi says:

    Z.lu
    Kujt ja thua???
    Ne po presim ta pastroni ju
    Jeni ne ballkan fale shqiptareve dhe nqs na nxirrni nga bataku do qendroni gjate
    Sllaveve dhe grekeve u rreh zemra per rusine ndersa raportet e shba-ve me ta jane si ato dashurickat e momentit qe e kane emrin $$$
    Koha do e provoje nese jam gabim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje