Deklarata e fortë e Patozit: Edhe PD ka përdorur bandat për të vjedhur vota

15 Shtator 2016, 15:45Politika TEMA

Deputeti demokrat Astrit Patozi, pavarëuisht se qëndroi i vetëm në sallë nga partia e tij dhe opozita,  ka folur për zgjedhjet në Dibër, duke shprehur merakun e tij për atë që çfarë do ndodhë pas një viti në zgjedhjet parlamentare.

Teksa ka bërë një deklaratë bombë, kur tha se edhe partia e tij ka përdorur bandat në zgjedhje për të blerë vota, ndërsa në fjalën e tij ai u duk i penduar për gjëtë gjë, kur tha “kurrë mos u shijoftë ai shërbim”.

“Edhe opozita mund të ketë pasur flirtime sporadike me ndonjë bandë, me ndonjë ashtu, ju e keni bërë disa herë.

Cfarë ka qenë kjo marrëdhënie, kjo ka qenë shkelje syri ndaj një banditi të caktuar që merrte një kockë për shërbimin e caktuar që bënte në zgjedhje, që kurrë mos u shijoftë ai shërbim dhe secili shikonte punën e vet.

Risia që solli ky (Rama) në Shqipëri, bandat nuk i la te oborri, por i mori i bëri partner, i futi në qeveri i solli në Parlament, ndaj kemi përfunduar në këtë pikë, nesër mund të shkojë edhe në 700 euro një votë se kjo qeveri e ka vendosur ta shkatërrojë institucionin e votës”, tha Patozi.

Patozi tha se vota në Dibër u shit nga 70-100 euro

Do ta vecoj si një shembull të qartë të problematikës së rëndë që ne kemi me zgjedhjet. Kjo mazhorancë e ka asgjësuar institucionin e zgjedhjeve që kur erdhi në pushtet. Keni një meritë, keni rritur çmimin e votës, se në Korcë me 20 mijë lekë, në Dibër me 70 deri në 100 euro.

Po ca ndodhi me këtë popull, u bënë më lakmitar këta njerëz që u rrit cmimi? Jo, i njëjti popull ishte, ajo që ka ndodhur është se qeveria dhe bandat janë më dorëlëshuar se kanë vjedhur shumë edhe mund t’I dhjetëfishojnë, me një vendim që merret në Tiranë.

Edhe opozita ka faj për humbjen në Dibër S’mund të them se është krenari të humbësh disa zgjedhje resht dhe të thuash që m’i vodhën, u shitën, kam parasysh që edhe opozita ka përgjegjësinë e saj, por une e tregoj gishtin te qeveria se jo se jam anëtar i PD, opozitës, por mbaj mend një skec që thoshte që s’ka më shumë përgjegjësi ai që s’ruan dot lopën se ai që e vjedh.

Meraku im s’është Dibra fare, me gjithë respektin që kam, meraku im është ca do ndodhë pas një viti kur për mandatin e Rremës u hodh kaq shumë lek dhe u shtuan kaq shumë vota, kur pas një viti s’është më në lojë karrigia e Rremës por e atyre këtu mbrapa, se ju s’keni ndonjë gjë për të marrë dhe për të dhënë“, tha Patozi.

7 komente në “Deklarata e fortë e Patozit: Edhe PD ka përdorur bandat për të vjedhur vota”

  1. Kola says:

    Me vjen mire qe Patozi po i afrohet pak te vertetes, por nuk ia thote gjuha te verteten e madhe se ishte banda e SHQUPIT qe futi moralin e banditerise ne zgjedhje. Te mos harrojme se vec zgjedhjeve te vitit 1992, PD nuk ka fituar asnjehere tjeter. Te gjitha heret vetem ka vjedhur, ka masakruar e ka ushtruar terror. Me kete psikologji hyri edhe ne Diber ku theu hundet. Keto gjera duhet t’i thoje zoti Patozi, sepse i di dhe ka perfituar nga ato. Tani qe ato iu kthyen ne bumerang, guxon te belbezoje, por e verteta duhet thene me ze te larte qe te behesh i besueshem.

    1. Gopisti i NSHRAK-ut... says:


      Deklarata jote
      Shumë na ngacmoi
      Po thuaj te drejtën:
      Deshe, a të shpëtoi?
      ?
      Thua veç një herë
      Por, po flet në hatlla
      Thua vetëm kokën
      Po “miku” s’ka shpatlla.
      ?
      I fute një herë
      Ajo ishte koka
      Në zgjedhjet e tjera
      T’u rras gjithë “paloka”.
      ?

  2. armand says:

    Po perpiqet te shesi hipokrizine per ndershmeri.
    Kur e dije se partia qe ti i perket ka vjedhur vota ne bashkpunim me banda perse s’u distancove?
    Eh mor Patoz rruga e vetme eshte distancimi nga familja e ATIJ,por s’keni kellqe se ju dergon ti beni shoqeri te ndjerit Olldash.

  3. Ermir says:

    Or patoz me vjen keq per ty por sa pe4 bandat mos harro ato qe perdornit ju te pd ne kohen tuaj sepse kane qene me te dhunshem dhe me kriminale, dikur edhe ti fryheshe si gjel me to ne krah .Bandat dhe krimin ne shtet e futet ju ne kohen tuaj te gjithe shefat e komisariateve ishin marre nga krimi dhe vene aty pothuajse te gjithe pseudooficeret e SHIK ishin burgaxhinj dhe jo politik pot per krime ordinere qe fytyren e vertete e tregonin ne cdo fushate elektorale duke vjedhur deri dhe kutite e votimit apo harrove kur deputetet tuaj shprendanin qese me ushqime njerezve apo thase me miell edhe diten e votimit.Me vjen keq per ju sepse e keni memorien e shkurter dhe ato qe keni bere ju ja atribuoni te tjereve, sa here keni humbur ne zgjedhje nuk keni bere ndonje analize bindese si pse apo ku eshte shkaku perse humbet por keni gjetur teorine na vodhen populli u shit ndersa une po te them arsyen e vertete sado e hifhur eshte per ju PD VETEM NE VITIN 1992 KA FITUAR ZGJEDHJE TE NDERESHME Te TJERAT I KA MARRE ME FORCEN E BANDAVE TE KRIJUARA NGA SALI BERISHA PERSE JO EDHE NGA TI..behuni burra njehere dhe pranojeni te verteten sepse ju me ato deputete ordinere qe keni keni marre fund si parti..

  4. Petro says:

    O kole dhe Armande… Sa para keni marre? Po njelloj jane nga te dy anet.Populli s pret gje tjeter. Varferi dhe shitje te votes.Si dhe ju…Merrni buken tuaj te perditeshme dhe ligjeroni ketu si gjela anonim.Ikni ore se s ju beson kush.Shkoni ngrini ndonje portret te legjendarit, se u ka dale frika, e beri kete biri i tij, Saliu, se me 92 s dinit ku te futeshit.Dhe fustane grashe keni veshur,.Kaq shume shqiptare keni burgosur dhe vrare sa hija e tyre ju le tere naten pa gjume.Ndaj s behet ky vend se eshte mallkuar si vellavrases.

  5. aliu says:

    Kocke elektorale po shijon drejtuesi I OSHEE ne Elbasan. Se si sherbeu ne fushaten e 2013 ai e tregon neper kafene me njeres te “forte” dhe thote se “une boj Ça t’mteket” e po n’kom bi” Sherbimi do kete qene I madh pasi nuk ka kriter ne ate lloj pune qe ben ai. Nje cope mesues province qe I dukej vetje I pari vendit.

  6. Selim Rroshi says:

    OO sa bombe qenka ! Se se dime ne qe dhe pd ka qene mbeshtetur te te fortet e vet. Ndryshimi eshte se te fortet te pd prisnin te dera ndersa Rama e tejkaloi e i dha poste qeveritare krimineleve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje