Tahiri: Kush është karteli i drogës, ne që e shkatërrojmë apo ju që e linit?! Tërbohet Berisha

15 Shtator 2016, 13:55Politika TEMA

Ministri i Brendshëm ka deklaruar në Kuvend se shumica e sotme qeverisëse ka vullnetin për të luftuar drogën.

“Kush është karteli i drogës në këtë sallë, ne që shkatërrojmë 99.6% të sipërfaqes së mbjellë apo këta që shkatërronin 7% të drogës së mbjellë? Ne vetëm sot po zbulojmë përmasat e fenomenit”, deklaroi ministri Tahiri.

Ministri i Brendshëm më pas ka lexuar një listë të gjatë të vendeve ku policia kishte shkatërruar parcela me drogë, në vitet 2007 deri në 2013, por të mbajtura sekret, duke iu drejtuar demokratëve përse kanë heshtur për drogën e mbjellë kudo.

“Përse Jozefinë ke heshtur, ku i ke patur sytë, pse s’ke shkuar te kryeministri t’i thuash për gjithë zonat e mbjella në vitin 2008?”, citoi Tahiri listën e emrave të fshtrave ku ishte kultivuar drogë.

“Teksa opozita heshtte, unë do bëj detyrën të shkatërroj drogën në çdo cep, bashkë me mazhorancën, ministrat”, tha Tahiri në Kuvend.

Ai citoi raportet krahasimore të Departamentit Amerikan, mes 2 periudhave qeverisëse, duke konfirmuar vullnetin e mazhorancës aktuale në luftën anti-kanabis.

Tahiri replikoi edhe me ish-kryeministrin Berisha, i cili fliste nga vendi.

“Unë nuk jam si ti që thua nuk e dija kë kam baxhanak”, tha ministri, duke iu drejtuar Berishës, të cilin nuk e mbante vendi.

Acarimi i ish-kryeministrit ka detyruar kryetarin e Kuvendit të ndërpresë seancën.

Fjala e plotë e Tahirit:

Faleminderit i nderuar Kryetar, dhe faleminderit i nderuar deputet, që u kujtove në karrierën tënde të gjatë në Parlament të çohesh të flasësh për herë të parë për një shqetësim të tillë, siç është kultivimi i kanabisit në vendin tonë.

Pavarësisht se unë do të sugjeroja që, si hap të parë, të interesoheshe zyrtarisht për këtë fenomen. Ke instrumentet, fuqinë dhe mundësinë ligjore dhe institucionale. Të interesoheshe paraprakisht, përpara se të lexosh portale dhe analistë që (çuditërisht si ty, apo shumë të tjerë në këtë sallë) kanë filluar tani të flasin për këtë fenomen – jo për gjenezat e këtij problemi. Dhe përpara se të sillni këtu thashetheme analistësh që gajasen me portale të fryrë në listëpagesat e këtyre këtu apo shumë të tjerëve, interesohu zyrtarisht. Unë jam i hapur për çdo informacion. Ministria e Punëve të Brendshme është e hapur për çdo informacion. Policia e Shtetit është tërësisht në dispozicion për çdo informacion. Dhe unë sinqerisht të falenderoj që ngrite një shqetësim këtu.

Është shqetësim për mua që nga dita e parë e punës sime. Është shqetësim për këtë mazhorancë, për kolegët e mi, për Kryeministrin, që nga dita e parë e punës sonë. Jemi marrë me këtë çështje atëherë kur këtu askush nuk fliste. E kemi filluar punën atëherë kur këtu askush nuk fliste dhe nuk të kam dëgjuar të flasësh një fjalë kur Sali Berisha deklaronte publikisht se “kam pasur vendim politik për të mos ndërhyrë në Lazarat”.

Nuk kam dëgjuar askënd në këtë Parlament të pipëtijë një herë të vetme (jo më të protestojë që as mendohet) kur Sali Berisha deklaroi publikisht këtë. Cili ishte “vendimi politik”? Ata grabitqarët që sot i marrin për fushata, ndërkohë që dje i mbanin për të mbjellë hashash në gjithë Lazaratin, ky ishte “vendimi politik”? Unë këtë e refuzoj. E kam refuzuar që ditën time të parë të punës. E nuk pajtohem kurrë.

Unë nuk e kam replikë me ju, dhe shumë sinqerisht ju falenderoj për shqetësimin që ngritët. Por do preferoja që ky debat të mos shikonte kurrë me lupën politike. Debati i luftës sonë me kultivimin e kanabisit nuk mund të jetë kurrë një luftë

politike mes nesh. Duhet të jetë momenti kur bashkohemi për të luftuar këtë fenomen për të cilin çuditërisht, deri më sot, askush nuk ka folur.

Nuk kanë qenë të pakta zërat se kanabisi gjasme edhe duhej të legalizohej – e këtu s’ka folur njeri. I keni shkelur syrin çdo lloj njeriu në çdo lloj fshati, për të mbledhur vota “Hë mo mbille, s’ka problem!”. Nuk janë të paktë ata këtu në këtë sallë kur jo më larg se 3 vite më parë ky vend ishte plot me Kanabis. Jo më larg se 3 vite më parë Guardia di Finanza i ka dorëzuar ish-Kryeministrit një raport zyrtar ku me fotografi dhe koordinata praktikisht deklarohej se ishin mbi 300 hektarë të mbjellë me Hashash. Dhe Policia në atë kohë – kur Kryeministër ishte zotëria (Sali Berisha), kur Ministër i Brendshëm ishte zotëria (Flamur Noka) dhe këta deputetë ishin pjesë e mazhorancës – shkatërronte vetëm 7%. Shtatë përqind!

Vjet shifrat zyrtare të Guardia di Finanza deklaruan se është 8 herë më pak sipërfaqja e mbjellë dhe është shkatërruar 99.6%. Tani kush është “karteli i drogës” në këtë sallë? Ne që sot shkatërrojmë 99.6% apo këta që shkatërronin 7%. Kush e mbronte dhe kush e mbron? Ne që e shkatërrojmë apo këta që e linin.

Ne sigurisht kemi një problem si vend që nuk ka lidhje me klasën politike. Kemi një problem me çështjen e kultivimit. Është një problem që shkon përtej Policisë.

Unë besoj që ky është një problem që duhet adresuar, në nivelin më të lartë politik, më së pari në Parlament.

Ky është një problem që nuk zgjidhet vetëm nga Policia. Policia sot rrezikon të shpenzojë të gjithë buxhetin e saj brenda shtatorit vetëm për shkak të aksioneve antikanabis në çdo cep të Shqipërisë.

Është një problem që duhet përballur. Ne vetëm sot po zbulojmë përmasat reale të këtij fenomeni.

Ju nuk mund të vini në dyshim angazhimin tonë, se në qoftë se do ishim kaq rehat me kultivimin e kanabisit aty e linim Lazaratin. Vazhdonim punën që la “ai”, përgjysmë. As përgjysmë xhanëm, ai e përfundoi në perfeksionin e vet dhe e ktheu Lazaratin në kompaninë më të madhe fermere në Shqipëri me mbi 300 hektarë kanabis.

Ne nuk e lamë. Ne i hymë një sfide që kurrkush më parë nuk i hyri.

Ju këtu deklaruat që shkatërruam Lazaratin për ta mbjellë në të gjithë Shqipërinë, për të ‘lazatarizuar’ gjithë Shqipërinë. Unë po ju lexoj qarqet dhe fshatrat ku Policia ka shkatërruar kanabis në vitin 2008.

Presidenti aktual i Republikës ka qenë ministër i Brendshëm. Komunikatat e Policisë ishin sekrete, nuk bëheshin të ditura për publikun. Qarku Berat, ku janë deputetët e Beratit të Partisë Demokratike, fshati Allmbrez, Cukalatë, Vojak, Vërtop, Tërpan, Krushovë, Leshnjë.

Qarku Durrës: Jub, Sukth, Shezë, Marsheq, Cudhi, Rrajcë. Ku janë deputetët e Durrësit? Nuk kishin sy në ballë në 2008-n.

Ju z. ish-Kryeministër nuk i dinit këto, policia ua sillte me komunikatë zyrtarë sekrete në tavolinë mëngjes për mëngjes, nuk i dinit?

Ai tjetri që është sot president nuk i dinte?

Fier: fshati Fermë-Çlirim, Sheq i Madh, Libofshë, Rroskovec në vitin 2008.

Korçë: Korçë qytet në vitin 2008 komunikatë e datës 18.06.2008, nr.170 faqja 3; komunikatë sekrete e Policisë e ke pasur në zyrë zotrote.

Fshati Osojë, Pogradec qytet, komunikata datë 12.08.2008, nr.225 faqja 3 e ke patur në tavolinën e zyrës atë mëngjes, ç’ke bërë kur e ke parë?

Fshati Katund, Vithkuq, Podgorie.

Kukës: Ku i ke patur sytë zotëri ke qenë deputet? Curraj i Epërm, Kërnajë, Gjonpepaj, Lekbibaj, Curraj i Epërm prapë.

Qarku Gjirokastër: Vangjel ku ke qenë në 2008-n, nuk e ke parë që ka qenë qarku Gjirokastër plot, përveç Lazaratit? Fshati Salanisht, Antigone, Harshovë, Luzat, Asim Zenel, Mickë, Peshtan, Lazarat, Kordhocë (është buzë rrugës), Shën Todhër, Mingul, Gjatë, Lunxhëri, Mashkullorë, Hormovë, Kalivaç, Dorëz, Kapariel, Libofsh, Nivicë, Salari. Vetëm në Gjirokastër, jashtë Lazaratit këto Vangjel.

Në Shkodër, Jozefinë… ku i ke pasur sytë? Pse nuk je çuar këtu ta denoncosh, pse s’ke shkuar të Kryeministri yt t’ia thuash? Bajza, Mazrek, Zona Kurt, Guri i Zi, Rrethina, Baltosh, Kastrat, Niq, Dacaj, Jahja-qerret, Koman, Postribë, Urë e Shenjtë, Vilëz, Vau Dejës, Vidhëz, Shllak, Barcollë, Temal, Toplanë, Kajvall, Bogë, Shkrel, Vukaj, Vridh, Duçaj, Maklaj, Rrepisht, Tamarë, Strebeq, Malagji, Bele, Karm. Këto janë të gjitha fshatrat e Shkodrës ku në 2008 kishte hashash të mbjellë dhe të shkatërruar nga policia. Por vetëm mbahej fshehtas.

Në Vlorë: Mallkeq, Rusan, Dushkarak, Kotë, Romës, Rexhepaj, Kamenicë, Manaj, Vazhdanisht, Gorisht, Sevaster, Dushkarak (prapë), Cerkovinë, fshati Vajzë, Mesaplik, Penkovë, GJorm, Romës, Luzat, Bistricë, Peshkëpi, Bashaj, Gërnec, Gropisht, Kotë, Nartë, Karbunarë, Plloç, Dukat fushë, Kaninë, Sevaster, Lagjja Tupal, Tërbaç, Vergo, Isak. Në Vlorë… i gjithë qarku plot, në 2008.

Në Berat, në vitin 2009, plotë gjithë Shqipëria, qarku Berat, Dibër, Durrës, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër.

Në 2009 ishte ministër i Brendshëm Lulzim Basha. Ka pasur dhe në Tiranë, në fshatin Kus, Kashar, Lundër, Farkë, Qesarakë, Yzberisht, fshatrat Kuç, Vorë, Badinak, Shijak, Kongresi i Manastirit dhe fshati Çele-bërzezë. Në Tiranë.

E kështu me radhë, viti 2010, në qarkun Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër, Vlorë. Zotrote ke qenë ministër!

Më 2013, Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, kur ke qenë ti ministër, Elbasan, Poroçan, Kodovjat, Kukur, Gramsh, Dragot. Komunikata, dt.14.07.2013, nr.196, 200, 228, 234, 237. Unë po të jap edhe komunikatat.

Qarku Fier, qarku Gjirokastër, qarku Korçë, qarku Kukës, po në Kukës, Lekbibaj, Tropojë, Luma e Gashit, Cukallë, Bele, Curraj, Kukës. Pse nuk ke marrë masa, meqë je edhe deputet atje?! Lezhë, Shkodër e kështu me radhë në të gjithë Shqipërinë. Ku i kishit sytë ju? Që nuk jeni çuar një herë. Keni qenë në detyrë.

Ku i kishit sytë Asllan? Ke qenë me ne në atë kohë, ke qenë në opozitë me këtë qeveri. U ftillove për gjethen e hashashit kur dolëm këtej. Asllan, ku i kishe sytë?

Ku i kishe sytë Jozefinë? Po ky tjetri këtu, ku i kishte sytë? Ku i kishit sytë ju për gjithë këtë hashash në Shqipëri? Juve, më e pakta, heshtnit! Më e pakta, heshtnit.

Unë, me çdo kosto, nuk do hesht. Edhe me koston që ju të më drejtoni gishtin ditë për ditë, nga mëngjesi deri në darkë, unë do bëj detyrën, ta shkatërroj në çdo cep të Shqipërisë, sepse kjo është detyra ime përballë qytetarëve, jemi angazhuar për këtë punë, bashkë me kolegët me mazhorancë, bashkë me ministrat.

Nuk më besoni mua, nuk ka problem. Raporti i DASH viti 2013. Kryeministër Sali Berisha. Prodhimi vendas i marijuanës mbetet i lartë për të tretin vit me radhë: 2010, 2011, 2012 edhe pse nuk ka asnjë vlerësim zyrtar të totalit të kultivuar nga qeveria.

Raporti i DASH viti 2014, kjo mazhorancë “rritje dramatike e sekuestrimit të lëndëve narkotike dhe arrestimeve. Kjo mund t’i atribuohet intensifikimit të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar, veçanërisht partnerët rajonal, sidomos njësia e vëzhgimit të Policisë Italiane kombinuar me një angazhim më të madh nga lidershipi politik dhe autoriteteve ligj-zbatuese për t’u përballur me prodhimin dhe trafikimin e drogës, ç’ka çoi në një rritje të aksionit në rang kombëtar”. Raport publik i DASH. Merreni lexojeni. Plasini sytë. Mësojeni dhe pastaj ejani këtu të flisni.

Raporti i DASH i vitit 2015 “autoritetet shqiptare kanë shënuar një vazhdimësi mbresëlënëse arrestimesh dhe sekuestrimesh kundër prodhimit të drogës dhe rrjetit të trafikimit që veprojnë në vend duke vijuar prirjen e nisur në vitin 2014. Ky sukses mund t’i atribuohet bashkëpunimit të suksesshëm rajonal me Policinë italiane dhe një përkushtimi maksimal nga lidershipi politik dhe policor për të përcaktuar përparësi në luftën kundër drogës”.

Këto janë raportet publike të DASH kur nuk më besoni mua. A ka dikë që besoni në këtë vend? A ka dikë në botë që mund ta besoni që po, ne jemi të angazhuar për të luftuar këtë fenomen.

Unë nuk po them që nuk e kemi këtë problem. Unë nuk po them që kemi një problem për të cilin duhet të ulemi dhe të flasim konkretisht, ta zgjidhim

bashkërisht sepse kjo nuk është çështje e PS-së apo e PD-së, e të majtës apo të djathtës.

Unë nuk fshihen mbas gishtit dhe të bëj sikur nuk kam baxhanak. Unë nuk jam nga ata. Unë fus kokën poshtë tavolinës dhe të bëj sikur ngatërroj emrin e baxhanakut kur dal në publik. Unë nuk fshihem pas gishtit dhe të lejoj tim bir, tonelata fishekë atje dhe të fshihem pastaj dhe të them “Jo, po nuk e dija që kisha baxhanak. Jo, po im bir sekser i ndershëm dhe nuk merret me këto punë”.

Unë nuk e bëj këtë. Ti e bëre, ndaj as nuk ke kurajë të çohesh e të flasësh këtu. Unë po ju them. Kemi një problem. Ne nuk fshihemi pas gishtit. Ka një problem në këtë vend që duhet ta zgjidhim. Ne sapo zbulojmë sipërfaqen reale dhe volumin real të këtij problemi në Shqipëri, të cilin e kemi të trashëguar prej kohësh.

11 komente në “Tahiri: Kush është karteli i drogës, ne që e shkatërrojmë apo ju që e linit?! Tërbohet Berisha”

  1. Briklona says:

    Shporreni ate plak te ndyre nga parlamenti!
    Po mundohet te laje m…. me sh……
    Ne Diber mori opingat e Sheros dhe me ato do mbetet, prandaj eshte terbuar.

    1. Kujtim says:

      Largoju BERISHA JE NJE HAJVAN BURK O PLAK I CMENDUR

      1. Mzati says:

        Pse se pysni tahirin per qafmollen dhe ato per rreth ne tirone apo i ka te vetat qe si permen??????????

        1. Gopisti i NSHRAK-ut.. says:


          @ Saje Qorri

          Po me Jaçen ç’pate
          Është burr serjos
          Gjith ditën e ditës
          Ha përshesh me kos.
          .
          Mo e nga Nishanin
          Jo dot nuk e mund
          Se i pi dollitë
          Një nga një me fund.
          .
          Mo e nga më Jaçen
          Mo gojë zeher
          Se ka mprojtur bustin
          E shokut Enver.
          .
          Mo e nga më Jaçen
          Saje Babëzia
          Me shëndet e grua
          E ka vrar Perndia.
          .

    2. Kujtim says:

      Largoju BERISHA JE NJE HAJVAN BURK O PLAK I CMENDUR,,,,,,,……….

  2. Fatosi-kosove says:

    Ky eshte Tahiri qe e kam pritur tash e tre vjet tia thot ne ftyre sali berishes dhe gjithe krimineleve te tij qe kercejne si qakejt,si noka,paloka,muli,kuli,culi,e deri te fazlliqi,kjo eshte ftyra e vertet e sali berishes qe shume shqiptar nuk e kane njohur deri me sot,andaj kam nje urim te veqante per Tahirin,kurse sali berisha dhe klyshi i tij serb noka lehin,shajne dhe kercenojne si te pa koke sepse u doli boja,shifni sali berishen se si kercen si kurva here atje her eketu pa e ditur as qfar thot,sa flet per drogen,sa shane tjetrin,sa i thot dikuj se ti ka hallin e revoles ndoshta ju ka perzier me straziirin,shif tash flet per kokedhimen,pastaj thot une bej beteje poltike,sa me dhimbsen ata njerez qz deri sot kane qene ne PD,le ta shofin vete se kush i ka udheheq,he mjere ata e mjere shqiperiaper fatin e zi qe kishte,ta kete nje vrases ne pushtet tash e 25 vjet.

    1. ben tirona1 says:

      Vazhdo merr gola mor mik dhe vazhdo te besosh se fajin e ka Saliu,por harron se kjo qevery po ia kalon nga “arritjet” atyre te meparshmeve.
      Nje dite do ta kuptosh,se kjo gazete ku ti shkruan komentin,eshte servile e kesaj klase ne pushtet,ashtu sic ishte dikur me te djathten.Horrat e sotem,jane njesoj si horrat e djeshem,por keta te sotmit kane manipuluar gjithe shtypin dhe median dhe te bejne ty dhe ca injorant te besosh se keta jane me te mire dhe do ta cojne Shqiperine drejt “Zvicres”.

      1. Ben Vicidoli says:

        M… nuk mbulohet dot me sh.. sado te perpiqen pinjollet e Sales.
        Faket jane shume kokeforte per debilat vicidolit qe na hiqen edhe si te zgjuar!
        Une po permend vetem disa:
        A e dinte Saliu yt qe Laarati ishte kolumbia e Europes dhe policia e tij nuk lejohej te hynte atje?
        A eshte e vertet qe Saliu yt nuk e njihte baxhanakun e vet mbas 20 e kusur vjet martese me dobicen e tij.
        A i ngriti Saliu piramidat ne shqiperi qe i bente thirrje njerezve ti futnin parate atje se ishin te sigurta?
        Saliu yt eshte nje specje me te vertete e rralle qe duhet studiuar me shum kujdes per te kuptuar peridhen perpara se majmuni te shnderrohej ne njeri!

        1. ben tirona1 says:

          Saliu,mor debil,qe nuk kupton domethenien e komentit ,ishte plehre,shume plehre dhe askush nuk po e ndihmon.
          Plehre e madhe,qe i ka bere te gjitha ato qe thua ti,por smund te thuash se keta plehrat e Rilindjes jane me te mire,perkundrazi jane si ai ,si PD dhe me keq akoma,se vazhdojne ta xhirojne trurin ty gjer ne kufijte e saj,qe ti vazhdon derdellit akoma Saliu.Nuk ma xhirojne mua,as plehra Sali,as plehrat6 e Rilindjes dhe te LSI hajdute.Duhet brez i ri ,i zhveshur nga koncepted e korrupsionit,dhunes dhe kapjes se medias dhe drejtesise,por ti nuk kupton dhe une harxhoj kohen te te bind ty,qe ke mbetur akoma te tifozi dhe Saliu.Vazhdo jeto jeten Ben Vicidoli!

  3. besi says:

    Si jeni ju Rilindasit gjithmone fajin e gjeni tek Berisha. Ore po keni nja 3 Vjet ne pushtet si ka mundesi te keni cuar nje dosje ne Prokurori per te. Sa here permendet Ashashi kerceni pupthi sikur jau ka mbjelle berisha . flisni drejt dhe pa ane esht mbjell dhe po mbillet akoma me shume.
    Po keta Ministra te pa afte u kan rene ne sy po ketto blerje votash ne kamera apo per keto nuk duhet te flisni. Sa per kete zoterine qe ka gazeten i beri se fundmi Rilindas po i them dicka si Socialist i vjeter:Duhet te kerkosh Falje Publike te gjithe Socialisteve per ato qe ke shkruar ne vite pasaj te fillosh dhe ti mbash anen Rilindjes.

    1. ABC says:

      @besi. Vetem nje gje desha te pyesja. A ka ndonje prokuror apo gjykates me bol3 ky shtet per te investiguar apo gjykuar Berishen? Kur dihet se kryeprokurori dhe KLD-ja eshte zgjedhur nga Berisha vete? Po u derguan ceshtjet tani dihet qe dalin te pafajshem dhe ceshtja mbyllet por…….ne qoftese ndryshon sistemi gjyqesor mbase ka dhe shpresa. Duro dhe pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje