Janë me qindra gjyqtarë e prokurorë, të cilët kanë mbushur moshën 55 vjeç dhe kanë përvojë në sistemin e drejtësisë qysh në kohën e komunizmit. 27.al ka hulumtuar në jetëshkrimet (CV) e gjyqtarëve të rëndësishëm që dominojnë sistemin e aktual të drejtësisë dhe ka evidentuar se gjysma e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, kanë punuar si gjyqtarë apo hetues gjatë sistemit komunist.
Përveç këtyre dy institucioneve, ndër më të rëndësishmet e sistemit të drejtësisë, në pjesën tjetër nëpër gjykata, e prokurori në Tiranë e në rrethe, janë me qindra prokurorë e gjyqtarë që kanë përvojë pune, kryesisht si hetues në sistemin komunist.
Ata kanë vazhduar karrierën e tyre në sistemin e drejtësisë, pas vitit 1990, në varësi të lidhjeve që secili prej tyre ka patur me të majtën ose të djathtën. Shumë prej atyre që kanë punuar hetues në kohën e diktaturës kanë mbërritur deri në nivelin e kryetarit të Gjykatës Kushtetutese, të Gjykatës së Lartë apo edhe të Prokurorit të Përgjithshëm, pas viteve ’90.
Kushtetuta e re i përjashton nga sistemi
Ka një nen në kushtetutën e re pas miratimit të Reformës në Drejtësi, i cili i jep kësaj kategorie prokurorësh e gjyqtarësh, mundësinë të largohen nga sistemi i drejtësisë përmes dhënies së dorëheqjes por duke përfituar pension të plotë.
Ky nen është një farë anmistie për këtë kategori që reforma në drejtësi tenton t’i largojë butë nga sistemi. Ata përfitojnë nga kjo anmisti, megjithëse kanë qeverisur këtë sistem të kalbur drejtësi për 26 vite dhe kanë njollën e madhe të përvojës së hetuesit në kohën e komunizmit.
Dihet tashmë aktiviteti kriminal i organit të hetuesisë në sistemin komunist dhe po kaq kriminal është edhe ngritja e një sistemi korrupsioni për 26 vjet, të cilin ne e kemi quajtur sistemi i drejtësisë.
Ata nuk mund të ishin pjesë e këtij sistemi pa bekimin e politikës, pasi dy palët në bashkëpunim me njëra-tjetrën, drejtësia dhe politika, e kanë gatuar këtë sistem korrupsioni, nga i cili Shqipëria është dënuar të jetë vendi më i varfër në Europë. Të dhënat për anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese gjenden në faqet zyrtare të këtyre dy institucioneve.
Gjykata Kushtetuese
Vladimir Kristo, lindur më 25.04.1947 në Korçë. Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1969. Nga viti 1969 deri në vitin 1983, ka ushtruar detyra të ndryshme pranë organeve të drejtësisë në Shkodër dhe në Tiranë dhe në vitet 1983-1992 ka qenë përgjegjës i Sektorit të Studimeve në Prokurorinë e Përgjithshme.
Sokol Berberi, lindur më 07.01.1967 në Kajro. Pas diplomimit në Fakultetin e Drejtësisë të UT-së, ka punuar pranë organeve të drejtësisë në Tepelenë.
Gani Dizdari, lindur më 30.04.1949, në Tropojë. Është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1972. Ka punuar si prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tropojë, në periudhën 1973-1982, dhe si prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Departamenti Gjyqësor, në vitet 1982-1989. Nga viti 1989 ka qenë prokuror pranë Gjykatës së Kasacionit, dhe në periudhën 1995-1999 ka ushtruar detyrën e Zëvendës-Prokurorit të Përgjithshëm.
Besnik Imeraj, lindur më 6.12.1954, në Tiranë. Diplomuar për Drejtësi, në vitin 1977, në Universitetin e Tiranës. Në periudhën 1977-1991 ka ushtruar detyra të ndryshme pranë organeve të drejtësisë në Elbasan dhe Tiranë.
Gjykata e Lartë
Ardian Dvorani, Ka lindur në Korçë në 20 shkurt 1966. Në vitin 1988 është diplomuar jurist në Universitetin e Tiranës. Ka shërbyer si prokuror në Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Shkodër në periudhën 1988-1991.
Arjana Fullani, Ka lindur në Tiranë më 03 Shtator 1965. Eshtë diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë në vitin 1987 me rezultate të shkëlqyera dhe në 2007 ka marrë titullin Master i Ligjeve (LLM). Znj. Fullani ka ushtruar funksionin e Prokurores pranë sektorit të Prokurorisë së Rrethit Tiranë në vitet 1987-1992
Tom Ndreca, Është diplomuar në vitin 1980, me titullin Jurist, pranë Universitetit të Tiranës në fakultetin e Shkencave Politike Juridike në degën e Drejtësisë. Z. Ndreca për një periudhë 4 vjeçare ka ushtruar detyrën e prokurorit gjyqsor dhe prokurorit të rrethit, pranë prokurorisë së rrethit Mirditë.
Mirela Fana (Gjylameti), lindur në vitin 1966 në Tiranë. Zj.Fana është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë në vitin 1988. Zj. Fana ka ushtruar detyrën e hetueses pranë Hetuesisë së Rrethit të Mirditës, në periudhën 1988-1991.
Gjykatës, prokurorë e avokatë të kohës së komunizmit në të gjitha nivelet e sistemit të drejtësisë
Të dhënat e mëposhtme janë marrë në një dokument zyrtarë i viteve të fundit, publikuar nga zyra e shtypit e presidencvës lidhur me kandidatët për të zënë vendet e mbetura bosh në Gjykatën e Lartë. Kandidatët janë gjyqtarë, prokurorë avokatë, pjesë e rëndësishme e sistmit gjatë tranzicionit. Nga lista e gjatë e kandidatëve kemi shkëputur disa prej tyre që në cv kanë vite angazhimi si hetues apo gjyqtarë në kohën e komunizimit.
Njoftimi
Drejtoria e Informimit Publik të Institucionit të Presidentit, në vijim të njoftimit mbi kriteret dhe standardet e sugjeruara nga grupi i punës së asistencës ligjore pranë Presidentit të Republikës, bën publike listën e plotë të aplikuesve për anëtarë të Gjykatës së Lartë:
Vangjel Kosta – Ish anëtar në Gjykatën e Lartë, Pedagog në Shkollën e Magjistraturës prej tetë vjetësh. Gjyqtar në gjykatën e durrësit nga vitit 1983-1991. Është akuzuar se ka marrë pjesë në gjyqe politike në kohëne diktaturës.
Martin Deda – Hetues në Prokurorinë e Rrethit Tiranë për dhjetë vjet, zv/kryetar gjykate i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për pesë vjet, ish anëtar i KLD-së, aktualisht gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Maringlen Rrapi – Hetues për njëzet e një vjet, prokuror për tre vjet, aktualisht noter prej njëmbëdhjetë vjetësh, autor tekstesh juridikë.
Roland Përmeti – Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Krujë për katër vjet, hetues në Hetuesinë e Tiranës për shtatë vjet, avokat për shtatë vjet, Kryetar i Komisionit të Shërbimit Civil për pesë vjet
Skënder Demiraj – Prokuror për njëzet e nëntë vjet, aktualisht avokat.
Zamir Moçka (Stefani) – Hetues për dhjetë vjet, Gjyqtar për dymbëdhjetë vjet, aktualisht Drejtor i Drejtorisë Shërbimeve Juridike në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës
Lefter Jahaj – Gjyqtar prej 26 vjetësh, aktualisht Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë prej katërmbëdhjetë vjetësh.
Hanëme Bakija – Gjyqtare për shtatëmbëdhjetë vjet, aktualisht avokate prej katërmbëdhjetë vjetësh.
Fatmir Tartale – Hetues në Tiranë për gjashtëmbëdhjetë vjet, zëvendësdekan i Fakultetit të Drejtësisë në UT për një vit, aktualisht pedagog në Universitetin Publik, në Akademinë e Policisë
Fatos Dervishi – Hetues për pesë vjet, ish-Zëvendësprokuror i Përgjithshëm, avokat në SHBA prej dhjetë vjetësh.
Bashkim Caka – Hetues në Hetuesinë e Rethit Lushnje për shtatë vjet, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, ish deputet, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë prej dy vjetësh, autor teksesh dhe artikujsh juridike.
Adnand Kosova – Hetues në Hetuesinë e Rrethit Korçë për pesë vjet, Drejtor i Prokurorisë së Rrethit Korçë për gjashtë vjet, Inspektor në Inspektoriatin e KLD-së për pesë vjet.
Artan Tabaku – Jurist prej njëzetekatër vjetësh, pesë vjet hetues në hetuesinë e Rrethit Elbasan, tre vjet Këshilltar Ligjor i Ministrit të Mbrojtjes, dy vjet Drejtor i Drejtorisë së Cilësisë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Privatizimit, aktualisht Drejtor në Drejtorinë Juridike, Burimet Njerëzore dhe Kërkimi Shkencor në KLD, ka marre tiutllin « Doktor i Shkencave Juridike », Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Artur Selmani – Hetues për shtatë vjet, prokuror prej pesëmbëdhjetë vjetësh, aktualisht Drejtor i Drejtorisë Gjyqësore të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, “Master” në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës, ka botuar disa shkrime.
Listës së prokurorëve i shtohet patjetër edhe emrat e prokurorëve, Bilbil Mete, Kujtim Luli, Kasem Beriberi e shumë të tjerë. Ka prej tyre që nuk kanë lëvizur nga godina e prokurorisë së përgjtihshme prej 30 vitesh. Në se do të zbatohet rigorozisht reforma në drejtësi, shpejt do të përballemi me sëri dorëheqjesh të bujshme nga sistemi i drejtësisë, ndoshta atëherë do ti kemi edhe listëne saktë të emrave që do të jenë viktima të Vetingut.
Menjëherë pas pastrimit të sistemit të drejtësisë, jo vetëm nga hetuesit komunist por edhe nga prokurorët e gjyqtarët e korruptuar, rradhën e ka politika. I njëjti process vetingu do të përshkojë edhe klasën politike, atje ku ka hetues, të kohës së komunizmit.
Ata qe permenden per te hequr jane Juriste ,hiqini ata dhe mbani ata te universitetit te ” Plepave ” se ata jane “profesioniste “.ka punuar ne kohen e diktatures thone ,po mire ata juriste ishin ,cfar te benin ,po qe se kane zbatuar ligjet e kohes nuk kane asnje faj ,po kane shkelur ligjet e kohes duhet jo te hiqen ,por te shkojne para drejtesise . si mund te fajsohen pa u deklaruar fajtore nga nje gjukate dhe te penalizohen , kush ka te drejte ti quaje fajtore ! mbi cfar ligji mbeshteten ! mbi pallavra politikanesh .
Me keto forma nuk do behet drejtesi,por politike!
Cfare eshte kjo LUFTE E NDYRE KRIMINALE KLASE,qe hiqen nga puna vetem pse kane punuar ne socializem?
Po keta te PLEPAVE qe i hyne drejtesise me SOPATE PAS KOKE ne sherbim te Berishes,a nuk duhet te hiqeshin te paret?
Prap me POLITIKE do te vleresohen profesionistet e jo me aftesi dhe drejtesi?
Nuk jam jurist,por intelektual!
I sugjeroj kompetenteve qe kane marre persiper te reformojne drejtesine se rruga e vetme dhe e drejte per te pastruar drejtesine nga kriminelet dhe hajdutet eshte vetem nje:
-TE VERIFIKOHEN NJE PER NJE TE GJITHA VENDIMET GJYQESORE TE MARRA KETO 26 VJET DHE TE GJYKOHEN GJYQTARET NE SE KANE BERE DREJTESI APO PADREJTESI!
Ketu fillon dhe mbaron REFORMA E VERTETE!
Atje gjenden te PA AFTET dhe te KORRUPTUARIT!
Lojrat e tjera jane vetem propagande dhe politike kriminale!
NUK BESOJ SE DO REFORMOHET DREJTESIA SIC E KANE ZENE KETA!
Fatmira Hajdari duhet te behet kryetare gjukates kushtetuese.
Shkrim “futja pordhes, gri sallate , sa te kaloje edhe kjo natë”…
Po me gazetaret e kohes se komunizmit, cfare do te behet ?
Une them ti internojne, ose ti lene te vdesin nga uria …
Te lumtë TaRrasi
Aty mos e luaj
Me doktorët ç’bëhet
Atë ti më thuaj.
.
Po mender policët
Nën dhe oficerët
Ushtarët e rojet
Fuksat, kamerierët?
.
Sipas ksaj llogjike
Heqim specialistët
Dhe (siç bëri Sala)
Mbajmë veç plepistët.
.
Per artikullshkruesin:
Thone se ” injoranca eshte nena e te gjitha te keqijave…por,si ç’do nene duhet respektuar”.
Zoti gazetar a kush je ti,reforma ne drejtesi ka pikesynim çlirimin e sistemit te drejtesise nga korrupsioni dhe ndikimi politik e jo largimin nga ky sistem te juristeve qe jane lauruar ne sistemin e mepareshem.Ne Kushtetute nuk ka ndonje dispozite qe ndalon ushtrimin e profesionit nga ata qe kane studiuar ne sistemin e mepareshem,por nje dispozite qe ju jep mundesi te largohen te painkriminuar atyre qe kerkojne te dalin ne “pension”megjithese mund te kene qene te korruptuar.Pra ato qe ju shkruani nuk jane gje tjeter veçse nje spekullim politik i nje injoranti qe pretendon se di aq shume saqe mund qe “interpretoje” edhe Kushtetuten sipas tij.Si te thashe edhe ne fillim te replikes “respekte “per ty dhe idete e tua (dhe te atyre qe te kane kerkuar te shkruash kete paçavure)”brilante”.Mos je ti ndonje “plepist”?
Te pakten ata te datelindjeve 47,49 duhet te kishin dale ne pension me kohe,jane 70 vjecare !
Juristi vlersohet ne zbatimin e ligjit,jo se kujt sistemi I ka sherbyer !
Ti denosh juristet se kane jetuar ne Kohen e komunizmit eshte nje cmenduri e rradhes,eshte lufte e paster klasash ,nuk na duhet kjo !
Na duhet te largohen te koruptuarit,t’ju merret pasuria e vendosur me korupsion.
SHBA eshte tiger prej letre…Mao e ka thene…nuk e them une…
Kjo reforme ne drejtesi eshte e drejte e te mos bejne nashti zhurme gjyqtare e prokurore si dhe avokate e notere te korruptuar te largohen nji ore e me pare.Por kur u be reforme tek ushtaraket e u hoqen qindra oficere te afte te shkolluar e shume ndershem e atdhetare ata zbatuan reformen politike.Ndersa keta te drejtesise qe bene vetem 4 vjet juridikun e tere kohen jane treguar te pandershem e te korruptuar e kane bere deme te pallogaritshme ndaj shtetit e qytetareve.Mendoj se reforme ndaj korrupsionit te behet me e thelle ne arsimin e larte ku pedagoget po marrin leke me thase e askush nuk po i kerkon llogari.Edhe kur mbushin moshen e pensionit ato vjelin akoma pa meshire studentet e prinderit e tyre.
Komentues ,,indirekt kuptohet , qe keta gjygjtare e prokurore , te largohen se kane qene fuksa te sigurimit,, te kohes se diktatures, edhe me te drejte te pirdhen , e pastaj te pirdhen edhe sigurimsat politikane e deputete, qe jane me lopata nga te gjitha partite , ku rrekordin e mban PD. Me te drejte, keta qe permendet me lart si Ladi kristo , bir komunisti e me radhe , duhet te dalin ne pension , dhe kane vite ne organet me te larta te drejtesise dhe kane bere mender deri me sot, nje vere ne uje . Pervec korrupsionit , kane qene vetem bythe lepirsat e politikaneve. Shume private shqiptare, kane fituar ne STRASBOURG kunder shtetit shqiptar. Te shikohen, kush gjygjtare nuk kane dhene drejtesi mbi pronarin dhe kane ndihmuar me pa te drejte shtetin ,te pirdhen dhe keta me shoket , se gjithe keto para ne miliona euro , po i pagon populli i varfer me taksat e veta .Bile, ti kisha une ne dore , do i detyroja ti paguanin keta gjygjtare te papergjegjshem parate , e jo populli i pa fajshem fukara. Largoni plepistat e SALIUT , bile urgjentisht se eshte turp dhe faje bashke , e ti shikohet edhe pasuria deri ne maje te gjelperes. Per mua , keta jane fajtori kryesor , per renimin total te ekonomise se popullit dhe me kryesorja , keta zabite , e kane ulur mbi te gjitha dinjitetin e njeriut te ndershem, fare per toke , tamam si nje qen i ngordhur pa zot..
Juristet e komunizmit nuk ” shikonin xhepat e fukarenjeve” !
Do zoti qe ne te radhmen te kemi juriste te tille te perkushtuar,
natyrisht te kahjes se kunder , qe t’ i sherbejne sistemit kapitalist,
por pa ” shikuar xhepat” ….!! Kjo do te ishte nje arritje shume e
madhe !
Ka patur nje kohe kur avokati apo nepunesi i atij regjimi qe pasi te
kishin zgjidhur problemin per te cilin qytetari ishte ankuar ose gjy-
kuar te jepte edhe nje kafe zyrtari qe ishte impenjuar ne ceshtjen
qe qytetari ishte ankuar !!! Ketu nuk flitet per ” nostalgji” ,sic duan
ta paraqitin sot horrat me diplloma juristesh ,matrapaze me seksere ,
te korruptuar deri ne palce ! Dhe c’ eshte me e keqja qe ata juriste te
pergatitur ne ate sistem,ata doktorre te pergatitur ne ate sistem u
bene njerezit me lekiste e te korruptuar , gje qe verteton thenjen e
cekut Havel ,i cili ka thene : ” komunistet jane antikomunistet me te
keqinj ” !!! Prandaj edhe flakja e tyre te paret eshte rruga me e drejte
per te pastruar token nga ferrat e se kaluares qe e molen ate sistem
sa deshen e si deshen dhe pastaj iu turren lekut per t’u pasuruar dhe
per te kapercyer fluturimthi ” kohen e humbur” ….!!!
Njerez qe dikur i lepiheshin atij regjimi duke i thurur himne,hosana e
ditirambe nga darka ne mengjez na u bene demokrate te “flakte” ,per
t’ i bere gjemen shqiptareve ! Prototip i kesaj rryme gjoja antikomuniste
eshte dhe mbetet bariu i dhive te Vicidolit ……,!!!
Ceshte ky ligj, qe sben diferencen e te kooruptuarve dhe te ndercmeve. Nese ka juriste ne te gjithsa shkallet qe kane mushur moshen, te dalin ne pensjon , si gjithe te tjeret. Eshte krim ekonomik dhe ne dem te qytetareve qe ata qe dalin ne pensjon, apo largohen nga puna, vete tujepet pensjon i plote, ne vend qe te investigohet pasuria e tyre dhe nese, se justifikon rroga e mare tu konfiskohet dhe ti kalohet ne arken e shtetit. Sa per ate qe kane punuar ne sistemin kommuniste, do pare personi , begraundi. Mbase 90 drejtesia u vu ne sherbim te politikes. Te gjitheve na kujtohet, qe njarjet e dhuneshme te 97, 98, paten viktima te shumta, po keshtu me vrasjet ne Gerdec, ne 2008, ato ne bulevard ne 2011, drejtesia vepronte ci thoshte sali berisha, ata gjyqetare qe kane liruar kriminela, trafikante, droge apo femrash, ata qe smuaren te pandehur djalin e berishes shkelzenin qe bashke me Mediun vrane 27 qytetare dhe plagosen 300 te tjere, ata qe i dhane pafajesi Fullanit, pra, keta te shikohen, jo tu vihet fshesa te githeve, sepse edhe ne drejtesi ka patur tek tuke njerez te ndercem. E theksoi, mose e merni me qafe popullin shqiptare, sado dhe sido qe te dalin ne pensjon nje ase e mre pre tyre, tu jepet pensjon i plote. Nderkohe qe jane ata qe me vendimet e tyre antiligjore e kane demtuar shtetin dhe qytetaret sa sbehet llogari.SHikoni pasurite qe kane vene duke bere padrejtesi, tani u dashka dhe ti shperble shteti me atksat e shqiptareve me rroge te plote, turpe dhe krime ekonomik ne deme te qytetareve shqiptare, qe kane mbetur shume te varfer edhe nga padrejtesite qe ka bere drejtesia, shume keto qe harine ne milioa dollare ne vite. Prandaje komisjoni i ekonomise ta hedhe poshte kete propozim dhe mose ja dergoi parlamentit per miratim.
Keta lloj juristesh/gjyqtare dhe prokurore duhet Te ikin! Perderisa kane ushtruar detyra gjate komunizmit duhen Te largohen! Arjana Fullani Te vazhdoje Te jape drejtesi??? Gruaja e kryehajdutit?? Fale saj burri vet Ardian Fulani nuk u denua as nje dite!!! Perpos ketyre gjyqtareve duhen qerruar edhe ata Te plepave tip Gjin Gjoni me shoke !!!! Ah sa harrova edhe ate syzhaben Gim Bendon, mamuthin e korrupsionit, me Alaudin Malaj!!! Nuk e kuptoj perse hajdutet e korruptuar qe japin doreheqjen, pra qe ne njefare menyre vertetojne qe Jane Te korruptuar, Te mos denohen dhe me keq Te perfitojne pension Te plote!!! Perse?? Qe I rropen popullin per 26 vjet!!!
Mir e keni se Ato te KoHes partis punes jan ber prefesionista ne zhvatje i din Mir ligjet e perfitimit. Ka plot te riñj e te Reja qe Kan mbaruar stusimet jasht dHe jan pa pun.
Te gjithe te hiqen mbas viteve 90 tu hetohen pasurite dhe te zevendesohen me studente qe kane mbaruar ne perendim
Ore PSE i merreni me artikullshkruesin
Ka thene ndonje genjeshter
Merruni me ligjvenesit baballaret e Kombit.
Po ATA duan te ikin vete tani
25 vjet i Kane lujte fene
Me bankat plot e me nga 2 -3 vila
Do rrine te futen ne burg tani
Se ATA e Kane huq nuk ju rrihet pa marre ryshfet
Une thash se do i fusin ne burg dhe konfiskim pasurine.
Po per pushim. Nga puna sua ndjen hic atyre
Me gnith ate pasuri qe Kane vene.
Gazetare analfabete funksionale, qe nuk e kane idene e gjerave qe shkruajne, por bejne edhe te diturin! Ore gazetar debil, kur ka qene ndonjehere ne Shqiperi dhe ne Bote, ndonje kohe komuniste? Komunizmi eshte nje utopi qe ngeli ne mendje dhe ne leter, por nuk eshte i zbatueshem ne kete kohe te zhvillimit njerezor. Mos spekulloni kot me fjale! Ju e quani ate kohe si komuniste, por qe eshte e njejte me kohen e tanishme qe e quani demokratike. Eshte tjeter e thena dhe tjeret e bera.
ALS KENKAN NE DETYRE KETA hetuesit e kohes se kamunizmit BILBIL METET, ARTAN TABAKET E HALABAKET QE KANE BLERE DOKTORATURAT DHE TANI DUN ME I HY GJYKATAVE TNALTA. THONI SE DO TI HETOJANI PASNITE DHE ATA SDO GUXOJNE. EDHE ATIJ GJYQTARIT FYTYR DAUN HALLUNIT QE I DHA PAFAJESI ARBEN FRROKUT TE ARRATISUR QE JA MBUSHI ÇYPIN ME EURO.
hiqni te gjithe ata qe jane me 6-mujor (kane bere ne kohen e sales ndonje shkolle,shkolle i thencin) perfshire ketu edhe drejtuesit e gjykates Vlore
po lereni marina rraboshten pleher mbi plehra sepse ajo paguan me florinj lereni valbona durren qe gjith diten e naten shetit me dashnorin rrezart nehani dhe bashkeshortit qe e ka prej familjeve te nderuara nga qe eshte me i bute se duhet i bejne presion me ane te ketij pusht teti te flliqt….reforma qe amerika rreklamon seshte veqse nje gjueti shtrigash dhe menyr shantazhimi te perjetshem dhe skllaveri………S’gjen dhimbje më te madhe në ke pare
Njerine e ndershem ne mjerim e vaj
Tek lutet i përulur, zemervrare
Dhe ndihme e shprese pret nga maskarai
Dritero Agolli
Reforma e vonuar 26 vjet …
Askush nga shqiptaret e ndershem nuk do e pranonin kete tip REFORME TE DREJTESISE.
Me e drejta duhet te jete tu hetoet pasuria dhe n.q.s. rezulton “me djerse” tu sekuestrohet dhe pike.
Drejtesi quhet DREJTESIA EJO FALJA sic po ndodh!
Me falni por komentet jane te ndryshme sipas perkatsise klasore,por cduhet bere me keta kuadro te Privilegjuar? Po cdo te those reforme e thelle ne drejtesi. Reforma detyrimisht ka kosto e si tille duhet bere se ne te kunder nuk hyn ne Europe komentues I dashur.
Kjo reforme ,leta quajme dhe pse nuk eshte ,eshte nje mashtrim i rradhes !! Kjo levizje e mos perzirje ne pune shteterore duhej bere qysh me ardhjen e plurarizmit e demokracise qe prisnim e jo ajo qe na erdhi. me programe ,plane shpetuese e vetshpetuese ,,me kompllote ,e plane per grusht shteti ,nje rremuje e vertete ,kur shikon nga prapa ,vitet qe iken me shpejtesi e qe lane pas nje bilanc viktimash te paramendueshme pyet veten cdo njeri ,,a kete prisnim me te vertete ??? Keto reforma ,asnje nga partite qesharake nuk i bjen e i ka ra ndrer mend t”i votoje ,,por eshte nje kusht i EUROPES E I AMERIKES qe duhet te ndermirren qe te ngjahsojme paksa me simotrat tona te dikurshem ,( atyreve te traktatit te Varshaves ) !! Kjo reforme eshte nje sihariq i mire ,per ato qe do te perfitojne nje Dekade ,perpara kohe Pension ,,dhe kujdes te plote ,,e atij punetori qe i mungojne disa vite ,se kaloi rinine ne burg ,duhet te paguaje pa te perfitoje Pension te plote !!! Por mos te lodhemi shume !!!Perdrisa ne qeveri kemi femijet e farefisnite e KQPPSH e deri me sot asnje prej tyre s”ka kerkuar falje per krimet e paraardhesit te tij ,si baba ,nene ,daja ,,APO xhaji ,te ulin zerin e mos ngrejne buste kriminelesh ( si e M Shehut me shoke ) te vejne drejtesi e gjykatat te funksionojne ne baze te ligjit e jo ne baze partie e miqesie !!! Do te shkas pak nga tema aktuale ,por vrasja e pardjeshme ,kete cenim e moszbatim te drejtesise tregon !!! Autori ,krimineli para pak kohe eshte demtuar ne gjendje koma nga viktima e pardjeshme !!! Drejtesia ZERO !! Po te kishte reaguar drejtesia sipas ligjit ,tragjedia e pardjeshme s”do te ndodhte !!!E sa e sa raste te Tilla !!! Keto dy dekada e gjysem treguan se asnje parti e autoritet nuk deshi e as u perpoq per demokacine e mirefillte !!! Ne se guxon perfundon ose i zhdukur ,ose ne Azil Politik !!!
Z, të panderçëm!
I keni bërë hesapet keq!…
Jo të largohen ata, ato që i dënuan grupet e bandave reaksionare i të brendshme dhe të jashtme, të paguara me dinarë, marka dhe dollarë dhe të hedhura nga perëndimi;-që vepruan kundër Shqipërisë, si spiunë të ardhur nga malet dhe detet dhe diversantë të zbritr nga qielli; që siç thoshte Enveri ynë; “Pa a parë diellin e Shqipërisë, i shpartalluam pamëshirë”!
Shqipëria, qe vigjilente,-si Shqiponja në folenë e saj!…
-Pra, ato grupe u dënuan dhe u eliminuan,-sepse,-si ujqërit u vërsulën me armë në duar drejt Shqipërisë.
-Prandaj, gjyqtarët dhe prokurorët e asaj kohe të heroizmave popullore, gjatë atyre trazirave-aksioneve në fusha dhe male; do të duhej të nderohen dhe të stimulohen nga shteti shqiptar;-fundi jo vetëm pse ishin në mbrojtje të Enverit dhe të PPSH-së, por ishin dhe në mbrojtje të Shqipërisë Socialiste., në ato kohëra kur e ashtuquajtura, “Lufta e ftohtë”, ngashtetet e qarqeve të fuqive të mëdha bënte hatara…
-E shihini sot çfarë po ngjet në Shqipërinë kapitaliste?!
Në këtë Shqipëri që, më asgjë s´ka të vërtetë;-pos Gjuhës, Emrit dhe Flamurit Kuqezi, -si elemente të shenjëta identiteti i kanë mbetë!
-Në Shqipërinë e sotme kapitaliste, po sundon mafia politike dhe si rrjedhim, (shkak-pasojë);-po sundojnë turpet dhe krimet…
Fatkeqësisht, rrogozeve dhe honeve…, – përditë e përnatë e më shumë.. -po vie erë e pistë droge dhe prostitucioni!…
-Vëllavrasja, po bën kërdinë, -tamam, si në “kohërat e kolerës”, në vitet ´30-ta, në ato kohërat e errëta të krajlive dhe të mbretërive reaksionare “shqiptare”, që ishin bashkëpunëtore të tyre, në dëm të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.
-Ato turpe dhe krime madje dhe brenda familljeve tona shqiptare që, dikur jo vetëm ne shqiptarët, që s´i kemi parë e dëgjuar as në ëndrra por as të huajt, nuk i kanë parë as dëgjuar, bile së paku për 30 vite me radhë, gjatë viteve të socializmit ngadhnjimtar.
-Mendoj, nuk janë aspak kombëtare as njerëzore sulmet ndaj atyre që i meritojnë nderimet për ato mrekulli të rendit dhe të ligjeve të drejtësisë shqiptare.
Ato elementë të vendosur për të bërë shtet dhe drejtëdsi duhet jo vetëm nderuar por edhe shpërblyer…
Jo! -Nuk duhet hedhur baltë, nuk duhet dënuar, persekutuar dhe nxherrë nga puna.
-Pra, të parët duhet të largohen gjyqtarët e demoNkracisë, feudalo-borgjeze reaksionare që i burgosën dhe i dënuan çlirimtarët dhe çlirimtaret nga të gjitha trojet shqiptare që nga Haxhi Leshi, Shefqet Peçi, Nexhmije Hoxha, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Luan Haradinaj, Haxhi Lleshin, Shefqet Peçi, Nexhmije Hoxha, Xhevë LLadrovci e shumë të tjerë.
-Klikat neo-fashiste, PDSH-PSSH dhe simotrat e tyre vartëse, kudo në Shqipërinë Etnike, të partive servile të qarqeve të huaja imperialiste, ishin dhe janë fatkeqësitë e mëdha të shqiptarëve, këto 25 vite të rënda, kur kombi shqiptar i ka përjetuar dhe po i përjeton traumat dhe tragjeditë më të mëdha mbi supet e tij po derdhen vuajtjet pambarim: papunësia, krizat ekonomike, eksodet, krizat politike, ushtarake, kulturore, shkencore e të tjera…
-Po, mbase nuk e kanë krejt pa hak…,-neofashistët dhe aleatët e tyre që, po hedhin gjithë këtë vrer e zjarr mbi kolosin Enver Hoxha dhe PPSH-së, mbi idetë M-L, për dy arsye:
1. Dihet që historia e vërtetoi që, vetëm gjeniu Enver me PKSH,
-gjegjësisht PPSH-së , ishin shpëtimtarët e vërtetë të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.
Natyrisht, këta spurdhjakë dhe spurdhjake, nuk e duan Shqipërinë të përparuar, barabartë dhe të ribashkuar.
2. Duke e parë që, kësaj furtune mërie, tashmë nuk po iu del përpara, asnjë parti e vërtetë M-L, që iu del zot idealeve çlirimtare, duke i zbatuar fjalët me veprat; duke u hedshur në aksione të pandërprera, të fuqishme me armët e idealeve komuniste, që t´u thotë: NDAL! Neofashistët Salo-Ramë & CO, të cilët dhe të cilat nuk po ndalen së vepruari kurdoherë në dëm të Shqipërisë komunistëve dhe të kombit shqiptar.
Lavdi Enver Shqipos!
Lavdi PPSH-së!
16. Shtator, 2016