Arjan Vasjari: Në Dibër u rrëzua modeli politik i opozitës dhe Bashës. Preç Zogaj: Ndikoi droga, se ka fajin Basha

14 Shtator 2016, 20:41Politika TEMA

Përtej retorikës për vjedhje apo blerje votash, humbja e thellë e PD në Dibër shton dilemat për modelin e ri të Lulzim Bashës si alternativë e qeverisë. Analistët ndahen në këtë dilemë, por ama thonë se fitorja e Muharrem Ramës është pa dyshim rasti që partitë të reflektojnë në mënyrën sesi përzgjedhin emrat për t’u votuar.

Preç Zogaj: Shpjegimi i vetëm për mendimin tim është se është ndërtuar më shumë në tryezë sesa në arenë ky rezultat. Në gjuhën tonë e quajmë inxhinieri elektorale, por mund ta quajmë edhe llogari elektorale. Kjo ka ndodhur për mendimin tim, nuk ka shpjegim tjetër.

Arjan Vasjari: Në Dibër u votua politikisht. U votua siç donte zoti Basha. Nëse bëjmë një rezyme dhe e përmbledhim në një fjali të vetme, unë mendoj se në Dibër u rrëzua modeli politik i opozitës, u rrëzua modeli politik i zotit Basha.

Preç Zogaj: Zbuloi një element të ri të manipulimit të zgjedhjeve në Shqipëri, që është një fenomen tradicional. Doli në pah lidhja e drogës me prishjen e zgjedhjeve.

Arjan Vasjari: Luftë ndaj drogës bëjnë institucionet. Mund të kritikojmë institucionet, por të ftosh elektoratin të luftojë kartelet e drogës për mua është qesharake. Nëse për një klemencë, le të themi, nuk meriton të konsiderohet e asgjësuar në Dibër është një paralajmërim i qartë se nëse nuk ndryshon radikalisht, PD në zgjedhjet e ardhshme politike do të jetë përsëri humbëse.

Preç Zogaj: Nuk e përdor si alibi sepse unë e di që nuk është vetëm kjo rruga për të shkuar drejt një ndryshimi. Nuk është vetëm kjo kauza e opozitës, ajo nuk mund ta kërkojë vetëm tek droga. Të kapësh demin prej brirësh është të çlirosh zgjedhjet./ TCH

9 komente në “Arjan Vasjari: Në Dibër u rrëzua modeli politik i opozitës dhe Bashës. Preç Zogaj: Ndikoi droga, se ka fajin Basha”

  1. Edison says:

    Cfare nuk ben robi te bhet deputet apo Prec? LOL

  2. lulja says:

    Sa i paftyrje o prec…. ter jeten b.lepires do ngelesh ….

  3. endri says:

    Preço, e di pse humbet PD-ja!? Sepse e ka si natyre qe kerkon ti beje njerezit idiotë! Mire ju thote edi rama: nuk keni pare gje akoma!

  4. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


    1.
    Ja, me kësi figurash
    Zgjidhet ngërçi
    Nga njëra anë Kariani
    E nga tjetra Përçi.

    2.
    Vetëm këtu te ne
    Akoma ndodh çudia:
    Si predikues janë
    Korani, … Çiftelia.

    3.
    I plotë s’është komenti
    Se thelbi i mungoka
    Ngaqë ka qenë i zënë
    Filozofi Nardi Ndoka.

  5. k says:

    ÇFARË MUND TË PRESËSH NGA NJË COPË MALOK ? -VETËM NDYRËSIRA E PALAÇOLLIQE SAHANLËPIRËS.

  6. agim says:

    Une nuk kuptoj si ka fytyr Prec Lapanjozi te dale vet atypastaj ai e di se PD humbi se i mungon alternativa dhe thot jo droga jo kjo
    IK o Lapanjos se me duket ke nje pensin ddiku 300 mij leke e rri ne punen tende se dhe femijet po tallen me ty

  7. turpi i botes says:

    Wow, wow . wow . wow . sa te drejte paska patur Stefani kur ta perplasi ne fytyre. Qenke me te vertete llump or tuc.

  8. durrsaku says:

    bukur z. zogaj vazhdo keshtu te genjesh bashen dhe opoziten , rama rrin dhe 10 vjet te tjera ne pushtet me kete analize qe jep ti , pse nuk thua te verteten ????? pse nuk thua qe nuk vihet ne pushtet pa denuar krimet e saliut vjedhjet vrasjet , ???? pse ca i din ti shqiptaret idiot ????? me paloken do vini ne pushtet ?? me ristanin hajdutin e zgjedhjeve , me xhozin , boden , pollon ??????? prap me keta plera ???

  9. Tralala says:

    Se le cifteline o Prec!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje