Rezultati i Dibrës ishte një shuplakë e fortë për Partinë Demokratike dhe veçanërisht për kryetarin e saj Lulzim Basha. Aq e fortë ishte kjo votë kundër që i dhanë dibranët Bashës saqë ai nuk u përmbajt dot ndaj tyre, duke i fyer rëndë ata. Kjo si e vetmja rrugë për të shpëtuar tundjen e themeleve të tij në parti. Me argumenta shterpë, Basha delegoi fajin e humbjes nga vetja te qytetarët dibranë.
Nuk ngurroi t’i quajë kultivues doge, trafikantë e banditë të gjithë ata që nuk votuan për Partinë Demokratike. Mbi 18 mijë qytetarë që nuk i besuan atij. Nga 15022 vota që ishin kundër Bashës në 2015-tën, në 11 shtator 2016 u bënë 18 597 vota kundër tij në Dibër. Dhe fajtor për këtë shpartallim të PD-së, sipas Bashës janë qytetarët. Të cilët sipas tij nuk po arrijnë ta kuptojnë se sa burrë i mirë e vizionar është Basha. Kjo retorikë boshe ku fyhet populli që nuk të beson asnjë fjalë, është rrjedhimisht tregues mungese vizioni. E cila ka sjellë dështime të njëpasnjëshme që herë konsiderohen si fitore e herë si një shprehje “Popull budalla që nuk e kupton se sa të mira mund të sjellë Basha”.
Banaliteti i argumentave të Bashës për të evituar barrën e rëndë të disfatave të njëpasnjëshme është ajo që në fakt populli e kupton më së miri dhe këtë e tregon me votë kundër në çdo betejë elektorale. Mungesa e një alternative reale e ka lëshuar Bashën në batakun fatal, atë të sulmin ndaj qytetarëvë që sipas tij “se kuptojnë atë”.
Mirëpo sot, dikush e ka trazuar “argumentin” e Bashës dhe ka tentuar ta kthejë me këmbë në tokë, duke i kujtuar atij disa të vërteta të thjeshta. I kanë kujtuar se faj nuk ka populli që nuk beson asnjë fjalë të Bashës as kur premton e as kur sulmon, por se ai nuk ngjall shpresë as te demokratët, as te shqiptarët. Deputetët Eduart Selami dhe Majlinda Bregu gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së sot kanë qenë të revoltuar, duke i thënë në sy këtij të fundit ca të vërteta që në fakt ja thanë edhe dibranët me votë.
Kështu deputeti Eduard Selami ishte i qartë dhe i prerë në argumentin e tij kundër Bashës kur u shpreh: “Z.Kryetar, duhet analizuar me hollësi humbja e zgjedhjeve në Dibër. Kemi humbur prej gabimeve tona. Kërkoj mbledhjen e Këshillit Kombëtar, për të diskutuar lidershipin e PD. Janë katër humbje radhazi dhe nuk është bërë asnjë analizë. Nuk mund të shpjegohen humbjet vetëm me blerjen e votave.”
Që do të thotë se përrallat e Bashës me demonizime ndaj qytetarëve që se kuptojnë atë sa i mirë e vizionar është, janë thjeshtë dhe vetëm një dëshmi fataliteti ku PD është zhytur në fakt nga mungesa e vizionit dhe besimit.
E si për ta plotësuar panoramën e argumentit ka folur deputetja Majlinda Bregu, e cila i ka treguar edhe njëherë Bashës se PD-ja është në ditën e saj më të keqe dhe se argumentat e tij janë fatalizma. “Duhet të flasim hapur me njëri-tjetrin. Të flasim hapur se jemi në konfuzion total. A dini z.Kryetar që degët tona janë në bjerrje totale? Do vijojmë të themi, na vranë, na vodhën. Ky është fatalizëm.”, ka thënë Bregu.
Është mëse e qartë se Bashën nuk janë vetëm shqiptarët që nuk e besojnë, por edhe vetë grupi i tij parlamentar. E nëse populli shpallet “budalla”, nuk mund të thuash për deputetët e grupit tënd parlamentar që ndajnë me ty të njëjtin qëllim dhe vizion. Por mesa duket, aty nuk ka as vizion, as alternativë, as shpresë, e rrjedhimisht nuk mund të ketë kurrësesi as besim.
Kështu, duke qenë i pabesueshëm si për popullin dhe për deputetët e tij, Bashës i bie çdo argument. Është thjeshtë dhe vetëm fatalizëm, siç u shpreh dhe Bregu./ Lexo.al
Luljetes si besojne me njerzit e tija, PeDerave te SHQUPit su beson me populli…………..
kesaj i thone “bir selman i nenes ke te qaj me pare”…..
oooo Sali shpella, me mire tia kishe dorzuar partine dhendrrit tend. Kokekallcuku do te bitiste ndonje gje me suguri
opaaa, po pergatiten ti bejn gropen Lul shalenjgjiturit vete partia e tij !
Destinacioni i fundit per Lulushen, Hollanda !
Shikoni kur ta qerroje “Master sali Joda” vete “Obi-Wan Lulush Kenobi” e tij pas ca kohe…..
Siç thote dhe djali im qe eshte bankier ne bashkine e Kanadase e qe eshte antikomunist, Luli duhet te zevendesohet perseri nga Berisha.
Une kam pritur me shume dhimbje humbjen e Shefedinit ne Diber sepse e kam patur mik e me ka ndihmuar ne karieren e djalit tim, ndai uroj qe Rames t’i bjerre damllaja e te shpetoje Shqiperia e ne te kthehemi ne atdhe se na u dermu shpina ne dhe te huaj.
Tani eshte dhe vjeshte dhe une nuk shkoj dot ne Meksike per pushime qe ta harroj kete gjeme qe i ndodhi Dibres.
Ne Diber spati zgjedhje por vjedhje por dibrucave mir js u beni Xhelili e nisi me gocat e Muharemi fo ta vazhdoj me nenat motrat tuaja mor amoral qe shitet moralin per 2000 lek