DEBATET në PD/ Bregu “kryqëzon” Bashën: E dija boshllëkun që do linte ikja e Berishës, PD në konfuzion total. Nuk mund të na e bëjë fushatën Kreshniku!

14 Shtator 2016, 14:32Politika TEMA

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, po shoqërohet me debate të forta, pas humbjes në bashkinë e Dibrës.

Deputeti Eduard Selami ka kërkuar shpjegime nga Lulzim Basha, se pse ai mori si aleatë në këto zgjedhje, kundërshtarët e ish-kryetarit të PD, Sali Berisha.

Selami i referohet kryetarit të AKZ, Kreshnik Spahiu, i cili ka qenë një nga kundërshtarët më agresivë të Berishës, ndërsa mazhoranca e asaj kohe e shkarkoi atë nga posti i nënkryetarit të KLD.

“Duhet bërë një analizë e pastër e humbjes. Pse duheshin aleatë ata që kanë qenë kundër PD së Berishës. Zgjedhjet në Dibër, për gabimet tona”, u shpreh Selami.

Por më e ashpër ka qënë ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu e cila është shprehur se nuk duhet të fshihemi pas fjalëve se “na vranë e na vodhën” pasi kjo është fatalizëm.

Njëherësh Bregu I është rikthyer dhe njëherë temës së nxehtë të boshllëkut të lënë nga Berisha me largimin e tij më 2013, duke thënë se e kishte parashikuar me kohë këtë.

Debatet në mbledhjen e grupit të PD:

Eduard Selami: Z.Kryetar, duhet analizuar me hollësi humbja e zgjedhjeve në Dibër. Kemi humbur prej gabimeve tona.

Lulzim Basha: Rezultati i zgjedhjeve padyshim që do të analizohet. Ne do të analizojmë çdo detaj që solli këtë rezultat.

Majlinda Bregu: Duhet të flasim hapur me njëri-tjetrin. Të flasim hapur se jemi në konfuzion total. A dini z.kryetar që degët tona janë në bjerrje totale? Degët tona kanë 3 vjet që bëjnë vetëm zgjedhje. Janë të përçara dhe të pamotivuara.

Eduard Selami: Kërkoj mbledhjen e Këshillit Kombëtar, për të diskutuar lidershipin e PD. Janë katër humbje radhazi dhe nuk është bërë asnjë analizë. Nuk mund të shpjegohen humbjet vetëm me blerjen e votave.

Majlinda Bregu: E dija boshllëkun që do të linte ikja e Berishës. Do vijojmë të themi, na vranë, na vodhën. Ky është fatalizëm. Nuk bëhet dasma me kryshq, krushqit përcillen me gëzim. Kam qënë vetë në Dibër. Na hoqët nga lajmi si dikur Mehmet Shehun. Partia Demokratike është në një konfuzion total dhe nevojitet organizim. Nuk mund të vendosësh aleanca pa diskutuar më parë me deputetët. Nuk mund të na bëjë fushata Kreshniku (Spahiu)”.

 

4 komente në “DEBATET në PD/ Bregu “kryqëzon” Bashën: E dija boshllëkun që do linte ikja e Berishës, PD në konfuzion total. Nuk mund të na e bëjë fushatën Kreshniku!”

  1. Moni says:

    Deri diten qe nuk kishte folur Kreshik Spahiu, PD mund ti fitonte zgjedhjet. Por ama kur ky deklaroi ne mitingun permbylles te PD-se se grate dibrane jane pijanece qe rrine gjithe diten te dehura, aty u dhje puna dhe votuesit ndrruan mendje. Kjo dhe me ndihmen e Nul Mokes.

  2. Dinamovit says:

    Ju te dy jeni te vetmit qe jeni tamam aty,po dhe ju do ikni ne 2017 prandaj nuk te nxjerrin ne lajme Majlinda. Sa te jete Saliu aty,nuk ka shprese ajo parti.

  3. Udhetari i drejte says:

    Ju zj. Bregu keni meritst tuaja ne PD dhe po jep sinjale serioze per te finddrtusr PD., ose me.mird pet te themeluar nji partii demokrratike serioze me parime. Dukevhedhur poshte te qarat, sharjet etj apo duke perdorur vetem urrejtje ndaj kundershtsrit pa gjetur gabimet e verteta te krahut kundershtar polit
    Nuk.po hy ne shume.pronleme qe ju i itrajtpnonie maturi. Si zgjedhja e aleateve dakort me ju per spahiun apo nje partii e re si ldke qe thur lavde per lidershiper qe vetem te tille nuk jane sepse janebvertetuar humbje radhazi mumgon platforma. Ju e trajtomi mire qe opozita nik ka rol vetem te shaje gjithshka as te ngreje zerat e cjerre vetem duke perulur kumdrrshtarin, por te trajtoje probleme serioze qe pozita nuk po kryen dhe qe varferohet vendi duke dhene idera dhe projekte per me mire. Hashash korrupsion pametitokracioliantizem kemi 26 vjet qe na kane mberthyer dhe keto jane “merite” e te paleve. Prandaj kerko ndryshime rrenjesore tek partia qe aderom qe popullit ti jepni shpresat dhe synimet e para 26 vjeteve, i cili i u bashkua PD se mendoi se ishte vertet ajo qe do sillte demokracine tek ne. Por ajo parti ka deshtuar dhe ju duhet ta ngjallmi demokravime e vertete jo me llafe as me sharje as me lloqe por me idera me pune dhe.me etike moral dhr meritokraci
    Kaq desha tebkedhilloja si dashamires i demolracise se vertete. Udhetari i drejte 14 shtator 2016. Respekte

  4. muhamet says:

    PD ka dale ne shitje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje