Mbjellja e kanabisit dhe zgjedhjet në Dibër kanë qenë dje temat kryesore të debatit politik në komisionet parlamentare.
Gjatë mbledhjes në Komisionin e Sigurisë, ku diskutohej projektligji “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotrope”, Flamur Noka ka dhënë një argument krejt ndryshe pse Policia e Shtetit po asgjëson kaq shumë parcela droge.
Sipas Nokës, fara e kanabisit e importuar nga Vietnami, e mbjellë nga të besuarit e Saimir Tahirit, ka qëlluar “mashkull”, ndaj ka prodhimtari të ulët.
Debatet
Flamur Noka: Shefi i Komisariatit të Dibrës, Robert Aga, është marrë vetë me mbjelljen e kanabisit në përroin e fshatit Grezdan, 12 dynym të mbjellë me hashash.
I kam parë vetë, s’ka nevojë të m’i thotë njeri. Këto janë mbjellë në tokën e shefit të Komisariatit dhe kishte lënë një punonjës policie që ta ruante.
E korri të nesërmen që shkova dhe e pashë unë. Jo të gjithë policët janë të përfshirë, vetëm ata policë të besuar të lidhur me shefin dhe ministrin. Kontributi i policëve, përveç korrjes, vaditjes, është dhe vjelja e taksës, 30%.
E nisin që nga inspektorët e zonës deri te shefi i Komisariatit dhe deri te ministri vjen 30%. Po thua që keni korrur shumë?
Po Stefan, keni korrur se fara vietnameze që futën vartësit e shefit tend në Republikën e Shqipërisë rezultoi në shumicën dërrmuese të saj joproduktive dhe mashkull. Kanabis mashkull dhe ai u korr. Janë korrur arat e atyre që s’kanë paguar 30% të taksës.
Xhemal Qefalia: Njohja që ka zoti Noka për strukturën e tokës, llojin e farës së kanabisit, është një afatësim që shkon përtej profesionit të tij si mjek. Është për t’u vlerësuar kjo.
Duhet t’i japim mbështetje policisë dhe në raste të tilla. Thotë zotëria që kam parë parcela, zotëri ti je deputet, çoje çështjen në Prokurori, dhe të mos merresh me shefin e Komisariatit Robert Agën, se paska sjellë humbjen e PD-së në Dibër.
Keltis Kruja: Po ju jap një shembull ekonomik: meqë shkatërrimshmëria e kanabisit qenka në nivelin 99.6 për qind, si ka mundësi që është ulur çmimi se këtë s’e kuptoj?!
Xhemal Qefalia: Ç’hyn çmimi? Ti tregtar je, që thua është ulur çmimi?
Keltis Kruja: O Xhemal, tregtarët i dinë shumë mirë çmimet e veta. Por çdo qytetar që ulet në tavolina na tregon eksperiencat e qeverisë suaj.
Sa për Dibrën, do t’ia shihni hajrin Bashkisë së Dibrës, se s’e keni ftuar ju, në fakt…
Spartak Braho: Përfundimisht, mbjellja ka leverdi? S’e morëm vesh punën e leverdisë?
Keltis Kruja: Për Saimirin ka leverdi…
Debati te Komisioni i Integrimit
Majlinda Bregu: Duke pasur parasysh fjalimin karizmatik të Sadriut në Dibër, unë do të isha e mendimit që të njëjtën thirrje t’ia bënte dhe BE-së për çeljen e negociatave…(qesh)
Sadri Abazi: Qytetarët e Dibrës e dhanë përgjigjen.
Majlinda Bregu: Po mirë mo mirë, do të vish të drejtosh Komisionin e Integrimit? Bëju një thirrje si ajo e Bashkimit Europian, mbase reagojnë në të njëjtën mënyrë…
Sadri Abazi: Qytetarët e dhanë përgjigjen, të mos merremi më me atë çështje.
Majlinda Bregu: Mirë pra, pas suksesit të Sadriut në Dibër, t’i kthemi mbledhjes së Komisionit…
Sadri Abazi: Suksesi ishte i Partisë Socialiste, i Edi Ramës.
Debati te Komisioni i Ligjeve
Arben Ristani: Tani që ishim në Dibër, shqetësimi i fshatarëve ishte se nuk shkonin dot në mal për të prerë dru sepse bandat e trafikut të drogës nuk i linin.
Shqetësimi i dytë ishte se nuk vadisnin dot fushat me ujë se u kishte ndërruar rrjedha e ujit për të shkuar tek arat e drogës…
Ulsi Manja: Unë s’i di ku i kanë parë këta fshatarët të dilnin tek ara, apo s’i linte kush të bënte dru. Këta I paskan parë, kurse unë dhe kolegët e mi të maxhorancës nuk i paskemi parë.
Janë dy gjëra, ose këta I kanë sytë me infra të kuqe e shohin përtej malit, ose unë jam qorr. Por, në fakt, unë dalloj shumë edhe larg, edhe afër. Të mos bëhen përgjithësime të tilla pa baza reale…
Arben Ristani: E keni kthyer Shqipërinë në Kolumbi dhe turp t’ju vijë për gjendjen që keni katandisur vendin. Në fyt kanë për t’ju ngelur ato paratë e trafikut të drogës.
Pese ky plehre nuk eshte ne biruce pas ngjarjes me arme ne Diber ?????
po me mul noken dhe gent strazimirin presin te vijne ne pushtet keta te PDse.. po ky eshte rrugac cne ky doktor apo e ka mbaruar ne kohen e sales mjekesine ky
Sa i lumtur eshte Edi me keta laro! edhe une, qe nuk marr vesh nga politika, do isha bere krieminister ose zevendes, me kete opozite te “mrekullueshme” me pelqeu ai humori i Merkel qe i thoshte Edit: jam shume e lodhur, te lutem me gjej edhe mua nje opozitar si Lulushi juaj, se keshtu do jem kancelare deri sa te vdes..
Legeni po u ça hidhet. Populli nuk do merret me legenat e çare, se nuk i hyne ne pune. Keshtu jane dhe keto legena qe duhet te hiqen per te mire.
Po keta te PD-se kujtojne se fitojne pike ne popull duke u cirrur kanabis kanabis. Po lerini o njerezit te ushqehen.
KY eshte idiot I Lindur ..pse merr vesh nga agronomia KY malok qe zoti ja ka dhon trurin te gishti I madh I kembes?!!!
Po mire o mul pordha nje spiun i udb..kur i pe plantacionet pse nuk fotografove pse nuk more dhe plakun mere dhe te vinit ne vend si i korren 12 dynym brenda nje nate.mos vajte gje me ristloqen te nesermen.o deputet injorant.kujton se u bere njeher minister i brendshem dhe do vesh prap..te gjatin do mirni gjithmon..