Lulzim Basha, gati për “prerje kokash” në PD

14 Shtator 2016, 09:14Politika TEMA

Ndonëse kryetari i opozitës Lulzim Basha nuk e njohu verdiktin e dibranëve, duke i akuzuar këta të fundit si të shitur, të blerë dhe pa dinjitet, Partia Demokratike do të bëjë një analizë të disfatës dramatike në zgjedhjet e 11 Shtatorit. Burime për Shqiptarja.com bënë me dije se, analiza do të nisë pas certifikimit të rezultatit nga KQZ, ndërsa priten edhe “prerje kokash”.

Analiza do të fokusohet në dy drejtime: Ndikimin e blerjes së votave të pretenduara në rezultatin përfundimtar si dhe tek përgjegjësia individuale për humbjen e thellë, tashmë për llogari të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Procesi i nxjerrjes së përgjegjësive sipas hierarkisë pritet të reflektohet në një raport, i cili do të diskutohet në organet e larta të Partisë Demokratike.

Objekt i “kosës” së Lulzim Bashës do të jenë fillimisht strukturat e degës së Partisë Demokratike Dibër, por ndëshkimi mund të shtrihet deri tek disa protagonistë të fushatës së Shrefedin Shehut, të cilët mund të mos kenë një vend të sigurt në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2017. Fillimisht pritet të ketë një shkrirje dhe rithemelim të degës së PD në Dibër. Kryetari i degës së PD Dibër, Rahim Kaleci është shkarkuar prej kohësh nga detyra, ndërsa në krye të strukturave për periudhën tranzitore janë Naim Gazidede, ish-kryetari i Qarkut Dibër, vëllai i Bashkim Gazidedes si dhe Ilir Krosi, ish-kryetari i Bashkisë Dibër.

Humbësit e mëdhenj

Përpos Kreshnik Spahiut, i cili la gjurmë vetëm në humbjen e tretë, të tjerët janë protagonistë i dy humbjeve të tjera në të gjithë Shqipërinë, në zgjedhjet e 2013 dhe zgjedhjet lokale të 2017. Gjatë fushatës së shkurtër për Dibrën, humbësit e mëdhenj të Partisë Demokratike pushtuan ekranet dhe rrjetet sociale për të rënë në sy të kryetarit, por pas numërimit të kutive të fundit, u fshehën.

Po kujt ia besoi Lulzim Basha fushatën për Bashkinë e Dibrës? Lista nis me Edi Palokën, kryetar i grupit parlamentar i PD, drejtues i fushatës për Bashkinë e Dibrës. Paloka ishte drejtues i fushatës edhe në zgjedhjet e 2015, për Bashkinë e Tiranës. Gent Strazimirin, i deleguari i PD për Qarkun e Dibrës, ishte gjithashtu pjesë e Shtabit Elektoral të Sherefedin Shehut. Pjesë e ekipit drejtues ishin edhe Belind Këlliçi, kreu i FRPD, Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së PD dhe Albana Vokshi, kryetare e Forumit të Gruas në Partinë Demokratike. Të lartpërmendurit kanë përgjegjësinë e tyre politike në humbjen e Sherefedin Shehut, por pesha kryesore sigurisht që bie mbi Lulzim Bashën, i cili i shpalli zgjedhjet një sfidë personale kundër Edi Ramës, nga ku do të niste edhe ndryshimi i madh.

Humbësit e tjerë

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka bërë fushatë derë më derë në fshatrat dhe lagjet e Bashkisë së Dibrës, për të maksimalizuar votat për Sherefedin Shehun. Protagonist i kësaj fushate ishte edhe deputeti Flamur Noka, i cili sipas mazhorancës u përfshi edhe në një incident me armë. Dy ish-ministrat kanë kontributin e tyre në disfatën e Dibrës.

Edhe kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahi, i ktheu zgjedhjet në Dibër në sfidë kundër shumicës në pushtet. Pjesë e mozaikut të humbjes u bënë edhe Arben Ristani, Besnik Mustafaj, Gerti Bogdani, Lefter Maliqi, Aldo Bumçi etj. Po ashtu, një rreth ish-drejtorësh të Partisë Demokratike zbarkuan në Dibër për të maksimalizuar rezultatin.

 

11 komente në “Lulzim Basha, gati për “prerje kokash” në PD”

  1. Maloku says:

    Po te kishte karakter, siç kane japonezet pershembull, do bente harakiri.

  2. trojani says:

    Varet ca koka do presi !!!

    1. Edkari says:

      Vetem nje koke duhet prere,eshte kaptina Edi Rames.
      PD-ja te mos lodhet kot po te gjej xhelatin qe ti prese koken
      kriminelit.

  3. Fatmir Lohja says:

    A nuk ka takat apo nuk e pelqen ,Lulushi nuk mund te prese asnje koke!?Kjo eshte me se e sigurte,prandaj i vijne humbjet njera pas tjetres.

  4. dymi says:

    Po qe se duam demokraci reale, qe realizohet me nje opozite dinjitoze e te forte, “preja e kokave” duhet te filloje nga RITHEMELIMI i PD-se. Qe do te thote:- te fshihen nga faqja e dheut, perfundimisht, Sa-lehi me gjithe enturazhin e tij, perfshire Lulushen. Themelimi i nje te djathte( domosdoshmeri per Shqiperine) dinjitoze te afte qe te paraqese alternativa qeverisese. Opozite me Sa-lehin e veglat e tij:- dhenderin Lulush dhe Flamutin nuk mund te kete.

  5. lato says:

    Hiq Sali Berishen.

  6. MeteH says:

    Lulushi vjen verdall si pordha nepetr-breke e nuk pret asnje koke pa bekimin e Saliut i cili duhet larguar i pari,pasi eshte fryma e tij DESTRUKTIVE,shpifse,kercenuse,kundershtuese,armiqsore,etj,ndaj kundershtarit.Pa ikur SB,PD nuk ka asnje shprese per fitore ne 20 vjetet e ardheshme.E keqa me e madhe ishte vet Luli me gjuhen e tij te DRUNJTRE urrejtese mota-mo si e Saliut.Ai dergoi atje tere shpuren e Saliut me ne krye Agron Kuliçin.Flamur Noka i nxiu me boje ne kercenimin me arme e gjakosje te PS-steve.Sherua nuk siguroi as voten e tij dhe fashatin e tij ne votime duke patur kembet ne Diber e koken te kazinot ne Tirane.Kundershtimi i reformes ne drejtesi duke “Çmendur SHBA,BE”ishte gozhda vdekjeprurese e Dibraneve ndaj SB,LB.Por keta akoma nuk po duan ta kuptojne se u jane k/vene SHBA e BE.Ec e jaket e Ambasadorit Amerikan sa te SB e te Luli i kane pare dhe Dibranet,ndaj i vune qeleshen ketyre mytebereve te pandreqshem,ku besoj edhe Z.Lu po i perqesh keta qe ja prune ne kmaj te hundes 2 vjet.Ne Diber nuk kishte seksion te PD,athere kush e drejtonte ate?-Palokja-mamarak e kercenues,Strazua me arme ne brez,Muli i UDB…! Kjo PD duhet te reformohet nga e para,ndryshe Edi Rama do jet Kryeminister edhe 20 vjet te tjera.Thirrrjet e PD-isteve se duhet te hik Rama,nuk eshte ne doren e tyre.Rama ka mbeshtetjen e SHBA+BE me reformat e thella qe ka bere,ku ajo ne drejtesi eshte 10 me YLL.Z.Baze,S.Ngjela,etj si keta, po i bejne nje nder te madh popullit me nformimin e sakt te perditshem.Ndesa disa analist te tjere si Zhei,Bushati,Lubonja,Fevziu,Hoxha(president),Zogaj,Gjonmarkaj,etj,po e fusin me keq PD ne humnere.Nga E.L-Mallakaster…!

  7. Treviso says:

    E gjitha skuadra e PD qe mori pjese ne fushaten e zgjedhjeve te bashkiakut te Dibres duhet te terhiqen nga politika. Kjo skuader eshte e padeshiruar nga dibranet qe e vertetuan me voten e tyre dhe nga shimica e popullit.Nje shprehjepopullore thote keshtu: Per inate te sime vjerre shkova flejta me mullixhine. Jam i sigurte se shume dibrane e kane respektuar kete shprehje popullore dhe do vazhdojne ta respektojne deri sa te largohet ajo skuader qe udhehoqi zgjedhjet e Dibres.

  8. timo says:

    çfarë kokash do të presi se asnjëri nga ata që përmenden nuk kanë kokë mbi shpatulla por një gjë tjetër.

  9. Engjelli says:

    Pse duhet te priten koka? Te gjithe ata qe shkuan ne Diber bene te pamunduren, te paimagjinueshmen qe te fitonte PD-ja. Nuk arriten te fitonin, cfar ka ketu per te prere koka? Nuk do kete prerje kokash, Basha nuk mund te largoje asnje nga keta sepse ai vete i dergoj ne Diber. Ata i kane zbatuar detyrat e dhena nga Basha. Ne se ka ndonje qe u eshte shmangur porosive patjeter duhet mbajtur qendrim.
    Vec kesaj nuk mund te kete ndeshkime perderisa PD-ja nuk e ka njohur humbjen. Atehere?
    PD nuk njohu humbjn ne 2013-te. Asnje mase ndaj askujt. Humbi perseri ne 2015-ten, nuk e njohu humbjen, asnje qendrim ndaj askujt. Keshtu po shkon dhe rasti i Dibres, keshtu do shkoje edhe 2017-ta dhe perseri nuk do njihet humbja.Lepuri fle tjeterkund. Fle ne mesin e ature deputeteve apo figurave te tjera te PD-se qe megjithese jane me me shume eksperience, peshe dhe me me shume integritet se ata qe vajten ne Diber, ata bene indiferentin, sikur nuk duan te perzihen meqenese nuk i aktivizoi Basha por kishin mundesi te benin vrejtje ne lidhje me figurat qe nuk duheshin derguar ne Diber dhe te sugjeronin qe ne fillimet e para per te shmangur sjelljet jo korrekte te atyre qe po e cenonin edhe me tej imazhin e PD-se.
    Sa i perket Sherefedin Shehut, mendoj se nuk ka askush mundesi ta ngarkoje me pergjegjesi per humbjen. Ate e caktuan, la mandatin e deputetit dhe shkoi.
    Vetem nje pergjegjesi mund te kete Sherefedini. Ne se ai eshte Dibran dhe ka vazhduar te mbaje lidhjet me Dibren, ai duhet te kishte marre informacion me kohe se nga anonte balanca e zgjedhesve dhe te sugjeronte rruget per te maksimalizuar voten.

  10. astrit says:

    Ku ka bythe ky te presi koka. E vetmja koke qe ai duhet te prese, eshte koka e Lulzim Bashes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje