Biznesmeni nga Durrësi dyshohet për rrahjen e investitorit libanezo-amerikan Faad Mitri

14 Shtator 2016, 09:04Politika TEMA

Tashmë është e qartë se ajo që i ndodhi investitorit libanez në autostradën Tiranë-Durrës nuk ishte një sherr banal. Aksidenti kishte qenë preteksti për të kaluar tek dhuna dhe kërcënimet.

Konflikti për pronën në Gjirin e Lalzit, ku po ndërtohet rezorti turistik, dyshohet se është pista kryesore e dhunimit të biznesmenit libanezo-amerikan Faad Mitri.

I plagosuri ruhet 24 orë në 24 nga policia në spitalin privat ku po kurohet, për shkak të dëmtimeve të shumta që ka marrë.

Ai është marrë në pyetje për të dytën herë nga oficerët e policisë gjyqësore. Kësaj radhe, Faad Mitri rrëfeu se dyshimi kryesor është konflikti që lidhet me çështjen e biznesit. Mitri pranoi se ka pasur kërcënime edhe më parë nga persona që nuk i njihte apo persona që nuk i kishte parë ndonjëhërë.

“Gazeta shqiptare”, duke iu referuar burimeve të saj shkruan se dyshohet se pas dhunës barbare të ushtruar ndaj biznesmenit, fshihet një biznesmen nga qyteti i Durrësit.

“Nuk mund të japim asnjë emër konkret për shkak se çështja është ende nën hetim, por jemi duke hetuar mbi një biznesmen nga Durrësi,” thanë burimet. Aktualisht 54-vjeçari ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë.

3 komente në “Biznesmeni nga Durrësi dyshohet për rrahjen e investitorit libanezo-amerikan Faad Mitri”

  1. SUL Pumi says:

    Dihet qe jane nga Durresi , e jane te ardhur ne durres . Kane fjetur ne dhe dikur bile dhe me krevate marinaresh , por sot jane boset e durresit , ku kane trecerekun e Durresit prone te tyre.,.Por mbrapa tyre eshte nje poli….. mafjoz..Ah , o plitikane te ketyre 25 viteve te fundit,, ca i bete shqiperise , ja keni kaluar mafjes Italiane , krijuat mafjen me brutale ne bote , pa ligje e rregulla . Sa te uritur per para, paskeni qene more , more malesore nga jugu.. Transparenca e kesaj historie do mbyllet nga mafja lart. Do me kujtoni ..

    1. Edkari says:

      TEMA e di mire se kush jane,pse nuk e thote.

  2. toni says:

    Eshte biznesmen apo gangsterr nga Durresi? Spo marrim vesh. Harrova qe atje nuk behesh dot biznesmen po nuk ishe gangster !! Vend vari hajdarin. Po ti mer koke lope cmut do qe investon atje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje