Shqipëria shpreson shumë që gjatë raportit të këtij viti të Komisionit Evropian të rekomandohet hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shpresa buron nga miratimi i reformës në drejtësi që ishte dhe një nga kërkesat kryesore të BE-së.
Por, një raport i Gjykatës Evropian të Auditit tregon se Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor që janë vende kandidate për hyrjen në BE janë ende shumë vite larg. Raporti ekzaminon aftësinë qeverisëse të Shqipërisë për periudhën 2007-2013, ku vendi ynë bashkë me Serbinë, Maqedonisë, Malin e Zi. Bosnjën dhe Kosovën kanë marrë 5.1 miliardë euro ndihmë. Në shumë fusha rezultati është zhgënjyes.
Shqipëria, ndryshe nga vendet e tjera nuk ka një strategji kombëtare për të adresuar reformimin e sektorit të administratës publike.
Problemi më i madh i Shqipërisë me fondet që përfiton nga BE është se ato nuk jepen pasi nuk përmbushen kushtet e kërkuara. Kështu, Shqipëria ka humbur më shumë se gjysmën e parave që BE ka ofruar si ndihmë. Rasti më flagrant është projekti për ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë në Tiranë. Për shkak të mos plotësimit të dokumenteve si leja e ndërtimit apo parregullsitë në pronësinë e truallit.
Pas më shumë se 4 vite e gjysmë negociata me Ministrinë e Drejtësisë, KE anuloi projektin dhe e kaloi për projekte të tjera që nuk kishin të bënin me zbatimin e ligjit. Gjithashtu, theksohet se ka një nivel të dobët të efektshmërisë së donacioneve dhe përfitimeve që Shqipëria merr nga partnerët e saj si Gjermania, Italia SHA dhe Franca.
Sa i takon pavarësisë së sistemit gjyqësor, ndërhyrjes politike, korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, Shqipëria thuhet në këtë raport për shkak të ngadalësisë në procese nuk jep dënim përfundimtar për shkatërrimin e grupeve kriminale. (Javanews)
Kryeartikulli nuk korrespondon me artikullin apo njerezit lexojne vetem titujt dhe kete e perdore gazeta Tema per te kenaqur militantet qe besojne se vertet Berisha ka vjell me thase dhe ka shkaterruar ekonomine , dhe Rama eshte duke harxhuar munde e djerse per ta kompensuar .Shuma jane militante te semure , por mos i semur me teper .
Berisha nuk ka vjedhur me thase, po me pampor.
Merua e urren Salên se e bëri të pasur , por Sala I dogji gazetën ngaqë Merua u fut kunder se po shikojë që era po grunts nga ana tjetër e kështu që donte të hante nga ana tjetër.
Tani ka interes në qeverine aktuale se ka investuar në të .
Edhe gazetën e ka bërë kurban për PS.
Morëm dhe dursak të torrturuar dhe denuar me nga 1O muaj nga NSA,fëmij të therrur nga italia,student të copëtuar nga belgu, vogëlush të përdhunuar nga greku.,kështu e shohim botën.