INTERVISTA/ Blerim Çela: Rrëfimi im për “14 shtatorin”, zhvillimet dhe përjashtimet në PD ndër vite…

13 Shtator 2016, 09:31Politika TEMA

Blerim Çela, njëri ndër themeluesit e PD-së, ish-deputet i saj dhe ish-kryetari i parë i KLSH-së hedh dritë mbi ngjarjet më të vështira në jetën politike të PD-së, atë të viteve 1997-’98.

Si dëshmitar i asaj periudhe, z.Çela tregon për “Gazetën Shqiptare” arsyet që çuan në revoltën e demokratëve pas vrasjes së liderit të dhjetorit, Azem Hajdari, nëse 14 shtatori ’98 ishte tentativë për grusht shteti apo jo.

“Nëse PD-ja donte të merrte pushtetin, do të kish marrë edhe Presidencën, gjë që jo vetëm nuk e bëri, por z.Berisha iu drejtua publikisht militantëve të PD-së të dorëzonin armët e të tërhiqeshin nga RTSH-ja dhe nga institucionet shtetërore”, shprehet ai.

Blerim Çela flet edhe për situatën e rëndë brenda PD-së, zgjedhjen e debatuar të z.Berisha në krye të saj, luftën e brendshme për pushtet në parti, largimi i një grupi drejtuesish demokratë dhe çfarë solli në parti rikthimi i tyre pas shumë vitesh.

Z.Çela ju keni qenë dëshmitar i periudhës më të vështirë në historinë e PD-së, asaj të viteve ’97-’98. Realisht çfarë ndodhi më 14 shtator të 1998-ës? Kush i parapriu kësaj revolte dhe a u synua vërtetë marrja e pushtetit me dhunë nga demokratët, siç u pretendua nga PS-ja, e cila e quajti grusht shteti?

Në 14 shtator 1998 ndodhi një rebelim i dhunshëm nga militantët e PD-së, të cilët pushtuan kryeministrin, institucionet qendrore (përjashto Presidencën), si dhe Radio Televizionin Shqiptar. Partia Socialiste e quajti grusht shteti.

Në fakt, ai nuk ishte një grusht shteti për marrjen e pushtetit, por një revoltë e militantëve të zemëruar të PD-së, që shpërthyen në dhunë nga vrasja e liderit të tyre të dashur, Azem Hajdari.

Ky ka qenë shkaku kryesor, por që u mbars me mllef si rezultat i rebelimit të kuq, që filloi në mars të 1997-ës me pretekstin e humbjes së parave në firmat piramidale, duke bërë përgjegjëse për vjedhjen e tyre PD-në, gjë që rezultoi edhe nga hetimi i KLSH-së dhe ai i mëvonshëm financiar ndërkombëtar se nuk ishte e vërtetë.

Përgjegjësia e qeverisjes së PD-së qëndronte në faktin sepse lejoi krijimin dhe zhvillimin e këtyre firmave mashtruese, përgjegjësi të cilën ajo e ka pranuar publikisht. Në të vërtetë, shkaku kryesor i rebelimit ishte marrja e pushtetit me dhunë, ndërsa humbja e parave ishte preteksti.

Zgjedhjet e imponuara të 29 qershorit 1997, që çuan në fitoren e pamerituar të PS-së me forcën e armëve, pas shpërthimit të depove, duke mos lejuar PD-në të bënte fushatë në jug të Shqipërisë, e acaruan së tepërmi elektoratin e djathtë, sidomos me masakrimin e punonjësve të SHIK-ut në Vlorë dhe të militantëve të PD-së në Sarandë, Përmet, Tepelenë, Gramsh, Berat, Elbasan etj..

Terri informativ pas zgjedhjeve, arrestimet e burgosjet e militantëve të PD-së pa asnjë shkak, siç ishte dhe burgosja e gjashtë ish-funksionarëve të lartë shtetërorë të PD-së natën e 22 gushtit 1998, u bënë shkak për protesta të përditshme dhe daljen e grupit parlamentar të saj nga parlamenti. Vrasja e heroit të demokracisë shqiptare, Azem Hajdari, në 12 shtator 1998 e mbushi kupën e durimit.

Nisur nga revolta e demokratëve, realisht a e ktheu PD-ja në qëllim të saj marrjen e pushtetit përmes dhunës?

Në dijeninë time jo. PD-ja nuk donte të merrte pushtetin me dhunë se kjo ishte në kundërshtim me idetë e programin e saj demokratik. Militantët e PD-së deshën t’i tregonin PS-së forcën e tyre kundërshtuese ndaj represionit të kuq, duke u prerë rrugën arrestimeve e vrasjeve të militantëve të djathtë të denoncuara ndërkombëtarisht edhe nga PD-ja.

Kjo revoltë donte të detyronte PS-në në pushtet, të ndiqte rregullat e demokracisë, si e drejta për punësim e për të jetuar e deri tek liritë e të shprehurit të mendimit në TV e në shtyp, si dhe në ndarjen e pushtetit në institucionet e pavarura, siç veprohet kudo në botën demokratike.

Gjithashtu, sistemi i drejtësisë u pushtua totalisht nga PS dhe KLSH iu dha një partie të vogël të djathtë me kryetar të caktuar nga Fatos Nano, që realisht i shërbente Partisë Socialiste. Nëse PD-ja donte të merrte pushtetin, do të kish marrë edhe Presidencën, gjë që jo vetëm nuk e bëri, por z.Berisha iu drejtua publikisht militantëve të PD-së të dorëzonin armët e të tërhiqeshin nga RTSH-ja e nga institucionet shtetërore.

Çdo qeveri e qeverisje që tejkalon të drejtat e saj ligjore e demokratike duke nëpërkëmbur liritë e të drejtën për të punuar e jetuar është e destinuar të pësojë goditje jo vetëm nga militantët e një partie, por në radhë të parë nga populli, kur shkon në limitet e mbijetesës.

Si e kujtoni vrasjen e Azem Hajdarit më 12 shtator 1998 dhe si u përjetua kjo ngjarje e rëndë në Partinë Demokratike?

Unë në atë kohë kam qenë i arrestuar me procesin e montuar nga prokuroria e Arben Rakipit “Për krime kundër njerëzimit” së bashku së bashku me Safet Zhulalin, ministër i Mbrojtjes; Halit Shamatën, ministër i Brendshëm; Bujar Ramën, zv/kryetar i SHIK-ut; Sokol Mulosmanin, drejtor i komisariatit të Vlorës dhe Kreshnik Lushën, oficer madhor në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ne e fituam gjyqin kundër prokurorisë duke marre pafajësinë, vënien e dinjitetit tonë në vend si dhe dëmshpërblimin material. Vrasjen e Azemit e mësova në burg, ku e qava me dhimbje të madhe jo vetëm si lider të PD-së, por edhe si mik të ngushtë. Prandaj për këtë pyetje nuk mund të them asgjë më shumë.

Ku gaboi PD-ja përballë situatave të tilla? Cila ishte situate e brendshme në parti?

PD-ja gaboi fillimisht me flakjen e mocionistëve në gusht të vitit 1992 Arben Imami, Gramoz Pashko, Preç Zogaj, Arben Demeti, Ridvan Peshkëpia, Perikli Teta dhe në prapaskenë Azem Hajdari, Genc Ruli, Merita Zaloshnja dhe sigurisht edhe Neritan Ceka, i cili në atë periudhë ishte jashtë PD-së.

Më pas ai krijoi Partinë Aleanca Demokratike me këta persona, përjashto Azemin, Gencin dhe Meritën. Ne i përjashtuam nga grupi parlamentar me të padrejtë, vetëm se ata kërkonin më shumë demokraci të brendshme, por gabuan kur goditën të përndjekurit politikë Pjetër Arbnori, Ali Spahia, Tomorr Dosti, Leka Toto etj. Shkaqet e kësaj lufte ndaj të persekutuarve politikë i kam shpjeguar në librin tim “Deformimi i Partisë Demokratike”, botim i vitit 2011.

Berisha dhe ne të tjerët pas tij, i quajtëm sigurimsa që bënin lojën e PS-së, por fakti që ata u rikthyen në PD me detyra të larta partiake e shtetërore, tregon se për ato momente lufta bëhej për të dominuar PD-në, pra luftë për pushtet në mes këtyre themeluesve të PD-së dhe Berishës.

Ne të tjerët mbanim anën e Berishës se nuk donim që ai të prekej nga askush, sepse mendonim që ai do të ishte shpëtimtari i Shqipërisë dhe i demokracisë, kur neve në fakt po mbysnim që në fillim lirinë e mendimit e të të shprehurit ndryshe, si një nga kushtet kryesore të demokracisë. Pas përjashtimit të tyre, PD-ja dhe grupi i saj parlamentar u dobësuan.

Më pas u larguan Teodor Keko, më pas Abdi Baleta e Petrit Kalakulla, duke çuar në uljen e numrit të domosdoshëm të deputetëve për miratimin e Kushtetutës në parlament. Humbja e referendumit për Kushtetutën në 4 nëntor 1994 e dobësoi shumë grupin tonë parlamentar, që çoi në një gabim tjetër, atë të përjashtimit të z.Eduard Selami nga detyra e kryetarit të PD-së në vitin 1995, sepse ai pas referendumit kërkoi miratimin e Kushtetutës në parlament, kur numri i nevojshëm të votave që të miratoje Kushtetutën në parlament do të thoshte të merrje edhe votat e PS-së.

Kjo gjë nuk mund të ndodhte, prandaj Berisha thoshte se ne nuk do ta miratojmë Kushtetutën e Gramoz Ruçit. Ne mbrojtëm opsionin e Berishës dhe goditëm z.Selami, i cili u largua fare nga Shqipëria. E vërteta ishte se Berisha imponoi referendumin për të ruajtur kompetencat e tij si President i Republikës, por edhe për të larguar Janullatosin nga kreu i Kishës Ortodokse autoqefale shqiptare.

Pas këtyre ngjarjeve negative për PD-në, u formuan dhe u zhvilluan firmat piramidale, që bënë të humbnin paratë e tyre një pjesë e madhe e depozituesve, të cilët fajësuan PD-në si vjedhëse të tyre, një gjë tërësisht e pavërtetë, por që u shfrytëzua politikisht nga PS-ja. Më pas u hapën depot e armëve me forcë, të cilat u shfrytëzuan nga PS-ja për të rrëzuar PD-në nga pushteti në 29 qershor 1997. Pas këtyre ngjarjeve, gjendja e PD-së u përkeqësua shumë.

U larguan një grup prej 14 deputetësh të PD-së me në krye z. Dashamir Shehi, Maks Konomi, Alfred Serreqi, Gëzim Luli, Tomorr Dosti, Menduh Derguti etj., të cilët kritikuan politikat e Berishës në fuqizimin e pushtetit të tij personal, të humbjes së demokracisë së brendshme në parti dhe sidomos për prishjen e PD-së me SHBA-të.

Më pas u larguan me anë të një promemorje edhe 51 intelektualë të PD-së, duke fajësuar Berishën për gabimet që çuan në marrjen e pushtetit nga komunistët. Pas tyre pati largime të tjera dhe reduktime të ndjeshme të seksioneve të PD-së.

Si u zgjodh Z.Berisha kryetar i PD-së? Cilët ishin kundërshtarët e tij dhe përse u përça PD-ja pas këtij momenti politik të së djathtës?

Pas humbjes së PD-së më 20 qershor 1997, kryetari i saj, z.Tritan Shehu dha dorëheqjen dhe kryesia e PD-së mandatoi z. Berisha si drejtues të PD-së me sekretar të përgjithshëm z.Genc Pollo. Për të marrë legjitimitetin dhe organizuar PD-në u mblodh kongresi i IV i saj në 20-21 tetor 1997.

Në fjalën e tij z.Berisha analizoi shkaqet e humbjes dhe faktin se me rikthimin e komunistëve në pushtet, puna e PD-së do të vështirësohej shumë (siç edhe u vështirësua). Ai vlerësoi demokratët e jugut, të cilët me vetëpërmbajtjen, tolerancën e qëndresën e tyre deri në martirizim kishin shmangur luftën civile në vend. Ai tha se monokracia ishte regjimi i luftës së klasave dhe zgjedhjet e 20 qershorit të 1997-ës nuk ishin zgjidhje, duke kërkuar zgjedhje të reja për të zgjidhur krizën.

Në rezolutën e saj Kuvendi (kongresi), pranonte gabimet e PD-së në qeverisje, por pa vënë gishtin në plagë, pra ishte një autokritikë false, që u përsërit edhe pas humbjes në qershor të 2013-ës. Z.Berisha u zgjodh kryetar i PD-së përballë z.Pjetër Arbnori. Por, z.Arbnori denoncoi publikisht në mediat e kohës veprimin antistatuor të Berishës, i cili përfaqësuesin e z.Arbnori në numërimin e votave e largoi me shërbim në Shkodër në ditën e votimeve.

Në kongresin e VI të PD-së më 1999, përballë Berishës kandidoi z. Genc Pollo, por që u tërhoq se nuk besoi se zgjedhjet do të ishin korrekte, kur pa se klima në sallë ishte kundër tij. Në atë periudhë z.Pollo e përkrahte zoti Leonard Demi e Ferdinand Xhaferri, i cili u largua në një mbledhje të Këshillit Kombëtar së bashku me z. Ylli Vejsiu, pas replikave të ashpra me z.Berisha.

Më pas z.Ferdinand Xhaferri, Nard Noka e Leonard Demi iu bashkua partisë së re që krijoi z.Genc Pollo, i cili në zgjedhjet e vitit 2001 mori 6 deputetë.

Dua të shtoj se kritika të shumta e të vazhdueshme ndaj Berishës ka pasur në kryesi, këshill kombëtar e kongrese duke filluar me z.Preç Zogaj në Kuvendin e parë në 1991, mocionistët në 1992, më pas Tomorr Malasi e Uran Butka, Pjetër Arbnori, Omer Stringa, Ylli Vejsiu, Dashamir Shehu, Alfred Serreqi e shumë deputetë e anëtarë të kryesisë e këshillit kombëtar, që më pas nuk u zgjodhën në organet drejtuese të PD-së nëpërmjet votimeve të manipuluara, ose një pjesë u larguan vetë.

Kritikat kanë qenë kryesisht për rolin autoritar e vetëvendosës të Berishës në organet e zgjedhura, mosrespektim të statutit të PD-së, njëanshmëri në zgjedhjet e kandidaturave, mosrespektim të forumeve që nuk mblidheshin sipas statutit dhe sidomos për mungesë të demokracisë së brendshme në parti.

Çfarë solli në PD rikthimi i Eduard Selamit, apo rikthimi i të tjerë politikanëve si z.Pollo, z.Ruli, z.Imami etj.?

Rikthimi i Selamit në PD nuk solli asgjë të pritshme për të, sepse edhe pse u pranua, nuk e pati mbështetjen e z.Berisha, që të arrinte postin e sekretarit të përgjithshëm, të cilin sipas meje, e meritonte me eksperiencën dhe kontributet që nga fillimi i PD-së.

Por, në PD nuk mund të bësh karrierë sado që të punosh po nuk pate mbështetjen e Berishës. Rikthimin e shumë udhëheqësve të PD-së në radhët e saj e kam parë si hap pozitiv, por nuk përjashtoj pazarllëqet për poste partiake e shtetërore, që do të thotë se afrimi i tyre me PD-në, më shumë ka qenë materialist se sa idealist.

Si e shikoni sot PD-në e drejtuar nga z.Basha?

Zoti Basha është një udhëheqës i aftë që ka dëshmuar suksese kur ka drejtuar si koordinator i PD-së në qarkun e Elbasanit. Për zgjedhjen e tij kam qenë gjithmonë kontestues, jo si person, por për mënyrën e përzgjedhjes së tij nga Berisha.

Kryetar i një partie të madhe nuk përzgjidhesh, por bëhesh vetë nëpërmjet një konkurrence të fortë që nga baza e deri në kryesi. Zgjedhjet që organizoi Berisha ishin një farsë dhe jo të vërteta. Ky është sot shkaku që kryetari de facto është Berisha e jo Basha, i cili nuk ka asnjë kompetencë kryesore për të drejtuar PD-në sipas modelit të tij. Veç sa më sipër PD-ja nuk bëri një analizë të saktë, të pastër e të sinqertë për shkaqet e humbjes së zgjedhjeve në 23 qershor 2013, që u pasua nga një humbje edhe më e thellë në zgjedhjet lokale të 2015-ës.

PD-ja sot është rrudhur, ka humbur besimi i anëtarësisë se ajo vjen në pushtet me këtë mënyrë drejtimi, ku garda e vjetër me në krye Berishën dhe disa persona të privilegjuar të tij bëjnë ligjin në atë parti.

Nuk jam për luftën e brezave në PD, ajo e dëmton atë, sepse eksperienca e veteranëve është e domosdoshme, por ata që janë shkaktarë të keqqeverisjes, korrupsionit, dështimit në qarqet që drejtonin, nuk mund të jenë më në udhëheqje të PD-së.

23 komente në “INTERVISTA/ Blerim Çela: Rrëfimi im për “14 shtatorin”, zhvillimet dhe përjashtimet në PD ndër vite…”

  1. Factor says:

    Sa lexon “hero i demokracise” per Azemin eshte e kot te vazhdosh me tutje me intervisten!

    Keta i mendojne akoma budallenj shqiptaret!

  2. Kola says:

    Ky eshte nje nga gjakataret qe ka rrolin e tij te felliqur ne ngjarjet e 1997 dhe kjo ceshtje patjeter qe nje dite do gjykohet.

  3. tuli says:

    Je nje kokerr Legeni o Blerim qe se ke shokun. Te behet deputeti legen per 5 litra nafte vetem ti e beje. Nuk le drejtor pa bezdisur per nje tollon nafte kur ishe deputet.

  4. Fshesa e vjeter says:

    Ky perfundimisht mbetet nje LEGEN!
    Po i ben furca PD-se dhe indirekt Bashes e Berishes sepse po vine zgjedhjet dhe thote se mos e mos e vene ne ndonje liste si gjoja per afrimin e te perzeneve.
    Blerim!
    Ne Shqiperi ka nje proverb :Me fshesat e vjetra fshihen qenefet!

  5. LORA says:

    Kronologjia e nje bande kusare ,kriminale,antishqiptre,,,,ja kjo esbte historia e PD-se;e percelle nga nje sherr-budalla sikurse blerim cela.

  6. Krijimtaria says:

    Ky ka qene nje nga mostrat qe ka pasur PD, institucionet e shtetit dhe politika!!! Bajge

  7. Blerim says:

    Blerimi
    Faleminderit per komentet e tua.Sejcili shpreh mendimin e tij ashtu si i percepton fenomenet
    Ne keto komente,sidoqofte ,shikoj shume mllef dhe te paverteta.
    Nuk kam ndermend te kthehem ne PD pasi nuk kam as moshe dhe asnje deshire te merem me politike,e aq me teper te behem deputet.Une nuk behem legen per poste si ca te tjere,por PD-ne si force politike e dua e do ta mbeshtes ,pavaresisht nga gabimet e saj qe ne fakt jane gabime te Berishes,por edhe tonat qe e kemi mbeshtetur duke menduar se po ndihmojme demokracine.Per sa siper kam analizuar cdo veprim te tij ,por edhe tonin duke kerkuar falje per mbeshtetjen ndaj veprimeve te tij antidemokratike.,ne librln tim botuar ne 2011 “Deformimi i PD”
    Sot Berisha nuk e ndihmon PD me bubullimat e tij ne parlament se eshte i pabesueshem per pjesen me te madhe te popullit. Ai me shume i prish pune PD-se se sa e ndihmon, por fatkeqesisht ai e do rolin e protoganistit dhe nuk ndrron dot natyre. Ai nuk e lejon z.Basha te shpalose idete e vlerat e tji,te cilat kane ngelur vetem ne kuadrin e fjalimeve,por pa veprime energjike. PD-ja duhet shkundur mire se pothuajse i jane shuar seksionet ,dhe lufta per poste partiake po e grryen akoma me keq. Ne PD ka njerez qe me reputacionin e tyre te keq e kane larguar antarsine e saj.Kjo ka ardhur se analiza e humbjes se 2013 ishte siperfaqesore duke mos vene gishtin ne plage.Antarsia e PD shikon ne poste kryesore ata qe i bene gropen PD-se,prandaj nuk besojne tek kryesia.Dua te theksoj se ne kryesi ka njerez dinjitoze,por jane ne minorance. Kjo eshte pergjegjesi,ne radhe te pare e Berishes,jo per te mbrojtur PD-ne,por vetveten.
    Berisha e ka luajtur rolin e tij ne politike me te mirat e te keqiat e tij,tani duhet ta lere ate te eci vete,por ai mendon se edhe Toka nuk mund te rrotullohet po nuk e shtyu ai.
    Me Respekt per te gjithe
    BLERIM. CELA

    1. armand says:

      Kosovaret e Bukoshit ne 97 u gjenden rastesisht ne Tirane o u merakosen edhe ata per demokracine?
      Vjen era grusht shteti o Z. Blerim che MOS u lodh kot se dielli me shoshe s’mbulohet.

    2. ushtari says:

      se mos ishe me greten ne krevat o blero

  8. Ish viktime e ketij spiuni says:

    KY isH spiun i sigurimit te shtetit ne Ministrine e ndertimit te asaj kohe i kujton Shqiptaret debila si eshte vete. Do ta keshillonja te rinte rehat ne pune te vet, ti haje me nge paret e vjedhura dhe te mos derdellise mbrockulla mbasi dosjet e njerezvet qe ka mare ne qafe ky koketul do te hapen dhe te gjeje vrime ku te futet.

  9. TJ says:

    Blerim! Ti ke frike nga e verteta ke frike nga Berisha si te gjithe ish dhe deputetet e PD ne vite! Berisha ju ka gati dosjet dhe prandaj thoni se “nuk ishte grusht shteti” kur te gjithe e dime qe ishte dhe vetem kur ju paralajmeruan se nuk do te njiheshe qeveria e “grushtit te shtetit ” u terhoqet! Akoma me genjeshtra, me poshtersi,ne menyre dinake!

  10. Un says:

    Blerim kusari ka ngel pa pune dhe po tenton ti laje me peshtyme bythen e bashes me llapen e tij te shpifur per nje vend ne pd per listat e ardhshme.
    Eshte kaq idjot sa lepirjet e bythes i ben aq te trasha sa dhe kalamajte e kopshtit.

  11. logjika says:

    Blerim Cela nje idiot. -Nuk ishte grusht shteti, por revolte dhe sipas tij 21 janari duhet te ishte grusht shteti. Pra te pushtosh kryeministrine dhe tvsh me tanke e autoblina nuk eshte grusht shteti, ndersa te manifestosh ne bulevard me “çadra” ne dore eshte grusht shteti e pasi shteti i vrete me plumba demonstruesit. Keta nuk jane te lajthitur, por keta jane armiqte me te keqinj te atij populli qe e molen dhe dhe ja bene jeten skterre. Edhe Blerim Vela ka pjesen e tij. Zoti Blerim, lexova me vemendje edhe komentin tend qe ke bere, por a ndien veten mes krimineleve qe nga 1991 e deri sa u ndave me Berishen? Nuk jane pak ato vite dhe jane vitet me te rendesishme ne historine turullumb qe beri Saliu dhe ti si mbeshtetes dhe ato nuk mund te quhen gabime, por faje te renda qe me ligjin qe aplikoi Berisha per libofsharet edhe ju do tu zinte. Ku vajti gjithe ajo pasuri marramendshe qe shqiptaret punuan per 45 vjet per ta vene?! Ku vate uzina e sodes, uzina e llampave, uzina e urese dhe nitratit, kombinati metarlugjik, fabrika e letres ne Lushnje e Lezhe, kombinati sheqerit ne Maliq, uzina e superfosfatit, uzina e telave te bakrit ne Shkoder, minierat e Selenices qe kane shtruar Parisin, minierat e qymyrgurit, minierat e bakrit (floririt), minierat e hekur nikelit……ku vajten zoti Blerim se je dhe ti ne zhdukjen e tyre se ne vitin 1997 qe erdhi ne pushtet Fatosi, ato kishin perfunduar. Ku vate gjithe ajo pasuri? Po gjithe ata njerez qe u vrane, kush i vrau. Nga 1991 e deri ne 1997 jane vrare me shume se ne luften e dyte boterore, pa le sot. E kane fajin komunistet, e ka fajin Enveri qe te beri ty ixhiner elektronike dhe ti e hodhe ne ere uzinen?! Zoti Blerim, une te isha ne vendin tuaj dhe megjithemend te ndieja nje fare pendimi, do ti drejtohesha popullit se gjykate e prokurori ne Shqiperi nuk ka akoma dhe do shkoja qytete me qytet tu kerkoja falje, tu perulesha ne gjunje per ate krim makaber qe ke bere ti dhe bashkepuntoret e tu, pa le ate qe ti more pafajsine dhe shperblimin, dmth e mole akoma ate te zi popull. JU , Blerim Cela, ngeleni faqja me e zeze e historise se popullit te ndershem shqiptar. Patet ne dore nje popull, nje shtet nje pasuri dhe e tregetuat e ndate si çakenj dhe kur u prishe me kryekriminelin qe birbilon dhe sot per shkak te atyre prokuroreve dhe gjykatesve qe te dhane dhe ty pafajsine dhe demshperblimin, dole dhe e shave dhe e shane. Jeni te pa cipe, pa dinjitet, pa moral, antishqiptar. Me mua, po te shkembeheshe ne rruge, do te mbysja me peshtyme, se vetem kaq mund te beja ne kete lloj shteti qe ju ndertuat per veten tuaj.

  12. logjika says:

    Blerim Cela nje idiot. -Nuk ishte grusht shteti, por revolte dhe sipas tij 21 janari duhet te ishte grusht shteti. Pra te pushtosh kryeministrine dhe tvsh me tanke e autoblina nuk eshte grusht shteti, ndersa te manifestosh ne bulevard me “çadra” ne dore eshte grusht shteti e pasi shteti i vrete me plumba demonstruesit. Keta nuk jane te lajthitur, por keta jane armiqte me te keqinj te atij populli qe e molen dhe dhe ja bene jeten skterre. Edhe Blerim Vela ka pjesen e tij. Zoti Blerim, lexova me vemendje edhe komentin tend qe ke bere, por a ndien veten mes krimineleve qe nga 1991 e deri sa u ndave me Berishen? Nuk jane pak ato vite dhe jane vitet me te rendesishme ne historine turullumb qe beri Saliu dhe ti si mbeshtetes dhe ato nuk mund te quhen gabime, por faje te renda qe me ligjin qe aplikoi Berisha per libofsharet edhe ju do tu zinte. Ku vajti gjithe ajo pasuri marramendshe qe shqiptaret punuan per 45 vjet per ta vene?! Ku vate uzina e sodes, uzina e llampave, uzina e urese dhe nitratit, kombinati metarlugjik, fabrika e letres ne Lushnje e Lezhe, kombinati sheqerit ne Maliq, uzina e superfosfatit, uzina e telave te bakrit ne Shkoder, minierat e Selenices qe kane shtruar Parisin, minierat e qymyrgurit, minierat e bakrit (floririt), minierat e hekur nikelit……ku vajten zoti Blerim se je dhe ti ne zhdukjen e tyre se ne vitin 1997 qe erdhi ne pushtet Fatosi, ato kishin perfunduar. Ku vate gjithe ajo pasuri? Po gjithe ata njerez qe u vrane, kush i vrau. Nga 1991 e deri ne 1997 jane vrare me shume se ne luften e dyte boterore, pa le sot. E kane fajin komunistet, e ka fajin Enveri qe te beri ty ixhiner elektronike dhe ti e hodhe ne ere uzinen?! Zoti Blerim, une te isha ne vendin tuaj dhe megjithemend te ndieja nje fare pendimi, do ti drejtohesha popullit se gjykate e prokurori ne Shqiperi nuk ka akoma dhe do shkoja qytete me qytet tu kerkoja falje, tu perulesha ne gjunje per ate krim makaber qe ke bere ti dhe bashkepuntoret e tu, pa le ate qe ti more pafajsine dhe shperblimin, dmth e mole akoma ate te zi popull. JU , Blerim Cela, ngeleni faqja me e zeze e historise se popullit te ndershem shqiptar. Patet ne dore nje popull, nje shtet nje pasuri dhe e tregetuat e ndate si çakenj dhe kur u prishe me kryekriminelin qe birbilon dhe sot per shkak te atyre prokuroreve dhe gjykatesve qe te dhane dhe ty pafajsine dhe demshperblimin, dole dhe e shave dhe e shane. Jeni te pa cipe, pa dinjitet, pa moral, antishqiptar. Me mua, po te shkembeheshe ne rruge, do te mbysja me peshtyme, se vetem kaq mund te beja ne kete lloj shteti qe ju ndertuat per veten tuaj.Ju si hije e zeze qe jeni, duhet te largoheni nga ambjentet publike per te mos i stresuar me ata qe j njohin.

  13. xheJ eN Bi says:

    Ne intervisten e Blerim Celes mu duk sikur fliste per PPSH-en dhe ne krya te PD-es ( PPSH-es) eshte Sekretari i Pare i PD-es
    shoku Sali Berisha ( Enver Hoxha ) .

    Blerimi me ngjan me Pali Misken qe jep jeten per partine dhe shokun Sali, Lulezim Basha me Ramiz Aija .
    PD dhe PPSH jane binjake po me nje ndryshim se nuk kane lindur ne nje dite si lindin binjaket dhe çudia eshte se si njgjajne
    dy parti qe kane ditlindje te ndryshme.
    Kjo eshte çudia !!!

  14. Illo says:

    Jam dakort me opinionistin “llogjika ” Blerimi duhet te njohi vetebn dhe shoket . I. Foto

  15. Delli USA says:

    O te dhjefsha mu ne respect o Blerim Koqja,me te mirat dhe te keqijat e tij,thot per Saliun hajvani,Saliu eshte kriminel o Blerim Mavrija,dhe krimineli nuk mund te ket asnje te mire.

  16. pronari says:

    Blerimi eshte mire te tregoje se ate bitumin e Selenices e ka akoma apo e kane marre te tjere.Te gjithe emrat qe permend ne kete shkrim kane qene jane dhe do te vdesin si hajdute klasik.Per Azemin mund te shtoj se ishte nje rrugac ordiner.Demokracia nuk erdhi ne Shqiperi nga keta derra me fshatarin Sali ne krye por ishte nje levizje qe e kryen popujt e gjithe Evropes lindore. Keta kane merita vetem ne mjeljen dhe varferimin e ketij vendi te gjore.Blerimi sikur jeton ne hene nuk e di qe shtepite,trojet ,tokat bujqesore,pyjet kullotat akoma nuk i jane dhene te zotit .kurse banda e brekegrisurve te PD kane toka,shtepi,troje dhe para ne banke te vjedhura.Mos shkruaj me Blerim se vjen era perc.

  17. SUL Pumi says:

    Cja varni ketij spiuni duke komentuar per te . Nuk je i zgjuar o blerim. Do beje shume mire te mos komentoje , Partia Demokratike qe kur lindi , lindi e vdekur , Kapoja i saj berisha , ish sekretari i PPSH (bile me karieristi ) me poshtersine me te madhe te ti ,te nesermen shahu (GJOJA KOMUNIZMIN) , plus dhe me ju te tjeret gjithe sigurimsa , dhe qellimi ishte tju vinin kapistren e kalit , ashtu sic e ke sot e kesaj dite, o blerim . . Po te permend vetem , dy min e brendeshem te Pd heren e pare. kane qene spiune 80 leksh , duke filluar nga Musaraj e pasuesi i tij shahmata ,e duke shkuar deri tek ty e me radhe . Pamvaresisht se nuk u hapen dosjet nga ju , cunat e ramiz alise sot e kesaj dite , por populli i di te gjitha , prandaj te them o blerim do beje mire te haje trahana ,me gjithe se eshte vape tani e te mos komentoje . O blerim me vjen keq per ty ,sa keq te zhubrosur karakteri , ku ja keni kaluar edhe buceve ku ..a…

  18. MIRDITA says:

    Me keto mend eshte akoma ky shkerdhate.Mundohet te dredhoje si kurve qe eshte duke menduar se memorja jone ka humbur. A nuk ishin zgjedhjet e 96 perdhunimi i sistemit demokratik te votes se lire duke prodhuar e shperndare fletet e dyta te votimit qe do plotesoheshin nga militantet e PD(dhe qe u realizua) pasi te ishin grisur votat e popullit ne kuti.Piramidat ishin pasoje e pushtetit pa frena qe moren nga keto zgjedhje dhe shenuan kulmin e vjedhjes se parave nga xhepi i popullit. Imagjino qe ky kurva permend si element acarimi te PD vrasjen e shikasve ne Vlore e Sarande dhe nuk permend organizimin e brigadave me civile ne veri dhe armatosjen e tyre per te vrare ne Jug……..kjo nuk eshte lufte civile.Eeee…kot te merresh me kete lilipu qe thjeshte ka sherbyer si shapke e Saliut….thashe shapke pasi perdoret rendom per te shkuar ne banjo.

  19. Rebeli says:

    Blerim,mbas Berishes Ti ke qene njeriu me i urryer ne Shqiperi dhe me sa duket nuk ke ndryshuar.

  20. vaso says:

    Me menyren si diskutoni vetem demokraci nuk instalohet ne SHQIPERI.Zoti LLOGJIKA ka nostalgji per smogun ne ELBASAN,e plot te tjera.Jeni njerez xheloze qe shume kollaj ju terheqin prej hunde.

    1. Kruja says:

      or ti hajvan, blerim, c’fare i dini njerzit ju?! Drejtesia nuk eshte bloze, nuk behet fjala per metalurgjik por si u prishen dhe ku vajten pa ‘adrese’ ato pasuri. edhe nje shtepi e vjeter kur prishet iventarizohet per te ditur sa ishte vlera ne detaje dhe ku shkoi.

      Ky blerimi eshte nje kafshe si gjithe ju kafshet qe e katandiset Shqiperine ne kete gjendje. Blerimi ka frike se do te dale perpara drejtesise dhe fillon te filozofoje. Por gjyqtaret kur gjykojne nuk degjojne filozofi bajate por fakte.

      Or ti kafshe, sa vjet ishte atehere kur u kryen keto krime? Ti kafshe flet sikur ke qene 10 vjec dhe nuk dije c’fare ndodhte!!! Pastaj kujt ja shet ato qe berisha konsiderohej ‘shpetimtar’ o kafshe kur te gjithe e dinin se Shqiperia nuk shpetohet nga nje njeri aq me pak nga nje karakter i thyer si ai i berishes.

      Kafshe! Populli kerkon drejtesi dhe Populli nuk ju do ju kafshet. Per ju ka vetem nje vend: Burgu dhe shpronesimi i pasurise materiale te vjedhur me krime dhe korrupsion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje