Dibra si Skrapari!

12 Shtator 2016, 19:34Politika TEMA

Nga Ilva Tare

 

Rezultati i zgjedhjeve të pjesshme në Dibër është sa surprizues për socialistët, aq edhe zhgënjyes për opozitën kryesore në vend. Pavarësisht retorikës politike dhe euforisë në takimet elektorale të servirura nga zyrat e shtypit të partive politike, shumica e analistëve parashikuan një votë të ekuilibruar dhe disa prej tyre madje mezi prisnin të festonin triumfin e Partisë Demokratike, si një rrjedhë logjike e një procesi të zhvilluar pas një viti qeverisje lokale të dobët dhe një skandali seksual.

Me votimet e 11 shtatorit dështuan ata analistë dhe një pjesë e opinionit publik, që e shihnin pothuajse të sigurtë rimarrjen e Dibrës nga e djathta, por dështimi më i madh është i Kreut të Partisë Demokratike dhe ekipit të tij të ngushtë, që nuk arritën të mobilizonin votën dhe as frymën e shpresën për fitore të kandidatit të katapultuar nga salla e Kuvendit.

Kur u numëruan pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, rezultati ishte rreth 3500 vota avantazh për doktorin Rama, ose Rrema siç e thërrasin dibranët, të cilët ja dolën të bashkonin në një togfjalësh si doktorin edhe Ramën e Tiranës elitare. Cdo tentativë për vetëmbrojtje politike e përdorur nga opozita për blerje vote masive është e pajustifikuar dhe me gjasë dëmtuese për demokratët, që shpresojnë se partia e tyre mund të arrinte fitore në zgjedhjet e afërta parlamentare, pas humbjeve të njëpasnjëshme.

Edhe aleancat e opozitës të deklaruara dhe të nënkuptuara si një test edhe për betejën e radhës elektorale, duhen analizuar si një ndëshkim i popullit të konsideruar të mencur dibran, që edhe një herë provoi se pavarësisht defekteve të shumta të qeverisje, zgjedhin të votojnë për bashkëqytetarin që do t’i qeverisë, në vend të të ardhurve nga Tirana për disa ditë fushatë në një terren partiak të minuar.

Hyrja e PD në zgjedhje pa kryetar të degës në Dibër ka qenë një tjetër element ndëshkues që I ka dhënë të drejtë zërave të përcarjes lokale dhe mosmiratimit të një kandidati të imponuar nga Tirana. Pafuqia për të zgjedhur strukturat drejtuese jo vetëm në Dibër, por dhe në disa zona të tjera të rëndësishme të Shqipërisë është një pësim spektakolar që meriton një analizë të kthjellët dhe përulës.

Në mungesë të frymës dhe shpresës që duhet të ngjallë një parti politike, mund të akuzohet politikisht gjithë ditën dhe natën për blerje të votës, por cilido gjeni i shifrave në kampin e majtë apo të djathtë duhet ta pranojë pamundësinë e shitjes së votës në këto përmasa. Dhe nëse ka ndodhur një fenomen i tillë, që do të ishte turpërues dhe i ndëshkueshëm edhe nga sistemi i mbetur në këmbë i drejtësisë në pritje të ngritjes së të riut, sërish përgjegjësia bie mbi strukturat partiake, që kanë qënë jo funksionale dhe të paralizuara nga mosfunksionimi i demokracisë pjesëmarrëse.

Për një demokraci të shëndetshme jeta politike edhe e një vendi me tranzicion të stërzgjatur si ky yni, duhet të ketë shumicë dhe opozitë të shëndetshme. Ndaj lajmi është më i rëndë kur vota lexohet si humbje e opozitës sesa fitore e maxhorancës, siç është rasti i Dibrës së kthyer në “Skrapar” për nga mbështetja plebishitare ndaj së majtës.  (Javanews.al)

13 komente në “Dibra si Skrapari!”

  1. Albanistani em i dashun says:

    Me suprizon ky shkrim i servirur ne menyre te ekulibruar . Krahasimi me Skraparin me suprizon ne menyre spektakulare….Shume i suprizuar, milet i dashun.


    Skrapari dem babadem ka qene kosherja enverizmit , Skrapari eshte i semure me kancerin LSI tani dhe sja vlen te merresh me te.

  2. NATASHA says:

    ju lumte pak sakt asnjase shkrim i kuptushem,populli votoi njeriun e mire,jemi ngopur me lugen bosh malltezi po shikon humneren e lulushit, babait ose baces te vucitolit shpif ,vete flet argita ndegjon

  3. Ilir says:

    Per cfare eshte Tirana “Elitare” per ca qe kane mbaruar shkollat jashte apo Brenda ? Ku nga cepi ne cep shitet dhe perdoret Kanabis,Miell apo ku ke nje brez te Ri komplet pa pune dhe viktime te krimit……Kam frike se e perkedhelni veten shume…..me 400 euro /muaj…………….

  4. mh says:

    DENONCUESJA qe filmoi dhe provokoi ne menyre kurverishte shukriun e gjore deklaroi se INVA TARE ka qene ajo qe me “frymezoi” te beja kete skandal.

    edhe shqiptari me intelekt nen mesatar e kupton qe ka nje lidhje me dyshen Tare -Ed sallami dhe me spiunet e mediave fejziu apo ish deputetin dritan prifti qe punon per nje sherbim te huaj hapur fare..jane te njejtat skema..qe bien ere .

    pse zoti mero nuk plubikon komentin qe bera me pare per MATA HARIN ??

  5. fieraku NGA ferrasi says:

    Jam i djathte po u lodha Duke votu bijte e sigurimsave
    E sigurte qe per burrin e kesaj nuk do votoj me.

  6. Bake says:

    Ed Selami per kryetar!
    Vetem ai ja shpeton lekuren PD-se

    1. Banda LSi + Banda Shullaz + Banda Hajdari says:

      Ed Selami ose Salami I Sali Berishes. Nuk mbushni oi milet I fashion. Bukur me thon, Talent Balla ne ven te Escobar.

  7. Ilva Tare! Je e vogël që të flasësh për Skraparin. Kur të rritesh, shohim e bëjmë. Krahasimi yt është i çalë dhe, me fshesat e vjetra në Skrapar fshijnë haletë. Ç’hynte Skrapari si pikë referimi? A gjykohet njeri për bindjet dhe ca më shumë: një krahinë!

    1. LORA says:

      E ka nga sikleti,e shkreta;jo nga lezeti.
      Duket shkoqur qe edhe kesaj I ka pervlu sumen verdikti I mencur I dibraneve.
      Kjo pipiruqe studiosh sterile eshte interprete e shterpesise dhe klientelizmit politik te shumices derrmuese mediatike,,,qe I merr te keqen ,nga mengjesi ne darke,zotesise se njerzve qe jetojne me djerse te ndershme ne Skrapar,ne Diber e kudo neper Shqiperi.

  8. armir says:

    nuk ka alternative tjeter per shqiptaret, keshtu e lexoje une kete vote.

  9. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nje grusht horrash,te emeruar ne krye te PD-s,kerkuan ti imponohen popullit dibran,duke I treguar se pushteti eshte I tyre.

  10. logjika says:

    Me vjen keq per gazetarine dhe median shqiptare, jo se bejne keto lloj analizash te zgjedhjeve apo votave, por ecin te gjithe akoma me mendimin e Sali Berishes qe futi ketyre njerzeve: kjo eshte imja dhe ajo eshte jotja. Po ju gazetare kete popull akoma bageti e quani? Po ka 26 vjet qe mesoi edhe ky popull nga perendimi qe partia politike votohet per interesat e çdo njerit dhe jo se jam tifoz me skuadren e “Skenderbeut”. Mua me vjen mire qe kjo ka filluar nga Dibra dhe sidomos sot. Dibranet kane votuar per mjekun qe la fushaten pergjysme e mjekoi te demtuarin dhe jo per ekonomistin qe shkaterroi Shqiperine bashke me Ridvan Boden. E kuptoni ju per ke ka votuar populli i Dibres? Ka votuar per veten e tij dhe jo per partine e Sherefedinit. Keshtu e mendoi dhe midis te dyve zgjodhi mjeku qe do ti sherbeje, pastaj me tutje e ka ne dore vete mjeku qe justifikoje voten e atyre njerzeve. Jeni bere banale me breket e Shukriut, ashtu si eshte bere banale jeta shqiptare me kermen e Saliut. Si Shukriu ka shume majtas e djathtas, ndersa si Saliu nuk ka. Zhdukni nje here ate qe eshte nje dhe pastaj seleksiononi shukrite!

  11. Me “llogjiken” po jo me Perparim Hysen, komentues,per ate fjalor qe e perdor, vecanerisht ne kete rast, qe do ti thosha “mbahu he burre”.
    Rastin e Dibres duhet ta mesojne mire gjithe shqiptaret. Votojme njeriun jo partine.Farmiresisht qe Ai, njeriu i duhur eshte i asaj Partie te shumices.Shimica fiton, kete presupozon demokracia e vertete.
    Pune te mbare fituesit. Sa konsoludim i VOTES SE LIRE si ne kete rast ne Dibe.
    Guri Naimit D.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje