Zëdhënësja e Lulzim Bashës: Nuk jemi kundër koalicionit me LSI-në

12 Shtator 2016, 09:56Politika TEMA
Zëdhënësja e Lulzim Bashës: Nuk jemi kundër koalicionit

Deputetja demokrate Jorida Tabaku nuk përjashton mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim, por jo para zgjedhjeve parlamentare.

Në një intervistë për revistën “Mapo”, Tabaku thekson se një koalicion me LSI-në mund të diskutohet vetëm nëse qytetarët me votat e tyre vendosin balanca të atilla që kërkojnë këtë zgjidhje.

Ajo thotë se, “nëse vota e qytetarëve vendos një ekuilibër politik atëherë do të jenë forumet e partisë që do të vendosin se si do të zbatohet parimi i lashtë “Politika është arti i të mundurës”.

E pyetur për një marrëveshje të mundshme PD-LSI për të rrëzuar Ramën dhe për të krijuar një qeveri teknike, ajo përgjigjet:

Partia Demokratike nuk ka pasur marrëveshje me LSI për të rrëzuar qeverinë, për këtë arsye nuk ka asnjë arsye se përse të ndihet e zhgënjyer.

Së dyti, LSI u fut në diskutimin e Reformës në Drejtësi si pasojë e interesit të saj politik, dhe në këndvështrimin tim kjo është një lëvizje e pastër politike.

Kryetari i Parlamentit kërkoi me të drejtë dakordësinë e një spektri të gjerë politik, duke qenë se asnjë kushtetutë nuk mund të aprovohet apo ndryshohet me vullnet të përçudnuar. Por mbi të gjitha, pa harruar faktorin e rëndësishëm se z. Meta dhe z. Rama ndonëse janë aleatë kanë shumë pak besim te njëri-tjetri dhe për këtë nuk ka nevojë për shumë prova.

Së treti, PD ka nisur lëvizjen për krijimin e një qeverie teknike që në dhjetor të vitit 2015 kur u vu re se qeveria po përdorte gjithë ingranazhin e saj për të ndikuar jo vetëm në krijimin e një reforme në gjyqësor në shërbim të kryeministrit Rama. Por gjithashtu edhe në shndërrimin e Shqipërisë në një parcelë të madhe droge, me paratë e së cilës pasurohen pushtetarë dhe vitin tjetër do të blihen qytetarë si komisionerë apo si votues.

Nëse LSI, ndan këtë shqetësim që është përforcuar edhe nga një raport që SHISH ia ka çuar Prokurorisë (siç raportojnë mediat) atëherë ajo është e mirëpritur në këtë lëvizje. Por të pretendohet se PD është zhgënjyer sepse aleati dhe njëkohësisht bashkëpërgjegjësi për sa e sa bëma të qeverisë Rama nuk rrëzoi qeverinë është tërësisht e pavend dhe e pasaktë”.

Ndërsa e pyetur për faktin se shpesh përmendet në media për pamjen dhe veshjen e saj, Tabaku përgjigjet:

“Media në këtë periudhë duket më shumë e zënë në betejën e klikimeve të asaj çfarë ofron për publikun se sa për esencën e lajmit. Për fatin e keq, disa të tilla janë të prirur të investohen në fotot se si është veshur një politikane; fundi i këtij diskutimi është i qartë për të gjithë. Besoj se kjo është një nga të metat e medias, personalisht jam tërësisht indiferente për lajme të tilla që nuk kanë të bëjnë me politikën apo debatin për të mirë publike”.

13 komente në “Zëdhënësja e Lulzim Bashës: Nuk jemi kundër koalicionit me LSI-në”

  1. Arturi says:

    Hahaha … deri dje Lulushja thoshte qe kurre koalicion me Ilir hajdutin.
    Mire thoshte Likja per te … ai te genjen edhe kur e pyet per oren!? ?

    1. Pilo Lala says:

      E bukur kjo .. te genjen edhe kur e pyet per oren.

  2. PASKAL MILO says:

    PRANDAJ SKAN PER T FITU KURR KTA SE ECIN ME KET MENJE

  3. spata says:

    Xhofit ska femer seksi tia marri .Keto jane si kllocka qe as veze nuk beje .Duan faren e LSI ti beje pjellore .

  4. Gaspri says:

    Prandaj nuk u do populli. Ju nuk keni alternativa per te ofruar. Kete e thoni dhe e sterthoni vete ju te ShQUP-it. E vetmja shprese qe ju ka mbetur eshtje ndonje bashkim me LSI-ne. Edhe kjo mund te ndodhe, sepse edhe ka ndodhur, por nuk besoj qe Meta do te ndjehej komod ne koalicion me nje force politike tanime drejt shperberjes, pa vizion, parti qe nuk ofron tanime asgje.
    Dhe e gjith kjo situate vjen per shkakun tuaj, ju brezit te ri te politikaneve te ShQUP-it, qe rrini gjith kohen duke pare se si mundet te ribashkoheni me LSI-ne. Kjo vjen nga paaftesia e juaj per te bere analiza, per te pranuar gabimet ne raste humbjesh (jeni i vetmi subjekt politik qe kurre nuk keni pranuar humbjet dhe qe nuk pranoni esencen e demokracise-rotacionin politik, si nje atavizem komunist). Ju disa nga te rinjt e PD-se jeni dembele, nuk studjoni, nuk keni aftesine te nxirrni konkluzione dhe mbi kete te ndertoni platforma pune per te fituar besimin tek qytetaret. Me e keqja dhe shume demtuese eshte vesi qe keni marre te gjith ju shqupas-it, vesi i shpifjeve te paskrupullta, i thashethemeve te paimagjinueshme si nje ushqim i perditeshem qe u ofroni qytetareve aq sa nuk merret me vesh se ku dallon kritika e drejte nga malet me shpifje qe beni ndaj rivaleve tuaj. E shume e shume te tjera te kesaj natyre. Por qytetaret tanime jane me te pjekur se ne fillimet e 90-tes, ka djem e vajza te shkolluar ketu por edhe jashte vendit qe nuk e honepsin kete lloj politike biles tremben te hedhin syte nga ju qe nuk dini tjeter vecse tu ngrini buzeqeshjen te tjereve ne buze.
    Ndoshta keshtu sic beni ju duket se e keni drejte, vazhdoni, por nuk mund te rrini duke share popullin se nuk ju begenis me.

  5. LORA says:

    Kjo bukurania mbaka shprese tek perseritja e eksperimentit te 2009-es !!!!!” Arti I se mundures” per kete bukurane qenka ruajtja e statukuose se kurvllikut integrues,,,me shendet I qofte .Kaq e re dhe njekohesisht me mendesi te stervjeter dhe te deshtuar.

  6. Hydriu says:

    Kam respekt per ty, Jorida, sepse je nga te paktet deputete te te dy kraheve e paperfolur dhe, sipas meje, e paperlyer ne afera koruptive. Por , çdo koalicion me Ilir Meten bie ere te keqe. Ai, bashke me Salen jane e keqja me e madhe e ketij vendi. Kjo s’do te thote qe te tjeret jane qelibar, por, pa u zhdukur nga skena politike keta te dy, zor se behet pune e mire ne Shqiperi.

  7. SUL Pumi says:

    Sa me acarojne nervat keto, te thena te kesaj politikane boterore .Oh si e ofendojne kete popull te rraskapitur e te varfer . Xhaketa e LSI eshte kthyer dy here , e per here te trete nuk mban me peri i rrobaqepesit ,moj baxhelle .. Pse tek ju te tre partite eshte fati i shqiptareve moj vajze . Prit dhe pak , se kemi dhe reformen ne drejtesi perpara ..

  8. SUL Pumi says:

    Sa me acarojne nervat keto, te thena te kesaj politikane boterore .Oh si e ofendojne kete popull te rraskapitur e te varfer . Xhaketa e LSI eshte kthyer dy here , e per here te trete nuk mban me peri i rrobaqepesit ,moj baxhelle .. Pse tek ju te tre partite eshte fati i shqiptareve moj vajze . Prit dhe pak , se kemi dhe reformen ne drejtesi perpara ….

  9. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    PD-ja fitoren duhet ta kerkoj tek ndryshimi i programit te saj,ne qendrimet per drejtuesit e saj te koruptuar,ne largimin e vertet te drejtuesve te deshtuar !
    Lemosha qe kerkon PD-ja,vetem rendon pozitat e LSI-se,duke i ulur asaj besimin ne elektorat.
    Bashkimi i Metes me Berishen,do ishte nje humbje e pariparushme per LSI-ne.

  10. Bushi says:

    Qysh do pranoi LSI-ja (Meta) te beje koalicion, kur pd-ke eshte ne shketarrim e siper.Me kete udheheqje qe ka sot pd-ke,do shkoi ne humner,ne shperberje totale.Agresiviteti i saj i padrejte,e bene pd-ke te urryer nga populli me keq se partia e Ballit kombetar.Pd-ke po nuk ndryshoi sensin e saj,te behet me e bute dhe te qendroi sinqerishte afer me popullin,nuk vjene kurre ne pushtet.Ajo i tremb njerzit,se po tregohen si ujqer qe te shqyejne. Kurse SOCIALISTE (te majtet),jane me afer popullit,jane me ineligjent,te njerzishem,dhe aspsk agresiv.Socialistet buzeqeshin e shkelqejne me shqipetaret,kurse ata te pd-ke te ngrysur,te eger,dhe nxijne.

  11. england says:

    Nuk do beni kqe per ta krijuar koalicionin me LSI-ne pasi ju bashkojne shume te perbashketa,jeni te dyja parti hajdutesh dhe grabitesish,kryetaret i keni te perjetshem,vazhdon te jete plakushi,askush te mos mendoje se eshte Lulushi,dhe te paafta per te qeverisur!Por koalicioni nuk eshte se do ju beje fitues,shqiptaret nuk jane budallenj te ju japin juve vota qe te sundoni ne ate vend,fitues perseri do dalin ata qe dine te bejne shtet,PS-ja me Idrizin d o ju beje gjemen,dhe pas kesaj lajmet e mira do vijne,dy kryetaret e partive humbese pas hekurave per vjedhjet madheshtore qe kane bere nder vite.

  12. fieraku NGA ferrasi says:

    E bete njehereju morì 30 perqind te elektoratit
    E bete prape ju morì edhe 30 % te tjera
    Bejeni edhe njehere dhe shkoni ne gop te sames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje