Të dhënat zyrtare, në Dibër votuan 53 përqind, shumica meshkuj

11 Shtator 2016, 19:53Politika TEMA

Qytetarët e Dibrës kanë votuar ditën e sotme për kryetarin e saj të ri të Bashkisë. Muharrem Rama i ASHE-së dhe Sherefedin Shehu i APD-së u përballën me njëri-tjetrin në zgjedhjet për kreun e ri. Ashtu siç edhe ishte parashikuar, në orën 19:00 ka nisur mbyllja e qendrave të votimit.

Sipas të dhënave më të fundit të KQZ, pjesëmarrja në votime ka qenë 53 %.

Në Dibër janë 118 qendra votimi, ndërsa 57 018 zgjedhës kishin të drejtë që të hidhnin votën e tyre për kandidatin e dëshiruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje