Zgjedhjet në Dibër/ Pjesëmarrje e ulët, PS e PD: Dibranë, dilni e votoni!

11 Shtator 2016, 18:05Politika TEMA

Palët rivale në zgjedhjet e Dibrës deklarojnë se procesi po vijon normalisht, pavarësisht incidenteve, që i quajnë të izoluara dhe si Partia Socialiste, ashtu edhe ajo Demokratike u bëjnë thirrje dibranëve që të votojnë masivisht.

“Në tërësi, procesi ka ecur normalisht, pavarësisht disa incidenteve në qendra të izoluara votimi në zona të thella. Jam këtu, për ti bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Dibrës, që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar  pët të zgjedhur atë që do ti përfaqësojë më mirë, kryebashkiakun e tyre. Ndaj, do të doja t’i bëja dhe njëherë thirrje të dalin masivisht, t’u drejtohen qendrave të votimit për të realizuar atë të cilën ne të gjihtë presim, një votim masiv”, deklaroi deputetja socialiste, Blerina Gjylameti.

“Procesi zgjedhor është i sigurtë, vota e tyre është e sigurtë. Procesi do të përfundojë në siguri të plotë për të ushtruar të drejtën e tyre, pavarësisht ndonjë incidenti të vogël”, mbylli fjalën e saj deputetja socialiste.

Thirrje për të votuar masivisht ka bërë edhe Partia Demokratike përmes Shefes së Shtabit Elektoral, Irini Shehu.

“Sot është një ditë e rëndësishme, sepse me votë ne po vendosim për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tane. Prandaj Partia Demokratike ju ben thirrje çdokujt qe nuk ka votuar akoma, të dalë dhe të ushtrojë të drejtën e votës.

“Pjesemarrja në zgjedhje po rritet nga ora në orë.  Votimi po vijon normalisht. Kjo është dita kur ne vendosim, ju vendosni me votën tuaj. Ndani pak minuta nga koha juaj, merrni miqtë dhe familjarët tuaj, i ftoni të vijnë e të votojnë. Dilni dhe votoni! Ushtroni të drejtën tuaj sovrane.

“Vota juaj është e sigurtë dhe e garantuar. Dilni dhe votoni me qytetari dhe me mençuri dibrane. Sot është dita jonë, dita e dibranëve dhe e Dibrës”, mbyll deklaratën Shehu.

Deri në orën 16:00 në zgjedhjet vendore për Bashkinë e Dibrës kanë votuar 43 përqind e personave më të drejtë vote në këtë njësi.

Kjo është shifra e publikuar nga Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, raporton TCH.

Ndërkohë, procesi vijon normalisht në të gjitha qendrat e votimit, që do të qëndrojnë hapur deri në orë 19:00.

1 komente në “Zgjedhjet në Dibër/ Pjesëmarrje e ulët, PS e PD: Dibranë, dilni e votoni!”

  1. 123 says:

    Do beni mire mos te votoni,se ngelen tere jeten duke tall bythen me ne keta horrat e Pedes dhe Peses!!

    Fuck them all!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje