INVESTIGIMI/ Bllofi i PD: Furgoni me miell ishte i Shoqatës së Bektashinjve, shpërndanin ndihma për "Bajramin"

11 Shtator 2016, 17:02Politika TEMA
INVESTIGIMI/ Bllofi i PD: Furgoni me miell ishte i Shoqatës së

Para pak orësh Partia Demokratike hodhi akuza me pretendimin se qytetarët kishin “arrestuar” shoferin e një furgoni që po shpërndante thasë me miell në këmbim të votës në favor të kandidatit të ASHE, Muharrem Rama.

Mirëpo pas një investigimi të bërë nga portali Lexo.al rezulton se automjeti tip “Benz” furgon me targë “AA749 KH” (SHIH FOTOT POSHTË) i përket një shoqate bamirësie të sektit bektashian që drejtohet nga shtetasi Baftjar Shehu nga qyteti i Bulqizës.

Lexo.al mësoi se shoqata bektashie po shpërndante ndihma për familjet e varfra me rastin e festës së Bajramit, nata e të cilit është sonte dhe nesër festa.

Me dëshirën e madhe për të baltosur procesin zgjedhor, Partia Demokratike ka ndërhyrë kështu në aktivitetin e shoqatës bamirëse e cila sot, si çdo vit shpërndan ndihma për besimtarët me rastin e festës së Bajramit.

9 komente në “INVESTIGIMI/ Bllofi i PD: Furgoni me miell ishte i Shoqatës së Bektashinjve, shpërndanin ndihma për “Bajramin””

  1. vaso says:

    Car thua? na e futet dhe ksaj rradhe.

  2. tfgs1 says:

    MJAFT me ,me kronika nga Afghanistani……………..allah uakbar!

  3. Kola says:

    Po ata idioter nuk i kane marre leje SHQUPIT per shperndarje te miellit? E dyta dhe me e rendesishme: A nuk e dine se mielli eshte artikull i keqkuptuar? Te pakten kete radhe te shperndanin qepe ose hudhra.

  4. fieraku NGA ferrasi says:

    Bektadhinjt e satom.
    Mos Kane ardhur nga skrapati
    Se atje ka me shumice

  5. Niko says:

    jeni te medhenj o tema

  6. vedeta says:

    BEKTASHINJT nuk bejn ramazan mbajn vetem ujtin 10 dit dhe nuk kan kurr far lidhje me bajramin,aq sa ka lidhje kisha ortodokse me bajramin ka dhe bektashizmi , mashtrus qesharak.

    1. Sebbasstian says:

      Kurban Bajramin e feston e gjithe feja myslimane, ti qenke I keqinformuar dhe ja fut kodra mbas bregut. Nuk e di cfare feje ke ti por mesoi keto gjera qe te besh kompetentin.

  7. Shoku says:

    Deri ku shkon djallezia e politikes. Mos i merrni njerzit per budallenj e mos u tallni me njerzit e varfer.

  8. Urani says:

    Miell për Bajram??? Hahaha….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje