Dibra e Shukrit, miellit dhe Rrugës së Arbrit

12 Shtator 2016, 09:46Politika TEMA

Nga Rudina Xhunga

Zgjedhjet në Dibër ishin zgjedhjet e miellit. Nuk ka rëndësi kush shpërndau miell, PS, PD, apo Bektashinjtë për Bajram.

Rëndësi ka që u fol më shumë për miellin, sesa për Rrugën e Arbrit.

Të flitet për miell në zgjedhjet e 2016, do të thotë t’i drejtohesh atij që e shet votën lirë, aq lirë, sa mjafton t’i ndryshosh javën. Të flasësh për Rrugën e Arbrit do të thotë t’i drejtohesh atij, që do t’i ndryshosh njëherë e përgjithmonë jetën, duke ia afruar qytetin me kryeqytetin, duke ia kthyer në një qendër urbane, siç Dibra e meriton të jetë.

Por ata që kërkojnë rrugën kanë ikur nga Dibra. Ata rrinë me kokën pas, por nuk votojnë.

Unë nuk kam njohje dhe nuk mund të flas për zotin Rama dhe zotin Shehu.

Dibra për mua është Bujari dhe Naimi.

Naimi më ka shoqëruar nga dita e parë, deri te e fundit në Top Channel. Ka ndërtuar gjithë studiot e mia, bashkë me Mirin, Bujarin, Vanin, Redin, duke ndihmuar dhe lehtësuar çdo punë, nga ato që kërkojnë 10 vetë t’i mbyllin.

Pas çdo emisioni me shkrimtarë, rrinte pas studios dhe priste për librin. Ndërsa, kur kisha politikanë, priste deri në fund, vetëm kur dikush mund të fliste për Rrugën e Arbrit. Njëherë e pyeta, pse ishte aq rëndësishme për të, kur kishte një jetë në Tiranë.

“Sepse kam tokën e prindërve – më tha, -kam çfarë mbeti nga shtëpia ku linda. Shkoj çdo javë dhe çoj një herë një gozhdë e një herë një gur, derisa ta ngre si dikur. Po të bëhet rruga, do të shkoj për një orë e gjysmë, do shkoj e do vij, do të shkojnë fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve. Do vijnë shumë e s’do ikin më, se si Dibra nuk ka, – vazhdoi Naimi duke më treguar për çfarë më priste në Dibër, pasi të bëhej Rruga e Arbrit, e duke më bindur se po të blija tokë tani, një ditë, kur rruga t’i jepte vlerë, do të gjejë parajsën mbi tokë.

Naimi jetonte me ëndrrën e rrugës, por sa herë kishte zgjedhje zhgënjehej. Nuk u bë gjë, as këtë herë, – thoshte.

Për të mendova, kur dëgjova se Shukriu ishte dorëhequr, ngaqë kishte halle krejt të pangjashme me Naimin.

Bujarin, dikur faqosës në gazetë, e njoh qysh nga ’96. I urtë, pa zë, unë e mbaj mend vetëm duke punuar, pa ngritur kokën nga kompjuteri. E ngrinte vetëm kur më fliste për Rrugën e Arbrit. Unë kujtoja se ishte një fantazi virtuale, nga ato të çunave të IT. Nuk i kushtoja rëndësi, kur ai më fliste për një rrugë që do të ndryshonte Dibrën, se ishte koha, kur nuk kisha rrugë te Stadiumi Dinamo, ku banoja.

Kanë kaluar vite dhe Bujari nuk është lodhur duke i folur për rrugën, njerëzve që mendojnë vetëm për rrugicën e shtëpisë së tyre. Ai jo vetëm flet e faqos, por ka hapur edhe një gazetë që e drejton vetë, e mban me shpenzimet e tij dhe ia ka kushtuar të vetmes ëndërr që ka, ndërtimit të Rrugës së Arbrit.

Kur nisi fushata më dërgoi një reportazh nga Dibra, për dritare.net, për të cilin kishte punuar dy muaj. Më shumë se koha që kishin pasur kandidatët për të bërë programin.

Kishte shkruar çdo gjë, realisht, pa paragjykime, pa zemërim, me zemër dhe dhimbje që as këto nuk qenë zgjedhjet e tij, nuk ishin zgjedhjet për Rrugën e Arbrit.

Po Bujari nuk ndalon së besuari. Me të njëjtin portret si Naimi, si gjithë ata që punojnë, ai nuk ndalon së foluri për rrugën, së besuari se një ditë, kurdo qoftë ajo, rruga do të bëhet dhe Dibra do të dalë në dritë.

I shoh atë ditë, teksa do të nisen për në Dibër të parët. Të parët se nuk i zë vendi, jo se do t’i presë kush si fitimtarë. As e kërkojnë. Ata nuk duan vota, para, lavde, intervista, çelës qyteti. Ata duan qytetin. Ata duan Dibrën.

Naimi dhe Bujari janë dibranët që e meritojnë Dibrën dhe Dibra i meriton ata.

Për fat të keq, ata dhe të tjerë si ata që nuk i njoh, as votojnë, as zgjidhen, ndaj kryefjala e Dibrës ishte mielli, jo Rruga e Arbrit./ Dritare.net

17 komente në “Dibra e Shukrit, miellit dhe Rrugës së Arbrit”

  1. TJ says:

    Mediokre? Po cfare ben nje gazetare e njohur, nuk them e talentuar? Cili eshte kontributi i inteligjences shqiptare,medias njerzve me shpirt te lire! Zero! Te gjithe i ngjiten politikes si muti pas kepuces! Pa parime pa moral! Vetem fitim eshte ne qender! Jam shume i lumtur qe shpetova nga ai vend i mallkuar!

  2. Arti says:

    Po ik moj kukumjaqke ti nuk e dine ku bie Dibra merrke dhe mundimin te shkruash per dibranet, per dibren nuk eshte vetem rruga e arberit siç pretendon ti dhe ca mjeran si puna jote qe I shikoni hallet e dibres nga dritaria ne Tirane, ai vend ka nevoje per fonde dhe mireqeverisje vendore te tjerat jane plotesuese dhe asgje me shume.

  3. MeteH says:

    XHUNGA ISH GAZETARE EBMIREBKUR ISHTE NE SHQIP.POR SA U BASHKUA ME D.HILEN U PRISH.SE HILA DESH ZV.MINIDTER PERJETSISHT.DHE SA E HOQI RAMA FAP U KTHYE KUNDRA TIJ.EH ÇBEN KARRIKJA E SHKT.E KISHA SHOK NE FB.POR E FSHIU EMRIN TIM PSE MBROJA RAMEN E JO SB & LB.GAZETARUC INTERESAXHI.RUDINA TE KET BSIM SE RR.E ARBRIT DO TA BEI E.RAMA.AI PO BENE SHQIPERINE.KUNDERSHTARET LE TE PELVASIN.M.BAZE E DI ME MIRE KUSH ESHTE SB LB ER.POPULLI YNENESHTE ME SHUME I MAJT ..SE ESHTE SHTRESE E VARFER..! NE 2017 PS DO FITOI BINDSHEM NDONDE PO BEN REFIRMA TE DHIMESHME PER TE BERE SHTET.KUSH DO RRUMPALLE..LE TE SHKRUAJ E FLASI SI SB,LB…D.HILA E KO

  4. seriozi says:

    Ne Shqiperi gazetaret mbeshtesin ose njerin klan ose tjetrin . As edhe nje nuk guxon te dale nga rreshti . Ku eshte gazetaria e pa varur , ku jane gazetaret trima qe kane mbledhur fakte dhe kane demaskuar nje politikan te korruptuar . Apo mungojne ne politiken tone keta tipa . Gazetarja ka bere nje shkrim sa per te nxire letren e per te marre shperblimin e saj . As mish , as peshk .

  5. a.f. says:

    Vras mendjen dhe nuk arrij te kuptoj, as ate qe ka dashur te thote autorja me kete hartim te rendomte dhe as aresyen e katapultimit te nje niveli aq te ulet mediokriteti deri ne sferat me te larta te medias. Qofsha i gabuar!

  6. alban says:

    Sa para te dha MAPO per kete shkrim ty sharabajge.

  7. .. says:

    O NJEREZ nuk bejn bajram bektashinjt lat nam , bajram bejn synnitet, lat nam keni 25 vjet qe bridhni vrim me vrim dhe nuk e kuptoni qe bektashinjt nuki bejn as ramazan as bajram.

  8. SUL Pumi says:

    MeteH ……….. Cfare thua e komenton o sahan lepires , dhe ben propogande per (Te madhin ) Ramen dhe populli eshte i varfer dhe eshte i majte . A e ke idene cdo te thote te dirizhosh si i majte shtetin . A po interesohet Rama jot i dashur per te varferit , por eshte e kunderta more i … ai eshte i kapur koke e kembe nga mafja e biznesit … . As edhe nje njeri ska te drejte te pefaqesoje te gjithe popullin, e te thote te gjithe jane te majte . Ketu ne shqiperi deri tani ne keto 26 vite , nuk ka as te djathte e as te majte , me keqeardhje keta jane pa emer .Po nuk u sqarove nga keto qe te keshilloj une ,shko e pyet zyshen e fillores se ta shpjegon ajo. Ta kam fale Ramen dhe idealet tenda te majta , e ti gezosh per jete ore…..

  9. Abdurahim Ashiku, gazetar says:

    DIBRAN NUK ËSHTË E SHUKRIT DHE AS E MIELLIT, ZONJË, HIQE KËTË TITULL FYES DHE NË VEND TË TIJ SHKRUAJ “DIBRA E NAIM GJURËS PREJ ZERQANI DHE E BUJAR KAROSHIT PREJ FUSHË ÇIDHNE.

  10. Bushi says:

    Ti moj Rudin qe kur ndryshove drejtimin tend,shkove me Sali Berishen,dhe u hodhe vrullshem kundra Edi Rames,nuk ke me respektin e shqipetareve progresist.Perqafove krimet e saliut,dhe urren nje kryeminister qe nuk ka bere krime,vrasje si Saliu.

  11. Mao ce dun says:

    Sa keq: te gjithe komentuesit jane nga thesi i miellit, e para-pa snje pike nacionalizmi, fukaralleky eshte ulur kembkryq dhe u ka hequr te drejten e te menduarit, e dyta- asnje s do perballet me problemin dhe realitetin kur e din qe pa infrastrukture s ka zhvillim, e treta- ne shqiperi ka vetem 1 klase :KOMUNISTA, asnje i perndjekur ose i deklasuar s eshte ne politik, i ndoqen ne emigracion dhe komunistet jan ne cdo vend si thoshte m.shehu: pri ferra nxirr kaptera, kurse tani eshte pri ferra nxirr derra( komunist)
    Ta mbyllim : rudina i ra anes e anes, kamunistet s kan per ta ber kurr rrugen e arberit s e po u be s ka me per te vjedhur

  12. Lpl. says:

    Nuk eshte budalla populli i Dibres ,dimri po afron dhe ky edhte nje rast i mire per te siguruar nje grusht miell te bardhe nga ai i fabrikave te Tiranes qe e dhurojne bijte e Dibres tani te kamur .Deri vitin tjeter nuk dihet se çfare ndoll qe jane zgjedhjet thera , se shume termete jane duke lekundur malet e Dibres dhe nuk dihet çfare ndoll me mire nje zog sot se nje pule neser .Me te vertete duket qe PS eshte duke qeverisur mire ndryshe nga çfare mendojme ne opzitaret e qeverive , dhe me sa shihet e paskemi fajin ne qenkemi ne krize besimi ne dhe jo qeverit dhe kete po e deshmon populli i madh i Dibres qe po na jep leksjon te demokracise zhvillimit dhe lirise , metevertete qenka popull i shpreses dhe prosperitetit .I bej thirrje edhe popullit Shkodres kur te zgjedhin Fieri bashkjak demokrat edhe ju zgjidhen i socjalist .

  13. fieraku NGA ferrasi says:

    Sul pumi komentues i nderuar
    Komenton per qefin tend si puna ime
    Ky vend me keqardhje e them po nuk behet me
    Metastaza e kancerit komunist e Kane pushtuar kete vend dhe nuk e lene te marre fryme.
    Per MOS te fol per ketà blepiresit me pagese.
    Te shitet vota per nje thes miell ne 2016
    Kjo eshte te vesh duart ne koke e te ikesh naten.
    Fukaralliku ka arrit deri aty ke kafshata e gojes
    Do thote ndonje blepiresit do fitoje aleanca
    PS LSI e kompani.
    Po te jem une per vete .e vjen turp te jem kryebashkiaku i atij vendi mjeran
    I asaj plakes se shkrete qe .ori 2000 leke te reja per nje vote te bleje ca ilace dhe nji pako kafe
    O Zot ca kohe po jetojme
    U turren te gjithe horra kopuke zuzare kurvare
    Per te zhvatur voten e fukarenjve me cdo kusht
    Turpi i mbulofte
    Dibrane te leckosur te zhgenjyet te shkerdh…
    O burra votoni te majten e shkoni ne gop te sames.

  14. Rudi says:

    Ridine, je bere me keq se Shaja. Shkrimi yt eshte fyes dhe pa asnje bosht logjik. As hartim nuk eshte. Kur nuk te punon mire mendja, duart shkruajne budallalleqe

  15. Ben Dibrani says:

    Ke humbur integritetin Rudine, te eshte bere arsyetimi me Xhunga prej inatit per Ramen. Kjo nuk te con as ty, as kerkend perpara. Nuk ka miell qe e blen Dibren, por Dibranet dijne te dallojne te miren nga e keqja, ja kaq e thjeshte eshte. Kane moral Shqiptaret dhe po ashtu edhe Dibranet, kane me shume se ju. gazetaruce te mjere qe jeni larg edhe nga inteligjenca edhe shume me pak nga morali, krahasuar me popullin.

  16. fteri says:

    Ofendim më trashanik e të pa drejtë për Dibrën dhe Dibranët nuk kam parë në faqe të shtypit shqiptar veç këtë të Rudinës !Hipokrizi, idhënim ,helmim ,brengosje e madhe të RUDINËS për humbjen e turpëshme të S.Viçidolit të gagarelit tijë L.Bashës në votimet e Dibrës nuk ka .Së bashku me hordhitë me rekorde rtë vjetra e të reja kriminale që dërgoi dhe rrethoi dhe përgjaku zgjedhjet e Dibrës,si të ishte ishull në polë të veriut ,dhe Dallëndyshja e fitores të zgjedhjeve të PD-së ,dhe lajmëtarja që do sillte fitoren në 2017 -tën ju thyen krahët nga pesha e krimeve që kjo parti kishte bërë në Dibër e në gjithë shqipërinë !!!Dibëra hodhi poshtë ofertat e gagrelit të Saliut dhe nxori dallëndyshe të lirisë e demokracisë Populli nuk mundë të jetoi me xhelatët e S.Berishës ,që vranë ,vodhën pasurinë kombëtare ,shitën teritore të atdhutë ,shkatrruan ushtrinë,Kryen gjenocid me gërdecin dhe më 21 janarë nuk u ndëshkua asnjë.Po të shpëtojmë njeriun duhet të zhdukim vrasësit dhe xhelatët me fytyrë njeriu si S.Berisha dhe L.Basha ,nga skena politike ,kjo është dallëndyshja Dibrane që fluturon në qiellin shqiptar.jo një dru i shtrembët si shukuriu dhe thesi i miellit që po shpifë !!! Turp për një gazetare si ju kampatur respekt .

  17. fteri says:

    MODERATOR ! Vonesa e komenteve është mohim i fjalës së lirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje