Votimi në Dibër, PS dhe PD shpallin...fitoren

11 Shtator 2016, 21:18Politika TEMA

Ashtu siç ndodh zakonisht në proçeset zgjedhore në Shqipëri, edhe këtë radhë forcat politike në përballje kanë nxituar të flasin për fitore respektive, ende pa nisur procesi i numërimit.

Fillimisht ishte deputetja socialiste  Blerina Gjylameti, që në një komunikim për mediat ka pohuar se fitorja e kandidatit socialist është brenda kutive dhe këtë do ta dëshmojë numërimi.

“Dibranët e kanë bërë sot zgjedhjen e duhur. Na mbetet të lexojmë votat. Ajo që kërkojmë ka të bëjë me faktin që subjekte politike duhet të pranojnë rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Fitorja e kandidatit tonë është brenda kutive dhe këtë do ta dëshojmë në fund të numërimit”, është shprehur Blerina Gjylameti.

Ndërkohë edhe zëdhënësja e shtabit elektoral demokrat në Dibër Irini Shehu, pak minuta më parë është shprehur se nga informacionet e PD-së kandidati i të djathtës Sherefedin Shehu ka fituar bindshëm.

“Procesi i votimit është përmbyllur. Tani që procesi ka përfunduar, me rëndësi është mirëmbajtja e transportit të kutive. Sipas informacioneve paraprake, Sherefedin Shehu është kryebashkiaku i ri i Dibrës. Prisni dhe pak do ta tregojë rezultati”, është shprehur Irini Shehu.

Procesi i votimit për zgjedhjet në Dibër ka përfunduar dhe tashmë pritet të nisë numërimi në KZAZ-në nr 19. Sipas parashikimeve, deri pasditen e nesërme, dibranët do të kenë mësuar emrin e kryetarit të ri te bashkise. Mësohet se në këtë proces morën pjesë 53% e votuesve.

10 komente në “Votimi në Dibër, PS dhe PD shpallin…fitoren”

  1. shvejk says:

    Prite kur te dali prape Shukriu fitues.

    1. tir says:

      dhe une them qe kan fituar te dy , por i mesit ka fitu me shum ,, u bene zgjedhjet ne diber sikur jan zgjedhje mbare kombetare, e gjith qeveria e gjith opozita qa behet keshtu ,, mos u merziteni dibran se deri ne zgjedhjet e tjera do ju lejne rehat, se per hallet e tuaja as qe ka per tu ju rene ndermend , ashtu sikur nuk ju ka rene ndermend dhe per rrethet e tjera…problemi eshte qe ketu besojne qe do dergohet mesazh politik po fitoj e majta do thot edi jam ok populli me don ndonese pensionin e ka rrit per 3 vjet nje kafe e gjysme, po fitoj e djathta do dali basha do thot te beje doreheqje qeveria se populi eshte mbi varferuar dibra e dergoj mesazhin per gjith shqiperine ,,,,,,,,,,,,,mendja lindi ne shkoder kaloj per mat dhe qendroj ne diber, keshtu thuhet ne nje shprehje popullore……..nuk e harroj kurre nje here kam qene ne diber kur ishte vellai ushtar ne kalane e dodes.,jan njerez te mrekullushem kam respekt per ta, ne menyren te padrejte jan len ne meshire te fatit nga te dy krahet politik,,,,,,,,,,,,,,

  2. KB says:

    Pjesemarrja ne votime nuk eshte zyrtare dhe kaq e ulet, pasi ne listen e votimit jane te regjistruar edhe emigrantet. Po te zbresesh numrin e emigranteve qe nuk kane votuar, pjesemarrja ne votime eshte e larte.
    Mendoj se bashkia do te kaloje djathtas, per shkak te ngjarjeve te fundit.
    Te dyja partite kandiduan me kandidat serioz, ndryshe nga heret e kaluara ku hasje shume kandidat aksidental, qe nuk kishin asnje lidhje me politiken, pa arsimin e duhur.

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Per te percaktuar rezultatin, na mungojne sontazhet e Zaloshnjes,por do mendojme si tek lloto – sporti !
    Maxhoranca 1-sh,opozita 2-sh,X-in do ta pranojme “fitore ” per opoziten.
    Kane votuar 60 % te votuesve .
    Deri ne mesdite numeri i votuesve ishte mbi 31 % . Ne kete orar kryesisht votojne te majtet.
    Diferenca midis fituesit dhe humbesit eshte 1-2 % !

  4. Ska Nder BEU says:

    Une them se ka fituar populli i Dibres se i ka humbur te gjitha

  5. true says:

    Mos u nxitoni, merreni avash avash nuk u be qameti se e vononi dhe 2 dite, e rendesishme eshte qe te mos thyeni traditen per rezultate te shpejta dhe te sakta.

  6. takuinas says:

    Urime te dyja paleve e ne te semes shkofshin te gjithe, qe te shpetoje populli!

  7. vedeta says:

    NESE keni zgjedh sheron e PDse ne byth e keni siç e keni pas kto 25 vjet.

  8. Naim Frasheri says:

    une ja fal Dibren PD-se,Dibran pa din e pa Iman.

  9. TJ says:

    Politika e vjeter e Berishes, po e zhyt PD thelle e me thelle ne llum! Ka akoma ne PD njerez idiote po dhe injorante qe shkojne pas Berishes! Kjo eshte nje tragjedi qe po i ndodh Shqiperise me kete vrases! Po ku i ka gjetur Berisha te gjithe keta idiote qe nga Luli ,Sherefedin, a e shkrojta sakte,Paloqe dhe Tabaku! Qe ne fytyre dallohen qe jane me te meta mendore! Eshte mentaliteti shqiptar otoman,qe duhet te largohet nga mendjet e mykura te popullit! She,,shere,, fedin! Nje kamikaz tjeter u dogj nga Sala! Kush e ka radhen?! Tjetri..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje