Sheferedin Shehu nuk fitoi as në vendlindjen e tij

12 Shtator 2016, 19:06Politika TEMA
Sheferedin Shehu nuk fitoi as në vendlindjen e tij

Kandidati i ASHE-së, Muharrem Rama ka marrë një fitore bindëse sot në Dibër. Me një diferencë prej 4167 votash ndaj kandidatit Shehu, nga sot Rama është (dhe pse duhet të certifikohet rezultati nga KQZ) kryebashkaiku i ri i Dibrës.

Por në mesin e mijëra votave që Rama mori, ato që bien në sy janë 2 fakte interesante që flasin shumë edhe për rezultatin në tërësi dhe dominimin e frikshëm të kandidatit të majtë.

Së pari, Rama ka fituar në të gjitha njësitë administrative dhe ka humbur vetëm atë të Kalasë së Dodës, ku PS në 2015 kishte fituar me 6 vota plus, ndërsa sot humbi me 110 vota. Fakt domethënës i besimit të qytetarëve dibranë kundrejt koalicionit të majtë.

Fakti i dytë dhe më domethënësi është humbja e kandidatit Shehu në “shtëpinë” e tij, në Sllovë. Shehu i cili është lindur në Sllovë kishte pritshmëri të larta për këtë zonë, porsiç duket edhe në procesverbal, Rama e ka mundur edhe aty.  Siç duket edhe në dokumentin e mëposhtëm, Rama ka dalë me 25 vota në avantazh kundrejt Shehut.

Kësilloj, përpos gjithë zhurmës e zbritjes masive të PD me të gjitha mjetet në Dibër, vota e dibranëve është e tillë që nuk të lë vend për asnjë debat.

4 komente në “Sheferedin Shehu nuk fitoi as në vendlindjen e tij”

  1. Skëterrë '43 says:

    Ca tu desht ty mer Shero qe ju fute ksaj pune,ishe rehat deputet,tani as kryetar bashkie as mandat deputeti… tboni dalje Luli…

    Nejse plako ,se mu nuk me vje keq ti nrregull je,me shpi e katandi pa harru qe ke dhe letra amerikone,lum si ti.

  2. lush perpali says:

    aq sa behet melcia jani, aq behet sheremudini njeri.

  3. ☆Gopisti i NSHRAK-ut..☆ says:


    U lodh kot derziu
    Shum pare dhe mund
    Humbi në çdo zonë
    Lagje e katund.
    .
    Një burim i sigurt
    (Vetëm unë e di)
    Sot Sherefedini
    Ka humb dhe në shpi.
    .

  4. Tepelena says:

    Trupin ne Diber Sherefedin,
    koken ne Tirane .
    se c’te vune drune ,o shrefedin
    Dibranet drune te dhane.
    Po na le dhe Bashen ,Sherefedin
    me koken menjane,
    se cta dhane drune ,o sherefedin,
    gjithe populli dibrane.
    Po trimat e tu , o sherefedin
    hallin nuk ta qane,
    se kjo humbja jote ,Sherefedin,
    do t’u shtoi belane.
    Ky Flamuri juaj,O sherefedin.
    me kobure ne ane,
    po popylli u tall,o sherefedin,
    Flamurit I thane.
    Ate kobure qe ke ,o muli,
    fute ne tjeter ane,
    nuk pjerth njeri pwr ty ,o muli.
    ne na quqjne DIbrane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje