Berisha hesht për humbjen në Dibër, demokratët të ‘bllokuar’. Presin qëndrimin publik të tij…

13 Shtator 2016, 15:10Politika TEMA

Ka heshtur shumë gjatë ish-kryeministri, njëherësh dhe ish-kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në lidhje me humbjen shokuese në zgjedhjet e pjesshme vendore në bashkinë e Dibrës.

Pavarësisht se kishte dërguar njerëzit e tij më të besuar në Dibër, duke filluar nga ish-badigardi I tij njëherësh dhe ish-zv.drejtor i Përgjithshëm i policisë së Shtetit Agron Kuliçi, ish-kreun e SHIK për Tiranën Arben Sefgjini e deri tek ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Xhemal Gjunkshi, deri më tani asnjë deklaratë madje asnjë mesazh në facebook nuk ka hedhur Berisha.

Ndërkohë që lideri historik i PD-se ish kryeministri  Sali Berisha nuk ka ende  një qëndrim publik per zgjedhjet ne Dibër qe u humben nga kandidati i PD-se me  me shume se 4100 vota diferencë, ithtarë të tij dhe të PD po presin qëndrimin e tij .

Në deklaratat dhe analizat e deritanishme, politika dhe media ka nënvizuar faktin se në reagimin e Berishës shihet dhe boshti rreth të cilit do të rrotullohen tërë zhvillimet  e mëtejshme në  PD.

Berisha është mjaftuar , deri tani , me shpërndarjen ne  profilin e tij ne facebook një video te portalit të djalit të tij, ku  duket  vëllai i  kryetarit socialist  te bashkisë Diber  Muharrem Rama.

Ende mbetet mister nëse Berisha do të mbështesë versionin zyrtar të PD për humbjen në zgjedhje të bërë publiuk nga Basha me gjysmë zëri dhe nga Bylykbashi sot, megjithëse ish-kryeministri kishte dërguar në Dibër të “fortët” e PD që kishin vënë madje dhe postblloqe.

Njëherësh heshtja e deritanishme e Berishës ka “kyçur” gojën e pjesës tjetër të PD, deputetë dhe anëtarë strukturash dhe forumeve të PD, të cilët janë më të qetë që të deklarohen pasi lideri historik të ketë bërë publik qëndrimin e tij.

6 komente në “Berisha hesht për humbjen në Dibër, demokratët të ‘bllokuar’. Presin qëndrimin publik të tij…”

  1. santiago says:

    shokoni se mos ka vdekur …megjithese nuk e gjen gje njeriun e keq

  2. Edkari says:

    Sali Berisha
    ka kometuar ne fcb,hapeni e lexoni ose tregoni realitetin.
    Kastriot Myftaraj ne nje shkrim te tij na e shpjegon qarte
    dhe bindeshem pse TEMA ka keto raporte intriguese me PD-ne.

    1. cane says:

      Po ne nuk jemi kara si zoteria qe te lexojme cfare shkruan nje psikopat. Mos shpresoni me per pushtet. Jeni te diskretituar ne syte e popullit.

  3. Daja prej Tirone says:

    Te gjithe presin pordhen e Sales per komente.Po sikur largqofte te jete kaps cfare do te ndodhe?

  4. ☆Gopisti i NSHRAK-ut..☆ says:


    Ha ha ha
    Me Mac & Laps
    Doktor Mortja
    Xanun kaps.
    .
    Xanun kaps
    Oral & anal
    Dhe Qyqari
    Dixhital!
    .
    O Birishe
    O Dovlet
    Nuk ban burri
    Për nji çitet.
    .
    Qyqar plak
    E nive frikën
    Hupe Evropën
    Dhe Amerikën.
    .

  5. MeteH says:

    SALIU SKA FOLUR ENDE.POR ÇFAR DO FLASI..KUSH DO I DEGJOI PORDHET E TIJ.AI E KA PRISHUR ME TE GJITHE..ME SHBA+BE PER REGORMEN NE DREJTESI.BILES DIBRANET NDAJ I VUNR HUNE NE PRAPANICE SE ÇMENDI POPULLIN DHE BOTEN ME SAJESA PER REFORMEN.POPULLI DIBRES U TREGUA I MENÇEM PER TE INJORUAR SOKELLIMAT E LULIT E KRRSHNIK SPAHIUT DUKE OFENDUAR TE RIJNTE E TE REJAT SOCIALIST.GODITJA QE PSUAN NE DIBER I KA TERBUAR KREJT SA NUK E MARRIN DOT VEHTEN.NUK E DUAM EDI RAMAN KRYEMINISTER-THONE SIKUR TE JET NE DOREN E TYRE KJO.MARREZIT E PD NUK KAN FUND.ME GJUHEN-HELME QE PERDORIN E KANE TE SIGURT SE PER 20 VJET NUK VIJNE DOT NE PUSHTET NESE META NUK BASHKOHET ME PD.KJO PARTI NUK NJEH HUMBJE,NUK DO TE BEI ANALIZA TE HUMBJEVE TE NJE-PAS-NJESHME QE NGA 2013,2015,2016.KSAJ P. I KA NGEL NJE ZGJIDHJE.TE HEQI LB DHE SB NGA DREJTIMI PARTISE ME GJITHE SHPUREN E TYRE KRIMINALE…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje