Humbja dërrmuese që pësoi Partia Demokratike në Dibër i ka motivuar edhe njëherë, ashtu sikurse pritej, një lukuni “opinionistësh të pavaruar” të vënë përpara togës së pushkatimit liderin e opozitës.
Në pamje të parë e drejta duket sikur është me ta.
Mposhtja me 4 mijë vota është më e thella që PD ka pësuar ndonjëherë në ato anë.
Ajo bëhet edhe më e rëndë po të mendohet se erdhi pas skandalit të brekëve të grisura.
Ajo bëhet edhe më e paperceptueshme, po të kujtohet se vetë Lulzim Basha, e shpalli këtë garë lokale, një plebishit nga do të niste orteku i pushtetit të tij të nesërm.
Të gjitha akuzat kundër Lulzim Bashës, sot mund të duken të justifikuara.
Edhe njëherë akoma, ai përsëriti disfatën e zgjedhjeve vendore të një viti më parë, me të vetmin ndryshim, se këtë radhë, nuk doli që ta shpallë humbjen si një fitore mbresëlënëse.
Ai vërtetoi, në një zonë tradicionalisht të djathtë, se PD-ja është në një krizë të pashërueshme, identiteti, reflektimi dhe raporti me të ardhmen.
Ai dëshmoi se ajo ka mbetur një parti me kokën pas, që ka prioritet më të madh ti tregojë shqiptarëve se Berisha ka qeverisur mirë dje, sesa ti dëshmojë atyre, se Luli do të drejtojë më mirë nesër. Që ka për qëllim tu mbushë mendjen zgjedhësve se janë gabuar me votën e 2013 dhe jo ti japë atyre shpresë për verën e 2017.
Pasojë e kësaj mendësie të mykur, ishte edhe propozimi i Sherefedin Shehut për bashkinë e qytetit. Përpos vlerave individuale dhe profesionale të këtij kandidati, figura e tij lidhet ende ngushtë me qeverinë që shqiptarët rrëzuan me votë tre vite më parë. Ajo asociohet gjithashtu me tre mandatet e ish kryebashkiakut pd-ist Krosi, i cili ka qenë tejet i afërt me Sherefedin Shehun.
Pra, PD-ja humbi në Dibër edhe si pasoje e kokfortësisë për të mos reflektuar mbi të shkuarën.
Por, këtij argumenti, sipas meje primar, “opinionistët e pavarur”, rastësisht gjithnjë anti opozitë, i kanë shtuar edhe mjaft të tjera. Njësimin e Bashës me Saliun, pamundësinë për tu shkëputur nga hija e tij, qëndrimin ambig ndaj reformës në drejtësi, fjalorin e egër dhe denoncimin ndaj kujtdo dhe për çdo gjë, pafuqinë morale të opozitës, zvarritjen e saj pas LSI-së etj.
Të gjitha këto arsye së bashku mund të plotësojnë pazllin e asaj se pse edhe njëherë më shumë, Lulzim Basha dështoi në zgjedhje.
Për të gjitha këto, unë jam dakord me kolegët e mij antiopozitarë, madje mund të shkoj edhe më larg, duke pohuar pa droje, se me këtë rrugë, PD e ka të sigurtë deshtimin në zgjedhjet e vitit 2017.
Por, ajo ku unë ndahem me kritikët e Bashës është tjetër gjë. Eshtë pyetja themelore: A ishte sot dita për të vënë Lulin në gijotinë?
Apo mos vallë pas rezultatit të thellë duheshin ngritur të tjera pikpyetje?
Si për shembull, si shpjegohet që shifrat e Dibrës u dhjetëfishuan pas skandalit të Shukriut? Si shpjegohet që diferenca arriti në katër mijë vota, pikërisht tani që PD-ja nuk ka prej tre vitesh përgjegjësi në pushtetin qëndror dhe prej një viti në pushtetin lokal? Pse Rama e mbushi fushatën me të fortë, madje afroi edhe “të kriminalizuarit që kishte larguar sa për sy e faqe? Pse kryeministri u ul vetë kokë më kokë me persona të dyshimtë, për ti dhënë mandat për këto zgjedhje? Pse papritur Dibra u gdhi një qytet çamësh? Pse PS u detyrua ta ndajë përgjysëm pushtetin me falangat e Idrizit?
Natyrisht të gjitha këto pikpyetje, janë të mjafta edhe për ata që nuk disponojnë kamerat e Fiksit edhe për ata që nuk i kanë parë vetë thasët me miell për të cilat flet PD-ja, madje edhe për ata që nuk kanë shkelur fare në Dibër, që të kuptojnë se kemi të bëjmë me një anomali.
Çdo mendje e prirë të gjykojë lirisht e dallon se diçka jo e zakontë, jashtë kufijve të normales dhe përtej caqeve të logjikës, ka ndodhur në këto zgjedhje.
Pikërisht, këto çudi të pashpjegueshme, dhe jo mësymja kundër Bashës, mendoj se duhet të qe në epiqendrën e vëmendjes së atyre që pretendojnë se bëjnë “opinionistin e pavarur”.
Duke qenë dakord me ta për të gjitha fajet e Bashës, jam i bindur se pasqyrimi që i bënë rezultatit të Dibrës është i gënjeshtër. Një gjysëm e hidhur e së vërtetës që përdoret për të fshehur të tërën.
Të tërën e dhimbshme të një pushteti që po kriminalizohet dita ditës, që po vazhdon me bindje të përdorë të fortët dhe metodat e tyre në politikë.
Natyrisht, paaftësia e Bashës për tu ndarë nga e shkuara, mungesa e busullës dhe amoraliteti i qëndrimeve, e favorizojnë këtë pushtet, por ato nuk mund të serviren kurrëesesi si shkaku kryesor i mëkateve të tij.
Aq më pak mund ta bëjnë këtë, ata njerëz që pretendojnë se mbrojnë interesin publik dhe që emër të tij janë ngërthyer në një paradoks: edhe thonë se opozita e ka të pamundur të kthehet në pushtet edhe shohin atë si të keqen më të madhe.
Po vërtet, në këtë gjëndje që është, PD ja e Bashës e ka të largët dritën në fund të tunelit.
Por, pikërisht për këtë, fatkeqësisht për këtë, të gjithë projektorët duhen kthyer nga ata që kanë realisht në dorë fatet tona. Nga ata që gatuan çudinë e Dibrës. (Lapsi.al)
O Zot,hipokrizia e ketij njeriu nuk paska kufij.
Je I NDYRE,o Bushat
O gazetar koqe,akoma se ke kuptuar qe Luli nuk ka lidhje me te qenurit lider. Nuk ka asnje lloj aftesi drejtuese,dhe sa te jete Luli,Pd-ja fiton noc rrokun.
Keshtu mendon dhe djali im qe eshte bankier ne banken me te madhe ne Bashkine e Kanadase. Ai thote qe Luli nuk eshte kryetar partie i zoti e duhet zevendesuar me Berishen si leder historik antikomunist.
Nese Berisha vjen ne pushtet une dhe djali im do kthemi serish ne Shqiperi per te kontribu per perparimin e Shqiperise.
ti po qe ta mbushke mendjen se e dike shqiprine.meqe je ne kanada duhet ta kuptosh qe nje komunist i lindur dhe rritur prane xhaxhi enverit sic eshte sali berisha nuk mund te jete lider antikomunist.mos bej keshtu komentesh se eshte turp dhe te perzene nga kanadaja me arsyen qe ke mbetur akoma i mbyllur be koncept dhe nuk dallon te zezen nga e bardha
Ai po tall lesht,mor djal.
Qetesohu, po tallet. Ka gjetur nje menyre idioteske me te cilen teston idiotet.
ha haha haa sa kam qesh,te jesh ne Canada dhe te mos kesh kuptuar qe enveristi saliserbi,ka ngelur nje komunist karierist servil i te gjitha kohrave .
sali enveristi ja arriti me servilizmin e tij te hyj ne bllok,me hipokrizine e tij prej antikomunisti arriti te binde trushplaret qe eshte demokrat dhe ju fut vjedhjes dhe shkatrrimit.
turp qe edhe mbas 25 vjetesh ka njerez qe nuk e kane kuptuar hipokrizine dhe poshtersin e ketij enveristi qe per kariere vret edhe njerzit me te afert.
Nexhi nga aurora! Nqs vjen Berisha kryetar i pd-ke,atehere do jete nje fat i madh per te majtet.Berisha sot eshte nje ka i tredhur,ose nje limon i shtrydhur,dhe me gjithe ato te zeza qe i ka bere vendit,ka urrejtjen e gjithe shqipetarev kudo qe jane.Inati i popullit per Berishen,per kete kryekriminel,eshte i pakufishem.Prandaj,ishalla ja merre mendjen perendia,dhe zevendesojne Bashen me Bershen,qe te jetoi sa me gjate Edi Rama me qeverine e tij.
Babaj idiot, djali pordhac. Cdo me thene Bashkija e Kanadase? Qenke dopio idiot mor shoku komunist.
po po banka me e madhe ne north america thuj djalit…banakier…. :P:P:P:P:P:P:P
O Bushat uli gjakrat .Te fortet i coi Basha ne Diber dhe ky qe gabim trashanik.Vete Basha qendroi 10 dite ne diber dhe nuk beri gje.Dibrani i urte te vret me buke.Ai i dha voten djalit puntor qe i sherben dhe ja Profesorit qe merte votat dhe nuk ta dinte per nder,
Ti o analisti i pavarur, po cudia qe bashkpunoi me ate qe deri dje donte ta fuste ne burg suberi pershtypje dibraneve, po qe coi tere shqupin ne diber dhe nuk i perfilli fare demokratet e dibres, po qe fliste tere fushaten se kur te behet ai km qe bej mrekulli dhenuk foli fare per problemet e dibres, po qe beri te njejtat premtime teka bere qe ne 2000, prandaj andi nuk han bar didranet dhe nuk lepijne b.. E lulit si ty
Shkrimi eshte modeli me I mire i atij, qe me insistim nuk do te shoh realitetin ne sy. Ujku eshte perpara dhe ky propozon te kerkojme gjurmet. Kjo vete pas asaj proverbes qe thote::: Ajo barkun m’u tek goja, ai: t’mos ishe vajze nuk te kerkoja.” .Shkrimi tregon hapur si si dikush nuk do te shoh ate qe eshte e qarte si drita e diellit. Sidoqofte, nese vertete do te behej politike serioze ne kete vend, Basha burrerisht dilte dhe jepte dorheqjen nga drejtimi i Partise, duke I dhene mundesi dikujt tjeter te drejtoje Partine. Por kjo nuk eshte parti demokratike dhe nje veprim i tille as qe mendohet te ndodhe, eshter thjesht nje mbeturine politike e mentalitetit komunist bolshevik. Fundi I saj tashme dihet, ne zgjedhjet e ardhshme ka per te qene force e trete politike nese do te vazhdoje te udhehiqet nga Basha dhe mentaliteti berishjan i te menduarit dhe vepruarit.
Nje leksion i pjerdhur kolegeve te tij opinioniste. Qenka thene qe ky Bushati te ngelet koqe e thare, nga ato qe s’prodhojne sperme. Humbja e ndodhur ne Diber eshte veper teresisht e Lulushit dhe me pak moral me teper ai duhet ta pranoje ate, pasi opinionistet e pjerdhur te tipit Bushati, nuk e xhveshin dot nga pergjegjesite. Mos heqja dore nga kercenimi edhe kur i kerkon voten qytetarit, mbetet dukuri naziste te cilen Basha e ka te theksuar dhe s’duket ndonje shenje korigjimi. Kjo do e coje ate ne kufijte e shoqates, gjate zgjedhjeve te ardhshme. Keshtu eshte situata o Bushat leshi.
Koken e Lulit, I nderuari Zoteri, e kerkon menyre demokratike e te menduarit dhe te vepruarit, pra, sistemi qe kemi zgjedhur dhe pranuar per te jetuar.
Je me te vertete “bir kurve”,shume i zgjuar,vetem se para teje kete e tha Kac Islami dhe vete Lyli.Gjithmone ti Andi Lubonja ke nje kend me te gjere te te parit te gjerave.Te admiroj per kete!
Ti o BUSHAT je mendjemadh, por je LOQE QENI. Te duket vetja se din shum por je medioker dhe dogmatik’.
Or djalosh! Or Bushat! Kjo ndodhi se populli i Dibrërës sheh dhe ndjen një realitet dhe sheh e ndjen më larg e më lart se ti dhe ca shokë të tu që nuk pranoni ta shihni dhe duke mos dashur ta shihni, nuk arrini të ndjeni. Populli sheh dhe ndjen edhe tendencën. Ju jo se jeni me kokën mbi re prandaj bëni mirë të uleni mbi tokë dhe mos fluturoni me pras duke filozofuar për tu dukur më interesantë.
Pse lodheni ne Bushatin. Ai tashme e ka konfirmuar veten si jashteqitja e Saliut.
Njeri me cinik se ty o bushat nuk kam njohur akoma. Po pse more bashoviq kurre SE hape gojen per krimet monstruoze te berishes dhe lakejve te tij. Te kujtohet helmi jot qe volle ndaj eduart selamit per aktin madhor te reformes ne drejtesi. Shko puno dicka tjeter se veq gazetar nuk je.
Edhe ti duhet me ne fund te kuptosh qe kjo ishte nje vote kunder Lulit.Se PD dhe nje takem si ty nuk mund ti bejne karshillek shqiptarve duke ju propozuar per kryeminister nje njeri te koruptuar dhe te paafte si Lulezimi .Ti dhe te ngjashmit e tu beni sikur i keni harruar rrugen e kombit, 21 janarin, ceshtjen e detit dhe me te fundit paaftesine per te drejtuar nje bashki.Qytetaret nuk i harrojn
Ky shurdhjesa e gazetarise duket se ka mende shume dhe bene analiza te bujshme. Por te gjithe e njohin se eshte vetem nje sahanlepires qe se afron askush te sahani. E perbuzi Nanua, e peshtyu Berisha, e injoroi Rama dhe tani vjen verdal si pordha neper breket e Shukriut.
Or gazetare dhe anal iste @ari ,mos e nenvleresoni intuiten e njerezve te thjeshte ne shqiperi .Nga lokalet e pjerdhura te bllokut askush prej elites politike dhe mediatike nuk arrin te kuptoje jeten e vertete te njerzve te thjeshte por vertitet ne realitetin virtual qe nuk ka asnje lidhje me te perditshmen reale.
Po morr gazetar, sot eshte dita per koken e Lulit. Gafa e tij politike dhe deshtimi eshte me I rendi dhe spektakolari qe kemi pare nga nje lider politik shqiptar. Mos u perpiq hic ta mbrosh.
Ai tani eshte “karte e djegur”
E kishte shume te mundshem fitoren dhe vajti e humbi dereziu.
Amerikanet per kete njeri do te thoshin:
He is a liar and a coward
Get rid of him
O kelyshi Mehd iBushatit,qe dhe martesen e beri me llogari,Sefgjini,Kolici,Gaz Dibra I burgjeve,dhe qindara ish pushtetar te Saliut,cfar ishin,lexo analizen e Bazes o njeri I peshtir,ptuuuuu,rrace muti.
Koken e k…t
Andi te gjitha i thua mire. Mos lexo komente e ketyre qenve qe lepijnevkocka te hedhura. Sa per zgjedhjet e ardheshme pd nuk fiton sr nuk te le rrotacioni. Shqiperiia sibkoloni i ka fatet ne duart e te derguarit te sulltanit qe ka vendosur rrotacioni te behet nje here ne tete vjet. Te tjerat jane lesh e lule
Zonja Nexhi,
Duke respektuar opinionin (deshiren) tend dhe te djalit per kthimin e Berishes, do tebesh mire te sqaro me djalin se ku punon.
Ne asnje vend te botes brenda Bashkive nuk ekzistojne banka, aq me teper me te medhate e nje vendi!
Me shume respekt per Ty dhe familjen tende ashtu si edhe Bashkine e qytetit tend Aurora (Ontario, Kanada),
Goni
Asnje nuk e do koken e Lulit ,ajo koke boshe nuk hyn ne pune askujt as edhe PD ,me kete PD te katandisur nga vulehumburi Sali ,Edi Rama rri 100 vjet ne qeveri.
Ketu eshte problemi, njerezit e shikojne te keqen vetem te Saliu dhe nuk kuptojne qe eshte e njejta e keqe e transferuar te Ramiu.
Kur ka budallenj me shumice do kete dhe Raminj ne pushtet.
E mbajne kete vend si mafioze vetem per ta shitur.
Sa kohe qe nuk ju del duhma e Berishes nuk do e dallojne dot ate ye Ramiut.
Vetem kur drejtesia te vere kriminelet per muri atehere do pastrohet ajri
Gje qe ska per te ndodhur
Andi Bushati me shkrimet qe ben populli do thoshte se vjen si pordha neper brek.
Bushati shkruan per te shkruar,se nuk thote asgje.
Nga njera ane nuk eshte dakort e ato qe thone “opinionistet e pavarur ”
dhe nga ana tjeter e pranon mendimin e tyre .
Po me pas thote se perveç atyre qe thone ” opinionistet e pavarur” ka dhe nje arsye tjeter
qe humbi PD-ja ne Diber.
Ne titull thote se e gjitha kjo u be per te ngrene koken e Lulit,po ne artikull asnje rjesht
per ata qe ” kerkojne koken e Lulit “.
Ne paragrafin e fundit mjaftohet me gjera te pergjitheshme si :Por ,pikerisht per kete,
fatkeqesisht per kete ,te gjithe projektoret duhen kthyer nga ata qe kane realisht
ne dore fatet tona.Nga ata qe gatuan çudine e Dibres .
Cilat projektore duhen kthyer dhe cila eshte çudia e Dibres vetem Andi Bushati e di
Duket qe Mero ka qene besnik i pronareve te shtetit.
Njehere i sherbeu Berishes dhe sot i sherben Ramiut.
Censura ne maximum.
Po te jete per ndonje pale bythe e cica i le ne jave te tera ne faqen e pare.
Nuk argetohet shume ne shtepi dhe e nxjerr dufin te gazeta.
Legen
O bushat na hengeah k…n. Palo pizeven. Palo blokmen. Na ben sini derguari i zotit ti. Ben sikur te dhimset basha dhe e do deshtimin dhe ne 2017 bashes. Ik pizeven
po jo koken e lulit mor ditezi, por koken e ali pashait! Le nam, koke per tu kerkuar eshte ajo e lulit?!
Bravo bushati blepirsat komentues Kane shternguar radhet
Gallate e madhe eshte nezhi nga kanadaja
Bravo dhe ti nexhi
Rrofsh na kenaqe
Me vjen keq per Aqifin qe ja Kane hipur
Se è ka marre shume seriozisht.
Bushat mos e prish reputacionin qe ke krijuar. Si mund te shkruash” paftesia e Bashes per t’u ndare nga e kaluara” a thua se Basha eshte nje pioner idealist buzequmesht qe e ka mashtruar udheheqesi i pionereve. Ai nuk ka si te ndahet nga e kaluara ashtu si mund te mendosh ti, nderkombetaret apo zuzaret qe kane grire shqiperine gjithe keto vite. Ai eshte i lidhur mire dhe me te kaluaren duhet te ndahet vetem prapa penxhereve me hekura.
E keqja e opozites eshte shume here me e madhe nga cduket. Pikerisht ne saje te asaj qe ajo eshte keta trimat e rilindjes me shoke po vazhdojne ta shk… shqiptaret si askush popull tjeter ne bote
Ta kam shkruar edhe here tjeter, por siç duket, o Bushat, nuk te pelqejne apostrofet, ose tastiera jote nuk e ka apostrofin. “ti tregoje”, “ti deshmoje” shkruhen me apostrof: “t’i tregoje”; “t’i deshmoje”. Bej si te duash, se kur gjen gazeta pa korrektore ose korrektore qe nuk dine gramatike, mire ua ben.
Vetëm një pyetje nuk ke bërë ti, Bushat. Dhe është pyetja më thelbësore:
Pse duhet të ketë akoam një parti me emrin PD ose edhe trashëgimtare e saj?
Pyetj tjetër:
A nuk e kupton se strumbullari i të gjitha ligësive në vend e ka emrin Partia Demokratike, me në krye Sali Berishën dhe pjellat e tija biologjike e politike?
Por kjo ishte pyetja ime për ty.
Tjetër pyetje për ty:
Po ti, vërtet nuk i kupton kaqo gjëra apo bën sikur?
Prsh !
O endi, po c thua o njeri! Ky Basha qe ti mundohesh ta justifikosh, ta beshe engjel, thjeshte eshte person qe kerkohet te gjej nje krevate ne burg. Kujt po i behet vone per Gashen qe e k mbush kupen, dhe qe ka shpetuar me raport mjeksor. Ae kupton mor i mjere se sa e fyen kete vend! Por.. cfare te beshe, e paska hapur mire thesin kandidati KM per burg! Une ndjehem i turperuar qe kam kryetar opozite nje te perfolur kandidate per burg. Dhe skuqem e me duket vehtja asgje kur e mendoj se ndoshta neser ky mund te behet KM. Se di ku do te shkoj..
Endi mor Endi, mjafte me parate e flliqura! Thjeshte ti po bene pushtin! Mos u shqeteso per Bashen! Fitimtaret nuk gjykohen! Ata marrin gjithcka- thote dhe veproi Napoleoni! Zoti Mero pse na merzite me kete gazetar , cun mami me ego te papare! U thafte fara e ketij tipi qe po shkaterrojne kete vend te mrekullueshem, te quajtur Shqiperi! Tash kam filluar te mendoj se ky eshte nje “kompllotist” kunder Shqiperise!
o bush -at filozofi o analist medioker perse hamendeson si kaci qe se din ku eka koken perse duhet te degjojme ty kur gjerat i shohim vete
Ore koqe, o nip i miri i gjyshes po pse mendon ti se duhet te behet pyetje tjeter kujt i plasi trapi.Njerizit normale bejne pyetjen normale , i munduri terhiqet per ti lene vendin nje tjetri te provoje te munde kundershtarin.Se mbeti gjyshi jot deri ne vdekje , ishte tjeter pune, por ti ke mbet me kohen e gjyshes o i miri i gjyshes.
Ku e merr guximin z.Basha te fyej nje popull kur deklaron para shqiptareve se” ne humbem se u shiten dhe u blene me para apo me klering ne kembimt te votes populli i Dibres”.Ai duhet te beje nje analize te thelle te humbjes?,nje analize te thelle pse u” shiten dhe u blene” votuesit Dibrane (kur Ju keni qeverisur per 12 vjet rrjesht,mos valle i late Ju te varfer dhe pa shprese Dibranet). PD me z.Basha ne krye nuk mund te fitoje besimin e popullit po nuk provoi vete z.Basha para drjtesise se pa varur politikisht se nuk eshte i korruptuar,nuk eshte i inkriminuar etj ,etj,te vertetoje se bashkpuntoret e tij politike jane figura te pastra,te pa lidhr me krimin dhe korrupsionin,te vertetoje para popullit Shqiptar se eshte shkeputur nga kasta e vjeter politike e inkriminuar deri ne fyt,te zhytur ne korrupsion ,te shitur tek sherbimet e huaja ne kurriz te popullit Shqiptar,te tregoje se opozita Shqiptare eshte nje aset kombetar dhe jo prone e nje grushti njerzish qe marrin vendime pa u npytur antaresia ,edhe kur pyeten rralle pyeten formalisht,tu tregoje Shqiptareve me prova konkrete se opzita eshte opnenca e qeverise dhe jo pjesa destruktive e shoqerise,te jape prova konkrete ne parlament,komoisione parlamentare etj etj se ben oponencen e qeverise dhe jo ta ktheje parlamentin apo sallat e komisioneve ne arena lufte,fyerjesh etj,tu tregoje Shqptareve me prova konkrete se nuk do te beje me ndarje Veri-Jug,tu tregoje shqipetareve se nuk do ta mbush me administraten publike me injorante,dallkauke,servile,imorale,hajdute etj,Tu tregoje Shqiptareve me prova se e kam apo do ta modernizoje partine e me pas shtetin n.q.se me jepni votebesim per te qeverisur,tu tregoje partnereve strategjik Amerkane dhe Europiane me prova konkrete se opozita eshte per ndertimin e Shtetit te se Drejtes.
N.q.se PD nuk do te korigjoje keto gabime ne kohe , do te humbasim nje aset te cmuar Kombetar(sepse ne te gjitha rastet nuk ka humbur PD por ka humbur paria,kasta,llumi,te ndoturit,imoralet,hajdutet,te babziturit,makutet,tradhetaret e interesave kombetare etj,etj.