Partia Demokratike, thjesht duhet të rithemelohet

13 Shtator 2016, 20:29Politika TEMA

Nga Ben Andoni

Është e lehtë ta vësh tashmë me shpatulla pas muri kryetarin e Opozitës shqiptare. Edhe pse, s’ka qenë aspak më e vështirë përpara dhe pak më përpara akoma. Si pakherë ndodh që historia e një force politike të startojë në një orë dhe në një hap me historinë e re të vendit, do të thoshte kryetari i tanishëm i PD-së, Lulëzim Basha në 25-vjetorin e partisë. Fjalë të mëdha dhe boshe, sepse ato i zhgënjeu realisht i gjithë entourage i PD-së në dy dekadat e fundit. Ndaj ka ndodhur, që një aset i përmasave të tilla si PD, të një populli të zhuritur për liri politike, të katandisej në këtë cak, ku ndodhet sot PD-ja. Dhe, fjalët patetike të Bashës se mbulojnë dot realitetin e një partie krejt të pavlerë dhe mbi të gjitha pak të besueshme për njerëzit, mbi të gjitha vetë anëtarët e PD-së, të cilët nuk kërkojnë më slogane, por alternativa reale dhe vizion.

Humbja e radhës në Dibër ka qenë një paralajmërim i dhimbshëm dhe krejt i fundit për të gjithë ata, që presin me sytë në ndryshim. Një i tillë që nuk vjen kryesisht falë miopisë dhe mungesës totale të vizionit të vetë liderit të opozitës, i cili ka dështuar realisht në krye të tre dikastereve dhe bashkisë më të madhe të vendit. Në vend të vizionit të qartë, në të gjithë këto vjet, ai na ka shpalosur kredo morale false, për të cilat edhe vetë po të ishte më i natyrshëm, do t’i kuptonte se janë të tepërt për një popull, që është i mbushur me probleme dhe që pret një alternativë më të besueshme. Kredot, kauzat janë, aksioni i tij mungon.

25 vjet më parë shqiptarët i dhanë gjithçka PD-së, pasi njerëzit që e themeluan (shumica syresh nuk janë më) i shpalosën shpresën, ndryshimin, reformat reale, pastërtinë dhe mbi të gjithë Shqipërinë e denjë për familjen evropiane, por Basha jo më pak se paraardhësi i tij Berisha dhe jo larg madje edhe nga kryeministri aktual nuk mundën t’ia japin. Anëtarësimet tona në subjektet e ndryshme nuk janë fryt i politikës, sesa dashamirësisë së strukturave ndërkombëtare për t’i nderuar shqiptarët për vuajtjen dhe përpjekjen për demokratizim.

PD-ja kishte avantazhin më të madh që ta bënte ndryshimin, falë adhurimit masiv në popull, por mbi të gjitha platformës që paraqiti në fillimet e veta. Kurse Berisha, përgjatë drejtimit të partisë, i dha hijen e vet, një e tillë që mënjanoi shumë nga themeluesit e vërtetë, por mbi të gjitha e një partie, që nuk e kaloi atë që prisnin njerëzit prej saj.

Lulëzim Basha, nga ana e tij, i dha zhgënjimin më të madh elektoratit të vet, jo shumë kohë pas postit që iu dhurua, ku nuk arriti të ngrejë dot kurrë figurën e tij si lider, kur nuk bëri dot një grup aktiv që të shprehte interesat e masës së PD-së, e mbi të gjitha nuk diti të çojë në fund një kauzë.

Sot, Basha është bërë i dhimbshëm për sintaksën politike të sforcuar që përdor, me gjuhën e trupit aq të vetëkënaqur dhe boshe, ngarendjen të dalë para të gjithë të tjerëve duke u përpjekur me ngulm të lerë në hije njerëzit e tjerë të Opozitës, për të cilët ka nevojë për këshillë dhe më shumë nga të gjitha për bashkëpunim. Dhe, s’mbaron këtu: Muaj më parë e tepron në zgjedhjet e bazës, bën zgjedhje fiktive dhe ngre seksione që nuk ekzistojnë. Mbi të gjitha, PD me gjithë ato motive që jep qeverisja aktuale, nuk arrin dot të drejtojë si duhet një protestë masive. Pothuaj ka gati gjithçka vetëm lidërshipin jo, që është i ngujuar në Godinën, që ia blatoi ai partisë. Kjo është mbase merita më e madhe e tij, pasi një parti që fshihet mes hijes aktive dhe lajmeve kibernetike të Berishës dhe sloganeve të zbërdhylta të veta, është e destinuar të humbë. Jo sepse, fajtorët e zgjedhjeve të humbura në PD nuk dalin kurrë, apo se gafat e njerëzve të PD-së, siç kanë ndodhur në zgjedhje dhe madje edhe në këto të fundit, nuk dënohen askurrë, por se mungon krejtësisht vizioni për atë që kanë nevojë shqiptarët.

Me pak fjalë, në stadin që PD-ja ndodhet, me humbjen e shumë kauzave, që fillojnë nga ajo e pronave që nuk e zgjidhi si duhet problemin jetik kombëtar, të përndjekurit, hapjen e dosjeve të spiunëve, drejtësinë, tregon se PD-ja e 25 viteve e mbylli misionin. Tashmë, kërkohet realisht, rithemelimi i një partie të re me njerëzit e saj, që të ketë realisht një kryetar, që të ketë struktura dhe një ideologji, që të shprehë interesat e PD-istëve, që për hir të së vërtetës i ka lodhur megalomania e kryeministrit dhe euforia qesharake e shumë njerëzve të tij, që rrinë thjesht në hijen e Ramës. Dhe, s’ka kohë. Që të dielën PD-ja ka humbur me votimet e Dibrës dhe ato të përgjithshme të vitit të ardhshëm. I mbetet, të mendojë për një parti të re për zgjedhjet lokale. Kaq i mbetet, veç sloganeve dhe bejteve, me të cilat bën duele të shpifura çdo të enjte me kryeministrin Rama, duke kujtuar se bën opozitë.

Shumë parti kanë lindur dhe kanë vdekur përgjatë historisë 100-vjeçare të shtetit shqiptar. Disa me turp. Disa sepse iu erdhi dhe iu vjen dita, ka thënë Basha në përvjetorin e Partisë. Me sa duket, PD-së i ka ardhur koha jo të vdesë mbase por të rithemelohet nga ata që u dhimbet vërtetë elektorati i PD-së dhe jo i njerëzve të ngopur, që akoma e sundojnë Partinë Demokratike, me hijen e munguar të Bashës. (Javanews)

19 komente në “Partia Demokratike, thjesht duhet të rithemelohet”

  1. shqiptar says:

    Rithemelimi nuk ka per te ndodhur, pasi Saliut dhe kelyshve te tije nuk u intereson dhe si rrjedhim nuk do ta lejojne. Ndaj ti lem te qete ne degradimin e tyre. Biles une do falenderoja Mulin, Gent Strazimirin, Xhelal Meziun, Albana Vokshin, Mhill Fufin, Sheferedinin dhe Lulin bashke me gjithe humbesat e PD-se qe po e bejne me te lehte qeverisjen e se majtes. Nje urim i vecante per malokun Sali Berishen: Faleminderit qe po e le ne opozite PD-ne.

    1. Albanistani em I dashun says:

      Jeni naive ose kaq ju man truri.
      PD duhen te zhduket nga rrenjet. Eshte e infektuar ne breza si puna e PS apo LSI.

      Shqiperia ka nevoje per force e rryma te reja Politike, se Socializem dhe Demokraci jane terma arkaike qe I ka kaluar koha dhe ne Shqiperi deri me sot te gjithe Partite pa perjashtim linden dhe jane prodhim I PPSH.

  2. Zgjohu SHqipo ! says:

    ore Ben Andoni,leri te rrine ne guacken ku i ka futur Salistani……….
    ata po bejne te njejten gje çfar bejne futbollistet e nje skuadre mediokre
    VONOJNE LOJEN.i gjuajne topat ne tribune,per te vetmen arsye se jane
    te ndergjegjshem qe s’kane bythe me u mare me SUPERIORET !!!!

  3. Beni says:

    Qe Pd ka marre fund kete e kuptojne te gjithe. Qe sa kohe qe ne drejtimin e saj do te vazhdoje te jete berisha dhe hija e tij basha edhe kjo dihet se ky cift nuk ngjall shprese por urrejtje dhe neveri tek pjesa normale e shqiptareve duke lene menejeane militantet te cilet pwr fat po rrudhen por me ngadalesi. Por qe ti andon kerkon rithemelimin e pd nga ata qe jane brenda saj kjo eshte nonsens. Na thuaj te pakten nje emer ku mund te besohet ne ringritjen e saj

  4. greta says:

    urgjent duhet te nderroje keshilltaret per shtypin. I ka ne nivelin skandaloz. dalin lajmet pa asnji mesazh politik. te cunguara. te pavlera. Tjeter mesazh jep basha ne takim tjeter del ne tv. arroganca e tyre eshte skandaloze. me fyerje . me prapaskena.

  5. Ben Dibrani says:

    PD duhet te rikonceptohet, jo te rithemelohet. Po u rithemelua mund te sillet njelloj si kjo parti e ndyre dhe antikombetare ne stilin e te djathtes tradicionale Shqiptare.

  6. Edkari says:

    PARTIA DEMOKRATIKE
    duhet te formatohet qe ti beje balle krimit dhe dhunes.
    Demokratet jane njerez te ndershem dhe jane trima por
    duhet qe te udhehiqen nga nje kryetar qe te thote:
    -Bjerini qenave e mos t’ju dhimbsen!.
    Edi Rama me metodat e veta ka kohe qe e ka mbushur kupen
    dhe Edi Rama eshte akoma aty vetem se Lulzim Basha eshte
    njeri zemergjere e patriot e nuk do qe vendi te futet ne nje
    lufte vellavrasese si ne Aleppo te Sirise.
    Edi Rama nuk mund te kthehet e te ndreqe ate qe ka shkaterruar
    por harron se zjarri qe po ndez do shkrumboje ate me rrenje e me dege.

    1. Shqiptari says:

      O EdKar pse nuk behesh ti kryetar dhe ta shofesh sa do te vleje lekura. Kryetar Sali eshte I vemi “trim” qe nuk ja mban te dale Jo vetem nga politika por dhe te dale vetem neper qytet. Nga arrogance dhe prepotenca e humbet pushtetin si ne 97-en kur ju qerruan me shqelma nga pushteti por edhe ne 2013 kur ju moren me dacka surratin. Luftove te pasurosh Saliun o lumadh, meriton te rrish ne opozite.

    2. koli says:

      Ti Plako je natobuz. Dukesh qe nga emri, je di ver llapa.

    3. logjika says:

      partia demokratike as ka egzistuar e as egziston. U mblodhen ca hajdute e kriminele, formuan nje bande tradhetare e armiqesore per popullin e tyre ne emer te pluralizmit, njerezit u genjyen se me ne fund erdhi parti e tyre dhe ata e bene Shqiperine e shqiptaret çarçafe. Keta me nder qe perfaqesojne kete parti apo ata qe e mbeshtesin, jane pasardhes te atyre krimineleve qe vazhduan luften e vjedhjen bashke me tradhetine qe nga 1992 dhe tani u duket çudi se si ata nuk kane karriken e pushtetit. Menduan se pluralizmi do ishte monopartiak i tyre tere jeten ashtu si e mbajten ata te Enverit per 45 vjet. “Erdhi koha jone” thuhesh . Po koha e shqiptareve te tjere e shumices popullsise kur do te vinte?! E, pra, kjo parti erdhi si fertune e genjeshter qe vuri ne pushtet keta kriminele e mafjoz. Prandaj, po kane ngelur intelektuale te vertete demokrate ne Shqiperi, por jo si Lubonja, Fuga e ca mixgune te rjepur nga mendimet per interesa te ngushta te tyre, duhet te formojne partine demokratike qe te mbeshtetet nga pasa e demokrateve, dhe ti jape fund konjukturave te krimineleve qe jane sot. Pa opozite, si eshte sot, vendi me keq do te katandiset.

  7. me thene te drejten says:

    Partia Derrokratike THJESHT DUHET TE ZHDUKET NGA SKENA HISTORIKE ?

  8. Thana says:

    Mendime te pjekura.
    Duhet nje analize e thelle kritike per te kaluaren 25-vjecare te PD-se. Duhet te menjanohen ata qe e katandisen te tille kete parti. Politikane demokrate te perjetshem nuk ka. Politikane te perjetshem jane kolltukofaget dhe njerezit me mendesi diktatoriale. Vetem rithemelimi e shpeton Partine Demikratike.
    Me respekt, Thana.

  9. Sami says:

    Po ky Cami I Havase (I fundit majtas) cfare do me PD? Ky sikur eshte me PDIU ne?

  10. astrit says:

    Andoni, analize e e sakte.

  11. Selenica says:

    Nje shkrim qe duhet ti bej te reflektojene kreret e PDs Boll me spektakolin e Saliut ne parlamente..Saliut i iku koha,e beri te tijen te diathten e shkateroje,
    Tani duhet te Ribehet PD edhe per 10 vite por duhet

  12. selenica says:

    Boll me slloganet qe na hapen barkun,kemi 25 vite qe votojme PD dhe tani duhet te reformohet por jo me tipa si Kaci i (Blu) sic e quante shkaterusi i se diathtes Saliu,,apo e quante kaci i zi?

  13. demo says:

    Hiqni nga mendja fjalet reforme,projekt,sistem,filozofi,ideologji etj.Ka 150 vjet qe ne Shqiperi jane experimentuar te gjitha.Qe nga otomanizmi deri tek komunizmi.Me kete lloj balte nuk behet kala.Ketu nuk eshte difekti i sistemit,eshte njeriu difektoz,cyryk i lindur.Edhe si komunist,edhe si demokrato-kapitalist,Saliu eshte nje kafshe shpelle,grabitqar dhe kriminel.Ata qe la pas i ka zgjedhur si veten.Basha eshte kleptoman i lindur,i shtirur dhe i pabese,,Ristani,Strazimiri,Jusepina jane sociopate agresive,Ne nje shtet demokratik perendimor,duhet te kuroheshin ne nje spital psikiatrik .Kush i beson qeverine ketij stani!!!!Duhet nje referendum,te na biresoje Amerika,ashtu si krijoi dhe ndihmoi Izraelin nga hici dhe e beri nje perle ne shkretetire.

  14. Ylli says:

    Me duket se shumica e ju analistave beni nje gabim shume te madh duke mos llogaritur si shkakun kryesor te hu mbjes se PD ne Diber qendrimin e saj per reformen ne drejtesi dhe vecanerisht daljen kunder te PD nga qendrimi amerikan , rreshtimi i saj unanim kunder SHBA per reformen ne drejtesi. Valle nuk do ti kushtoje ky qendrim edhe 2017 ?

  15. Grigor says:

    Megjithese eshte per te qarë dhe jo për të qeshur, nuk mund të rri pa thënë frazën e famshme të Jovan Bregut: “E tha i varferi, e tha, por kujt ja tha! Kujt ja tha!”
    Marrin vesh Flamur Mafishja dhe Ristan Pijaneci? Ne tere ekipin e PD, mund të veçosh nja tre veta qe hahen. Por edhe ata jane bere si karte e djegur. Plus pastaj qe bejne shurrën te tere nga Berisha.
    Qari i Rames thuaj, që ben palle kur ka ca rronxho-bonxho si Strazimiri, Bumçi dhe ai budalli I drejtesise si kundershtare.
    Thone se te jesh ne opozite eshte pozicion komod sepse vetem kritikon. Por ka edhe me komod se kaq – qeveri pa opozite. Por ne kete rast eshte populli qe e vuan mungesen e opozites. Popull pa fat, por vete populli thote qe “fatin si ta kerkosh”. Pra jemi popull paradoksal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje