Rama në Dibër për të falenderuar për votën: PD ju fyeu pasi mori "opingën e Sherros". Ja kur nis ndërtimi i "Rrugës së Arbrit"

14 Shtator 2016, 13:16Politika TEMA

Partia Socialiste u është rikthyer takimeve me mbështetësit e saj në Dibër, por këtë herë jo për t’u kërkuar votën, por për t’i falenderuar ata për mbështetjen e dhënë ditën e dielë.

Takimi i organizuar në Peshkopi kishte për qëllim mirënjohjen dhe falenderimin për votuesit dibranë për mbështetjen e kandidatit të majtë në zgjedhjet e ditës së dielë, ku Muharem Rama u shpall fitues ndaj Sherefedin Shehut me mbi 4 mijë vota diferencë.

Në fjalën e mbajtur, Kryeministri Edi Rama i është rikthyer premtimit për ‘plagën’ e vjetër të dibranëve; Rrugën e Arbrit.  Rama tha se qeveria që ai drejton nuk dëshiron që të bëjë të njëjtat gabime si paraardhësja e Partisë Demokratike me borxhet dhe se po studiohen mundësi të tjera për financimin e kësaj rruge. Për herë të parë, ai dha edhe një afat për nisjen e punimeve.

“Ne nuk duam të bëjmë gabimet e Partisë Demokratike që të marrim borxh pas borxhi. Ne duam të ulim borxhin. Por unë ju them vetëm kaq, Rruga e Arbrit do të ndërtohet dhe puna do të fillojë para zgjedhjeve të ardhshme”, deklaroi ai.

Rama kritikoi qëndrimin e Partisë Demokratike pas shpalljes së rezultatit.

“Si ka mundësi që një parti t’i kthehet dhe të akuzojë një popull të tërë si bagëti që dalin nga parcela e hashashit dhe jo njerëz dhe shqiptarë që morën një vendim?

Si ka mundësi që partia më e madhe e opozitës të arrijë deri në këtë pikë pasi e shpall me të madhe një test kombëtar një fushatë vendore, pasi premton që nga këtu do të fillojë një përmbysje e madhe në shqipëri, edhe pasi madje shpall fitoren në momentin kur mbyllen kutitë e votimit?!

Pasi sheh që nga numërimi merr vetëm ‘opingën e Sheros’, u turret dibranëve për t’i akuzuar si bashkëpunëtorë në krim. Është fyer i gjithë komuniteti juaj dhe tradita juaj e çmuar”, deklaroi Rama.

Nga ana e tij, kryebashkiaku i sapozgjedhur, Muharem Rama tha se fitorja e thellë i shton më shumë përgjegjësi.

“Rezultati më shton përgjegjësitë dhe më shtyn edhe më fort që ta bëjmë Dibrën ashtu siç e meriton. Gjatë fushatës më kanë thënë trafikant e gjëra të tila, unë vetëm kam shëruar dibranët, plagët e Dibrës”, deklaroi ai.

Në takim merrnin pjesë deputetë dhe drejtues të tjerë të Partisë Socialiste që u angazhuan në fushatën për zgjedhje vendore për këtë bashki.

5 komente në “Rama në Dibër për të falenderuar për votën: PD ju fyeu pasi mori “opingën e Sherros”. Ja kur nis ndërtimi i “Rrugës së Arbrit””

  1. armand says:

    Aman hiqini lejen e pisqolles Strazos se do beje hatane.

  2. Engjelli says:

    Fillo rrugen e Arberit, e meriton ky popull pavaresisht se kujt i a jep voten, aq me teper qe ke premtuar se nuk largohesh nga zyra e Kryeministrit pa filluar nga puna ndertimi i kesaj rruge. Duhet zgjidhur ngerci qe pengon kete rruge. Mundesite i keni Zoti Rama. Gezoji Dibranet pasi ata e kane jetike kete rruge.
    Duhet bere dicka per Dibren. Rruga do e permiresoje ndjeshem jetesen ketyre njerezve.

  3. Emigranti SHBA. says:

    Rezultati i thelle ne favor, te zotit Muarem Rama, deshmon, per pjekurine e qytetareve dibrane, per te zgjedhur me te mirin, midis dy kandidaturave. Eshte turp dhe fatkeqesi te mendosh e veprosh si PD, dhe drejtusit e saje, qe ngaterojne pjesen me te teren, duke share e fyer ne menyre te papergjegjeshme, fyese dhe penalisht te denushme, sice po veprojne mbase humbjes se thelle. Me shume se keta duhet te flasin vezhgusit e huaj dhe vendore, komisjoneret qe ishin prezente ne votime, pame e degjuam qyteatre qe votonin paqesisht dhe folen para gazetareve, fjalet me t mira, per zhvillin e votimit. Komisjonert kane firmosur procesverbalet, ndersa tani degjojme thirje nga me te felliqurat, deri edhe per gjakderdhje, perdorim dhune, vetem e vetem se spajtohen me humbjen. Keto veprime jo vetem qe jane antidemokratike, pore kerkojne destabilizimin e vendit, krijojne anarshi dhe pengojne ecjen perpara per zbatimin e rreformave dhe afrimin e vendit tone ne BE. Prandaje qytetaret, duhet te tregohen te mencur mose u besojne thirjeve dhe deklaratave destruktive te disa elementeve kryesore te PD, te cilet kerkojne kerkojne te marin pushtetin me rruge jo demokratike dhe me dhune. Qytetaret shqiptare kane nevoje per qetesi, pune e ritje te mirqenjes, jo per urejtje dhe lufte civile. Bolle ka vuajtuar ai opull nga urejtja, gjakederdhja, dhe padrejtesite e sitemit komuniste. Qershori i arcem eshte shume afer. populli lete gjukoi me te miren e alternatives dhe le ta votoi.

  4. maximus says:

    shume e drejte, kjo ruge duhet te ndertohet per ata banore, isha sivjet per here te pare ne ate zone, me kishin thene por nuk e besoja, kur pashe tabelen 125 km deri ne peshkopi, mendova , qameti 2 ore dhe arrij, por mu deshen nja 4ore e gjysem deri sa arita, nje makth i vertete, ruga ishte mbushur plot me lapidare, jete te shkuara dem e perse per nje ruge te gjere dhe pa kthesa te forta,

  5. H Ponari says:

    BRAVO , I poshterove I bleve I talle I ofendove dhe I falenderove .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje