Ish-kandidati demokrat për Bashkinë e Dibrës Sherefedin Shehu u është drejtuar me një letër të hapur qytetarëve të Dibrës.
Pasi i falenderon për mbështetjen, ai flet lidhur me blerjen e votës dhe kërcënimet.
Shehu e mbyll letrën duke thënë se shpreson që “të jetë ky fillimi i fundit të poshtërimit të shqiptareve duke u blerë votën, nderin dhe dinjitetin”
Ja çfarë shkruan ai:
Të nderuar bashkëqytetarë dibranë,
Dua t’ju shpreh sot mirënjohjen time të thellë, për mbështetjen, besimin dhe optimizmin që më përcollët gjatë gjithë fushatës elektorale.
Unë e di se presioni ndaj jush ka qenë i madh. Gardianet e hashashit ju kërcënuan në mënyrë sistematike nën mbrojtjen dhe mbikëqyrjen e vetë shefit të komisariatit. Unë e dëgjova nga goja juaj, se e kishit të pamundur të mbillnit tokat tuaja apo të prisni dru në malet tuaja, se trafikantët e mbledhur në Dibër nuk ua lejonin një gjë të tillë.
Varfëria që u thellua në këto tre vjet e rriti tundimin e më të varfërve, e më të pamundurve për ta shitur votën sepse në fund të fundit kjo është filozofia e Edi Ramës, sa me i varfer populli, aq me më e lire vota.
E di se u kërcënuat me bukën e gojës, me ndihmën ekonomike, shumë prej jush jua hoqen atë, u kërcënuat me heqje KEMP-i, u larguat nga puna, u shantazhuat për votën.
E di se kishte shumë prej jysh që nuk e pranuan shitjen e votës, por ditën e zgjedhjeve përmes kërcënimit, e madje duke u lënë në prag të derës rojet e hashashit me kallashnikov nuk dolën dot të votojnë .
Por përtej të gjitha, unë u jam thellësisht mirënjohës çdo njërit prej jush që më dha votën duke sfiduar krimin e bërë njësh me pushtetin, duke sfiduar kriminelët me uniformë policie, tundimin për shitjen e votës me shuma të majme parash, presionin e deputetëve të krimbur me paratë e korrupsionit. Sepse ju votuat me mendje dhe zemër dhe unë do tu jem përjetë mirënjohës.
E kam thënë gjatë fushatës elektorale e dua sërish ta kujtoj se përtej të qenit të majtë apo të djathtë ne jemi dibranë dhe jam i bindur që shumë prej jush që për shkak të presionit, varfërisë apo shantazhit nuk më votuat mua, nuk do të jetë e largët dita që mençuria dibrane do të triumfojë e do t’i ktheni shumëfish Edi Ramës dhe bandës së tij fyerjen, dhunimin dhe përçimin që u bëri në këto zgjedhje.
Historia e ka treguar se ne demokratët jemi rikthyer gjithnjë e më të fortë pas dhunës, kërcënimit e vrasjeve që na kanë bërë. Sepse Zoti e desh që ne të jemi forca e lirisë e demokracisë dhe e zhvillimit.
Dhe unë sot jam më i bindur se kurrë se dibranët do të rikthehen shpejt aty ku e kanë vendin në parajojë të qendrës për vlerat e lirisë dhe demokracisë.
Kjo ishte një beteje të cilën unë e humba. Por siç thonë librat e shenjtë :“Jo çdo e keqe vjen për keq!”
Qoftë ky fillimi i fundit të poshtërimit të shqiptareve duke u blerë votën, nderin dhe dinjitetin.
Unë do të vazhdoj të jem pranë jush dhe në çdo ditë të jetës time me aq sa kam mundësi do të mundohem të bej gjithçka për zhvillimin e Dibrës e një jete më të mirë për dibranët.
Per keto budallalleqe prej saliu qe nxore nga goja, edhe me zi te kishe dale.
Pension te mbare Shero,per te tjerat me mire e leme fare…….
Epo, ti s’meriton asnjë vlerësim, se ti nuk heq dorë nga baca i Bjeshkëve të Namuna. Akoma s’ke kuptuar gjë? Atëherë ti mbetesh njëri nga injorantët e shumtë që ka PD-ja. Me Lulin e me Mulin nuk shkohet para, o lol.
Nuk te paska dal gjumi akoma . Si duket paske pire bashke me Ristanin. Po tregohesh i trashe. Si do te votonte ty dibrani,qe koken e ke ne Tirane,si te mbledhesh leket e apartamenteve,garazheve qe ke dhene me qera? E pse mos tia jepte djalit qe e kane aty per dite e nate? C’fare I bere dibres per 8 vjet qe qe ne pushtet deri edhe minister I Ekonomise ? C’fare te dallon ty me shume se Rama qe u votua me 4000 vota me shume? Po vazhdove me mend e Lulit e te Flamur NOkes edhe ne fshat nuk kane per te qasue ,pasi do te quajne te lajthitur. POty nuk te votoi fshati mor i uruar. Lerini mo budullalleqt . Po Genti I Bogdaneve tha se fitojme bindshem ,apo foli si zakonisht me bythe si flisni te gjithe . Edhe ti tani po flet e po shkruan me bythe e jo me tru…….. Bythe kini per te mbetur edhe 2017.
Tashme duhet falenderuar dy here populli i dibres pas ketyre budalleqeve qe shkruan. Duhet falenderuar se nuk te zgjodhi ty dhe pse me titull profesor por qe partia ta beka titullin me keq se breket e Shukriut dhe po falenderoj pa deshire por me yshtjen e PACAVURES TENDE dhe ndonje qe e ka blere voten qe paska dhene nje kontribut ne moszgjedhjen tende.
Ne se ne ne Diber ka dhe ndonje are hashash i parespektuar Sherefedin e di shume mire se faren e hashashit e solle ti me baba Saliun dhe per te thene se hashashi eshte i mire na solle dhe KRYEAGRONOMIN e HASHSHIT per te ruajtur votat. Pra na tregove se hashashi te ben “VOTROJTES”.
I dashur profesor. Zgjedhjet nuk fitohen me flamur breket e shukrut e me betimin ” SE MUA S ME PUNON SE JAM I MOSHUAR” dhe bridhje fshat me fshat te shihje sa vota rridhnin nga breket e Shukriut duke harruar se ata ishin te shpuara.
Poshtrimi i DIBREAS mbaroi profesor , poshtrimin e bere ti me falangat e MULIT qe bridhnin rrugeve , makinat e shtrejta e barkederrat qe solle nga Tirana e ju benin karshillek njerzeve te perditshem te ketij QYTQTI. Sa per bklerje dhe ti nuk ke qene mangut se e ke bere sa nuk e shtyje dot me. Harron se per cdo vote ke sjelle dhe nga dy veta nga tirana( eshe pse ata kishin harruar deren e shtepise tyre, po ama erdhen u sollen po kaq munden)
Jo profesor jo . Vota eshte e qytetarit dhe jo e jotja . Gabon dhe ketu dhe ky quhet poshterim.
Dibrane e shikoni qe paskeni shpetuar nga SHEREFEDINI profesor. Jo gjiteh profesoret jane prej verteti.
Pirdh pirdh o Kadi
ore sherefe..po kush ta beri tekstin….??turp…e passke merituar vertete humbjen…
Te lumte mendja ,student , per komentin !
Keto jane ata qe kane qeverisur Shqiperine shikoji dhe degjoji mire o popull prandaj kemi ngelur ketu ku jemi sot ,nje nga vendet me te varferit ne bote…..turpin e paske ngren me buke o shero derdimeni dibranet sic duket te njohin mire prandaj te treguan deren.
Do ishe shume me i nderuar sikur thjesht ti falenderoje ata qe te votuan dhe ti uroje pune te mbare fituesit. Te gjithe e dine qe nuk fitoi kandidati socialsit dhe nuk humbe ti. Te gjithe e kuptojne se ai u bene ato mut zgjedhje. Kaq vlla. Faleminderit bashes qe me dha mundesi te kandidoj, flm votuesve, pune te mbare rremes. Po kaq tope qenke o?