Debati i plotë brenda mureve të mbyllura të PD

14 Shtator 2016, 19:17Politika TEMA

Humbja e thellë e zgjedhjeve në Bashkinë Dibër është bërë shkak për një debat të fortë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, që u zhvillua ditën e sotme.

Lapsi.al zbardh këtë debat, ku kanë spikatur disa nga zërat më kritikë të Bashës në PD si Majlinda Bregu, Eduard Selami e Astrit Patozi.

Aldo Bumçi:  Të mos bihem në grackën e PS, problemi nuk është tek zbatimi i statutit ne PD. Bandat dhe droga ka bërë nam në Dibër. Nuk është çështje tek qytetarët aty , aty ne kemi funksionuar.  Puna është të kërkojmë zgjidhje të mëdha politike. Per mua dy jane rruget: ose zgjidhje politike ketu në qendër ose ekuilibrim forcash në terren.

Asllan Dogjani: Aktivizimi jonë ishte plus dhe ishte shumë mirë.  Por nuk kemi çfarë i bejmë drogës, aty ka marrë çdo parcelë drogën e vet. Policia është e politizuar, shefi i krimeve punonte për të ruajtur drogën dhe tani ju bënte shantazh për fotot, ndryshe do kishin pasoja. Në drogën e kemi kudo e keni në zall- herr, e keni në çdo cep, ky është problemi më i madh që duhet të jap zgjedhjen opozita.

Eduard Halimi: Për mua Dibra nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga rezultati ne Peqin, nga Kruja, Kavaja, Durrësi e me radhe. Kesaj rradhe mori përmasa krejt dramatike sepse kështu janë tashmë edhe përmasat e droges dhe krimit në vend. Opozitat nuk çajnë dot bandat dhe krimin. Këtu duhen zgjidhje po aq radikale sepse situata është e rëndë. Policia e kishte me listë, kush kalon kush nuk kalon në zona të caktuara. Si mund të përballemi me këtë në? Vetëm masa drastike

Kmi sfiduar reformën ne drejtësi.  Për te sfiduar dekriminalizimin, retoriken e Rames i kemi vene bombe ne vetes tonë. Cështja themelore është te jemi perballë Rames, jo pjesa e brendshme.  Cfare do bejmë eksperimente te Rames? Rezistencë e forte, qeveria teknike. Rama i shtyn qe në mos dalim ne protesta qe te duket sikur jemi kundër,  cilat jane masat qe do marrim se eshte eksperimenti me i poshtër me demokracinë dhe me popullin

Arben Ristani: Nga teoria e gabimit nuk shpëtojmë dot. A mund te vendosim nje kod sinqeriteti me njeri-tjetrin. Dibra angazhim me te madh se kjo nuk mund te kete, se ishim teper nderuar.  Nuk u humbëm nga gabimet tona. Selishta 50 minus, zone e mbledhur me shume me droge. Jane takuar te gjithe faktorët, aq shume pune sa do fitonim. Gjithe ky aktivitet nuk ja del dot mafia shqiptare dhe parave. Te ngrejë e protesta dhe opinionin intelektuale, patjeter qe organizimi duhet. Me krim me drogë me parate nuk ja dalim dot. Pa besnikëri dhe sinqeritet nuk bejme dot.

Florion Mima: Ne te gjithë ne terren e pame qe jane punesuar 30 cuna nga fshati, 15 euro ne dite me parcelat e droges. Shefi i komisariatit ka kontaktuar me mbjellesit e droges dhe ju ka thene kemi foto per cdo parcele. Ose voten ose jeni te gjithe ne burg. Pas ores 4 kur u kthyen nga parcelat me kanabis u rrit ritmi i votimit.

Bedri Hoxha: Nuk eshte ceshtje strukturash por ceshtje shitje vota. Me thane cope 400 mije leke,  eshte daja i njerit dhe i mori.  Deputetët nuk shkojnë në zona, ato nuk duan politiken e madhe. Probleme me konkrete. Ne jemi bere per te ikur nje pjese, duan fytyra te reja. Emero njerezit lere mos bej zgjedhje.

Oerd Bylykbashi: Atje do kishte humbur kushdo, mënyra si kontrollohet qendra e votimit eshte e rende. Çelësi i tyre eshte tek njerezit qe shpërndajnë parate,  nuk eshte ceshtje e statusit tone. Po u morem me veten s’ka lidhje duhet te bejme nje gje ndryshe. Veprim politik i forte qe do na bej ne 10 muaj te jene syte e veshët tek zgjedhjet. Ne 2001 mazhoranca fitoi por nuk kishte besueshmeri,  duhet vepruar ndryshe. Ne shikojmë silueta tani por ka shume me shume poshtë nga droga dhe krimi. Çdo lloj reforme nuk na jep rezultat duhet aksion. Po e kthyem brenda nuk dalim gjëkundi.

Albana Vokshi:  Djemtë e kryeplakut kanë parcela droge dhe ka ndenjur aty me deputetet.  Votuesit benin foto dhe merrnin leket tek dyqani fshatit. Banor te Tiranes ishin. Djemtë e kryetarit te qendrës se votimit kane votuar Per Muharem Ramen infermierëve u bëhej presion.  Duhet te komandoni kryetare degesh dhe pastaj ne baze rezultatit shikojmë.

Astrit Patozi:

Jemi trupa më e larte politike e PD dhe nuk mund të mbetemi peng i Dibrës, analizën e detajuar c’ndodhi atje duhet ta bëjë dega lokale, ajo që ne do bejmë është të marrim një sinjal dhe të japim një mesazh për zgjedhjet e vitit 2017 dhe asgjë tjetër.

Nuk e sollën vetëm problemet tona të brendshme, të cilat qendrojne sic e theksuan shumë nga kolegët, humbjen e thellë në Dibër. Edhe mund të fitonim dhe do të brohorisnim një muaj, por pas 10 muajsh do na ndodhte në zgjedhjet e përgjithshme, ndaj më mirë që i humbem se pamë skemen e tyre.

Të mos harrojmë që ne e mundem PS në Mokër në 2006, ndaj edhe të mos e konsiderojmë gjëmë. Nga ana tjeter, unë nuk mendoj se duhet ta ngrinim steken deri aty në Diber, që ta trajtonim si cështje kombëtare. Por ky gabim u bë tani.

Po dëgjoj këtu për skenarët e daljes nga kriza, që jane qeveria teknike apo pergjigja në te njehten monedhë, pra bandave me banda. I perjashtoj të dyja. Të parën nuk e arrijmë dot. Të dyten nuk duhet ta cojmë ndërmend. Nuk duhet të na shkoj në mend këte se jemi parti vlerash. Por edhe sikur të braktisnim parimet tona dhe ta provonim do të humbnim shumë keq se luajmë ne terrenin e tyre, pas kesaj publiku do thotë se është ceshtje horrash, që u ndeshën mes tyre. Dhe ne nuk na takon ta bëjme këtë gjëme, sepse të pakten të ruajmë kauzën.

Ne jemi të vonuar tek reforma zgjedhore, kemi humbur kohë duke u zvarritur me reformën në drejtësi e ceshtje të tjera, ndërkohë që kjo duhet të ishte fokusi ynë kryesor. Problemet që nxirren në Dibër mund të shërbejnë që të riparojmë dicka deri pas një viti.

Ne duhet të ushtrojmë force dhe presion të përditshëm për Kodin e ri Zgjedhor dhe për një minimum garancish për zgjedhje normale.

Së dyti nuk gjykoj se strukturat do na e zgjidhin hallin e madh. Ato janë problem, dhe duhen riparuar, por kryesorja është fryma. Duhet të merremi me mesazhin e madh politik. Bandat janë në qarkullim, mafia është e forte, por do jetë e shperndarë në gjithë vendin dhe do ta ketë shumë të veshtirë të na munde. Nuk e ben dot në Tirane, Durrës, Shkodër, Vlorë, apo gjetkë atë që bëri në malësinë e Dibrës.

Duhet të promovojmë njerëzit e sprovuar, që nuk janë banditë, por nga ana tjetër nuk frikësohen e rrugë nuk hapin. Ambiguiteti me aleancat zgjedhore, po na dëmton rëndë. Po lamë vend për dyshim, se jemi të te gatshëm të bëjmë krushqi me këdo, japin mesazhin se janë të gjithë njëlloj, atëherë njerëzit e kanë kollaj se rrine me qeverinë. Se nuk kanë pse rrezikojnë. Por qytetarët mund ti marrim me një frymë shprese.

Ne nuk kemi detyre të bëjmë mrekullinë për fitore plebishitare. Misioni ynë është të dalim parti e parë. Po e arritem këte, kurrë mos e bëfshim qeverine, e kemi kryer detyrimin tonë. PD është si Bayerni, po doli e dyta konsiderohet humbje.

Gent Strazimiri: Pjesa e kolegeve te Dibres nuk i dine hallet aty ne votim. Ajo nate ne Sohodoll ka qene e tmerrshme. Beme shume mire qe shkuam aty. Ata kane blere 16000 vota atje. Me buxhet te pakufizuar, mesatarja 50 euro.  E zgjidh kete pune mbledhja e Keshillit Kombetar, jo sigurisht.  Aq sa e zgjidhin deputetet qe kane bere operacione policore. Çdo gje tjeter qe shkon tek pjesa jone, eshte kot.  Ata e kane mbytur me lek. Pane Luznine dhe i dinin me leket qe kishin dhene sesa vota kishte brenda kutia. Na i thoshin para. A do te pranojnë qe ta detyrojnë shqiptarin te heq dore vullnetarisht nga e drejta e votës.

Kastriot Islami: Kemi tre sfida.

Sfida e parë lidhur me krimin,  lidhur me korrupsionin dhe e lidhur me kanabisin.

Sfida e dyte, marrëdhëniet me nderkombëtaret. Pse nuk kane thene asgjë per te gjithe keto qe po ndodhin.

Sfida e tretë, çeshtja e brendshme e partise.

Pa përballje masive nuk shkojmë dot ne zgjedhje. Mbledhje demokratike kur themi mendimin por jo ta nxjerrim.

Keltis Kruja: Hashashi na ka marrë ne qafe. Nuk e kishin per masen dhe ishte nje efekt shkaterrimi.  Nga varfëria eshte vullnet i deformuar nga halli,  nje bashkëjetese nga pamundësia. Shqipëria gjithe drogë. Policia e lejon vete.  Të bëjmë protestat por të jemi plotë aty. Dhe duhet ta ndërkombëtarizojme çështjen.  Vota u deformua në shtëpi dhe jo rrugës.  Dalin deklarata për LGBT dhe nuk di  për këtë.

Edi Paloka: Analizë se kemi por diskutim i shpejtë. Mendoj që na shërben t’i themi gjërat realisht. Nuk duhet të fshehim të vërtetat e mëdha për gjëra të vogla.  Probleme t i dinim që në fillim,  droga dhe paratë që ditën e parë.  Seksionet u ngritën dhe u forcuan dhe grupi parlamentar.  Përplasjet ishin me te larte ne vite por i rregulluam me aq sa mundem. Na i thane qe nuk kemi kush na mbroj voten,  shkuam per fitoren se nuk na i merrte mendja ketu përmasa droge dhe paraja. Fryma ishte pozitive aty. Vinin socialistet tek ne edhe fshehurazi.  Nuk ja leme dot Ymer Lalës,  por ja qe edhe  fryma nuk beri pune. Beri qe ata te mobilizoheshin per te blere votat. Ishin fikur dritat ne Sohodoll, në mes të natës unë përplasen me kriminal.  Flamur Noka, u perballe me terrorin qe bente ai tek njerezit.  Ne Luzni kishte uri per buke, normale qe nje thes me miell. Eshte ajo pjesa qe nuk i interesonin se cfare do ndodh.  Strukturën e kemi ne dore vete dhe e gjejmë kollaj,  po te ishte ceshtja tek foto e kishim zgjidhur.  Po nuk jane keto problemet. Po thame qe PD eshte problemi hajde t;ja fusim Lul Bashes se na erdhi rasti keshtu, eshte tmerr nuk e di kush fiton nga ju. Çoni vetëm ujë tek kundërshtari. 2001 ashtu na u duk por tani është më rëndë. Në me intelektua ata fitojnë me Sadriun dhe Ymer Lalen.  Po kërkuam t’ja fusim njeri-tjetrin do rri ai për 40 vjet.

Eduard Selami: Duhet bërë analizë e pastër për humbjen. Të thirret Këshilli Kombëtar për të analizuar zgjedhjet.

Majlinda Bregu: Nuk mund t’u largohemi përgjegjësive!

Selami: Zgjedhjet në Dibër, për gabimet tona. Pse duheshin aleatë ata që kanë qenë kundër PD-së?

Roland Keta: Sekretari organizativ i PD-së është arrogant! Duhet të shkarkohet!

Lulzim Basha: Duhet një analizë e thellë dhe e ftohtë.

Bregu: Do vazhdojmë të themi se na vodhën? Është fatalizëm! Nuk mund të presim të na shkelë syrin LSI. Nuk mund të presim të bëjë fushata Kreshniku. Dasma nuk bëhet me krushq, krushqit përcillen. Në 2005-ën PD fitoi, pasi fitoi luftën me vetveten.

Imami: I bindur se nuk po veprohej drejt, s’erdha në fushatë!

Bregu: Degët tona janë të përçara dhe të pamotivuara.

Lulzim Basha: E nesërmja na vë përballë kundërshtarëve. Ata mund të merren edhe me çështjet e brendshme. Në duhet t’i tregojnë shqiptareve që ishim aty për të mbështetur qytetarët dhe jo për të marr Bashkinë. Nesër do jete problem kombëtar,  në raport me drogën dhe me krimin.  Si dhe pse shqiptarët duhet të kthejnë sytë nga ne. E jona nuk është përplasje bandash por bashkim vlerash.

20 komente në “Debati i plotë brenda mureve të mbyllura të PD”

  1. Bumçi me cica says:

    “Kafeneja e Pleshtave”.
    Ish gjakpiresit pleshta te PD tymosin hashash kuvendojne dhe aromatisen ne pordhet e Pleshtit te Madh, Lyranjosit te Shiqeres.

  2. Labi says:

    Ku shikon mynyren e komunikimit ne debating qe kane bere ku jemi ne vitin 2016, ne te njejten koh mendoj se dhe ana tjeter pothuajse e njejta . Thjeshte dua te them mjere ne kush na drejton. Ju lutem ju qe jeni me te zgjuar si mbrenda Dhe jashte vendit bashkohuni Dhe krijoni jo nje por dy party se keto ne te dy krahet sillen si bosa droge Dhe jo si sherbetore te nje populli. Zoti na ndihmofte por jeta iku duke shpresuar.

    1. Birra Korca says:

      Nuk eshte debat por AKTRIM,pervec pjeses kur flet Majlinda dhe Selami.

  3. Toni says:

    Kto tregojn qe hiq vec nje selam dhe nje bregu qe Jan pak realist dhe e thon terthorazi qe Kto sjane shkaqe per humbje por justifikime bosh, te tjeret Jan komplet idiota qe flasin jo droga jo leshi jo preshi.
    Kta te pd kujtun se do e mernin me dhune me ca langaraq qe as per cobenj nuk bejn, si multi, kreshniku apo ky 007 dogjani.
    O medet, ngeli rama ne pushtet dhe nja 10 vjet dersa te zhduken Kto vemjet e berishes

  4. Moni says:

    E di PD se eshte futur ne beteje te gabuar duke folur droga, droga, droga? Ai deputeti Mima e pranon vete se ne cdo fshat ishin te punesuar nga 15 vete me drogen. Po cfare mendoni ju se keta do t’u votojne ju, nese ju i hiqni nga kjo pune. Po lereni mor, popullin te ushqehet, ta gjeje vet rrugen per jetese. Merruni me hallet e tjera te popullit qe nuk jane te pakta.
    Sa me gjate te bertisni droga droga, aq me gjate populli ka per t’ju lene ne opzite, dijeni kete.

  5. :)) says:

    Ore film me diversant ESHTE luajtur,,ne qofshin te verteta kto ,,debate ,,Dua Videon se as portokallia nuk ja kalon ???????????????????????????????

  6. Miku says:

    E kuptoni tani o shqiptare sec bejn keta?!!!! Keta mblidhen dhe shfaqesojn veten, dmth keta jane ne rregull por fajin e ka populli dhe kundershtari qe i mund gjithmon!!! Keta duan pushtet pa vota por me xhelin e Lulit dhe tullen e Strazimirit. Pse nuk degjoni Selamin? Po thote te verteten per te gjithe ne, qe po na katandisni ne shoqat.Vazhdoni me kete mendje, fshehuni pas gishtit se do perfundoni si aleati juaj Kreshnik Spahiu me 10 veta. Mjer ky popull qe ska ku te gjej sherim.

  7. Ermir says:

    Kjo eshte opozite dhe kur humb e gjen arsyen me dogjanet islamet me pak fjale rrembythjet e Shqiperise. ..vazhdoni keshtu si e keni nisur se opoziten nuk ju a heq njeri dhe per nja 15 vjet te tjera, parti halabakesh.

  8. eda says:

    Si eshte e mundur. Po nuk pranuan qe nuk pranuan nje here humbjen keto bastarda. Vazhdoni se keshtu do e hani perjetesisht. Filluan e nxjerrin alibite e humjes. Eshte mire per poziten por keq per ne. Kjo opozite eshte tmerr. Skam cte them me.

  9. Gjakovari says:

    Dhe ju vëllezërit e mi iu jepni votat këtyre (s’di si ti quaj) ?!

  10. SUL Pumi says:

    PD ……….Ju jeni shkaktari kryesor i rrenimit total te shqiperise. Si dikur ne maxhorance e aq me keq tani ne opoziten tuaj fallco……Mjere shqiptaret….

  11. Vjosan says:

    Te qafsha, moj shege, po ky nivel intelektual ne unison, eshte per te vene duart ne koke!

  12. temujin says:

    Une e di zgjidhjen po nuk e them…te pakten per ca kohe…

  13. fytyre pd-se jane flamur noka, qe ka pa parcela droge 12 dynymshe, te pakorrura, ka analizue faren qe vjen nga vietnami dhe kete vit ishte mashkullore, sigurisht e ka filmuar , e ka fotografuar dhe e ka cue ne prokurori dhe filmin do ta paraqese para shtypit e medias ose eshte gomar qe nuk di te perdore telefonin edhe per nje fotografi. keto do bejne edhe kreshnik spahiu, kac islami themelues I ps-se, do te sjele mal me fakte edhe strazimir alltia me albana vokshin. keta nuk kane llafe vetem nuk fyejne se jane original ne nivelin e cultures qytetare e politike te frymezuar edhe nga krytari I tyre sali berishe, qe nuk fyen nuk ofendin , kur akuzon fakteti con ne prokurori, berisha eshte modeli I politikanit qe me fjlaet e tij nuk ka urretje nuk ka ofendi nuk ka prcarje ka mesazhe shprese. si berisha jane edhe strazimir alltia, mul noka, thakethuki palooka, kac islami e isi-sti kreshnik spahiu. prokuroria do te therrase flamur noken nga si I njef farerat e droge, I njef me imtesi nga cili vend vijne, a janne mashkullore apo femnore, ku eshte specialize per drogen, kush e ka cue ne specilalizim. prokuroria kete duhet ti kerkoje flamur budalles. flamur noka di shume per drogen diku eshte specialize. ku .pyeteni njeriun e kulturuar, malesorin e mencur saleh ram berisha. mul noka te mos fshehe keto me rrugacerore alla strazimir alltia ne parlament. flamur noka te nxjerre filmimet e parcelave te , ose I ka pa ne anderr, as ideologjia e gazetarit te zerit te popullit aLAS GAZETA 55 e balliut. ti mbaje me shendet opzita balliun, kac islamin, balliun e ennon.

  14. pero says:

    PD -ja nje klub idiotesh.ca qurravece qe vetem te justifikohen, dijne. Berisha ka mbledhur gjithe rrembythjet, me kryerrembythesin Lulzim Trapi,
    dhe na qurraviten , droga , droga. Jepni dhe ju para nga ato qe keni vjedhur per 8 vjet rresht nga droga dhe nga gjithe pislleqet e tjera.
    Tani ç’do te beni ? Do hidheni ne revolucionin tuaj demokratik ? Pordhe me rigon. Kush ju ndjek juve, burrece dhe qaramane ?
    Nuk ju ka mbetur gje tjeter veçse te filloni me shtyllat e tensionit te larte qe i keni aq per zemer.
    Edhe ata pak intelektuale te vertete qe zvarriten midis jush, s’kane as forcen e as talentin , ta shpetojne PD-ne nga aroma e qelbur qe kuterbon.
    Dhe mjere Shqiperia dhe shqiptaret qe nuk paten asnjehere njerez qe tu japin pak shprese.

  15. lili says:

    Bravo ju sorte dibraneve qe nuk ju votuan!

  16. Bledi says:

    Keta tipat me japin 1 ndjesi te cuditshme.Sikur nuk flasin shqipen mire. Shumica e ketyre kane diploma fallco por tersi i Shqiptareve qe i kane si lidera

  17. emigranti says:

    Ne se vertet ky eshte niveli i diskutimit te problemit, ne se keta diskutantet pretendojne se jane perfaqesues te demokracise atehere gjendja eshte e mjerueshme. Keta mjerane me kete nivel te lene pa fryme. Kaq keq jane futur ne darren e perfitimeve sa qe sjellin mendime si idjote. Te jesh idjot i lindur eshte fatkeqesi nga natyra po keta jane idjote te bere ne rrethana qe i dime te gjithe. Kur lexon ato qe kane nxjerre nga goja pa tru e pa llogjike fare, rrotullojne te njejtin muhabet se s’u a mban ndryshe, eshte alarmante, te ulerasesh,t’i kesh e t’i shqyesh nje nga nje.Plehrat. I bene dibranet si me qene gure e drure. E tmershme, e dhimbshme , si do i veje halli kesaj Shqiperie?????????? VER DORE O ZOT!

  18. ABC says:

    Sa te pa afte. As per nje analize nuk jane te zote. Por paaftesia e tyre dhe dembelizmi apo injoranca del edhe me teper ne siperfaqe kur 3/4 e PD-se me ne kryhe “kruhetarin” e tyre, Lulin, i bien shkurt dhe thone se parcelat me hashash e kishin fajin per humbjen. Kshu eshte kur behesh deputet me mik. Nuk e kuptojne se jane zgjedhur ne PD pikerisht per paaftesite e tyre thjesht per te qene marjonetat e Berishes dhe per te mos bere pyetje apo per te gjetur zgjedhje apo pergjigjje. Dhe vjen momenti tani qe duhet te perballen me ralitetin dhe thjesht nuk e kane idene se c’fare te thone apo te bejne nga qe jane injorante dhe nuk kane as edhe nje lidhje me politiken. Ju duket vetja e bukur ( sidomos ajo Vokshi) dhe te forte dhe mendojne se kaq mjafton. E vetmja gje qe kane mesuar te bejne eshte te hedhin firmat e tyre pa ditur se ku per te rroptuar pasurine e shtetit sepse ja u kerkonte “doktori” dhe kaq. Punen e benin te tjeret. E benin ata qe sot rine ne heshtje me ne kryhe “doktorin” qe po ndjen presionin e gardes te vjeter te PD-se qe te mos e hap gojen se perndryshe do flasin dhe ata. Pazare kokash dhe milionash. Me pak fjale ne PD, ne partine me te madhe opozitare kemi garden e vjeter qe rrezikon burgun dhe keta te tjeret qe jane injorante, debila dhe thjesht te paafte.

  19. Spiro says:

    O po paskeni qene me gjithe mend budallenj.po te kishit investuar ku ishit ne pushtet per dibren sote dibrani nuke do e shiste voten per nje these miell. O budaller zgjohuni shikoni pake me tej se per mire do ju dale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje