Nëse Eduard Selami do të kërkonte mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, do të ishte një kambanë alarmi për kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.
Neni 35 pika 4 i Statutit të PD, parashikon që Kuvendi Kombëtar vendos për shkarkimin e kryetarit të partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Po ashtu, Këshilli Kombëtar vendos shpërndarjen e Partisë ose bashkimin me një ose disa parti të tjera. Por, Selami ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar, i cili ka në kompetencë shkarkimin ose konfirmimin e bashkëpunëtorëve të kryetarit.
Gjithsesi, Lulzim Basha ka tashmë nën kontroll Këshillin Kombëtar. Pjesë e këtij forumi të lartë të PD janë bërë i gjithë rrethi i Bashës në Bashkinë e Tiranës.
Ndërkohë që Eduart Selami, ndonëse kanë kaluar shumë vite e ka shumë të qartë precedentin e shkarkimit të tij si kryetar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar organizuar në “Fahrije Hoti”.
Madje as që e lanë të hyjë në mbledhje dhe të paraqesë versionin e tij për humbjen e Kushtetutës asokohe, por dhe për njëhsimin e postit të kryetarit të partisë me atë të Kryeministrit.
Eduart Selami asokohe u zëvendësua nga Tritan Shehu, por gjithçka ishte nën kontrollin e Sali Berishës, asokohe Presidentit I vendit.
Por dhe Genc Pollo si ish-sekretar i përgjithshëm e di si është shkarkuar asokohe, për t’u zëvendësuar nga Ridvan Bode.
Neni 37 i Statutit të PD
Këshilli Kombëtar zgjedh/shkarkon, me votim të fshehtë:
1.Sekretarin e Përgjithshëm dhe Sekretarët funksionalë;
2.Nënkryetarët e Partisë;
3.Kryetarin e Bordit Financiar të Partisë;
4.Komisionin Qendror të Apelimit;
5.Drejtuesit e Departamenteve.
EdSallami prej Librazhdi, lol….Imagjino te ishte nga Gramshi apo Tropoja.