Komisioni i Ligjeve ka miratuar dje vetëm me votat e maxhorancës projektligjin “Për krijimin e Institutit të Studimeve për Kujtesën e Luftës së Dytë Botërore”. Opozita nuk e votoi këtë projektligj, duke e quajtur si vazhdimi i talljes me ishtë përndjekurit dhe shpenzim i kotë i parave.
Propozuesja e projektligjit, Olta Xhaçka, theksoi dje se projektligji ka për synim ngritjen e një instituti që do të bëjë studime dhe do të grumbullojë të dhëna për Luftën e Dytë Botërore, shkruan “Panorama”.
“Instituti do të nxjerrë në pah dokumentet, studimet, vendimet e kohës, jo të luftës partizane, por historisë të cilën e kemi dëgjuar gjatë gjithë tranzicionit, ku një çështje e margjinalizuar si kjo e kontributit të Shqipërisë është marrë dhe degraduar në një betejë të shëmtuar politike mes partizanësh dhe ballistësh.
Edhe LANÇ ka degraduar sipas politikës në një gati luftë civile”, tha Xhaçka. Por për Petrit Vasilin, instituti nuk ka asnjë të drejtë të ndryshojë rolin e fituesve dhe humbësve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“E gjithë veprimtaria antifashiste u udhëhoq nga partizanët e organizuar në mënyrën e tyre e me të cilën ata u renditën me fituesit, dhe në këtë çështje, instituti këtë raport thelbësor as nuk e ndërton dhe as nuk e zhbën dot.
Ky kontribut i madh është dhënë në 45 vitet që shkuan dhe pavarësisht glorifikimet, por për çështjet kush qenë fituesit dhe kush qenë humbësit, dhe kush u ul në tavolinën e fituesve, kjo nuk lëviz”, tha Vasili.
Në debat është përfshirë dhe Pandeli Majko, i cili tha se politikanët janë treguar si kalamaj para historisë. Ai u shpreh se edhe komunisti më ekstrem duhet të nderohet nëse ka rënë për atdheun.
DEBATI NË KOMISION
Olta Xhaçka: Instituti në të gjitha detyrat që ne si grup kemi parashikuar, parashikon dokumentimin, studimin e të gjithë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, nëpërmjet grumbullimit të të dhënave dhe dokumenteve, nxjerrjes në pah të vendimeve të kohës, jo të luftës partizane, por historisë të cilën e kemi dëgjuar gjatë gjithë tranzicionit, ku një çështje e margjinalizuar si kjo e kontributit të Shqipërisë është marrë dhe degraduar në një betejë të shëmtuar politike mes partizanësh dhe ballistësh.
Edhe LANÇ ka degraduar sipas politikës në një gati luftë civile.
Petrit Vasili: E gjithë veprimtaria antifashiste u udhëhoq nga partizanët e organizuar në mënyrën e tyre e me të cilën ata u renditën me fituesit, dhe në këtë çështje instituti këtë raport thelbësore as nuk e ndërton dhe as nuk e zhbën dot.
Ky kontribut i madh është dhënë në 45 vitet që shkuan dhe pavarësisht glorifikimet, por për çështjet kush qenë fituesit dhe kush qenë humbësit, dhe kush u ul në tavolinën e fituesve, kjo nuk lëviz.
Oerd Bylykbashi: Jam i sigurt që me idenë që keni ju, do vazhdoni ta mbani mitin e 28 mijë dëshmorëve. S’ka për të bërë asnjëri tentativën minimale për të thënë të vërtetën se çfarë ndodhi në Shqipëri, sa u vranë dhe kush i vrau.
Ky shtet as bën përpjekjen minimale për të vënë gishtin në plagë për ata njerëz që s’kanë marrë as drejtësi, as falje.
Pandeli Majko: Ajo që po ju them, miq, është se ne nuk ju kemi ftuar të votoni ndonjë variant historie. Sinqerisht më vjen keq shumë për këtë mënyrë të foluri sot. Keni një defiçencë të theksuar për atë që quhet edhe histori e PDsë, edhe në raport me historinë e së kaluarës dhe me ato çfarë kam parë unë në televizor në datën 28 nëntor dhe çdo 5 maj.
Thashë 28 se ju nuk e pranoni 29ën, me sa di unë, ju shkoni bashkë me veteranët, dhe respektoni ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore.
Nuk di ndonjë vend tjetër të Europës që kjo marrëdhënie me Luftën e Dytë dhe me angazhimin tuaj për Luftën e Dytë të jetë në këto lloj defiçencash siç e keni ju. Ne po përpiqemi dhe jua thamë që në fillim fare, ne duam një qëndrim gjakftohtë, pikërisht për të shmangur çdo lloj glorifikimi dhe kjo të shihet si e tillë.
Prandaj këtu, siç e thatë ju me të drejtë, nuk ka ndonjë konkluzion. Këtu ka Bordi, si zgjidhet, struktura administrative. Marrëdhëniet e këtij instituti me institucionet e tjera shtetërore dhe kështu me radhë.
Sepse ne nuk jemi kompetentë, ne ia kemi bërë dhuratën popullit shqiptar në këta 25 vjet, jemi sjellë si kalamaj. Tjetër datë kemi në festat zyrtare, tjetër përkujtojmë. Janë të nderuar e të respektuar dhe paguhen nga shteti shqiptar si të tillë dhe fyhen në publik.
Gjeni shtresën tuaj që do vendosni ta respektoni. Dua Lipën nuk e keni parë kurrë kaq ekstravagante dhe seksi .
Oerd Bylykbashi: Ju flisni për komunistët…
Pandeli Majko: Flisni për të përndjekurit… Jam thellësisht në krahun tuaj, nëse do të vendosni të merreni me të përndjekurit. Pyeti sot të përndjekurit se si po trajtohen nga kjo qeveri.
Kjo qeveri mund të ketë të metat e veta, por në pikëpamje të respektimit të të përndjekurve është pak e tepër për t’i thënë nuk është marrë me ta.
Oerd Bylykbashi: Të paktën t’i kërkoni ju falje për atë që s’e keni bërë. Thuaje kanë bërë këtë gjë…
Pandeli Majko: Nuk po ta kthej përgjigjen, se the që kam paraardhës që kanë qenë pjesë e LANÇIt.
Oerd Bylykbashi: Sigurisht kam dhe nga ata që kanë shkuar në burg menjëherë me LANÇin. Kanë shkuar në burg.
Pandeli Majko: Të garantoj që edhe në krahun tonë ka njerëz që kanë qenë me LANÇin dhe kanë pasur probleme gjatë periudhës. Por ne po flasim për Luftën e Dytë Botërore dhe atë që meriton respekt, sepse defiçenca e marrëdhënieve me historinë ne na ka krijuar një problem.
Akoma si politikë shqiptare nuk kemi përcaktuar disa standarde, çfarë do themi është në rregull dhe çfarë do themi që nuk është e tillë.
Oerd Bylykbashi: Po ç’punë ka politika këtu…
Pandeli Majko: Ne për këtë arsye ju themi dashamirësisht që ky nuk është variant historie, por variant se si ta ndriçojmë këtë periudhë pa asnjë variant glorifikimi. Dhe për t’u thënë njerëzve që ata që luftuan meritojnë respekt.
Të luftosh dhe të biesh kundër okupatorit, qofsh edhe komunisti më ekstremist, meriton të të hiqet kapela.
Oerd Bylykbashi: Si Abaz Kupi…
Pandeli Majko: Më dëgjove çfarë thashë? Edhe komunisti më ekstremist po ka rënë në krye të luftës duke mbrojtur atdheun e vet, meriton t’i hiqet kapela. Kaq.
Arben Ristani: Kjo maxhoranca vazhdon t’i dhunojë shqiptarët, t’i varfërojë ata, t’i ngordhë nervin e protestës dhe banda të vazhdojë jetën e saj, mbill hashash, fito para, vidh tenderë, qejf o qejf.
Edhe njerëzit vuajnë siç vuajnë përditë. Merreni votojeni, votat i keni. Rrimë tani merremi kush ishte partizan dhe kush ishte ballist, muhabet koti.
Kesaj I thone te gjendet Kola ne pune. Keta deputetet e rinj ne vend qe te meren me probleme te zhvillimit, si ai ekonomik, urban, te turizmit, te prones qe eshte bere lemsh apo te fshatit qe s’ka rruge, uje e drita, meren me luften qe e shkaterroi kete vend per 50 vjet dhe qe vetem sherr e ndarje mund te na sjell. Deputet idiot, qe kane ardhur ne politike me tarafllek, njerez mendjembyllur, peng te se shkuares. U ka ngelur Koka mbrapa.
Eshte per te ardhur keq qe te rinj si kjo Xhacka, ne vend qe te studjojne mundesite e investimeve ne Shqiperi ne fushen e teknologjive te reja, psh ndertimi I nje fabrike per prodhim kompjuterash, fibre optike, serverash apo pajisjesh te ndryshme IT, meren me luften.
Te rinjte moj Olta nuk e pjerdhin fare luften, ata duan te konsumojne teknologji se ajo eshte e tashmja dhe e ardhmja, Jo lufta qe ja pam hajrin per 50 vjet. Po ti, si shume anadollak te tjere, do shkosh ne gen.