Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, mori pjesë në ceremoninë në fshatin Drashovicë, të Bashkisë së Selenicës në Vlorë për veprimtarinë përkujtimore kushtuar Epopesë së Luftërave të Drashovicës për liri e pavarësi si dhe vendosi një kurorë me lule në Monumentin kushtuar epokave historike që i dhanë lavdi kësaj krahine.
Pas ceremonisë ai ishte i ftuar edhe në drekën e mbajtur në këtë zonë, ku siç shikohet në foto nuk ka patur asnjë kompleks edhe për të kthyer me fund një dolli.
Së bashku me presidentin Nishani ka qenë edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi.
Më pas, Presidenti i Republikës, në prani të autoriteteve vendore, deputetëve, drejtues të bashkësive fetare, organizatorëve si dhe personaliteteve të krahinës, çmoi Fshatin Drashovicë me Dekoratën “Nderi i Kombit”.
Motivacioni: “Për kontributin e shquar në luftërat për çlirim kombëtar, që kulmojnë me Shpalljen e Pavarësisë; në Luftën e Vlorës (1920), si dhe betejën heroike të vitit 1943 kundër pushtuesve nazifashistë.
zoti president, te befte mire rakia, po a mund te na thuash si u ndjeve kur nje deputet I parlamentit shqiptar ben thirrje per gjak mes sqiptareve. eshte fjala per deputetin strazimir alltia. do ta mledhesh keshilli e sigurise kombetare. a mos eshte I prositur nga berisha, dhe atehere ju nuk keni cfare te beni. I beni deputeteve te pd-se parteise tende te distancohet nga kjo thirrje. kjo qe ben strazo alltia eshte kundervenia e mesazhit tuaj per diten e kurban bajramit. cfare don ky perfaqesues I isis-t ne parlamentin shqiptar. mendoni ju berisha se me tilla deklarata pd-ja I binde popullin per ta votuar. duhet te jeni ne lartesine e detyres keto gjera te rrezikshme e te tmerrshme te mos djegun e vrasin shqiperine. e ka djege dy here berisha ne 90-91 97-ten. ndalini keto duar zjarrvense, e ke per detyre. per shqiperine nuk eshte me pak e rrezikshme thirrja strazo alltise per gjak mes shqipetareve se shuplaka nokes nje deputeti qe I sherbeu dekriminilazimit e perjashtoi noken e mire u be me te dy keto gjera. vepro z. president e mos iu tut berishes.
Po mos ia nxirrni mo këtë foto; bobooo…, do e mbysë Saliu fare të shkretin Jari, se ka festuar me veteranët partizanë.
Ne fund te fundit, te dy zoterinjte e larte, edhe pse ne kampe te ndryshme politike e me kontribute te ndryshme, kur vjen puna te rrenjet, njeri eshte nga Fushebardha e tjetri nga Salaria. Vende shume te nderuara e me histori te lavdishme.
M’a shpifin keto tryezat e lipizhareve,qe gjoja festojne sakrificat historike te te tjereve.
Butafori e neveritshme.