Dokumenti 31 faqesh/ Opinioni i PD për SPAK: Eshtë antikushtetues, kontrolli të bëhet nga një komision Ad-hoc

15 Shtator 2016, 10:01Politika TEMA

PD përmes një dokumenti prej 31 faqesh jep opinionin e sj për projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” si një nga ligjet më të rëndësishme zbatuese të Amendamenteve Kushtetuese të Reformës në Drejtësi.

Pr/ligji ka qëllim përcaktimin e rregullave mbi organizimin dhe funksionimin e tre institucioneve të reja të krijuara sipas ndryshimeve kushtetuese të miratuara me konsensus dhe konkretisht (i) gjykatave të posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; (ii) prokurorisë së posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; si dhe (iii) njësisë së posacme hetimore.

Në dokument thuhet: “Respektimi i plotë i dipozitave të Kushtetutës dhe Opinioneve të Komisonit të Venecias, si organizimi i vetëm kompetent dhe garant për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare të organizimit të sistemit të drejtësisë, është më shumë se kurrë e rëndësishme”

PD thotë se përmbajtja e projektligjit, paraqet një sërë cështjesh që janë hartuar në mënyrë të paqartë dhe në kundërshtim me teknikën e hartimit të ligjeve, cka mund të krijonte probleme gjatë zbatimit

“Për këtë qëllim, shprehim qëndrimin tonë se cilësia e ligjit dhe funksionaliteti i zgjidhjeve teknike apo organizative të orfuara prej tij, është përgjegjësi e hartuesve dhe mazhorancës aktuale parlamentare, që pa arsye dhe me kokëfortësi, ka treguar se nuk është e interesuar për të vlerësuar me seriozitet kontributin konstruktiv të opozitës në këtë drejtim”

Projektligji i jep mundësi pushtetit ekzekutiv ose organeve nën varësinë apo ndikimin e tij (ILDKPKI, DSIK), që të pengojnë/ndërhyjnë në mënyrë të pakontrolluar dhe disproporcionale, në përzgjedhjen dhe emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Gjykatave/Prokurorive të Posacme, hetuesve të Njësisë së Posacme Hetimore, si dhe punonjësve të tjerë të këtyre organeve kushtetuese.

Pëlqimi i institucioneve të kontrolluara nga ekzekutivi si conditio sine qua non  për emërimin e gjyqtarëve, prokurorëve, hetuesve, apo punonjësve të tjerë të Gjykatave të Posacme dhe të SPAK minon haptazi pavarësinë dhe mosndikimin që kjo strukturë duhet të ketë si prerogativë të ekzistencës së saj, sipas nenit 135 dhe 148 të Kushtetutës.

Për këtë arsye, propozojmë që kontrolli i integritetit të zyrtarëve të këtyre strukturave të bëhet nga një Komision Ad Hoc, me përbërje prokurorë, gjyqtarë dhe punonjës të NJPH. Për një periudhë tranzitore, kontrolli i integritetit përpara emërimit për gjyqtarët dhe prokurorët të bëhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në kuadër të procesit kushtetues të rivlerësimit. Sigurisht që Komisioni Ad Hoc do të ketë të drejtë të marrë infomacioni nga institucionet e treta lidhur me pasurinë dhe figurën, por vlerësimin e këtyre të dhënave duhet ta bëjë pikërisht ky komision i pavarur Ad Hoc.

1 komente në “Dokumenti 31 faqesh/ Opinioni i PD për SPAK: Eshtë antikushtetues, kontrolli të bëhet nga një komision Ad-hoc”

  1. koli says:

    akoma ju idiotet merreni me projektin e drejtesise.
    Jau merr mendja se do arrini te mbroni spiunin e serbise me keto…
    Ikni hani nai dor grosh e qepeni se na jeni bo boz komplet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje