Rikthehet Blushi, kundër të gjithëve: Unë i kam shijuar humbjet e PD, në Dibër më habiti fitorja e Rilindjes...

15 Shtator 2016, 18:27Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi kundër të gjithëve në Kuvend. Ai iu është rikthyer dhe kritikave të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, por këtë herë duke i ‘dhënë meritë’ për dështimin e qeverisjes edhe vetë opozitës që sipas tij është një grupim politik i pamotivuar.

Blushi gjatë fjalës së tij u ndal edhe në zgjedhjet vendore që u mbajtën në Dibër, por preku edhe tema të tjera të rëndësishme siç janë protestat e realizuara së fundmi nga maturantët. Sipas Blushit, dibranët janë zhytur në varfëri ekstreme dhe ata nuk votuan të majtën për këtë, por qeverinë, kushdo që të ishte ajo.

Kjo sipas tij ka ardhur, pasi dibranët kishin frikë se mos humbnin edhe atë pak gjë që kanë. Ai madje i ktheu edhe përgjigje opozitës për pretendimet e saj për blerje votash. Sipas tij, është e pamundur që të blihen 4 mijë vota. “Rama i bindi dibranët, se pa Dibrën nuk e bën dot Shqipërinë”, tha Blushi.

Fjala e plotë:

PD meriton fundin si një grup politik i pamotivuar dhe i  pavotueshëm, shikojeni dhe sot nuk ka asnjë njeri në parlament.

Ata kanë humbur dhe isha i bindur se do humbnin.

Unë i kam shijuar humbjet e PD-së sepse ajo meriton te humbi si një grup i pamotivuar. Ajo që më habit në Dibër nuk është humbja e PD por e fitorja e pamerituar e rilindjes. Nuk kam parë asnjë nga ata që mbrojnë fitoren se dibra votoi reformat, apo takimin e Ramës me Mhogherinit apo punë e qeverisë.

Çfarë votoi Dibra?

Sipas PD aty janë blerë votat unë mendoj se kjo është e pamundur. Si ka mundësi që me kaq diferencë rilindja mundi njëkohësisht 3 kundërshtarë, PD dhe LSI-në që nuk ishte në fushatë dhe ato njerëz që ankohen pa fund? Çfarë magjie qe kjo qe nga 400 i bëri 4000 vota?

Njësoj sikur Milano që voton të djathtën të ngrihej një ditë të votonte të majtën!…

Të besosh se Dibra voton të majtën është njësoj sikur të besosh se grekët do të votonin Angela Merkel!…

Dibranët kanë votuar për qeverinë. Dibra tregoi se populli nuk do të votojë kundër qeverisë sepse do ta ketë mirë dhe kjo është bjerrje e qeverisë. Dibra sot është krahina më e varfër e Europës. Varfëria nuk i çoi dibranët në inat, por në frikë. Dhe ata besojnë se duke votuar kundër qeverisë mund të humbin edhe atë pak që kanë.

Varfëria e mban sot në këmbë regjimin e Erdoganit.

Dibra nuk mund të votonte për të arritur lirinë e vet duke e ditur se vetëm qeveritë mund ta zbusin mjerimin. Shqiptarët kanë kohë që mbrohen nga qeveritë e tyre duke i llastuar sepse kjo i jep pak më pak kokëcarje.

Dibra, si shembulli i pajtimit me të keqjen nga frika ka ndodhur edhe në vende të tjera. Dibra ndodh çdo ditë në Tiranë.

Sa maturantë janë djegur për shkak të paafësisë së Rilindjes për të refomruar arsimin?

Sa qyetarë të Tiranës janë neveritur kur panë sesi iu shemb simboli, stadium. Kush foli askush?

Mijëra turq dolën në shesh për të mbrojtur taksimin dhe dikush vdiq. Kush e bën këtë në Shqipëri? Askush!…

Në paralment parashikohet të votohet një ligj për plehrat dhe keni për ta parë që do të votohet. Do ta shikoni që ditën e parë do dalin disa në protesë, ditën e dytë më pak e dita e tretë asnjë. Gjysma e opozitës nuk është në opozitë.

Deliri do të rritet. Nga PD besimi se mund të vijnë në pushtet do të pakësohet. Kur përdhunohesh ke një alibi. Siç kanë ardhur punët gjërat do të votojnë sipas manualit për mos e patur keq me qeverinë. Në qiellin e Dibrës shëndrisin 3 yje, Deliri, Saliri dhe Iliri. Përsa kohë shqiptarët votojnë Delirin, Salirin dhe Ilirin do të vazhdojnë të mbrojnë manualin. Faleminderit që më dëgjuat, pa zhurmë si gjithmonë.

7 komente në “Rikthehet Blushi, kundër të gjithëve: Unë i kam shijuar humbjet e PD, në Dibër më habiti fitorja e Rilindjes…”

  1. Ermir says:

    O blush o kokrra debilit ne krye te bashkise se Milanos ka 8 vjet te pakten qe eshte e majta por mos u merzit sepse sa ti fitoj une zgjedhjet do te propozoj per minister te puneve te kota….vdes per tu ber njecike minister ti…

  2. vito says:

    Ik ore parazit.Pse nuk u habite kur u bere deputet si perfaqsues i Rilindjes?

  3. Korcari i vjeter says:

    O Blush,o karabush!
    Si the mo?Erdogani fiton nga varferia?
    Po e di ti mor karabush se pikerisht kjo nuk eshte e vertete?Se qe kur ne krye te Turqise eshte Erdogan turqia ka nje ritje te jashtezakoneshme te ekonomise dhe mireqenies.
    Hape njehere internetin dhe shiko si ka qene ekonomia e Turqise para Erdoganit.
    Me vjen te vjell o Blush kur me hiqesh sikur je i abdetuar me gjithshka qe ndodh ne bote.
    Blush! E di c’je ti?
    Je vetem nje BYTHKE-themi ne korcaret.

  4. Hysni Dajaku says:

    I vetmen ne ate parlament qe vlen te degjohet,

    1. Arturi says:

      Ne fakt, vetem ti e degjon! ?

  5. Lal Prenga says:

    Ushtaret e Rilindjes gjithmone gati me komentet e tyre! Kurse une gezohem qe ne parlamentin tone kemi te pakten dike qe meriton emrin deputet! Dhe vete jam nje qe gezohem me humbjet e Pd pasi I konsiderpj thjesht armiqte e Shqiperise, por te ngrihesh me komente kunder nje deputeti qe thote realitetin eshte e turpshme! Po te keni dicka ne dore do e pushkatonit z. Blushi?

    1. vito says:

      Si shume ja ke rritur vlerat nje njeriu te deshtuar ne politike e te deshtuar ne letersi. Do ishte nje shperdorim i kote i plumbave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje