Një grup që u shpalos si risia e opozitës. Koordinatorët e Bashës që ishin një kopje e shëmtuar e KOP-it të Berishës. Ky i fundit solli PD-në në pushtet, ose ishte një nga shtysat kryesore, koordinatorët e Bashës duket të jenë thjesht një vrimë në ujë.
Disa ishin “qoka”, disa rekomandime, disa kanë shkollë, por duan pushtet jo kontribut politik dhe të shpalosin vlera. Këtu nuk e kam fjalën vetëm për çupën e Fahriut që shkëlqen në listë apo ndonjë të rekomanduar se bën të tjera punë kur vjen në Tiranë me ndonjë sekretar PD-je, jo aspak. Në shumicën e tij grupi është jo funksional dhe ska sjellë asgjë të re tek PD-ja, jo më ta këshillojnë Bashën për punën e tij.
Ka disa përjashtime tek tuk, ndonjë në këshill bashkiak të Tiranës, ndonjë flet ndonjëherë në rrjetet soiciale, ndonjë tjetër me vlerat e tij të mëdha “intelektuale” refuzon të flasë fare, shumica e tyre thjesht nuk ekzistojnë.
Nuk ka vend për përgjithësim por në shumicën e tij grupi i korrdinatorëve të Lulzim Bashës është jo funksional, i pavlerë dhe nuk i ka sjellë asnjë pozitive Partisë Demokratike, përjashtojmë ndonjë konferencë për shtyp, apo status në facebook.
Kërta janë korrdinatorët e Bashës, lexojini emrat dhe vlerësojini, sa herë ka folur dhe është aktivizuar sejcili prej tyre, sa debate ka përballuar, sa ide dhe angazhime qytetare apo në mbrotje të publikut ka pasur, çfarë çështje dhe tema kanë shtruar në PD, sa platforma kanë zhvilluar. Fatkeqësisht asnjë, thjesht asgje, përfundimisht një zero me bisht./Citynews
Ja lista:
Akil Kraja
Dritan Shano
Albana Cenollari
Reila Bozdo
Valbona Karapici
Gezim Pani
Besart Kadia
Blerta Zilja
Merlinda Hoco
Lediana Fratari
Julian Deda
Arbi Agalliu
Ardian Isufi
Fatbardh Sallaku
Anita Gumeni
Henris Balliu
Sorina Koti
Dritan Hoti
Mateo Spaho
Argyrina Jubani
PD eshte partia prone e Fahri Balliut dhe Ritvan Bodes. Haha nje m.. do hane edhe ne 2117.
Ne se doni lidhjet Balliu e Spaho jane te pjellet e familjaret e afert te atyre me siper.
Per mua si gaxho, me i miri eshte Tan Shano se ka mjaft eksperience nga qeveria e Fatos Nanos si ekspert dhe i rekomanduar personalisht nga Tosi i xhaxhi Thanasit.
Ky Fatbardh Sallaku mos eshte ai i Universitetit Bujqesor qe jepta provime me seksere qe nxorri Fiksi?