Edi Rama, shuplakë Voltana Ademit: Shkodrën e drejton një hu, nuk e duan as të vetët në PD

16 Shtator 2016, 15:59Politika TEMA

Gara për Shkodrën në zgjedhjet e ardhshme do të jetë me lehtë për Partinë Socialiste, pasi ky qytet po keqmenaxhohet nga, Voltana Ademi, e cila ka dështuar në drejtimin e bashkisë.

Sulmi ndaj kryebashkiakes së Shkodrës është bërë sërish nga kryeministri, Edi Rama, por këtë herë larg kamerave dhe publikut, teksa zhvilloi një takim më strukturat e Partisë Socialiste në metropolin verior.

Rama gjatë bisedës së tij evidentoi se kryebashkiakja Ademi nuk po bën një punë të mirë në krye të bashkisë së Shkodrës dhe për këtë janë koshient edhe qytetarët Shkodranë dhe vetë demokratët.

Ai evidentoi se Partia Socialiste duhet ta shfrytëzojë këtë fakt dhe në zgjedhjet e ardhshme duhet të arrijë një rezultat pozitiv në Shkodër.

“Këtë herë duhet që të fitoni zgjedhjet, sepse e keni më të lehtë se kurrë me këtë kryetare të Bashkisë të cilën nuk e duan as të vetët në PD. Është e paaftë dhe nuk është e zonja për të qeverisur, dhe kjo shihet qartë. Keni hapësirë dhe terren mjaftueshëm për të fituar”, ka thënë Rama, raporton Report TV.

Rama u shpreh u shpreh se do ketë ndryshime në rang drejtorësh, në kuadër të përmirësimit të punës së institucioneve dhe rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.

Në këto takime Rama shoqërohej nga deputetët, Paulin Stërkaj, dhe Namik Kopliku.

9 komente në “Edi Rama, shuplakë Voltana Ademit: Shkodrën e drejton një hu, nuk e duan as të vetët në PD”

  1. lili says:

    ne qofte se nuk e duan as te vetet ne PD ,kjo eshte vertet dy here kompliment per Zojen: nje se nje ‘hu’ fitoj kunder kandidates-kukel qe fsheh interesate e tjeterkujt pas emrit te saj, edhe dy se ne shkoder paska ma shume mbeshtese te se djathtes se vertete se sa te PDse qe e votuan kete zoje!
    Pamvaresia eshte nje ves per disa edhe nje vyrtyt per disa te tjere!
    Zotni Rama i do grate vetem kur ato reshtohen si hu ,po kjo zoje ia prishi , edhe nervat edhe pazariet siç duket nga nervozizmi me te cilin flet kryeministri per Zojen e Shkodren… Duhet me qene pak ma qytetar per Shkodren edhe ma me ‘finesse’ ;;

    1. Kujtim says:

      Kjo Voltana nuk ben as per fshesaxhi ne kete Qytet dhe jo per kryekare Bashkie lum Shkodra .RAMA NDIMOE SHKODREN lere cthot Luli

    2. Tarrasi says:

      Po per me demek kryebashkiakun e Vlores, Dritan Leli cfare mund te thuhet ?
      Ai po eshte nje kercu qe ja nguli Vlores !

    3. Edkari says:

      Shqiperia nga 2013 po qeveriset nga nje hu.

  2. Thanasi qe ta plasi says:

    O Tema po ku e gjetet ju qe Rama ka thene qe Shkodren e drejton nje hu se kjo nuk del ne asnje vend.

  3. fieraku4u says:

    O RAME, SHQIPTARET NUK VOTOJN PERSONIN NDONJEHER POR PARTIN DHE LIDERIN. SE DHE AI KOKE TULJA KERCI KUQ NGA MALLAKASTRA BAFTJAR KERMA IS PARTISE SOCIALISTE QE KISHTE FIERI SI KRYEBASHKIAK, E KTHEHU FIERIN NE NJE MALLAKASTER ME DRITA DHE ME KIOSKA KUDO.
    E KE PARE ATE GLOBIN E SHEMTUAR DHE SKANDALOZ NE MES TE FIERIT QE NDERTOJ AI KOKE TULJA, KANCERI…?? SE ASNJERI NUK E VOTONTE ATE KOKE TULEN NE FIER, POR TE VOTONIN PS DHE TY.

    PO THUAJ QE KUR KA ARDHUR KY SUBASHI, U KTHYE AROMA E QYTETARISE DHE TRADITES FIERAKE.

  4. S.Dako says:

    Kjo Voltana para zonjes Bazhdari dhe fushates me te madhe qe kjo zonje beri eshte me te vertete nje hu, por si duket shkodraneve edhe nje hu tu vesh mjaft te jete demokrat e votojne. Kjo tregon se sa eshte hurizuar ajo shoqeri. Me vjen keq qe Shkodra s’i dha nje shans vehtes me Z. Bazhdari, e pamundur te prodhoje me politika nje kandidate me cilesite intelektuale dhe drejtuese si te zn Keti Bazhdari.

  5. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    a e dini si e quejne ne shkoder moçalorin e kokqytetit??? ai i gjati shtat e hije mend as nje fije

  6. Faro says:

    Hu?!
    Po vete Edi pranoi te konfliktohej, madje,para kamerave me te tek stadiumi.
    Pranoi te replikonte me HURIN??!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje