Zgjedhjet e 6 nëntorit për kreun e LSI, kandidatë Ilir Meta dhe Shezai Rrokaj

16 Shtator 2016, 18:49Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur sot kryesinë e partisë. Pas takimit, ku Luan Rama në një komunikim për mediat ka thënë se temë kryesore e këtij takimi ishin zgjedhjet që do mbahen në parti më 6 nëntor ndërkohë që ka theksuar se Ilir Meta ka shpallur kandidaturën vendim të cilin e ka marrë edhe Shezai Rrokaj.

Sipas Luan Ramës, afati për të shpallur kandidaturën për kreun e ri të LSI-së është deri më 30 shtator ndërkohë që shtoi se zgjedhjet për kreun e ri të LSI janë një moment i rëndësishëm për ridimensionimin e partisë dhe ka ftuar të gjithë anëtarësinë e LSI që të marrin pjesë në fushatën zgjedhore. Sipas Ramës votimi edhe në këtë proces do të bëhet sipas parimit një anëtarë një votë

“Shezai Rrokaj shpalli kandidaturën për kryetar të LSI. Po ashtu edhe kreu aktual i partisë Ilir meta. Ky është një moment i rëndësishëm për ridimensionimin e rolit të partisë. Zgjedhjet në gjithë vendin do të mbahen më 6 nëntor.

Anëtarët e LSI-së i ftoj që të bëhen pjesë e fushatës zgjedhore. Votimi do të bëhet sipas parimit një anëtar një votë. Kush dëshiron të kandidojë, duhet të regjistrohet”, tha Rama. Ai shtoi se në takimin e kryesisë së LSI-së u diskutua edhe për modalitetet e konventës kombëtare zgjedhore.

Ndërkohë që në zgjedhjet paraardhëse kreu aktual dhe themeluesi i LSI Ilir Meta ka garuar përballë sekretarit aktual të Përgjithshëm të kësaj partie Luan Rama, duke fituar thellësisht.

4 komente në “Zgjedhjet e 6 nëntorit për kreun e LSI, kandidatë Ilir Meta dhe Shezai Rrokaj”

  1. tevjedhimmeshpejt says:

    Shume mire,presim nje gare te sinqerte dhe me ide!
    Duhet “te…….me shpejt dhe me shpesh” eshte motoja jone e re!

  2. merocami o kelysh i ndyre says:

    mjat u tallet o shkerdhata…mero baze vetem e shqyen bishen meta, se i nxjerr bythen MeroCami….

  3. Peçua says:

    Perëndi, sa garë e ashpër ka për të qënë! Ka për t’ja kaluar për nga ashpërsia edhe asaj të zhvilluar midis Ramiz Alisë dhe Namik Dokles, apo asaj midis Sali Berishës dhe Uran Butkës.

  4. aspak cudi says:

    Alpazar!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje