Trekëndëshi Meta-Rama-Idrizi dhe 2017-ta

17 Shtator 2016, 11:58Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Lulzim Basha e nisi fushatën e zgjedhjeve në Dibër me objektivin e deklaruar politik të fillimit të marshimit elektoral drejt marrjes së pushtetit në zgjedhjet e 2017-ës. Ndërsa Rama e nisi me objektivin e padeklaruar politik të arritjes së suksesit vetëm me ndihmën e PDIU-së dhe pa ndihmën e LSI-së. Siç dihet tashmë, Basha nuk e realizoi objektivin e tij në Dibër, ndërsa Rama e realizoi.

Por a mund të quhet Dibra një provë e koalicionit “Rama-Idrizi” (pa Metën), që mund të vlejë për zgjedhjet e përgjithshme?

Qysh kur u shkëput nga PS-ja, LSI-ja ka treguar se është një parti që merr vota në të gjithë territorin e vendit, e jo vetëm në Skrapar (pavarsisht se u etiketua atëherë nga Nano si “Lëvizja e Skraparllinjve të Inatosur”). Duke filluar nga 2005-sa, ajo ka qenë praktikisht përcaktuese e emrit të kryeministrit të vendit dhe të kryebashkiakut të Tiranës.

Nga ana tjetër, PDIU-ja lindi nga shoqata Çamëria, për të vazhduar në parlament betejën për vënien në vend të së drejtës për popullsinë martire çame. Por që kur në krye të saj erdhi Shpëtim Idrizi, partia e ndryshoi profilin, duke u kthyer nga parti e fokusuar në problemet e një komuniteti, në parti me shtrirje kombëtare (në zgjedhjet e 2011-ës, fjala vjen, mori 400 vota në Tropojë). Sidoqoftë, deri në zgjedhjet e vjetshme, ajo ka arritur të ketë deputetë apo kryebashkiakë që përfaqësojnë vetëm zona ku ka përqendrim të lartë të komunitetit çam.

Por në zgjedhjet e së djelës në Dibër, PDIU-ja tregoi se është në gjendje të përcaktojë fituesin. Në kushtet kur LSI-ja bëri një fushatë fare të vakët në Dibër, PDIU-ja mobilizoi gjithë burimet e saj njerzore për siguruar fitoren e kandidatit socialist. Jo më kot, Damian Gjiknuri, drejtuesi socialist i fushatës së Dibrës, falenderoi në mënyrë të veçantë PDIU-në për atë fitore. Ndërkohë, eksponetë socialistë me peshë më të vogël politike u ankuan për fushatën e vakët të LSI-së.

Pas fitores në Dibër, jo pak socialistë po diskutojnë (jo publikisht) për një koalicion parazgjedhor të udhëhequr nga PS-ja dhe PDIU-ja, pa përfshirë LSI-në. Disa madje më kanë kontaktuar, duke iu referuar një shkrimi tim të para dy javëve. Në atë artikull shkruaja:

“Duke presupozuar se partitë do t’i ruajnë votat që morën më 2013, koalicioni Rama-Idrizi-etj (por pa PBDNJ-në, e cila nuk pranon të jetë në koalicion me PDIU-në) do të merrte 850 mijë vota; koalicioni Berisha-Basha-etj (plus PBDNJ-në) do të merrte 650 mijë vota; dhe LSI-ja 180 mijë vota. Përkthyer në mandate parlamentare, do të kishim këtë ndarje 70-56-14.”

Sipas socialistëve që më kanë kontaktuar, Dibra tregoi se koalicioni Rama-Idrizi-etj (pa LSI-në) mund të marrë më shumë se 70 mandatet që përcakton llogaritja e mësipërme. Por a na e tregon vërtet Dibra këtë gjë?

Së pari, LSI-ja vërtet mund të mos ketë dhënë ndihmë për fitoren e “së majtës”  në Dibër, por as nuk punoi hapur kundër saj – siç punoi, fjala vjen, në Tiranën e 2011-ës. Nëse LSI-ja do të kishte dalë nga koalicioni qeverisës gjatë turbullirave të verës që sapo kaloi, puna e saj për fitoren e Sherefedin Shehut do të kishte qenë ndoshta më e fortë se sa puna për fitoren e Lulzim Bashës më 2011.

Së dyti, PDIU-ja i përqendroi të gjithë deputetët dhe përkrahësit e saj në Dibër para një jave, por në zgjedhjet e përgjithshme, secili deputet dhe përkrahësit e tyre do të punojnë në qarqet e veta. Dhe duke u shpërndarë secili në qarkun e vet, ata mund të mos jenë në gjendje të ndikojnë në rezultatin e koalicionit në mënyrë të ngjashme me Dibrën.

Ndoshta duke patur këto llogari në mendje, Rama i këshilloi të tijët (sipas raportimeve në media) që të mos i kapë euforia nga rezultati i Dibrës. Dhe pak ditë më vonë, Ministri Ditmir Bushati deklaroi në “Debatin” e Roland Qafokut se “Ilir Meta është kandidat i fortë për President, por kjo varet nga Meta, nga koalicioni, nga votat në Parlament”. Sipas Bushatit, “një njeri që ka qenë Kryeministër, ministër i Jashtëm, ministër i Ekonomisë, kryetar Parlamenti, kur lexon CV dhe sheh kontributin, ai është një kandidat i fortë për President”. Ndërsa deputeti socialist Arben Çuko deklaroi në Report TV se “nëse Ilir Meta do të shkonte në presidencë, do ta lehtësonte rrugën e së majtës në pushtet”

A po mendon Rama që ta afrojë më tepër Idrizin dhe që ta largojë butë Metën nga beteja elektorale e 2017-ës, pa e bërë armik atë?

23 komente në “Trekëndëshi Meta-Rama-Idrizi dhe 2017-ta”

  1. erion brace i verteti says:

    Po kjo mund te behet vetem nese Meta e shkrin partine. Apo jo? Se ku do i lere gjithe ata hallexhinj qe tani jane te punesuar?!

    1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

      njeri[metua] shiit i baba Mondit dhe tjetri [idrizua] sunit[tourkotsamis] i pabese………………Zoti na ruajt!

      1. Edkari says:

        trekendeshin do e bejmne figure te ç’rregullt

  2. cun Tirone says:

    Ky nuk eshte trekëndëshi, por Stërkembshi per SHQUParet dhe “trekëmbshi” per shqiptaret …

  3. Nexhi i Vinit, Kanada says:

    Siç ka thene dhe djali im qe eshte ne kontakt me ngjarjet ne Shqiperi kjo trojke do e marre me qafe Shqiperine. Duke punuar bankier ne Kanada ai i kupton me mire keto probleme se ju qe jeni atje.
    Vetem Berisha do e garantonte nje prosperitet te vendit tone.
    Nese Berisha kthehet ne pushtet, une , po edhe djali im do kthehemi ne Shqiperi.

    1. adeci says:

      Kure mos e sjellshi koken.

    2. Nuk e di ,ti qe shkruan nga Canadaja,me dukesh se je nga canadaja e tropojes,dhe je aq qesharak apo i(e) trashe sa na cave me nderen me ate djalin qe punonon ne banke dhe i kupton te gjitha.
      Ju jeni aq debila(ne se jeni ne canada dhe jo ne tropoje) qe i kuptoni te gjitha dhe po fitoi komunist salehu do ktheheni ne Shqiperi.
      Me sa duket jeni nga ata qe nuk paguani dritat(po ne canada nuk ju lene pa paguar)ndertoni pa leje,doni rrumpall te vidhni e te shkatrroni dhe mos tju denoj njeri.
      Hajdeni hajdeni ta shikoni ate te nenes tuaj se do gjeni canadane ketu

      1. Vini i Nexhit, Kanada says:

        Shiqo punet e tua e mos u mer me nje zonje grua. Injorant!

    3. ali says:

      Ti je ne cope ka.. me dy sy! Djali jot qe eshte bankier i kupton me mire keto gjera se sa vete shqiptaret qe jetojne cdo dite ketu me realitetin dhe i njohin mire politikane qe kane ! Pika qe ste bie ty e atij koqes tend bankier !
      Mos e sjellsh koken ndonjehere !

  4. Fredi says:

    Ti Zaloshnje cdo parashikm deri tani te ka dale huq. Gjej pune tjeter,faktet kane treguar qe je ne vendin e gabuar.

  5. MEROQENI ZAGAR I METES says:

    trekendshin tju vene o zot…me gjithe mero qenin..qe ti behen ilace eurot e spoNzorit te Temes ILIR HAJDUTI..

  6. Hasani says:

    …por po si doli llogaria Romës….siç nuk i ka dalë asnjëherë më.Meten? Se ligjet i ka miratuar për të fut njerëzit në burg…

  7. Fusha says:

    Po nuk u hoq myslimanizmi nga trojet shqiptare kurr sdo perparoi ky vend e ky popull.

    1. Lugati says:

      Ti e ke gjet o fushe qeke krejt ene ka truni..ec aty dyst tabon n gjithe krahet

  8. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Pas Dibres,rradhen e ka Shkodra,per te ndryshuar ….. !

  9. aqif tahipi says:

    Or kripajdh kanadje ,mo ja kaj nonen tuj thon se je bab bankieri. Droj se je banakier or taj .Berajsha e din fort majer se poplii nuk e don mo ,pasi i fajti 1 milion shuplaka m 2013 or taj.Qaj ja nguli lulit partin qi ,mbi 1 milion shuplakat e 2017 ti maje luli mbi krye.

  10. xheJ eN Bi says:

    Akoma nuk mund ta kuptoje Zaloshnja se 14 deputetet LSI i ka nga perfitimi i Ligjit Zgjedhor.
    Nese LSI nuk hyn ne kualicion si ne 2009 do mare vetem 3-4 deputet, kurse me kualicionin do mare
    shume me shume se ne çdo qark kur partia e pare kur nuk e kalon kufirin per te zgjedhur
    nje deputet te gjitha votat qe ngelen i mer partia e dyte ne kualicion .

    Kaq gje nuk e ka te qarte Zaloshnja dhe shume here nuk i dalin parashikimet.

    Zaloshnja shikon numrat e 2013 se LSI -ja ka mare 180000 vota ,po haron te zbrese votat
    qe ka perfituar nga kualicioni.

  11. Shqipetaret jane gati te durojne edhe trekembeshin ne mes te pazarit vetem salimortja te mos vij me ne pushtet se mbolli vetem shkatrrim dhe urrejtje.
    Ky agjent i komunizmit beri ate qe njerezit te mos ken besim tek sistemi demokratik.
    Ky ndyresir hodhi faren e keqe qe nga prostitucioni,vellavrasjen,shkatrroi pronen private duke ja dhen njerezve te vet brekgrisur,shiti vendin e njemije nje te zeza…………..

  12. REALISTI says:

    LSI KA VOTA SA KA EDHE PDIU , NE MOS ME PAK . TA PROVOJ PA KOALICION ME PS E TE SHIKOJ SA I VLEN LEKURA. ”BASHKEPUNIMI ” ME HILE ME PS NUK FSHIHET GJATE. KOPILAT E PD QE I MORI LSI MOS TE KUJTOJ SE I MBAJTI NE PUNE E POSTE SE ATA DO VOTOJNE LSI. ATA JANE E DO JENE ME BERISHEN.
    -THENIA POPULLORE –ZER SHOKE TE RINJ POR MOS HARRO TE VJETRIT DUHET TE BEHET MESIM PER LSI –NDRYSHE DO E PAGUAJ.ME TKURRJE AKOMA.

  13. landi says:

    Z. Zaloshnja, pyetjen e fundit e ke provokim. Do qe te shohesh reagimin e LSI, por LSI nuk bie ne llogarite e tua, qe, pervec te tjerave, jane edhe mashtruese.
    1. Pse votoi Dibra ne ate menyre e dine te gjithe, Edhe Rama, per te cilin ti punon me kaq perkushtim, e di fare mire se “Dibrat” e tjera zorr se do lejohen! Sigurisht nga nderkombetaret, se sa per shqiptaret….
    Pra, te tille rezultat nuk do kete me ne Diber, sepse…pas votimit, i detyruar sigurisht, Rama goditi ca plantacione ne Selishte…do godase edhe te tjera, perseri i detyruar…dihet qe ai eshte i pabese, pasi kalon lumin te q..kalin.
    2. Do shikosh, o Eduard, se Rama do dertyrohet te godase drogen ne shume vende. Skandalet, qe po plasin cdo dite, do vene para pergjegjesise jo pak “komandante” policie, me gjithe kryekumandarin Tahiri, dhe me ata qe jane me lart.
    Ato historite me celularet e Artan Hoxhes jane me shume pasoja. Kur ai deklaron se ka sekrete te kryeministrit, merre me mend se ku po shkon puna. Pse, si mendon ti, aq trim eshte Artani, sa mos mare fare rrezikun e jetes ne sy? Pa le si jane punet!
    3. Camet, nuk kane fituar ashtu sic thua ti. Idrizi, nje njeri qe e vuri pasurine kur punonte ne tatime apo dogana, eshte i majte. Ky vete fitoi nga lista e PD, se ndryshe, ne Tirane nuk hynte kurre ne perzgjedhjen per deputet. Ne te njejtat kushte eshte dhe Mesila Dode. Ajo beri ate qe camet e bejne pa brerje ndergjegje, thjesht tradhetoi partine e vet. Me ato qe ajo thote per luften NCL dhe partizanet, e majta nuk e voton kurre. Camet ishin te ndare ne te djathte (dhe camet ne shumice jane te tille) dhe ne te majte. Keta, te majtet, ne 2013, nuk morren dot asnje deputet.
    Ne zgjedhjet e ardhshme nje gje eshte e sigurt: jo te gjithe camet do vene pas Idrizit, ashtu si, po ndenji ne koalicion me PS partia e Ilir Metes, camet ngelen pa perfituar nga mbeturinat e votuesve te PS. Ai dyfishimi depueteteve eshte nje thirrje per Ramen, qe t’i ndihmoje! Ndersa LSI do mare votat e veta dhe jo pak nga ato te PS. LSI eshte shume me e preferuar se sa partia e cameve.
    4. Te mendosh se PS do mare po ato vota, qe mori ne 2013? Duhet te jesh i lehte nga mendja, nese mendon keshtu. Ti thua se je edhe sondazhist!!!
    Po si do votojne per PS ata qe nuk kane buke te hane nga rritja e taksave, nga papunesia (se ti me Ramen quani te punesuar edhe ata qe rropaten ne fushat me kanabis!!!), nga rritja e cmimeve, nga mosrritja e rrogave dhe pensioneve (pensionet u rriten ne 3 vjet me 150 leke ne muaj!!!), nga rritja e cmimit te energjise elektrike dhe te ujit, etj. Po si do votojne per Ramen studentet, te cilet detyrohen te paguajne 3-4 here me shume per te ndjekur studimet ne universitetin publik (le pastaj marifetet e fundit qe u bene me ta nga ministrja Nikolla!!!)…lere ne ato private, qe me te shumtet Rama i la prape ne fuqi. Po si do votojne per Ramen njerezit qe nuk mjekohen dot ne spitale, ku edhe i famshmi “check up” nuk perfshin pensionistet (hidh nje sy ne boten mbare dhe do shohesh se cfare behet ne Amerike dhe Europe per pensionistet!!!). Po si do votojne per Ramen ata qe ai i futi ne burg per mospagese faturash te energjise elektrike, apo ata qe per kete aresye vrane veten…
    Duhet te jesh i ndyre, qe te mos permendesh keto gjera. Por, nuk ia vlen te zgjatesh me njerez si ti, qe, pasi i lepine bythen Saliut dhe PD, sot duan te hiqen si te balancuar dhe na bejne edhe sondazhe…
    5. Edi Rama, njeriu qe e ktheu Shqiperine, ne vetem 3 vjet, ne Kolumbine e Europes, e di mire cfare e gjen po te ndahet nga Ilir Meta. Eshte kjo aresyeja qe ka vene ministrin e jashtem, qe nuk ka lene pa share Meten ne ambientet nderkombetare, qe t’i hedhe kocken…pra per t’u bere president.
    Iliri i di vete punet e tij dhe te partise se tij…por sot ai eshte vendimtar ne politiken shqiptare, neser, po u be president, i pabesi do e trajtoje me keq se sa presidentin e sotem.

    Ja keshtu jane punet, o njeri pa nder e pa iman…Zaloshnja!

  14. fieraku NGA ferrasi says:

    Hahaha Nexhi na shkrive
    Me pelqejne shume komentet tua
    Por Jane shume acarues per komentuesit me pagese
    Por me i acaruar nga te gjithe per shte aqifi qe ja ka hipe rilindja.
    @ fusha ose ti qe je nga ATA te fushes
    Myslymanizmit i marrsh te keqen per MOS te thene ate tjetren ti hash
    E keqja si vjen kujt nga myslymanizmit ne kete vend por nga pasardhesit e KOmunizmit.

  15. lej feni says:

    Vini Nexhit je njeshe ose njesh ,e kupto ca lloj truri ka ky popull ?? Asfalt fare rrafsh ore rafsh .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje