“Lufta” kundër drogës vazhdon, të paktën ashtu duket nëpër kronika! “Opozitarizmit” tuaj nuk i ka mbetur veçse një kalë lufte! Ndërsa kalorësi, i plagosur si mos më keq prej përplasjes së fundit, me vështirësi po mbahet rreth qafës së hamshorit të tij. Me trupin e pafuqishëm, dergjet i drobitur në kurrizin e kafshës, kurse lodhjen ja tregojnë shalët e gjata, që lëvizin të pafuqishme mbi belin e tij të hollë. Lufta kundër kanabisit, marijuanës, heroinës, kokainës, skafeve dhe avionëve, do këllqe, ooo gomarë! Është llogore për burra dhe jo për çupëlina të mbajtura me hatër brenda partisë.
Ndërsa ju, si budallenj të pandreqshëm që jeni, të vetmin kalë që “keni”, ja keni dhënë në përdorim gomarit, i cili po e shfrytëzon si ai i “Trojës”, sepse gjykon se do t’i sjellë fitoren. Kur e shoh kalorësin tuaj, më vjen natyrshëm shprehja: “Ku të çon mushka, o gomarë!” Si strateg të këqij që jeni, mundoheni t’i hidhni hi syve njerëzve, ndërkohë me ata që kanë pushtetin, me votë dilni të humbur në çdo përballje.
Ju e keni me popullin trojan, që nuk “dorëzohet”, duke e shembur vetë qytetin e Trojës, për të ngritur flamurin e hershëm të Spartës tuaj. Flamurin e Spartës me “dyfletëshin jeshil”, të zgjedhur nga ju, që kur erdhët për herë të parë në pushtet. Në atë kohë, ju as nuk e dogjët dhe as nuk e shkatërruat, por e dashuruat bashkë me një dasho, dash, dashnorë apo dashamirin e kanabisit.
Ndaj flamuri i dyfletëshit ju takon, ju ka hije, sepse është i juaji. Nuk besoj se e keni harruar gjakun e efektivit të policisë, që u derdh në “parajsën” tuaj?! Mbretëria juaj e hashashit ishte si kopshtet e Edenit, ndërsa dashuria juaj për të, idilike! Por hashashin na e latë në derë kur u rrokullisët në humnerë. Në atë humnerë ku ndodheni dhe sot, që mundoheni të dilni duke u kapur pas gjetheve të atij që ju rrëzoi.
Qëmoti, kur shkonit në “Kolumbin” tuaj, shtëpinë tuaj më të rrezikshme, mbanit fjalime frymëzuese, premtime, ndërsa pas kryetarit tuaj lulëzonte “dygjethshi” dhe ishte pjesë e kronikës. Asnjë fjalë nuk dëgjohej për të ardhmen, megjithëse e sotmja kishte kriminalizuar një komunitet të tërë, një komb të tërë!
Flokëziu i juaj, i zi dhe e i katranosur me bojë flokësh, ishte aty, i pari i rendit dhe i vendit, por i kënaqej syri kur shikonte plantacionet e mrekullueshme, që kushtonin miliarda dollarë dhe i përgëzonte me sy dhe me shpirt. “Flokëbojatisuri” juaj, është dhe sot po aty dhe çirret e ngjiret, se do ta pastroj vendin nga hashashi ose do e legalizoi. Por duhet që ju, o “trojan”, të bindeni dhe t’a lejoni dhe njëherë ta provojë, kësaj radhe… si kryeministër. Bëjeni zëmrën e madhe se nuk bëhet kiameti!
Ai ka “vlera” në luftë kundër narkotikëve, vlera të veçanta dhe të pamohueshme. Kurrë nuk u mërzit, kurrë nuk u ankua, megjithëse ata matanë detit e matan kufirit qanin e lebeteshin, se po i’u mbyste fëmijët. Qanin e ulurinin, që të mos bashkëpunonte me trafikantët, por “flokë boja” nuk dëgjonte ose bënte sikur nuk dëgjonte. Mesazhi i tij dhënë për “bujqit e dyfletëshit” shumë vjetë më parë ishte i qartë: “Lulzo o kanabis lulzo, deri sa të jemi ne të lulzimit”.
Mirëpo erdhën këto të “shkatërrimit”. Drogën nuk e sollën ata, por e gjetën mes jush. Këta të “shkatërrimit”, janë për të shkatërruar dhe djegur, ndaj nuk dinë punë tjetër. Këto nuk u ngjajnë juve, që nuk ndiheshit me variantin: “Urtë e butë, e tigani plotë”. Këto djegin, shkatërrojnë, arrestojnë, luftojnë, por ndonjë gjë edhe u shpëton, sepse nuk është e lehtë të luftosh me krimin që vlenë miliarda.
Ndërsa për ju u “ngarkuan” anije e kamiona, pse mërziteni se për këta po “ngarkohen” ca aviona?! Ju nuk mërziteni, por tani jeni në atë derexhe, sa nuk dini se ku të kapeni, sepse i’u ka humbur dhe “fija e barit”, shpresa e atij që po mbytet.
Mirëpo, keni zgjedhur armën e gabuar për të luftuar. Çfarëdo që të bëni ju, askush nuk do t’u besoj me kalin që keni zgjedhur. Ju të bandës së “Mercedesave”, që modelin tuaj edhe Merkeli do e kishte frikë ta kishte, t’iu besojmë se do ta bëni të keqen tuaj më të madhe që i keni bërë këtij vendi, në të mirë sot!
Mos na dini për të marrë, apo mendoni se na ka zënë hashashi?! Ai kali juaj, është kali i zbuluar tashmë, ose siç thonë shkodranët, që ju i “doni” aq shumë: “Kal i cofun”. Ndaj nuk ndryshon asgjë kamioni me avionin. Bëni mirë gjeni armë të tjera, mjaft na çatë trapin si luftëtarë të antidrogës!
Ka plotë “armë halli dhe derti” ky popull, armë të cilat ka dëshirë çdo qytetarë i qytetëruar t’i përdor kundra qeverisë që ka. Ju doni që gjilpërën e humbur në errësirë t’a kërkoni aty ku ka dritë, por nuk ka gjilpër. Ju doni që të shkojmë në luftë me lugë alumini, për të ngrënë çorbë! Ju nuk e pranoni që i keni konsumuar të gjitha armët deri tek lugët!
Nëse do të vazhdoni t’i bini fyellit me avazet tuaja të pështira, të kohës kur “na ishte njëherë”, atëhere armët tuaja do i’u kthehen në “bumerang”, në vetvrasje. Shqiptarëve nuk do u ngeli gjë tjetër vetëm të protestojnë kundra jush, kundër opozitës që i la pa opozitë!
Ky djali, o Mero, “ka marre flake si pushka e jevgut”. Ka talent, por hartimet e tij nuk e kapercejne pragun e gjimnazit. Mos e nxit kaq shume, se lodhen lexuesit. Lere te piqet edhe ca, sepse mund te marre drejtimin e shtrember.
Pse te djeg ty or oldman pd plot me magjar ashte e mushme….ktyemagjari asjt sali burisha…
Sa te kete qytetare “leshi” si puna jote, hajdutet e Berishes dhe te Rames do bejne kerdine mbi kete popull.
Ndersa sa te kete qytetare preshi si puna jote,hajdutet dhe maskarenjte do tallin loqet ?
Ketu i ka rrenjet Droga ne Lazarat dhe ne PD ne Sal malokun te Lul cingia
Ketu i ka rrenjet Droga ne Lazarat dhe ne PD ne Sal malokun te Lul cingia,,,,,,,,,,
Zoti Bala, te pershendes per mendimin e hedhur ne drite. Ky shkrim tregon thesarin e partise Demokratike.
Maloku serb la vetem zonen e veriut me u pasuru me pislliqe ne kohen e vet dhe nese e la Lazaratin qe ndodhet ne jug e la sepse ishte terreni me I pershtatshem per kultivimin e kanabisit sepse per shpirt ai I ka hal ne sy jugsit
Lazaratisit jane ba xheloze, se e ka ne dore Tahiri tani me bandat e Tepelenes…. jane aq budalle sa mendojne s PD nje dite do vije ne fuqi por dhe keta te behen prape bosat….
PPSH ja shkerdhente rracen, ty dhe gjithe halabakeve te ketij vendi ?
Se ku i con mushka keta gomare ngelet akoma e pa qarte ,por se ku po te con ti gojorja qe po i ben Rames Tahirit e te gjithe Rilindies eshte e qarte si drita e diellit qe neser do te te ngreje shume lart dhe nga lehes ne medja do behesh lehes ne parlament . Athere do ngelet pa pune edhe Taulant Palla se ti nga stili dhe njohurite e tua qe shtrihen deri ne antikitet , por edhe nga shpirti luftarak qe po shfaq dukesh ku e ku me lart se ai . Por ti do keshe edhe nje avantazh te madh ,se vetem me kete shkrim ke fituar simpatine e te gjithe atyre prodhuesve te trefletshit qe jane pagues te regullt te 30% ndaj qeverise dhe kur shkon policia ne terren e ndan aren e hashashit ne mes dhe asgjeson vetem bimet e atij qe nuk ka paguar . Suksase lart e me lart , dhe u befshe edhe kryeminister se edhe ky qe kemi si lehes neper gazeta e ka nisur , e na kepuste shpirtin me shkrimet e tij , ja si ty sot.
Bala Bala e dijme qe qeni leh atje ku lepin kockat, edhe ti I servilosesh Aleances se Kryeqelbesirave antishqiptare.Po ku ke goje ti o idiot qe ti kundervihesh Lazaratit se per cilin voton? e kerkon Lazaratin te votoje per Spermen Enveriste ? gabim shum gabim kalkulatori I juaj.Ajo droge qe shikon ti sot ne te gjith territorin e shqiperise me perjashtim te Lazaratit ajo eshte fara e droges se Lazarait sepse ata deri dje nuk shitnin fare droge kurse sot ata ja shesin atyre qe mbjellin dhe ta jane kelyshet e Aleances se Qelbesirave .Gjithmone do te jet Lazarati presence ne shqiperi do te ndjeki juve si hije kurse ju jeni si ata shpifjet e barsaletave te Prefektit te Tiranes qe luhej ne Kohen e krimineleve.Gamor ti Gamor kush te vuri sot a neser valon druni”Lazarati e njeh shum mire Spermen Enveriste sepse I kishte ne kurriz per 50 vjet dhe e ka tani per 4 vjet.Servilizmi eshte shpirtqeneria antishqiptare ,culture Sllave dhe si gjithmone eshte i perkohshem kurse Lazarati eshte I perhershem me Demokracine.
O menkar dhe ti o dune mire qe pranoni qe laxarati eshte me demokracine dhe kjo eshte nje e vertete sepse hashashin dikur e trasportonit me makinat e ministrave te berishes ndersa dicka per ty o menkar o bir kurve qe quan nje milion shqiptare qelbesira njesoj si dashnori i sateme berisha ju lazaratasi nuk keni patyr ndonjehere burreri sepse nje qe vret mbas kraheve nuk esht burre dhe qe e quan diktature keto 4 vjet qe po ju le ju pa prodhuar droge po e tregoni taman cfare rrace jeni por 0er fatkeqesine tuaj pd ka marre fund si parti dhe veshtire se mund te marrr pushtet…..dhe dicka po te hapen mire letrat del e verteta kush e ka ne dore hashashin ne shqiperi , pyet zenin e sales se ai e di te verteten….
O Anri mos humb kohe kot me njethundraket e shqupit. Ne 2017 ,kur te dalin parti e trete pas lsi do kuptojne se njerezit e thjeshte nuk i durojne dot rrugacet e shqupit.
Shume bukur e qarte ua ke thene gomareve, po e lite,Jane sojseze.
Ik Anri shelleu nga prostitutat.
Mbase gjen me teper mirekuptim.
Rilindja ne fakt eshte vendi i duhur
O ti Bala, mushken e gomarin i ke ‘stolisur’ per bukuri! Po hajvanet a te ushqyen me bare apo dollare?! Ke harruar te tregosh kete mesele.