Ndarja veri-jug, formula e dështuar që po përsëritet nga Basha

18 Shtator 2016, 20:11Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar ditën e sotme kryeministrin Rama me argumentin se ka lënë të fundit dhe pas dore Veriun.

Një sjellje  nuk është aspak e hijëshme të artikulohet nga elita politike e vendit për faktin se kur pjesa lart krijon ndasi atëherë çfarë mbetet për popullin e thjeshtë. Akoma mesa duket Basha se ka kuptuar se politika e vjetër e ndasisë nuk pi më ujë.

Në fakt po, siç e kemi parë, kryeministri Rama gjatë këtyre ditëve zhvilloi një tur në veri të vendit, madje vizitoi edhe zonat më të thella duke u takuar me banorët e atjeshëm dhe parë nga afër mbarëvajtjen e investimeve.

Madje ka edhe një fakt interesant në një nga takimet. Mësohet se gjatë inspektimeve në një zonë të thellë në Tamarë një 70-vjeçar është shprehur falenderues ndaj kryeministrit. I moshuari tha se është hera e parë që një kryeministër shkel në ato anë që nga koha e diktaturës.

Por Basha se ka ndërmend të mësojë të artikulojë alternativë reale, e as nuk “vjedh” nga e shkuara. Fjala vjen, kur Rama ishte kryetar opozite zhvillonte ture në çdo fshat të vendit. Ndërsa z. Basha po bën të kundërtën, ai vetëm akuzon dhe këtë e bën nga zyrat e ish godinës së SHQUP-it. Ndoshta thjesht akuzon mbi të ashtuquajturat informacione që i sjell qytetari dixhital i doktorit.

Për këtë sjellje Basha është kritikuar edhe nga deputetë brenda PD-së si Selami, Bregu, Patozi etj. Pra, mungesë vizioni dhe strategjie.

E mesa duket kjo mënyrë e të bërit opozitë nga zyrat, e z. Basha e ka shteruar tërësisht atë. Humbja e zgjedhjeve në Dibër ishte një mesazh.

Siç dhe tentativa për krijimin e ndasisë veri-jug është diçka krejt e dështuar si strategji.  Tanimē e provuar.  E cila nuk i shërben vendit, por as  vetë Partisë Demokratike./ Lexo.al

7 komente në “Ndarja veri-jug, formula e dështuar që po përsëritet nga Basha”

  1. Gomari nuk behet kal……..???????????…….

  2. Koco says:

    Kjo politike e ndarjes eshte kriminale , e vjeter perca e sundo vazhdimi i politikes se Sahli Qen Serbit anti shqiptare .

  3. aqif tahipi says:

    Luli eshte vecse megafon i doktorit prandaj nuk mund te themi se i ka mendimet e tij keto.Ai thjesht lexon ato shenime qe i jep doktori.

  4. Moni says:

    O zotri, Basha nuk ben opozite nga SHQUPI por nga Holanda.
    Ai te premten niset per Holande, rri atje te shtunen, te dielen, dhe te henen i hipen avionit per tu kthyer ne Tirane.
    Ne Shqiperi rri vetem te marten, te merkuren dhe te enjte.
    Se eshte i ri dhe pak sex ne Holande do e bej, apo jo. Se i iken gruaja me dylberat holandeze, ose me shqipot qe nuk te falin.

  5. grag says:

    Eshte rend z. Basha! S’kemi ç’ bejme! Vazhdojme me Ramen! Te pakten qytetet po i rregullon!

  6. Shoku says:

    Ndarjen veri jug eshte fakt fatkeqesisht..shihet ne ndarjen e investimeve. Ne shkrimet e komentuesve jugoret qe shkruajne me mllef ndaj verioreve duke perdorur epitete fyese.etj . Nuk e di Kur do te ndryshoj kjo gje e turpshme ne nje vend kaq te vogel.

  7. TJ says:

    Cfare prisni me shume prej Lulzimes?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje