Në përurimin e Murit të Yjeve në nder të policëve të rënë në krye të detyrës, Kreu i Qeverisë, Edi Rama i ka rezervuar një përgjigje të ashpër PDsë, për akuzat që i ka adresuar Policisë së Shtetit dhe etiketimit të efektivëve si ‘cunat e krimit’.
Rama iu drejtua me një përcaktim nga shkrimtari Milan Kundera, Partisë Demokratike, që sipas tij po synon izolimin, rrethimin dhe poshtërimin e Policisë së Shtetit.
“E di që nuk është gjeja më e mirë që mund të bëhet që në një takim me policinë të flitet për parti politike nga goja e kryeministrit, por fatkeqësisht PD e ka bërë atë që asnjë parti politike, marksiste apo fashiste nuk e bën sot dhe nuk e ka bërë dje e pardje në një vend demokratik, sulmon cdo ditë policinë e shtetit, jo thjesht ministrin po policët.
Një parti që i quan punonjësit e policisë çunat e krimit është fundi i vetëdijes morale qytetarë e lërë politike të një grupi që është krijuar për të qenë alternativë qeverisëse e një populli dhe ajo cka PD ka synuar e synon cdo ditë kur pavarësisht se cfarë temash ka e pandashme, e pazëvendësueshme është tema e ditës së sulmit ndaj policisë është ta rrethojë policinë me vetmi dhe ta bëjë punonjësin e policisë të ndihet vetëm, një ide e çmendur, plan politik halucinant dhe taktikë e dëshpëruar që nuk ka asnjë shans të ketë sukses” tha Rama.
Ai ka thënë se nuk do e përmendtte PD nëse nuk do ishte e nevojshme që “përkundër goditjeve të përditshme që si thotë Milan Kundera e bëjnë atë grupim politik armik më të madh të policisë se vetë krimi, ishte nevoja për tua cuar këtë mesazh punonjës të policisë, se në kaq shumë vite PD jam i bindur ka arritur ta mësojë që sulmet ndaj meje, ose Tahirit janë fjalë që ne jo nga një vend na hyjnë e dalin, por nuk na hyjnë fare as në njërin vesh e jo më të na dalin nga tjetri” tha ai.
Sipas tij, pritja për të dekurajuar policët, është e papranueshme, e neveritshme, e poshtër dhe armiqësore ndaj policisë së shtetit. “Nëse nuk keni gjë më të mirë për të bërë, qepeni gojën se rezultatet në luftën e cdo lloji, janë sot si nuk ka qenë kurrë ndonjëherë, edhe më parë” tha ai.
Përgjigja pas kërkesës së Tahirit
“Ministri bëri detyrën, si cdo ministër që kërkon të kujtojë kryeministrin sa herë i jepet mundësia që duhen rritur rrogat, unë e di se ai nuk e harron si edhe punonjësit e policisë janë shpërblyer.
Sidoqoftë ne besojnë se nuk është asnjëherë mjaft dhe ashtu si është domosdoshmëri për rritjen e rrogave për të gjithë, patjetër që do rrisim edhe rrogat për policinë, duke pasur mirëkuptimin se mësuesit e mjekët nuk u xhelozuan kur policëve iu rrit 25%, këta nuk do xhelozohen se rrogat e mjekeve dhe infermierë e mësuesve do rriten më shumë se të tyre”, deklaroi Rama.
Duke lëvduar punën e punonjësve të policisë, në homazh edhe të gjithë atyre që kanë dhënë jetën në krye të detyrës, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka bërë kërkesë kryeministrit të shohë më përparësi rritjen e pagës për punonjësit e policisë.