Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, deklaron se ajo që ndodhi me zgjedhjet në Dibër përbën një problem kombëtar dhe jo thjesht të Partisë Demokratike.
Në një intervistë për “Panorama”, kryetarja e Komisionit të Integrimit në Kuvend flet edhe për leximin që opozita duhet t’i bëjë humbjes në këto zgjedhje.
Bregu thekson se nuk do të dëshironte të ishte pjesë e Parlamentit në 2017, nëse ai do të dilte nga zgjedhje të korruptuara dhe vota të blera.
Zgjedhjet në Dibër përfunduan me një disfatë tjetër të opozitës. Pavarësisht se pjesa më e madhe e Grupit Parlamentar u instalua në këtë bashki, rezultati u thellua më tepër nga ai i vitit 2015, ku e djathta humbi me rreth 500 vota diferencë. Cilat ishin shkaqet e humbjes dhe pse PDja nuk arriti të fitonte në një bashki, në të cilën zhvilloheshin zgjedhjet pas një skandali seksual?
Skandali seksual, meqë ju po e quani kështu, është vetëm një grimcë e fatalitetit, pështirosjes, rrezikshmërisë bollshëm prezent në realitetin politik, social e ekonomik sot në vend. Mund të ketë shprehje të ndryshueshme ditë pas dite, por për shqiptarët ky realitet është bërë një formë torture që nuk mund mos t’i japësh rëndësi.
Ka shumë më tepër se kaq. Zgjedhjet në Dibër janë numra që duhet të analizohen me detaje dhe kujdes të jashtëzakonshëm për të kuptuar se çfarë është duke ndodhur në Shqipëri. Kjo është gjëja më e padurueshme pas këtyre zgjedhjeve.
Kjo ironia ngazëlluese e fitimtarëve me njëfarë lehtësimi që duket se e kanë si shkas krenarie meqë fituan edhe pas atij skandali të ishkryebashkiakut të tyre në Dibër. Këtu nuk bëhet fjalë më vetëm për blerje e shitje votash, as vetëm për shantazhime me ndihmën ekonomike dhe thasë mielli, as vetëm për policë që bashkëpunojnë me të zgjedhurit vendorë duke siguruar njerëzit se nuk do t’u preken parcelat e hashashit.
E keqja e madhe është se tashmë është kthyer në një model skematik të qëndrueshëm, për të cilin po investohet në mënyrë të frikshme nga fushata në fushatë. Është korruptuar shpresa për më mirë! Dhe ky nuk është problem I Dibrës. Është problem kombëtar. Dibra ishte vetëm një pikë në përroin e bjerrjes masive të besimit se politika mund të sjellë ndryshim pozitiv, por është e pamundur që një vend të mund të përparojë kur shpresa vdes përditë.
Kur njerëzve po u vritet shpresa dhe rrezikojnë mbijetesën, idealistët zvogëlohen. Problemi është se çfarë duhet të bëjë opozita përballë këtij realiteti, si duhet të përballet ajo me humbjen e thellë në Dibër, leximi i së cilës është parathënia e së ardhmes politike të Partisë Demokratike dhe jo vetëm.
Pas shpalljes së rezultatit zyrtar, Basha doli në një conference për mediat ku deklaroi se zgjedhjet në Dibër i ka fituar karteli i drogës. Si arritën përfaqësuesit e shumicës të blinin vota në Dibër, kur, siç thamë, gjendej i gjithë lidershipi i PDsë dhe qindra të ngarkuar me “misionin” e ruajtjes së votës?
Që votat shiten e blihen, kjo është shfaqur me zë dhe figurë, jo vetëm në këto zgjedhje, por rëndom vitet e fundit sa herë që votohet. Madje, aq shpesh, sa ka filluar të duket si normale dhe ky është tjetër problem. Po mësohemi me të keqen.
Kjo status quo pas zgjedhjeve, ku askush nuk dënohet për krim elektoral p.sh., vetëm se komprometon shpresën e të tjerëve se vota e tyre vlen. Maxhoranca mbrohet në lloj–lloj mënyrash se ajo është puna e saj, ne si opozitë duhet të kundërveprojmë se ajo është puna jonë.
Pjesën se si është arritur të blihet vota, kur atje ishte prezent lidershipi i PDsë, nuk preferoj ta komentoj, por shpresoj që për rastet që PDja ka përcjellë në prokurori të ketë një reagim. E thashë dhe pak më lart, çështja është si të mbrohet ai që nuk ka shpresë, nga makutëria, arroganca, egoizmi i atyre që bëjnë pazar me votë sepse nuk kanë asnjë thërrime shqetësimi se dikush i dënon.
Sipas meje, nuk duhet thjesht të konstatojmë rreth situatës, por krahas kanabisit të gjejmë brenda nesh arsyet e humbjes, të kanalizojmë qëndrimet tona dhe të veprojmë. Sado i parehatshëm të jetë ky qëndrim imi, është po aq i çlirët. Nuk kemi shumë kohë, por kemi shumë mundësi për të mos mbërritur në zgjedhjet e ardhshme, sikur shkojmë në një ceremoni ku vendin tonë e cakton maxhordomi I radhës.
Nuk ka klimë mirëbesimi mes palëve politike në Shqipëri. Është shumë e thjeshtë dhe shumë e drejtë për mendimin tim, të shohim ç’duhet të ndryshojmë mes vetes që kjo fitorja e maxhorancës së sotme të mos jetë një vijë e pandërprerë.
Unë nuk kam asfare nevojë të jem nesër në një sallë parlamenti të dalë nga zgjedhje të korruptuara. Që ne të ndryhemi në të njëjtin vëllim ajri nesër vetëm për të sharë e mallkuar njëritjetrin dhe përsëri asgjë të mos ndryshojë, e shoh më katastrofike sesa të sotmen.
E kemi detyrim moral ndaj votuesve tanë, atyre që na mbështesin me zemër që prej forumeve rinore të Partisë Demokratike, që u dhimbset kjo parti për atë që ofronte në gjenezën e saj. Nuk mund të akuzojmë popullin se shitet, as nuk e ndërrojmë dot. Varfëria dhe frika janë më të fuqishëm se vetëdija politike.
A ishte Dibra një test për fuqinë reale të opozitës, në një kohë që vetë Basha u deklarua para zgjedhjeve se pikërisht nga kjo bashki do të nisë ndryshimi që do të vijojë në të gjithë vendin?
Dibra duhet të zgjidhte një kryebashkiak. As është testi i fitores as ai I humbjes. Është një alarm i përsëritur për të vrarë mendjen të gjithë se si mund të jemi garantët e ndryshimit, për të cilin ky vend është I etur. Personalisht kaq më intereson.
Gjithsesi, nuk mendoj se Dibra tregon fuqinë reale të opozitës, unë mendoj se ne nuk meritojmë të jemi në këto nivele. Përveç kanabisit që ka mbuluar vendin, janë edhe këto arsye që duhen vlerësuar si rezultante e zgjedhjeve në Dibër.
Të marrësh parasysh që ky rezultat vjen kur maxhoranca po qeveris kaq keq, kur biznesi i vetëm i sigurt është droga, kur avionët që e transportojnë po shtohen aq shumë sa, përtej sarkazmës, do të duhet aeroport i veçantë për ta, kur varfëria po mbyt mbarë vendin, kur krimi po lulëzon në çdo qoshe e pjacë, për të mos folur dekadencën e sistemit arsimor dhe shëndetësor, situata bëhet dramatike.
A ishin këto zgjedhje dëshmi se PDja vetëm me aleatët që ka, nuk mund të arrijë një rezultat fitues në zgjedhje, ndaj duhet të shohë një aleancë më të gjerë, ndoshta atë me LSInë. Kujtoj që vetë Basha deklaroi pak ditë më parë se nëse LSIja plotëson kushtet për të qenë në koalicion me PDnë, edhe ajo është e ftuar të jetë pjesë e koalicionit?
Në asnjë mbledhje apo forum të PDsë deri më sot, nuk është diskutuar për koalicionet e mundshme të 2017. Unë e kam thënë mendimin tim. Qëllimi ynë kryesor është të motivojmë veten, mbështetësit tanë dhe ata që siç thoshte një i ri dje në një nga mesazhet në FB: “Dua të zgjedh krahun tim politik, e më vjen keq që shpeshherë shikoj që mbizotëron paaftësia e ndihem i turpëruar për të zgjedhur”.
E para, qëndrimet e LSIsë këto muajt e verës kanë qenë tërësisht kontradiktore, edhe kur ka pasur një thirrje ftesë nga kryetari i PDsë për qeveri teknike. Unë them që PSja dhe LSIja kanë shumë arsye “të ëmbla” për të mos u ndarë nga njëratjetra. Kanë njëlloj ortakërie të kujdesshme dhe xhelozie për marrëdhënien e tyre, deri në përndjekje të njëratjetrës.
Ne nuk kemi asnjë arsye pse të presim ndarjen e këtij çifti politik për t’u sjellë shqiptarëve atë që po e lypin nga ne. LSIja është parti në qeverisje sot, por edhe parti e pozicionuar në mes të partive të mëdha.
LSIja e zgjedh dhe e vendos vetë nëse do të vazhdojë në koalicion me PSnë apo jo. Këtu nuk ka asgjë anormale politike. Unë nuk gjykoj strategjinë politike të LSIsë, por në mendimin tim, i vetmi koalicion I ndershëm i PDsë në 2017 është ai me qytetarët.
Ky tjetri është si të përkëdhelesh veten në një ndjesi konfuze që i ngjan fitores, por fitore për demokratët nuk sjell.
Pse tani kjo iniciativë për të komunikuar me opozitarët në rrjetet sociale? Çfarë kërkoni të arrini përmes këtij komunikimi dhe çfarë ndryshoi që nuk bënit të njëjtën gjë deri më sot?
Unë nuk di të jem ndryshe nga ç’jam. Vetes nuk i fshihem dhe sot më duket se nuk e kam këtë luks, edhe po ta doja. Partia Demokratike është Partia në të cilën jam aktivisht prej 11 vitesh, si dhe Basha e kolegë të tjerë. Nëse do të isha indiferente me atë që ndodh në PD, kjo do të ishte pacipëri.
Me çmimin e respektit ndaj vetes, nuk kam nevojë as për ojna, as për marifete, as për hipokrizi dhe as për mëdyshje për të thënë ato që mendoj se duhen bërë që PDja të mos zvetënitet. Po përpiqem që kjo parti ku jam të jetë forca politike, që nuk ka nevojë për perde për të fshehur të vërtetat. As i ikën përballjes me to. Jam e bindur që fitorja nuk dhurohet dhe ne nuk fitojmë vetëm duke u ofruar shqiptarëve një keqardhje therëse për fatin e keq që qeverisen nga kjo qeveri.
Që të thuash që kjo qeveri nuk bën dhe duhet të ikë, nuk mjafton për të ardhur në pushtet. Nëse ne do të qëndrojmë të patrandur ndaj qeverisë e po aq të patrandur ndaj asaj që kërkojnë demokratët nga partia e tyre, nuk kemi fituar asgjë.
Nuk besoj se kontributi im apo I demokratëve që kanë qenë, janë dhe do të jenë pjesë e strukturave të PDsë matet me aftësinë për t’i thurur lavde njëritjetrit. Nëse duam që nesër shqiptarët të na votojnë, duhet t’i bindim se ne jemi ndryshe. Çdo gjë tjetër tej këtyre që thashë, është abuzim.
Paskr pase sy te keq moj
Sa fillove te lavderosh qeverine
Ra avioni ne ishem
Kjo thote se nuk do te deshironte te ishte pjese e parlamentit ne 2017 nese vota do te ishte e korruptuar ose e blere. Po pse moj zonje deri tani si ka qene vota? Thuaj qe tani e ke kuptuar qe veshtire se Luli te vendos ne liste dhe ke filluar te mjaullish ca neper media sepse deri dje nuk ndjeheshe fare. Mos na u shit kaq e ndershme o kumbara e Prudentinos.
Ndonje llaf per ate “Jaguarin” 70-80 mije Eurosh? Apo iku e harroi dhe Merua tani ate muhabet…Keshtu qe mire e ke Majlinda, me qe PD s’ofron më mrekullira si këto ..i shkelin i çik syrin …maxhorancës!
O Zonja Bregu, sado fjal te bukra te thuresh nuk te kan kurfar vleret sepse varesh akoma nga idoli jot, Saleh Qoftelargu,po patet byth dorezoni Qoftelargun ne prokureri,dhe ateher mund te vini ne pushtet?
KJO ZONJE NUK THOT ASGJE PER ARSYET E HUMBJES NE DIBER DHE NE Ç’GJENDJE ESHTE PD SOT.1.LULI PO ECEN ME MENDESINE BERISHISTE ME SHPIFJE,SHARJE,BALTOSJE TE KUNDERSHTARIT POLITIK SIKUR AI TE ISHTE ARMIK.SB NUK DEGJOHET ME NGA POPULLI.AI ESHTE BERE LEGEN.PO NUK IKU SB…PD NUK VJEN KURRE NE PUSHTET PA LSI E PA VJEDHUR VITAT SI NE ‘96,09,011.2.PD NUK KA ASNJE ALTERNATIVE NDRYSHE NGA ÇKA QEVERISUR ME PARE.NUK MUDET TI PAGUAJ DRITAT POPULLIT BASHKIAKU DHE QEVERIA DERI 300 KW.KJO ISHTE MARREZI QE POPULLI NUK E HA ME KETE GENJESJTER TE TRASH.3.SHERUA KEMBET I KISHTE NE DIBRR DHE KOKEN TIRANE.AI NUK VOTOI AS VET NDAJ NUK E VOTOI EDHE FSHATI TIJ E PAPRECEDENTE NE BOTE.4.LULI DIBREN E KISHTE TEST PET 2017 NGA KU DO NISTE REVOLUCIONI I PERMBYSJES SE QEVERISE ME GRUSHT SHTETI SI NE ’98.POPULLI ESHTE NGOPUR ME SB.5.KUR PARTIA HUMB NJE PALE ZGJEDHJE DREJTUESIT JAPIN DOREHRQJEN.KJO NUK PO NDODH NE PD.EDHE SALIU VAZHHDON AKOMA TE JET KRYETAR I PD,PASI LULI NUK MERR AS FRYME PA LEJEN E SB.6.NE DIBER U MBLODH GJITHE RRUGAÇERIA BERISHISTE PERFSHI XHUPAT E ZINJ TE HAJDARIT TRITOL-VENES.7.FLAMUR ZIU PETDORI FORCEN DHE ARMET NDAJ VOTUESVE.DHE KU..A IPRANON ME POPULLI KETO SHANTAZHE?8.KUNDERSHTIMI REFORMES NE DREJTESI JA PRURI NE MAJ TE HUNDES SHBA,BE..POR DHE GJITHE POPULLIT NE KETE VEND.DIBRANET QEN TE PARET QE U DHANE DRUN PD-isteve.KJO DO NDODH DHE NE 2017.9.E PSE POPULLI TE VITOI PD KUR KJO NUK KA BERE ASNJE ANALIZE PER HUMBJET DHE NUK DO TE KORIGJOHET.10.KRESHNIK SPAHIU E NXIU PD PLOTESISHT ME OFENDIMET QE I BERI RINISE SOCIALISTE.Shenim:KJO XONJE DO JET NE TOP STORY SONTE E PO FOLI KESHTU SIÇ KA SHKRUSR EDHE KSAJ POPULLI DO I VARI TENEQENE
Leshteriket e pd me ne krye saliQenin e serbise Dhe lulushe kurven dine vetem te shpifin manipulloje shantazhojne refuzojne
Kjo eshte Gjuha e veteme qe Kane mesuar gjate 25 vjeteve nga krye shpella e PESHTIRE e vicidollit
Akoma se keni kuptiar o Te PESHTIRE qe jeni jashtqitja e ketij Popull Dhe do Perfundoni ne halet e gomerve Dibra ju la me mut ne goje Dhe ju befte mire o leshterike te PESHTIRE me shume se PESHTIREA
Kjo esht debile komplet…rrotullon fjalet neper goj e na ben te moralshmen kodra mbas bregut.
Deri tani ka qene pjes e parlamentit vec ne saj te vjedhjeve , e tani na thot se nuk dua te jem pjes e nje parlamenti te till…
Fol me konkretisht o koder mbas bregut qe nga nje cop spikere arrite majat e larta te politikes vec ne baz te nje aftesie qe ke…
JE E PASKRUPULLT DHE E NEVERITSHME !!!!!!!!!!!!!!!
Kjo esht debile komplet…rrotullon fjalet neper goj e na ben te moralshmen kodra mbas bregut.
Deri tani ka qene pjes e parlamentit vec ne saj te vjedhjeve , e tani na thot se nuk dua te jem pjes e nje parlamenti te till…
Fol me konkretisht o koder mbas bregut qe nga nje cop spikere arrite majat e larta te politikes vec ne baz te nje aftesie qe ke…
JE E PASKRUPULLT DHE E NEVERITSHME !!!!!!!!!!!!!!!
Botojeni…………………..
U kujtohet nje film Francez?, ” Ferrnandeli ne rrolin e Kazmirit”, Ndersa,ishte duke marr’ nje cmim, tha: “… Ket’ kup ja dededikoj portretit tim prej mushke, ( Me falni), Prej kali….
Zonja Bregu! Je nje deputete e mire.Je e mençeme.Por une do te them nje gje.Pd-ke vjen ne pushtet,vetem nese ne krye te saj vjen nje njeri i zoti,sypatrembur,guximtare,qe te shporrin te gjithe njerzit e vjeter(udheheqesit) e te korruptuar,duke filluar nga Berisha,Topalli,Bode,Paloka etj etj,qe jane te urryer per elektoratin dhe gjithe popullin shqipetare. E di qe e kini te veshtire ta pranoni,por kjo eshte e verteta.Pike. Pd-ke nuk e do njeri ne shqiperi,se eshte sjell keq,dogji e shkaterroi çdo gje qe kishte ngritur populli me djersen e tij per 50 vjete,kurse Berisha Hajdari me pd-ke e shkaterruan per nje dite.Po pse xhanem nuk i pranoni ju te modruaret,reformatoret,qe Berisha ka bere gabime te medha,ka mashtruar,ka vrare,ka vjedhur,ka tradhetuar vendin,eshte tallur me poullin.Kur i kerkohej Berishe te hapeshin kutit se dyshohej,qe votat ishin vjedhur,Berisha skermiste dhembet si i plotfuqishem,dhe tallej me shqipetaret,i dogji ne breg te lumit si per inat.Krimet qe ka bere ai jane te panumurta,por e keqja eshte se ju nuk i thoni,dhe i mbroni.Keto dhe te tjera,bejne,qe pd-ke nuk vjen kurre ne pushtet.Nuk eshte karteli droges qe thot Basha,por urrejtja e popullit ndaj udheheqjes se pd-ke.Kur te riformohet pd-ke atehere ka shpresa.
ZONJA BREGU KUR TE THUSH NDONJE FJALE PER SALIUN STRUMBUDHARIN E PD ATEHERE DO TE BESOJME QRE DICKA PO NDRYSHON,,,,,,, PO TE RRAHESH UJE NE HAVA DHE TI BIESH RROTULL SIKUR NUK SHKON,,,,,KAPE PD,, NGA KOKA DHE JO NGA BISHTI,,,,,