Si i njoh unë dy mjekët e akuzuar, Helidonin dhe Dritanin!

19 Shtator 2016, 09:53Politika TEMA

Nga Rudina Xhunga

Helidonin e takova në ashensor ditën e parë të shkollës. Po shoqëronte vajzën e vogël, në klasën e parë. E pyeta a është e mirë shkolla 11 janari , ku po e çonte dhe më tha: “Varet nga mësuesi. Vajza ka mësuese të mire”.

Këtë kujtova, kur mësova se doktor Helidoni ishte mjeku që kishte pasur turnin, atë natë fatele për Aidën 35 vjeçare dhe foshjën e saj.

Aida kishte vdekur në duart e tij dhe doktor Dritanit.

Për një rastësi të çuditshme, i njoh të dy mjekët e asaj nate. Dritanin jo më shumë si mjek, sesa si djalë të një familjeje mësuesish, në miqësi dhe të ngjashme me timen, nga ato familje, ku të rrisin duke të mësuar se ke ardhur në jetë për të dhënë, jo vetem për të marrë.

Ndaj nuk arrij ta besoj se Dritani, atë natë u tregua indiferent ndaj një njeriu dhe e la të vdiste.

Siç nuk besoj se Helidoni nuk donte të merrej me gruan e sëmurë dhe e përcolli në një spital tjetër.

Sepse e njoh edhe si mjek. E takoj përditë në pallat dhe ai është gjithmonë duke ikur në spital, për një urgjencë, një turn, një lindje, një punë. Është mjek dhe djalë mjeku, nga ata që janë gjithmonë, atëherë kur i kërkon, pa të bërë të ndihesh në faj që po i zgjon në mes të natës, edhe thjesht për t’i pyetur për ndryshimin e paracatamolit nga ibuprofeni në uljen e temperaturës.

Sot që doktor Helidoni, është në paraburgim, mendova  për ditën kur e takova me vajzën e vogël dhe më tha se shkolla varet nga mësuesi. Sepse në fakt varet nga njeriu. Dhe unë i njoh këta dy njerëz. Këta dy mjekë. Dhe jo si dy kriminelë, dy vrasës , dy të pandërgjegjshëm që lënë pacientet të vdesin nga pakujdesia.

Nuk po zgjedh që mes viktimës dhe mjekut të bëhem me mjekun.

Jo, unë jam me gruan që iku bashkë me të bijën. Atë grua të re, që e rriti dhe e priti 9 muaj, të voglën, të dalë dhe nuk ia dëgjoi dot të qarën e parë. Nuk ia vunë dot në gjoks t’i merrte erë. Të plas zemra, kur mendon për të.

Por nuk dua që në emër të emocionit dhe dhimbjes për një nënë që nuk ia doli dot, duke lënë në këtë botë dy fëmijë jetimë, të çojmë në turrën e druve dy njerëz të tjerë. Dy mjekë që i plasën në burg, para se të fliste ekspertiza ligjore dhe pavarësisht se Ministria e Shëndetësisë tregoi çfarë ndodhi atë natë.

Mund të kuptosh çdo veprim të familjarëve që ato orë tragjike, s’dinin ç’bënin, se iu ndodhi gjëma. Mund të kuptohet edhe denoncimi i tyre dhe t’i mirëkuptosh e ngushëllosh në çdo fjalë që thonë.

Por drejtësia nuk vendos nën presion lotësh, as presioni publik e debati politik. Dhe nuk bën spektakel me vdekjen.

Ndonëse kjo e qetëson turmën dhe i jep lëndë të parë medies ta drejtojë gishtin te një tjetër kategori e shumësulmuar, mjekët.

Po cilët mjekë godasim? Pse na duken kaq të largët e mizorë, kur jemi vëzhgues dhe kaq të afërt e hyjnorë, kur kthehemi në paciente?! Ku shkojmë, ku përplasemi, ku mjekohemi, ku operohemi, ku shërohemi, kush na rikthen në jetë? Këta mjekë që para se t’u ndjejmë nevojën, i denigrojmë dhe përbaltim. I quajmë apriori, hajdutë dhe vrasës. Pastaj, befas vjen dita jonë dhe janë po ata, që për ne bëhen zoti.

Janë këta mjekë, që nuk krahasohen me askënd për nga rëndësia në jetën tonë, janë ata që ju besojmë veten dhe njerëzit e dashur.

Kam admirim për çdonjërin prej mjekëve që njoh, kam besim dhe respekt. I shoh se vlejnë e meritojnë shumë më shumë nga çfarë marrin. Janë të krahasueshëm me cilindo të ngjashëm të tyre në botë, për nga aftësitë, dijet dhe profesionalizmi. Por shoqëria, sistemi i vlerave, që është kthyer sëprapthi nuk i ka në renditje më.

Kur keni dëgjuar për herë të fundit të nderohet një mjek? Kur keni dëgjuar një njeri të flasë në media dhe të shprehë mirënjohjen ndaj mjekut që e shpëtoi, kur keni dëgjuar të flitet për mjekët përveçse si banditë me këmisha të bardha?

Nuk po flas për reklamen e spitaleve private se ajo është me pagesë. Ata paguajnë që çdo media të flasë mirë për ta. Ndaj anatemohet vetëm publiku. Edhe pse te publiku shkon 70 % e popullsisë. Unë jam një nga këta që i besova jetën time dhe të sime bije Orion Gliozhenit, te materniteti shtetëror, që mban emrin e babait të tij.

Dhe të jem e sinqertë, as më shkoi fare në mendje të lindja në ndonjë spital privat. Sepse mjekët e mirë nuk e lënë kurrë spitalin publik, ata janë patjetër aty, pavarësisht privatit. Ata janë aty, ku është gara, e para që mban gjallë profesionin.

Epo këta janë mjekët dreqi e mori, këta fyejmë në grup. Këta që nuk janë ata, por kanë emra, fytyra, familje, kanë karrierë dhe nder, kanë jetë dhe probleme si çdonjeri prej nesh. Që i lënë jashtë sallave ku operojnë dhe shtrateve ku vizitojnë. Po te tregohej për çdo jetë që kanë shpëtuar, do te dilnin faqe e faqe më shumë se lajmet për jetë që kanë humbur. Veç lajmi i keq është lajm në botën tonë, si gazetarë. Por si pacientë, apo thjesht si njerëz ia vlen ta themi tonën për këta burra e gra të jashtëzakonshëm. Sepse të tillë janë mjekët në Shqipëri. Ata janë superheronjtë e një bote të varfër e meskine, si kjo që kemi ndërtuar, që nxjerr nga goja, të parën më të zezën, që më shumë teshtin se thotë faleminderit, që sheh ëndrra me burg për komshiun.

Provoje njëherë të kujtosh e kujtohesh për mjekun që të shpëtoi, fol për të, trego për të, falenderoje publikisht. Se te fjala nis e e gjitha. Te fjala e mirë./dritare.net

72 komente në “Si i njoh unë dy mjekët e akuzuar, Helidonin dhe Dritanin!”

  1. sonila says:

    Rudina keta mjeke qe thua ti,po ti njohesh patjeter te sherbejne sh mire,por po te vish nga paskuqani te lene ne kembe te urgjenca.Ndaj ky shkrim eshte totalisht emocional e ska fare lidhje me realitetin e zymte

    1. Fatjon says:

      Tek ky maternitet i degjeneruar fillon te japesh leke qe te roja e deri tek doktori i fundit.
      2 mije leke i do roja qe te lejoi te hysh,pastaj 2 mije lekshi te pastruset dhe infermieret eshte rutine,kurse doktoret nuk leviznin pa 50 mije leke,kete e kam nga eksperienca qe kalova disa dite tek ai maternitet i mallkuar!

      1. Factor says:

        N.q.s do te kuptosh cilesine e nje mjeku, shiko pasurine e tij, duke e krahesuar me rrogen qe merr,pastaj e nxjerr vete konkluzionin se me cfare mjeku apo qenie humane ke te besh!!!

        1. tevjedhimmeshpejt says:

          Shkrim medioker i nje gazetareje medioker,thjesht per tu thene miqeve te saj mjek,se ja, e bera punen time une me kete shkrim!

          Keta jane te gjithe derra te pacipe,vazhdojne me hipokrizine e tyre te shpifur per te na thene qe e zeza qe shohim eshte e bardhe!!!
          Vafshi ne djall te gjithe ju qe talleni me kete popull te vuajtur!!!

    2. ABC says:

      Ke shume te drejte. Keta palo gazetare jane e keqja me e madhe e ketij vendi. Sa shpejt i doli ne mbrojtje E. Demi pronarit te picerise Era dhe pastaj nuk pati burrerine te lepinte ate qe kishte peshtyre, po keshtu del edhe kjo menjehere ne mbrojtje te fqinjit, i cili sillet shume mire me te dhe familjen e saj. Po te gjithe monstrat e pseudo-politikes, pseudo-drejtesise dhe pseudo-mjekesise ne kete vend kane fqinj dhe po te pyesesh keta, te gjithe do te bejne be se sa te mire keta monstra jane. Nese pretendon te jesh gazetare dhe po ta mbajti, vishu me rroba si nje grua nga nje fshat i humbur, beji dhe makiazh fytyres qe te mos identifikohesh me si R. Xhunga dhe provoje te trajtohesh nga fqinji yt shume i mire apo shoket e tij dhe pastaj ndaj me ne pervojen.

    3. shqip says:

      Perkundrazi…ka shume lidhje, sepse mjeket gjykohen nga populli pa ditur realitetin ne te cilin ata punojne. Vete shtetit i intereson nje mardhenie e keqe mjek- pacient, per te mbuluar pislleqet qe bejne me fondet e shendetsise, qe dhe kaq sa jane, jemi te fundit ne Europe. Ne kete menyre populli i versulet mjekut. Une vete kam punuar 38 vjet ne QSUT dhe kam mirnjohjen e pafund te njerezve qe i kam sherbyer dhe per fat te mire nuk kam pasur rast te me “plase bomba” sic per fat te keq i ka ndodhur ketyre mjekeve. E di mire gjendjen e spitaleve tona, di mire si funksionojne aparaturat e ekz dhe diagnostikimit, ndersa paret e shendetsise shkojne per check-up fantazem dhe xhepat e tyre. Kjo eshte aresyeja qe mjeket po ikin.. ketu nuk punohet me… Po ishalla i ndodh ne njerezit e familjeve te ketyre pushtetareve dhe i lencim Zotin per cka po bejne me shendetsine “falas”.

      1. shqip says:

        po mire, ky popull mos eshte jashte toksor, nuk jetojne ketu ? nuk dua te flas per vete, se fatmiresisht jetoj jashte. po ne ato raste qe me ka rene per pjese, familjareve, na kane kerkuar para. nuk e diskutoj qe mund te kete edhe engjej. po ju lutem shume, mos u mundoni te na mbushni mendjen me gjera qe njerezit i prekin e i provojne ne lekuren e tyre. ky ishte profesion human deri ne 90en. me pas mund te quhej vetem zhvatje deri ne qindarken e fundit. flas per te mjeret qe s’munden financiarisht. per te mos dale ne aspektin profesional, pasi ashtu si farmaciste, juriste, mesues, e gjithfare, 80% vijne nga diplomat e blera. jam per ate, qe mjekut jepi rroge te majme se shpeton jete. po kurrsesi te justifikosh me nje rast sporadik te rudines, kasaphanen qe ndodh ne driten e diellit

    4. guvadari says:

      Je mire moj zonje!!!!Mos ke temperature!!!

    5. stela says:

      Une nuk e njihja Dr. Helidonin diten qe u paraqita tek ai per te bere ekon e pare te shtatzanise. ne Ditet e fundit te shtatzanise atij ju prish dhe sistemi i kompjuterit, kishte humbur te gjitha te dhenat e pacienteve….pra nuk me dinte me as emrin.
      Diten qe do te lindja, ishte ora 11 e nates, ai ishte ne shtepi. I telefonova dhe nuk mund ti thoja emrin tim sepse sigurisht emrin tim ai as qe e mbante mend. I thash vetem se kisha ndjekur shtatzanine me te dhe me kishin filluar dhimbjet e lindjes. Pergjigja e tij ishte: Nisu drejt maternitetit, per 10 minuta jam dhe une aty. Kjo ishte pergjigja e pyetjes qe i kisha bere vetes qe diten e pare kur trokita tek ai. A do te me asistoj doktori diten e lindjes? A do ta prishi ai gjumin e nates nese une lind naten? A do ta bezdisi telefonata ime? Kisha nguruar ta pyesja per 9 muaj duke shpresuar qe do te lindja ne turnin e tij.
      I jam shume mirenjohese Dr. Helidonit, madje kam sugjeruar shume mikesha te miat te ndjekin shtatzanine me te.

      1. DIA says:

        Stela meso te genjesh se edhe sikur te prishej regjistri kompjuterik ke pasur te printuara te gjitha EKOt keshtu qe mos ja fut pordhes kot. I paske referuar dhe shoqet mashtruse ordinere, mos i referove gje dhe pacjenten qe vdiq.

      2. Bazarhesap says:

        Me Dr. e ke Stela !!!
        E para nuk te lejne doktorin te vij ne cdo turn se duan te marin leket vete ata te turnit e dyta ai maternitet eshte i LSI keshtu qe ska nevoj cfar te them dhe jane super neglizhent dhe e treta mos nxirni shkrimet e Dina kurves,se kjo nuk e begendis te shkoj ne ate maternitet per vete!

  2. alb says:

    Ik moj po na ben morali ketu dhe mer ne mnrojtje dy kriminele qe profesionin nga mengjesi deri ne mengjes e ushtrojne si pazar .
    Ata duhen futur te gjith ne burg edhe ata qe skan qen ne turn se po te ishin te njejten gje do benin.
    Po na tregon ti moj sharabajge muti sa te mire dhe humane jan doktoret atje.
    Ti moj qelbesire flet kaluar se e ke xhepin plot dhe ste dridhet dora po shko nje here ne spital dhe mos u jep lek atyre dhe e sheh si perfundon.
    shpifsire e qelbur.

    1. ben says:

      Shume mire, t’i fusim te gjithe ne burg…po cdo behet me te semuret….a e di pse? Kur jane te semure, te gjithe e shohin mjekun ne drite te syrit, si shpetumtar, se ne fakt ashtu jane

  3. edi says:

    Moj je ne terezi ti apo keni rrjedhur si famije ju? ka vdekur nje njeri nje grua shatezene ? eshte sorollatur ne dyer te spitaleve. Dhe sa per sorollatje hajde te flasim bashke po deshe. ok. arroganca e mjekeve ne shqiperi eshte e dukshme dhe nese ty te kane sherbyer mire te kane sherbyer se e dine qe je gazetare dhe shkruan ne media si per keq ashtu edhe per mire sikurse po i mbon tani. Po kush te jep ty te drejten te mbrosh veprimet e e tyre qe kane sjelle si pasoje vdekjen e nje gruaje shtatezane? Apo se nuk ishte e lidhur me ndonje mjek paraprakisht si ndodh rendom. Per cfare duhet ti falenderojme publikisht ata, per cfare ? jam i sigurt se me mbeshtejen qe i japin njerez si ju ( qe shikoni vetem ineteresin tuaj personal) ata mjeke do te dalin pa lagur, por vetem kur e provonine kurriz atehere beheni esell ju.

  4. Argita_B says:

    Kto qe shkruan me siper Rudina Xhunga mund te jene te tera te verteta, dhe pse thjesht mbeten opinioni i saj personal pasi i njeh si komshij, po nuk ka punuar kurre me ta.
    Ajo qe un nuk jam dakort, ka lidhje me faktin se dhe njerzit me te shquar ne raste te caktuara mund te ngelizhojne nje aspekt ne punen e tyre (me apo dashje kjo eshte teme tjeter). Keshtu qe kete pune duhet ta zgjidhin ekspertet e fushes (dhe pse veshtire te besosh ne nje pjese te madhe te institucioneve ne Shqiperi) dhe skane si ta zgjidhin artikuj nga gazetare te cilet pa asnje lloj invistigimi shkruajne per nje ngjarje kaq delikate duke dhene thjesht mendiin e tyre personal.
    Rudina nese e konsideron veten si gazetare te besuashme, duhej te pakten te harxhonte kohe te investigonte perpara se sa te merrte mundimin te pillte nje artikull te tille.
    Kjo qe shkruaj me siper nuk do te thote se jane fajtor mjeket ne fjale, po thjesht nje STOP i artikujve medioker te pseodogazetareve tane.

  5. .... says:

    Shkrimi tend ti Rudine, eshte thjesht nje perpjekje per te mos degjuar logjiken racionale te ligjit.Nese ka neglizhence apo pakujdesi ajo eshte nje gje qe do te rezultoje.Por ki parasyhs nje gje moralizimi qe ben ti nuk te shkon fare. E ndjera nuk krahasohet fare ne raport me ty. Ti can telefeonat me njohjet qe ke ti dhe yt shoq. Kujdesi ndaj teje ne raste te tilla eshte ku e ku melarg se sa i te ndjeres qe vdiq. Perse nuk e shikon pak ne kendveshrimin viktimes ne kete rat. Ku e linde ti femijen tend ?Sa doktore tu mblodhen tek koka.? -Sa e sa salltanete ke gezuar ti ,ne raport me te ndjeren? -Pusho dhe mos fol ti! -Mos i pergjitheso gjerat me shume mjeke te nderuar qe jane heronj(qe lavderohen e promovohen,ashtuu sic ka shpirtzinj e hajdute e mendjemedhenj qe silln sikur jua ke borxh)),apo qofte edhe me nje gabim te rastit i cili gjithesesi paguhet ligjerisht me rrethanat lehtesese apo renduese te rastit konkret. Kur te te ndodhe ty apo ndonje te afermit tend atehere fol. I vdekuri ne shtepine botes duket sikur fle thote populli. Pusho e mos u ndiej se i perket kastes se parise se felliqur te ketij vendi ,felliqesi morale.Ti nuk i perket kategorise se atyre qe perpiqen jetojn e evdesin ne kete vend heshtuarzi pa u ndier me gjithe te mirat qe mund te bejen modesitisht me mundeste e tyre. Hesht se kur flet ti dhe kategoria jote per keto halle te njerezve te thejshte me neveritesh edhe me teper.( Ps.Shko beji edhe ndonje interviste tjeter Nexhmijes me formatin qe e bere qe ta gezosh famen akoma me mire).

  6. Ana says:

    E dashur Rudina,
    mjek i mire nuk eshte ai qe eshte gjithmone i dashur dhe i sjellshem e i gjindur me nje gazetare te njohur sic je ti! Mjek i mire eshte ai qe eshte i gjendur dhe human pikerisht me ata qe kane nevoje e mbi te gjitha jane nevojtare. Se ti nga fama e une me lek jemi sherbyer si jo, por ajo e mjera JO, ndaj vdiq! Nuk ta bej dot qejfin e nuk lavderoj dot asnje sepse jane jo vetem te paafte por edhe jo-human, jo me larg se shtator e shkuar mjeku me i mire i spitalit 5 jo vetem qe nuk ma sheroi babain por e dyndi ne ilace super te shtrenjta. Pas vetem nje vizite (nga nje mjeke e re ne moshe) dhe me nje ilac vetem 7 euro ne itali babai im u be normal.
    Une shpresoj ta lexosh komentin tim dhe mos i gjyko njerezit sesi sillen me ty, eshte mates i gabuar!

  7. Bimi says:

    Ishalla ste ndodh dhe ty.. qe mos te ndryshosh mendim…po realiteti eshte qe jan neglizhent..

  8. lydia says:

    Ti zonja gazetare para se fillosh te mbroshe doktoret,duhet te dishe qe jane pikerishte keta bashke me politoqenet hajdut shqipetare qe i kane kthyer spitalet ne ferre per fukarenjte e hallexhinjte,mjeket kane pjesen e tyre per gjendjen skandaloze te spitaleve,por me skandaloze eshte se ata kane lejuar cdo qeveri te radhes te vazhdoj degradimin e spitaleve baske me te dhe groposjen e imazhit te profesjonit te mjekut qe eshte shume i shenjte kudo ne bote.Sa per rastin une nuk jam mjeke por jame prind i 2 femijve dhe nga eksperjenca munde te theme se ne raste shqetesimesh me shtatzanin mjeku pune e pare qe bene eshte skanimi me figure dhe ultrasound per te pare e degjuar rrahjet e zemres se femijes e ne baze te ketyre rezultateve vendoset per testime me te tejshme,pyetja eshete a ebene kete kontrolle mjeket se mesa kame lexuar nuke e kane ber kjo eshte dhe arsyja pse prokuroria ka vendosur arrestimin e tyre,ky eshte nje veprim skandaloze e i pa falshem per mjeket .Zoti tu jape kurajo familjareve per tragjedin dhe mjeket ti vene gishtin kokes..

  9. Shkodrani says:

    Rudina kur do ti themi gjerat sic jane? Kur do ti veme pikat mbi i? Po perpiqesh te na thuash se dy mjeke gjinekologe qe jane edhe gjysem kirurge, nuk kane pergjegjesi as kur nuk dallojne nje ” Abdomen acut” nga nje crregullim ritmi APO Infarkt? Po kardiologu qe e nis ne Sanatorium nderkohe qe pacientja po binte ne shok hemorragjik? Keta bijte e doktoreve te vjeter e te “cunave te Tirones” i kane zene vendet ne spitalet e Tiranes me tapi Rudina. Keta dy e sa te tjere nuk u vune kurre ne diskutim se do punonin aty ku punojne,keta nuk konkurruan, keta nuk fituan. Ti je gazetare,mund te hulumtosh pa Problem dhe ti shikosh ku jane bijte e mjekeve te vjeter, ku punojne, sa te zote jane. E di ti sa mjeke shqiptare punojne sot ne Itali, Gjermani, SHBA, Zvicer? Djem e vajza familjesh te thjeshta e te varfra, por maksimalisht te talentuar,e qe ne Shqiperi nuk iu dha kurre nje mundesi. Te sfidoj Rudina publikisht ta hetosh kete teme, dhe ti thuash te vertetat sic jane, sepse ne fund te fundit jemi ne ata qe e paguajme me jete kete fenomen, ne populli i thjeshte.

    1. sonila says:

      Tamam e ke then, dhe sidomos qe duhet hetuar edhe kardiologu qe e coi ne senatorium

    2. Anika says:

      @Shkodrani te lumte goja!! Nuk e di rudina(jo paqellim me germa te vogla!) se cdo te thote te jesh i zoti dhe te te zere vendin djali i mmait dhe babit tiranas!! Se ka fare idene rudina, se si punesohen ne shtet keta “te aftet” qe garojne me njeri tjetrin nga (pa)aftesia! Keput qafen rudine! Nje budallaqe tirane me pak!! Dhe kjo qe ke shkruar nje patetizem i gjalle..

  10. Ema says:

    E kuptoj qe ky eshte tipiku i rastit qe behen kurban me te dobtit, ne rastin konkret dy mjek qe s”kane mbeshtetje! Por dikush duhet te mbaj pergjegjesi! Paaftesi apo neglizhence ne te dyja rastEt nuk ka justifikim humbja e dy jeteve pas nj kalvari te gjate vizitash dhe xhirosh neper Tirane. Personalisht kam respekt per Helidonin pasi eshte mjek shume i mire! Ndoshta po te kishin nderhyre qe ne fillim s’do te kishte ndodhur fataliteti. Lene menjane kete, te gjithe kemi ekseperienca te hidhur me mjek, dhe me shumice madje. Nuk i quajme heronj moj Rudina se paguajme edhe ata qe na shpetojne kur duhet te jete falas. Se ketu mundesia me e madhe per te shpetuar eshte te paguash. Keta flasin per reforma, por asgje s’ka ndryshuar, njelloj jane serish gjerat. Mjeke te korruptuar deri ne qelize. Ndaj nuk e marrin dot tittullin Heronj.

  11. ska rendesi says:

    Nje shkrim i shkelqyer, me ngjethet mishi kur mendoj se cfare ka bere deshira e shfrenuar per te kenaqur publikun nga ana e “shtetit”, me vjen te shperthej kur mendoj sesi policia dhe “shteti” perpiqen tu hedhi hi syve publikut duke flijuar dy mjeke qe po benin punen e tyre. Me duket e turpshme dhe asnje nuk e kupton dhe reagon. Media nga ana tjeter eshte skandaloze, cdo gje per klikime.

    Ngushellime familjes se zonjes Aida dhe me vjen keq qe sistemi jone shendetesor (jo mjeku), te kete shkaktuar kaq shume dhimbje ne kete familje dhe qe dy femijet e saj te mitur te rriten pa nene. Nga ana tjeter shpresoj qe per faj te ketij sistemi te qelbur te mos te vuajne dhe dy familje te tjera.

    Mallkuar qofshi ju qe njeriun puntor e fusni ne burg si pa te keq dhe njeriun e qelbur dhe maskara e beni drejtor e minister e deputet. Mallkuar!

  12. Davidi says:

    Rrethana te sajuara, Xhunga qe pyet Doktorin, si eshte shkolla 11 Janari, nje nga me te famshmet e me te hershmet ne Tr. Dhe nderrojeni foton e kesaj qe shendeti i tepert sot ia ka mbyllur dhe syte e duket si kineze.

  13. Votuesi says:

    Moj zonja Rudina do shkruash ndonjehere per te dobetin apo nje jete te tere do te lepihesh

  14. Aureli says:

    Doktorret e Shqiperise pervecse nuk lexojne ose bejne kerkime shkencore ( eshte detyre e mjekve te rrijne update) jane te qelbur.paedukuar dhe kasapet e parase. Pa perjashtim, populli i njeh mire xhahilat. Keshtu ti Rudina thuthuqe mba pershtypjet per vete se populli i njeh, vetem se i nxjerr bojen vetes

  15. Zj. Rudina nuk njoh asnjerinn nga keta mjek por njoh shume soj te tyre keta jane te pa shpirt dhe kete e them me pergjesi une e kam provuar mbi kurriz , Mjeket e QSUT-se po nuk u dhe para nuk te shikojn me sy dhe nese je duke vdekur pra rendja per ti mbrojtur Zj Rudina eshte nje gabim i madh , une nisur nga vuajtet po te them se jo nje por me shumic mjekte e tane jo vetem qe ne pergjesi jane te pa afte por dhe jane interesagji dhe te sherbejne vetem po i pagove besoj qe shumica qe kan qen ne spital e kan konstauar kete shqetesim qe eshte nje gangren e madhe, po ketu dua te flas shkurt dhe per sherbimin sanitar e infermier i cili mund te themi qe nuk ekziston . Une per vete jam sorollatur 3 muja nga nje spital ne tjetrin dhe kurr nuk e percaktuan diagnozen dhe u desh te shkoj ne Spitali Privat “Amerikan” ku brenda dites e gjenten dignozen dhe filluan mjekimin, du tu kujtoj ju mbrojtesesve te mjekeve qe shpenzimet e miaj kan qen aty aty me spitalin shtetror pasi tek QSUT-ja duhen dhen ryshfete dhe prap nuk ka sherbim dhe kam dhene me shumice une dhe kush eshte i shtruar ketu mund te kete ndonje perjashtim por me mbi 12 mjek me kan vizituar te gjith eshte deshur ti paguaj pra nuk gjeta asnje humanitar ku te gjithe e dinin se iafrmi ime e kishte jeten e shkurter dhe nuk kishte persperktiv per jeten, ne privat paguan por deri diku aty ke sherbim se dhe aty nuk mund te them se shkelqen por me mire se shteti eshte shume dhe teknika eshte e perparuar dhe mjeket jan te rinje dhe te specializuar jashte dhe te perkushtuar shume., ne pergjegjesi kan kultur perindimore, flas per mjekt e rinje dhe qe nuk kan punuar anje dite tek shteti se po paten punuar te shteti ata zor se rinovohen. Dua qe dikush qe ka pare sherbim te mire ne QSUT te me kundershtoj , por une ata i urrej se i kam provuar per 2 vjet jo nje dite.

  16. Arben says:

    Moj rudina lere drejtesine te flasi. Ne na vjen keq per gruan ty te vjen keq per mjeket….

  17. fieraku NGA ferrasi says:

    Kujt i plasi si i njeh ti?
    Si i njohu ajo grua 35 vjec ate dite
    Kur e sorollaten rruge me rruge
    Te vika keq per vajzen e atij
    Po per dy jetimet e shkrete
    Qe kushedi si do jene edhe nga gjendja ekonomike cdo behet
    Letw me ajo e shkrete qe e mbylli jeten
    Qenkeni njerez PA turp
    Po ku jetojme ne moj
    Nuk ju shohim ne ju qe nga politikanet e
    Deri te ju medja bythlepirese e pushtetit
    Te majte e te djathte
    Menduan ATA ne ate moment qe
    Po sorollasnin nje grua shtatzene.
    Mbylleni moj gojen se pò lini nam
    Pasqyroni te vertetat sic Jane
    Se è cuat kete vend ne hale.

  18. paradoxal says:

    Rudina, t’a kanë thënë shumë bukur komentuesit më sipër, por më lejo të t’a them edhe unë: Ti i mat njerëzit me kutin tënd; duhet t’i matësh me kutin e tyre.

    Keqardhje pa masë për viktimat e pafajshme.

  19. Merqinja says:

    Rudina shkruan per nje perballje ne shkalle a per nje paracetamol dhe ne paraqitje duken bujuklli.Me pyet mua qe kam 6 vjet qe vuaj per faj te tyre dhe me nje qerre me lek.Jo Rudina jo.Ke te drejte te flasesh keshtu se per mjekun ty te ka bere nena por te tjeret i ka pjelle lopa.Ndershmerisht quaji bluzat e zeza.Rudina po flet nga maja e thanes.Te uroj te mos e provosh.Kane vdekur mjeket qe njihnin prinderit e tu e brezi yne.Pyet ndonje fat zi sa lek u kane marre keta gjitonet e tu.

  20. Besa says:

    Qe ka mjek punore e human kjo nuk vihet ne dyshim.Secili nga ne né qytetet tona njeh mjek te tille qe per fat te keq jane te pakt.Sa per ata qe jane kucedra qe sgopen me para dhe ste kapin me dore Po spane leket ka plot e perplot.po kur te behen dhe infermieret me te rrezikshme nga mjeku eshte kulmi. Ne rastin konkret eshte e pafalshme te nisesh nje grua shtatzane neper tirane ne ate gjendje. Duhet te vinin mjeket e tjere aty e kane te detyruar. Fakti qe femija vdiq ne momentet è fundit pas shume ore sorrollatje i ngarkon me shume me pergjegjesi ata. Duhet te kishin nderhyre qe ne fillim me operacion dhe me 2 kirurge te tjere per komplikacionet e shpretkes. Te pakten do shpetonin femijen.Ka ardh koha kush gabon te denohet boll me.

  21. Prudentino says:

    Rudina, ti je mjerimi i gazetarise shqiptare.
    Doktoret e rastit ne fjale duhen denuar per VRASJE nga pakujdesia dhe u duhet hequr licenca e mjekut per gjithe jeten.

    1. dstd says:

      ose vrasje nga paaftesia te pakten te kishin shpetuar femijen, paftesia, pakujdesia, arrroganca mblidhen te gjitha

  22. Dea says:

    Une mendoj qe kur midis mjekut dhe pacientit nuk ekziston me besimi , atehere asnjeri nuk duhet t’i drejtohet me tjetrit. Nese mjeket jane kaq te neveritshem per ju o njerez mos shkoni me ne dyert e tyre dhe keshtu do bini njehere e mire ne paqe me veten dhe te tjeret. Asnje nuk i njeh vertete sakrificat e nje mjeku…….para se te ndodhe nje tragjedi si kjo qe ka ndodhur ne kete rast, ai mjek ka shpetuar me qindra jete. Le ta vleresojme me shume njeri-tjetrin dhe le te kemi me shume besim tek bluzat e bardha pasi ata lene shume gjera per te qene ne cdo ore prane jush. Mjeket jane te shenjte dhe kryejne nje profesion per te cilin ju duhen 10 vjete studim. Behuni te arsyeshem o njerez se do vije koha kur nuk do kete me deshire njeri te studioje mjeksi…….Zoti ju ndihfte

    1. DIA says:

      Po rrogen a e marin keta mjeke , a paguhen nga taksat tona, nuk e kuptoj perse jane mjeket, per te shpetuar jete natyrisht ndaj paguhen dhe nuk e kuptoj perse duhet te trgohemi kaq naive kur nje zonje vetem 35 vjet paguante taksa per ta lene te vdese bashke me foshnjen e palindur, nese nuk kane aparaturat e nevojshme te ngrihen e te protestojne deri tu jepen dhe jo te te mbrojne mjeket qe me gabimet ose paftesine e tyre lane zonjen te vdiste.

  23. asd says:

    Rudina jeni nje gazetare naive. Meqenese jeni mire ju, gjithshka shkon mire. Shkruani per pershtypjet tuaja njelloj si Liza ne boten e cudirave. Nuk paska mundesi qe keta mjeke, qe ju i kini njohur ne ashensor, te jene treguar indiferente ? Atehere perse familja i akuzon ? Po te kishin bere detyren e tyre, familjaret do ti pergezonin ne vend qe ti akuzonin. Por nuk eshte keshtu. Lerini me mire te merren me kete ceshtje ata qe ishin te ndodhur ne ngjarje dhe i botoni shkrimet pallavra, kur te jeni me shume ne brendesi.

  24. Ana says:

    Vërtet është për të ardhur keq që një rasti të tillë i bëhet direkt gjyqi popullor kur drejtësia, megjithe mangësitë e saj, nuk ka dhënë vendimin. E gjithsesi mjekët shihen si armiq, shpirtlige e mostra që pa iu dhënë rryshfet nuk të prekin me dorë. Nuk është aspak e vërtetë, e sidomos ne raste te vështira e urgjencash. Jam dakord qe etika dhe komunikimi le per te deshiruar. Por profesionalizmi i tyre kurrsesi, te pakten per mjeket ne Tirane. E duke e pare me ne brendësi te sistemit jam e bindur se pjesa me e madhe e problemeve vjen nga mungesa e pajisjeve dhe e mjekimeve. Jane po keta mjeke mostra qe pa pasur asgjë nga ato qe shkruhen neper protokolle arrijne te shpëtojnë jete e te bejne detyrën e tyre. Mbase dhe rasti konkret do te ishte shmangur nqs konsultat e nevojshme do te ishin te mundura ne po te njejtin spital. Dhe para se ti veme gishtin te parit qe na del para, duhet te shohim dhe nga vetja, por mbi te gjitha nga sistemi, nga qeveritë njera pas tjetrës qe nuk po e sjellin dot shëndetësine aty ku duhet.

  25. Ai says:

    Mos I bro kot o rudin se lindjet ne ate spital Jane biznes.personalisht me Kane kerkuar 500000 troc fare.e ja kam dhene

  26. Koli says:

    Kjo eshte fiks fytyra e shqiperise.
    Nuk e di kush e ka fajin, por duket si shume veshtire sot ne bonten qe jetojme te vdese edhe foshnja edhe nena.
    Fajin e ka spitali. Kaq e kuptoj lehtesisht.

    Nga ana tjeter pervecse keta te vdesin, njeri i shkrete ndodhet edhe perballe miqesive te ketyre kafsheve qe nuk e lene njeri tjetrin ne balte.

    Turma na quan Rudina Xhunga.

    Ne djall te shkojne edhe fajtoret, edhe keto plerat qe ju behen krah, edhe ata qe drejtojne, edhe ata qe kane zgjedhur dhe vazhdojne te zgjedhin ata qe na drejtojne.

    Ajo nene se bashku me foshnjen e saj u prehshin ne paqe por nese jo ajo grua apo burri i saj, nje nga te dashruit e saj te zemres e kane votuar njehere nje parti politike ne shkembim te lekeve, te premtimt te nje vendi pune apo per ndonje nevoje meskine personale.
    Ky eshte rezultati, e meritojme edhe Dritanin, edhe Helidonin, edhe Rudinen, edhe kete sherbim e kete trajtim qe na ben shteti yne.

  27. qemal says:

    Pershendetje
    Une personalisht e kam njohur Helidonin gjate lindjes se nje mbeses time dhe puna e pare qe bente ishte pazari qe benet : 200 000 leke te vjetra i dua une 100 000 leke te vjetra kolegu i tij + leket per infemjeret qe asistonin nga 30 000 leke .Po si ky jane te ghithe doktorret .
    Mendoj se njerzite te ndjeres nuk kane shkuar qe te bejne pazarin me doktorrin dhe ata e kane lene ne ate gjendje .
    Prandaj ato e meritojne ate denimqe te zene mend te tjeret.

  28. LTB says:

    Habi per doktor Helidonin sepse kam pas te bej me te ne spital dhe ne rast urgjent madje, dhe para nuk kam dhene as atij e as infermiereit ne turn, por ky perseri nuk eshte tregues gjithe se si. Habi, se pse kemi mahnine ne si Shqiptare ti pergjithsojme e ti flakim tej me te paren punonjesit ne cdo institucion, Habi, se me pare duhet te shikojme veten ne pasqyre dhe ti bejme nje pyetje te drejtperdrejte ndergjegjes sone: A jemi ne me ndryshe nga keta “hajdute e Kriminele”, a mos jemi ne vete ata qe i “sajdisim e i dorovisim” sa here kemi nevoje per ta per te mare gjoja nje sherbim me te “mire”, a mos e ka fajin gjithmone “ai tjetri” kur na ndodh e keqja.
    para se te flasim e te hedhim akuza ne tym, le tia leme ne dore atyre qe merren me kete pune, e qe gjithashtu jane paraprakisht te paragjykuar.
    Jam plotesisht dakort me te gjithe parashkruesit kur me te drejte nxjerrin vrere ndaj ketij shkrimi denigrues perkundrejt familjes ne zi nga”Gazetares Mike”
    Sepse ishit po ju gazetaret qe kur nderroje jete Doktor Flori-ndjese paste, cfare nuk late pa thene per kemishat e bardha, lloj lloj akuzash e marifetesh sajuat e gatuat, lloj lloj balterash e llumerash nxorret nga vetja.
    Pra as ju “pseudo borgjezet” e kesaj Republike nuk jeni shume me ndryshe nga ky 70% i qytetareve.
    Lerini shkrimet emocionale dhe komentet e shkreta qe mbeten vetem neper blogje, por kini durimin e duhur e prisni te mbaroje ekpertiza ligjore, le te dalin fajtoret apo pergjegjesit e vertete para drejtesise e pastaj nese nuk jemi dakort pse jo dhe te ngrihemi e te protestojme per kauzat e padrejtesite qe na ndodhin rendome.
    Mjere ne thuaj ……

  29. kleptofagos says:

    Mjafton ky shkrim per te kuptuar nivelin e mjerueshem te kesaj (krye)gazetareje “profesioniste” qe na ben moral prej 25 vjetesh…

  30. shqiptar says:

    E nderuar Znj.Rudina. Nuk e di nese do te qelloje t’a lexosh kete koment, por dua t’Ju them qe vjen keq qe nuk jeton ne realitetin shqiptar. Ju jeni nje gazetare qe ju njeh e gjithe Shqiperia, por qe te beni nje shkrim te tille kaq emocional nuk ma merrte mendja. gazetaret duhet te jene te ftohte, nenkuptoj ketu pa emocione, kur bejne nje shrim, duhet te shikojne te verteten sic eshte. Ju mund t’i njihni mjeket, sic ju njohim ata ju, por duhet t’a dini qe ata/ato nuk sillen njesoj me ju kur shkoni per vizite, e njesoj me nje grua nga rrethinat e Tiranes, te cilen e njeh vetem familja e saj. Gruaja ime lindi femijen tone te dyte ne nje shtet te BE, dhe jam mrekulluar nga sjellja e mjekeve, mamive dhe infermiereve, qe ne cdo gje thonin Te lutem, dhe ishin gati ne cdo ore te dites e te nates, mjafton te shtypje butonin e alarmit, ndersa kur ka lindur femijen tone te pare ne Shqiperi, mjeket dhe mamite na shikonin vetem nga duart, saqe harruan te na thonin dhe Urime, me jete te gjate. Kjo eshte Shqiperia jone, jo ajo qe te paret tone na lane, por qe kemi krijuar ne.

  31. shabani says:

    Po cthua moj zonje!!!nuk e lexova der ne fund artikullin per vet faktin se menyra se si po lartesohej puna e mjekut ishte e tepert.une kam nje pune dhe punoj ne nje kompani private dhe nese nuk e bej punen si duhet nuk i vjen keq kujt te me flak ne rruge, e njejte dhe per mjeket.ata duhet ta kuptojne qe ate profesion kan zgjedhur dhe duhet ta bejne shume mire perndryshe te zgjedhin te bejne dicka tjeter nese e kuptojne qe jane duke bere dicka te mbinatyrshme,por jo jan duke punuar nje pune si gjith te tjeret me pak me shume pergjegjesi por kjo nuk do te thote qe ti pijne gjakun njerezve duke abuzuar me friken e individit qe eshte shendeti.turp se kam pare plot pislliqe nga keta pisa ordiner dhe pa kurrfare ndjenje humanitare….

  32. Fori says:

    Rudina,

    Une ne vitet 90-97 kam njohur nga afer Alfred Shkurtin apo Aldo Baren. Djale me te mire nuk kishte. Gjithmone na thoshte qe te mesojme dhe te mos merremi me sherre dhe pune te kota. Me vone ti e di se care ndodhi. Perfundimin nxirre vete.

  33. Baba Tomorri says:

    NUK TA DUAM MENDIMIN TEND! MJAFT!

  34. Meli says:

    Pershendetje,
    Eshte shume normale te revoltohet per kete rast. Vdekja mori nje femije qe nuk e gezoi jeten asnhe dite dhe nenen e saj qe priste ta perkedhelte e ta rriste. Edhe per mjeket prokuroria ka bere, per mendimin tim, gabim qe i ka futur ne burg. Ata sipas ligjit nuk jane te rrezikshem per shoqerine. Mund te gjykohen ne gjendje te lire.
    Por nuk jam dakord me vleresimin e zj Rudina per sa u perket spitaleve private dhe reklames. Atje vertet paguhet po atje vertet punohet. Nje sherbim ekselent nga mjeket dhe stafi i personelit i fermier e sanitare.
    Jo me larg se nje jave, disa nete, qendruar kam prane nje te afermi te semure. Atje nuk behej fjale te mbyllte naten asnje syte ishin cdo sekond ne gatishmeri. Prandaj nuk duhet te thuash atje paguhet., por atje sherbehesh e te trajtojne si nje qenie humane e jo si kafshe.

    Pse vertet mendoni se ne QSUT nuk paguhet? ndoshta juve nuk ju ka kerkuar njeri para se jeni person publik e aq me shume gazetate, te cilet kur kane nje hall fjala e pare tregojne qe jane gazetar dhe shikohen me syrin e atyre qe te bejne gjemen.
    Ju lutem te jeni me objektive ne gjykimet tuaja.

  35. Ardi says:

    Keta te dy jane ca mendjenedhenj dhe menefregista. Nuk luajne gishtin pa para’ dhe kur nuk u jep lek te sherbejn me turi varur. Vdiq nje nene dhe foshnja e saj, kur te dyja mund te shmangeshin. Te tjerat jane pallavra. Le te mbajne pergjegjesine e mos dijes dhe mos perkushtimit keta dy “mjeke”

  36. Erinda says:

    Turp qe botohen shkrime te tilla. Superlativa per miqte, le te vdes nje grua me femijte e vet. Mjeket ne kete spital te rjepin. Here drejtperdrejt e here permes infermiereve te caktojne taksen, ndryshe nuk ti kthejne syte. C ben keshtu znj.Xhunga. Asnje deshire nuk kam me te lexoj shkrimet e tua. Thika dhemb gjetke, tek ata qe u goditen nga kjo humbje.

  37. riza cerova says:

    Ti Znj. Xhunga ku linde , tek kush martenitet privat?

  38. lexuesi yt says:

    Nj.Rudina.
    Dua te te them thjesht, bukur, paster, vetem dy fjale. Sic ke mbiemrin e paske bere edhe shkrimin.

  39. Ana says:

    Jam dakord me Rudinen vetem per nje gje,qe te gjithe mjeket nuk jane njelloj, por do ti thosha Rudines :.Vere veten tende vetem nje cast ne vendin e asaj gruaje te re qe humbi jeten dhe la pas dy jetimem qe do riten pa permendur fjalen nene.Neqoftese nuk e ben kete te pakten lere drejtesine te beje punen e saj.Vetem ato gra qe kane kaluar per lindje a hall tjeter ne kete martenitet,ose te afermit e tyre e dine mire qe atje eshte sikur shkon ne treg per te blere dicka apo per te kryer nje sherbim.Populli thote.Nuk mbulohet dielli me shoshe.

  40. perivolo says:

    Keta dy mjek nese gabuan te gjykohen dhe pastaj nese jane fajtore te denohen.
    Nuk eshte e drejte qe nepermjet tyre te sulmohen mjeket duke i pergjithesuar si te akuzuar dhe te koruptuar,ne fund te fundit nuk jane te gjithe njelloj.
    Mjeku duhet te respektoj betimin e Hipokratit,te ushtroj profesionin me humanizem,por dhe shoqeria te kuptoj se mjeku duhet te paguhet ashtu si i takon per mundin dhe djersen e tij,duke patur parasysh aftesite qe kishte ne shkolle(zakonisht eshte nxenesi me i mire i klases),per studimet qe mund te zgjasin 10-12 vjet,duke mos haruar se ai lexonte kur shume te tjere benin xhiro neper kafe, bilardo etj.
    Mjeku duhet te jetoj me dinjitet,nuk ka mundesi te kete me pak te ardhura nga disa militante partish krejt te pashkolle,nga shoferi i deputetit ose vete deputeti me tetevjecare.
    Keqardhje per viktimen,ngushellime familjes!

  41. VLONJATI says:

    RUDINA IK BEJ NDONJE INTERVISTE ANDEJ NGA BURGJET TE MARESH NDONJE RROGE SE JE BERE BAJAT E KUPTON. GJITHE OPINIONI PO TE BESHTYN DHE TY TE DUKET SIKUR BIE SHI

  42. elton says:

    Lereni drejtesia te flase.komentet mbeten komente.

  43. Sonila says:

    Ketu eshte xhungel, mjer ne qe jetojme ne kete vend!U ngriten sot mjeket ne proteste, pasi mendojne se fajin e ka sistemi mjeksor…
    Pse???? Sepse sot u cenuan ata personalisht, po burg dhe burgu eshte pak per keta, pasi cdo dite humbasin jete!
    Perse nuk protestojne kunder Ministris se Shendetit kur mendonin se sistemi shendetsore nuk funksjonon, por nuk ju intereson pasi rrumpalle e duan mjekesin se perfitojne ne kurriz te ketij populli!Ndiej dhimbje per Aiden dhe femijen e saj, per doktoret aspak!

  44. Hipokrati says:

    Ne muaj te 8-te. Me komplikacione hyjme ne kete palo maternitet, mjek roje nje Sajmir. Fjala e pare thote femija nuk rron. Nejse i jap nje 50-she dhe i them te beje me te miren. Te pakten dr. Dritan Decka na u gjind duke na shpjeguar se femija eshte shume mire, dhe vertet, sot femija shkon ne kopesht, eshte top fare. Per punen e pazareve eshte e vertete se te duket vetja si ne pazarin e gjese se gjalle. Spitalet e rretheve jane pertoke, nuk kane as inkubatore as gje prej gjeje. Ne ambulancen e rrethit Te thone se nuk kemi age per analiza. Keta mjeke duhet patjeter te ishin me humane dhe me pak materialiste.

  45. Jeton ne perralle says:

    Znj.Rudina nuk e njihni fare realitetin ne Shqiperi.Jeni nje gazetare e njohur dhe ju hapen me miresjellje te gjitha dyert,ca nga respekti dhe ca nga frika se mos i demaskoni.Pyet nje here njerezit e thjeshte per te kuptuar cfare jane mjeket,pyet ne qe na ze frika te shkojme ne spital me shume per leket se per semundjen.Nje nga keta mjeke gjinekologe i mori te afermes time femijen ne qafe,dhe jo vetem qe nuk i hapi tel por as nuk denjoi te komunikonte me mjekun roje,per nje gjilpere humbi femijen 7 muajsh.E gjitha sepse donte me shume lek se sa kishte marre.Te tille mjek ke sot ne Shqiperi.Helidonin e njeh ndoshta si mik por une qe e njoh thjesht si mjek kam tjeter opinion nga ty por nuk ia vlen te flasesh me tej sepse vdekja e nenes shtatzane e vertetoi se kush ishte…..

  46. Drini says:

    Shume pak i njeh te dy doktoret me aq sa shkruan.Po mundohesh qe ti lehtesosh paditur cfare ka ndodhur realisht ne vendin e ngjarjes.Pa ditur se neglizhuan apo jo, pa ditur nesee nuk jane te afte profesionalisht, pa ditur nese kane pritur para nga familjaret etj etj hamendje apoprova qe i ncjerr ne shesh vetem nje hetim profesional. Shkurt ke folur parakohe dhe ke marr indinjaten e shume komentuesve te ketij artikulli.
    Dhe nqs thua I do not care -athere nuk je gazetare profesioniste. Opinioni im personal je nje intervistuese shume e mire por me disa artikuj te viteve te fundit ke stonuar.

  47. Pa kuptim says:

    Eshte e vertete qe mund te kete mjek shume te mire te cilet i jane perkushtuar profesionit te tyre aq human,por fatkeqesisht per shumicen nuk eshte keshtu.Personalisht kam pasur nje eksperience ne maternitet kur kam sjelle ne jete femijen tim.Jam ndier e respektuar nga mjeku qe u ndoqa per 9-muaj me rradhe.Kur them e respektuar nenkuptoj qe nuk kam paguar asnje lek nen dore,te kem dhene para mjekut qe u ndoqa,pasi cdogje e bera ne spitalin shteteror,por kam ngel e befasuar nga mjekja e turnit diten qe linda.Arroganca e saj linte per te deshiruar dhe ne ato momente kur vetem Zoti dinte cfare do te ndodhte me ty dhe foshnjen tend degjohej zeri i saj i cili thoshte,ju gocat vini shume te papergatitura ne maternitet.Te papergatitura…….Dhe si te mos mjaftonte kjo te nesermen vjen me nr e saj te tel te shkruar ne nje cope leter te zhubrosur te cilin ma dha per tia dhene bashkeshortit tim per ta takuar dhe per te paguar gjoben e rradhes.A thua ti kjo heroine e madhe kishte bere ta pamunduren te mundur,irealen reale.Kjo ishte dita e fundit e saj si mjeke.Nje jete e tere mjeke dhe si e permbylli duke uleritur per lek,duke kerkuar dhe qindarken e fundit per te ikur e kenaqur nga ky profesion kaq human.Ja pra,qe mjeket jo te gjithe jane njelloj.Mgjth profesioni i tyre flet ndryshe!

  48. Arben says:

    PO KUJT I PLASI SE SI I NJEH TI MOJ.

    SHKO Q…

  49. Mandi says:

    Ja ke fut kot o rudiii.te gjithe i dine pazaret se Jane fixe .ste hedh njeri syte po spagove.ste dogji bytha ty prandaj flet brockulla.te marrin denimin qe meritojne asgje me shume.dhe nje idiot e di qe nje eko mund te behet dhe te degjohen te rrahurat e zemres se bebit.kaq te kishin bere plerat e nderuara.te q robt ty e atyre rudi

  50. Sami says:

    Shkrim idiot dhe I paturp. Ti moj gazetareve koti ne qoftese do te shprehje opinionin tend personal nuk duhej te shkruaje ne hapesiren editoriale te gazetes. Shenimet e tua mund ti hidhje ketu poshte ne opinionet e lexuesve.

  51. Sami says:

    Shkrim I dobet. Moj gazetareve, ne qoftese do te shprehje opinionin tend personal nuk duhej te shkruaje ne hapesiren editoriale te gazetes. Shenimet e tua mund ti hidhje ketu poshte ne opinionet e lexuesve. Ana tjeter eshte se ky eshte nje problem mjeksor qe ne nuk mund te prononcohemi pa folur ekspertiza.

  52. saimit plepi says:

    Zonja Gazetare,
    Ju teorikisht duhete te mbroni Viktimat, ta analizoni mire sistemin e mjeksise te korruptuar ne SHqiperi: JO VETEM TE ARRESTOHEN DHE DENOHEN DY MJEKET POR DUHET TE KISHE KERKUAR DOHEQJEN E MINISTRIT PERKATES. Keshtu veprohet ne nje vende demokratik. Kuptohet se edhe Ju zonja gazetare beni pjese ne sistem. Do te vine nje dite , ndofta, nje rrevulucion qe te spastrojne meturinat e ketije sistemi te korruptuar !!

  53. Ardian Plepi says:

    Perse e fshini komentin Tim!

  54. Niko Shpiragu says:

    Ne kapitalizem cdo gje eshte rreth parase (everything about the money). Rritur ne vitet e monizmit, une si shume te tjere e dija me bindje se dy profesione humanitare ishin mjekesia dhe arsimi. Them me bindje se e kisha degjuar dhe pare me syte e mi qe mjeket, ne menyre te vecante, ishin pjesa me humane e shoqerise se asaj kohe. Ata jo vetem qe ishin shume te sjellshem ne vendin e punes, por ata shkonin edhe neper familje sa here i therrisnin, gje qe nuk mund te imagjinohet dhe besohet ne vendedt e tjera. Jo shume kohe me pare, nje dite une isha duke biseduar me shoket e punes. ketu ku une banoj tani. Kur ra biseda per profesionet, une thashe se dy jane profesionet humane,arsimi dhe mjekesia. Te gjithe shikuan njeri tjetrin dhe me pyeten mua qe mund ta perserisja ate qe thashe. Kur une permenda mjekesine ata qeshen. Kur une i pyeta pse po qeshni, ata me thane : Ne gjithmone te kemi degjuar me shume vemendja dhe kemi qene plotesisht dakort me ju. Kesaj radhe na u duk siku ti po flet percart ose ke ardhur nga ndonje planet tjeter dhe nuk ke asgje te perbashket me njerezit e planetit tone. Sepse ne e klasifikojme mjekun jo si human por si kriminel, sepse ai nuk te ze me dore kur je i je i varfer dhe nuk ke inshurence. Tarifat e mjekesise jane marramendese, per gjera te thjeshte paguan me shume se puna e nje viti dhe per nderhyrje kirurgjike duhet te jetosh dy ose tre jete duke punuar per te paguar. Vdekjet nga pakujdesia e mjekeve zene nga vendet e para. Pra shkurt jane vrases per para.
    Keshtu po behet edhe mjekesia ne Shqiperi tani. Dijeni se ajo eshte me e mire se ne vendet e tjera tani per tani, por do te shkoje ne ate rruge. Nuk ka asnje shprese. Eshte ligji i fitimit absolut ne kohen me te shkuter te mundeshme qe e ben kete .Vini re prap kete qe thashe : ky eshte ligji i brendshem i sistemit qe kemi, ne nuk e ndryshojme dot kete ligj, se ai ndodh pavaresisht nga deshira jone, ai eshte thelbi i kapitalizmit.Ai eshte motori i sistemit, pa ate nuk ka sistem, ashtu sic nuk mund te punoje makina pa motor, ashtu dhe sistemi nuk mund te ecin pa kete ligj. Ky rregullon marredhenit e njerezve ne shoqeri dhe jo rregullat e moralit. Ne duhet te mesohemi me kete, dhe mos te flasim se si duhet te behet me e mira. Cdo gje behet per para, everything about the money. Shume mendojne se jeta ne demokraci rregullohet me rregulla te drejta morale. Puna eshte se nuk ka ndonje sistem me emrin Demokraci ku populli (demosi) t’i beje rregullat. Sistemi e ka emrin Kapitalizem dhe ai ka ligjet dhe rreguallat e tij. Ky sistem i jep leje njerezve te fitojne maksimalen , te cfrytezojne te gjitha aftesite dhe mundesite e tyre per kete. Pra, mos harroni: eshte ligji i fitimit maximal qe e mban kete sistem. Ne e kemi pranuar kete sistem dhe duhet te mesohemi edhe me te mirat edhe me te keqiat e tij.

  55. Muharremi says:

    Nuk mendoj se ka mjek qe do ti vdese pacieni , Por ka mjek te pa afte dhe mjek te pa pergjegjeshem , solidariteti i mjekeve para vendimit te ekspertizes eshte i pa vend , ashtu si edhe mbrojtja e mjekeve te arrestuar .

  56. just me says:

    Nga neglizhenca me iku dhe mua femija ne diten e lindjes,ishte 12 e nates ne spital me dhimbje linje me vizituan dy sekonda i degjuan RZF femijes (ja degjova dhe une rrahjet e zemres) dhe me than jo ik ne shtepi se nuk je gati akoma e hajde neser se neser do lindesh ti.(kisha shkuar dhe 3her perpara ores 12 te nates e me qonin per shtepi) Vajta te nesermen ne mengjes heret kur me vizituan i kishte pushuar zemra vogelushit tim…..??me plas zemra kur e kujtoj,femija i par enderra e ber realitet,pritja me e embel ne bot qe ne spitalin Geraldina mu shun per nje nate

  57. Marsela says:

    Ndjej keqardhje si per pacientet ashtu edhe per mjeket!! Ne Shqieri nuk diskutohet cilesia e mejkeve por kushtet ne te cilat duhet te punojne dhe te shpetojne jete! Jetojme ne zhvillimin me te larte te teknologjise dhe shkences , por per fat te keq ky zhvillim eshte shume i larget per pacientet shqiptare! Dhe une Jane e bindur qe eshte faji i Ministrise se Shendetsise qe nuk ofron nje sherbim bashke kohor per popullin e saj! Diskutohet pasuria e nje mjeku!! Se di si mund te mos meritoje nje mjek te jete i pasur!!! Sherbimi qe ai ofron eshte i keq paguar nga shteti por jo se meriton te mos jete me I mire paguari!! Por problemi qendron a eshte stafi I mjaftueshem dhe investimi I duhur per te ofruar sherbimin mjeksore cilesore si ne cdo vend te zhvilluar?! A eshte vertet jeta e pacienteve shqitare prioritiet?!!! Pa diskutim qe jo!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje