Mbledhja e sotme në Komisionin e Sigurisë ku është diskutuar për dekretin e ligjit të kamerave, të kthyer mbrapsht nga ana e Bujar Nishanit, është shoqëruar me debate.
Relatori i këtij ligji, Pjerin Ndreu, ka kërkuar shyrjen e diskutimeve, pasi ai tha se nuk është njohur me përmirësimet e ligjit.
Përmirësimet janë bërë pas negociatave mes PS-së dhe LSI-së, duke qenë se kjo e fundit nuk ishte dakord me këtë ligj.
Por, kërkesa e Ndreut është kundërshtuar nga ana e Spartak Brahos, që ka debatuar me deputetin socialist.
Debatet:
Ndreu: Unë si relator nuk di gje.. dhe kjo qe ka ndodhur është e papranueshme.
Braho: Është përgjegjësia ime qe s’jeni informuar, por si relator nuk ke lënë ndonjë gjurmë.
Ndreu: Dakord, unë dorëhiqem si relator.
Braho: Se mos na ikën dhe nga mbledhja..
Ndreu: Iki unë, nuk mund të votoj qorrazi..
Braho: S’më dukesh mirë sot.
Ndreu: Jam shumë mirë, por ju nuk jeni në rregull.
Vazhdo Taku.. Se mos na vdesesh mbi tavoline.. Plak matuf..