“Berisha, autoritar dhe kontrollues, shkatërroi gjyqësorin. Nano ka merita, ndërsa Rama është një zhgënjim, i kanë mbetur vetëm batutat”

21 Shtator 2016, 10:34Politika TEMA

Kreu i LZHK-së, Dash Shehi, duke folur në një intervistë për revistën Mapo, komenton figurat kryesore të politikës shqiptare në periudhën post komuniste.

Për Berishën, Shehi thotë se ka pasur gjithnjë energji pozitive për të ndryshuar gjërat në ekonomi. Por minusi më i madh në analizën e Shehit, është raporti i tij me institucionet e pavarura.

Duke kujtuar arsyet për referendumin e dështuar të 94-ës, por edhe raportin me gjyqësorin, Shehi nxjerr në pah anën autoritare dhe kontrolluese të Berishës që kryesisht në gjyqësor la rrënjë të thella.

“Në kohën e administrimit të shtetit në vitin ‘92, parlamenti i asaj kohe, presidenti i asaj kohe ndërroi tre Prokurorë të Përgjithshëm, tre kryetarë Gjykate të Lartë. Kjo nuk i shërbeu qëndresës së institucioneve. Sepse ato morën një mesazh. Që kush nuk i bindet politikës, duhet të largohet dhe të vijë një njeri që është më i bindur dhe më i zellshëm. Kjo lloj linje vazhdon sot e kësaj dite. Edhe debati i sotëm pozitë- opozitë për drejtësinë nuk është gjë tjetër veçse vazhdimi i konfrontimit se kush duhet ta ketë kontrollin”, – vëren ai.

Gjyqësori, në zinxhirin e të bërit shtet, është hallka përfundimtare dhe më e rëndësishme. Prandaj dhe aty, dështimi sipas tij është më i dukshëm edhe sot.

Për ish-kryeministrin Fatos Nano, Shehi thotë se kishte  koncepte të mangëta kryesish në raport me ekzekutivin dhe ekonominë.

Nuk e kuptonte që ekzekutivi është një makinë e cila në një vend si Shqipëria që e ka rrugën malore, ditën që ndalon, kthehet mbrapsht…”, – të tregon ai.

Por Nano pati në historinë politike të këtij vendi edhe disa elemente pozitive. Për shembull, Shehi nuk e kishte menduar që një njeri si Nano, i cili vinte nga kasta e vjetër politike, të sillte elemente demokratizuese brenda PS-së, duke i radhitur atij lirinë e debatit brenda partisë, por edhe mundësinë e alternimit të postit të kryeministrit.

Nano, sipas tij, krijoi edhe precedentin që ditën që humb zgjedhjet largohesh, dorëzon partinë, kthehesh në shtëpi dhe bën liberalin.

Ndryshe nga Berisha, ai kishte ndofta një paaftësi për të qënë në ekzekutiv maksimalist, por në të njëjtën kohë Nano ka afruar një lloj kontributi, për të cilin demokracia shqiptare ka pasur nevojë gjatë gjithë këtyre viteve…”, – thekson  ai.

Ndërsa Ilir Metën, e sheh një figurë relativisht minore.

Nuk është figura e njeriut të ekzekutivit sepse ka qëndruar vetëm dy vjet kryeministër. Por Meta është i rëndësishëm sepse ai për herë të parë ka krijuar një çarje midis dy partive të mëdha. D.m.th. këmbëngulja për të çarë raportin politik, për të krijuar lidhje nga e majta në të djathtë, qoftë edhe të shtyra nga interesa personalë, pushteti, grupe ekonomike, biznesi që kanë favorizuar këtë lloj ndërlidhje, është meritë e tij në një farë mënyre”, -thotë Shehi.

Por, në konceptin e përgjithshëm të politikës, se a është meritë që me çdo çmim të mbërrihet në një cep të pushtetit, kjo pastaj për të është një tezë të cilën e ka kundërshtuar gjithnjë. Shehi është i mendimit se debati duhet të jetë i brendshëm. E djathta të ketë debatin e vet. E majta të vetën. Sipas tij, transferimi i pushtetit politik, i votës popullore nga një krah në një krah tjetër mori formë thuajse institucionale me kreun e LSI-së.

Meta është akoma i ri. Dhe pesha që ka partia e vet është relative, nuk është alternativë për të përmbysur pushtetin. Meta është një alternativë për të plotësuar pushtetin. Kështu që gjykoj që në historinë politike, ai duhet të bëjë akoma rrugë…”, -vëren Shehi.

Sa i përket Edi Ramës, ka shumë për të folur dhe jo pozitivisht.

Rama për mua personalisht është një zhgënjim i madh. Ai ka qenë më qytetar dhe më intelektual kur ishte kryetar i Bashkisë sesa sot që është kryeministër i Shqipërisë. Ai nuk mund ta qeverisë vendin vetëm me një grusht njerëzish që ka përqark vehtes. Por duhet ta qeverisë përmes institucioneve. Kjo është rruga e demokracisë. Ndryshe nga sa rezulton, unë kam pritur që Rama duhet të ishte kampioni i liberalizmit në politikë. Nano e kishte filluar dhe ky duhet ta shtynte më tej”, – nënvizon Shehi.

Thotë se raporti i Ramës me institucionet e shtetit ka qënë po kaq negativ, mos më keq sesa paraardhësit e vet.

“Nuk e di se çfarë i ka mbetur pozitive Ramës në këtë situatë përveçse batutave, që na kujton që ky njeri ka pas lexu edhe ndonjë libër përpara, por gjë tjetër nuk na lë”, -shprehet ai.

Por Shehi nuk pëlqen as mënyrën se si Rama konfrontohet me opozitën.

“Dëshira e Ramës për të komentuar çdo vendim apo qëndrim të opozitës, që në vend që të shohë se si ec karvani qeveritar kthehet t’i gjuajë me gurë atyre që nuk kanë pushtet, kjo nuk ka lidhje me demokracinë”, -shton kreu i LZHK-së.

Sipas tij, në çdo hapësirë të jetës publike dalin forca e ide progresive dhe Rama nuk mund ta konsiderojë veten si zotëruesi i çdo gjëje që rezulton e tillë.

Ky e quan ofendim edhe mungesën e lavdërimit ndaj tij. Deri këtu Berisha nuk kishte mbërritur. Berisha e pranonte që ditën e parë që do të vepronte se pala tjetër do ta godiste dhe e quante gjë normale. Ndërsa ky, jo vetëm që nuk e pranon, por ky kërkon, i duket gati çudi se si nuk e lavdërojnë për ‘mrekullitë’ që po ndërton”, -nënvizon ai.

25 komente në ““Berisha, autoritar dhe kontrollues, shkatërroi gjyqësorin. Nano ka merita, ndërsa Rama është një zhgënjim, i kanë mbetur vetëm batutat””

  1. bledi says:

    O Mero. Hiqe kete artikull. Na ka share me shume EDIN se Salen

    1. ST says:

      Kreu i LZHK-se ha haha, parti me dy veta. Shko mer Dash futja nje dopio raki se ftillohesh.

      1. go says:

        Kush eshte i dyti?Genjeshtar…

    2. Kujtim says:

      Kete rradhe e ke menderosur me kete artikull si kradon Berishen me Ramen kur Berisha tend Rames ja la arken Bosh . Cfar opozite eshte kjo e sotmja e cila kerkon vetem remuja dhe vandalizma, pse nuk kerkon ndryshimin e te berit opozit . Pse nuk kerkon ndryshimin e lidershipit, pse nuk kerkon nje opozit per Shqiperin , pse nuk kerkon nje njeri si BAMIR TOPI TE UDHEHEQI OPOZITEN i cili eshte nje Tiranas jo nga Vicidolli i jep nje tuf me dhi jo merita

    3. Kujtim says:

      Kete rradhe e ke menderosur me kete artikull si kradon Berishen me Ramen kur Berisha tend Rames ja la arken Bosh . Cfar opozite eshte kjo e sotmja e cila kerkon vetem remuja dhe vandalizma, pse nuk kerkon ndryshimin e te berit opozit . Pse nuk kerkon ndryshimin e lidershipit, pse nuk kerkon nje opozit per Shqiperin , pse nuk kerkon nje njeri si BAMIR TOPI TE UDHEHEQI OPOZITEN i cili eshte nje Tiranas jo nga Vicidolli i jep nje tuf me dhi jo merita,,,,,,,,,

  2. Labi Vlore says:

    Berisha shkaterroi Gkyqesorin dhe rrjedhimisht shtetin ne pergjithesi,prandaj une jam me Berishen,thote Shehi.C’fare mjerimi!!

  3. Koco says:

    Zoti Rama ka bere dhe po ben historin e duhur per kete vend gjate ketyre 25 viteve , eshte i vetmi mbase lider me vullnet , vizjon dhe atdhetar i pa gjendur e fat i e shpetimtat i ketij vendi ne keta vite te rezikuar prej agjenturat nen mbeshtetjen eAntiShqiptarit Berishe .

  4. I biri sheqeres dhe i partizanit serb says:

    I biri sheqeres eshte krimineli i kombit shqiptar .Ka shkatrruar nje kombe te gjithe per interesa te treshes Beograd Paris Athin .Rasti i fundit u pa ne daten 10 shtator me rrahjen e bizesmenit

  5. dallga says:

    te drejte e ke o dashi . kjo klase politke ka degjeneruar e deegraduat ! ka humbur cdo lloj kuptimi per jeten

  6. A says:

    Jo mo jo, SALI ? SHEQERE BERISHA (emri i babes nuk i dihet), nje shkaterrues ordiner dhe pizeveng ne te gjitha drejtimet te shtetit, ekonomise dhe shoqerise shqiptare. FATOS THANAS MARIE NANO, i vjen historia mbrapa per bixhozci, per garip i vonuar, por edhe per liberal. EDI KRISTAQ ANETA RAMA, nje mashtrues ordiner, qe nuk mban asnje premtim, asnje fjale, nje genjeshtar kalibri, nje barbon ne France, nje piktor zhgarravinash i deshtuar. Deri tani vetem brockullit me asnje reforme te realizuar. Tani qe eshte ne pozite na del se eshte pro importimit te plehrave, kur ishte ne opozite ishte kunder importimit te plehrave. Vendi tani me kete fare EDIT eshte jashte kontrollit ku hyne e dalin peshqit e vegjel (skafet) dhe mishkonjat (aeroplanet e vegjel) sipas qejfit kurdohere dhe pa u rregjistruar kur futen ne territore shqiptare si ne uje dhe ne ajer. Gjendja ekonomike dhe sociale e vendit dhe e shoqerise shqiptare katastrofe. Ku duan te ikin te gjithe qe nga me i vogli e deri me i madhi ne moshe. Per 2(DY) VJET e fundit kane ikur eksod mbi 100000 persona dhe 200000 te tjere kane bere llotarine amerikane.
    SHQIPERIA dhe populli shqiptar eshte ne mes te KATER RRUGEVE pa shprese dhe drite jeshile. Por qe njihet si populli me “i ZGJUAR” dhe me “i SHKATHET” ne Ballkan dhe Evrope. Duke pasur keto 2(DY) VETI ne gen, sot ne jemi vendi dhe populli me i varfer, i mbrapambetur dhe i mjeruar ne kete kontinent. Keto jane nga FITORJA ne FITORJE keto 26-te vjet. Tung.

    1. mirel says:

      Shqiptare te qelbur.
      Merreni me Sheqeren qe ka nhe shekyll qe ka vdekur. Se c’faj ka patur ajo qe jeni edhe vemje edhe kerma, qe ju perrulet te pjelkes se saj dhe qurraviteni dhe qarraviteni se po i rrini zvarre thundres se kepuces se Berishes me bekimin e Ramiut.
      Dhe e meritoni.
      Si plera qe jeni , nuk mund te aspironi per gje me te mire pervecse degradimit mendor.
      Le ta mbaje fajin Sheqerja pse burrat e Shqiperise kane ulur ushkurret para Berishes. Ju ka ardhur hakut.
      Dhe e keni pak.
      Dhe 100 Gerdec dhe nuk vini ne vete..duhen me.

  7. Askushi says:

    Po ti mor L Zh K qe ke 25 vjet ne politik cfar perfaqson dhe cfar ke bere per tu majt men Apo llogje analisti babaxhan ke pijetoria .Ik mer ti me gjith ate parti leshi qi si duheni kurkujt. Ke 25 vjet qi ha buk kot zene se s’ekziston.

  8. anita zhoga says:

    Zoti Shehi qe artikulon pak me veshtiresi ndoshta druhet te thote te verteten per kryeministrin Edi Rama i cili eshte me te vertete me vizion , lufton te realizoje dhe te beje shtet ato qe nuk u bene ne 25 vjet te se ashtuquajtures demokraci. Ky mllef i zotit Shehu qe merr rrogen duke ndenjur dhe pa asnje kontribut personal ne politiken shqiptare vetem konstaton dhe jep mendime per ish kryeministrat por nuk shpreh asnje alternative te se djathtes per te cilen ja vlente te investohej meqense mendon se eshte me largpames se kryeministri Rama . Sa per dijeni ti dhe kryemintri Rama jeni shume larg…..je fatkeq qe nuk di te shikosh dhe me keq akoma ne se je ziliqar ….

  9. Ciku says:

    Ka shume te drejte qe e kritikon Ramen ky, sepse Rama i vendosi ketij gruan drejtoreshe te pergjithshme te AMF qe kontrollon kompanite e sigurimeve. Ndaj po ecen kaq mire tregu i sigurimeve sepse drejton gruaja e Dash Shehit!!!!!

  10. TJ says:

    Shehi nje medioker, anadollak! Servil dhe njeriu qe shkatroi Tiranen! U kthye perseri tek Berisha! Nuk e kuptoj se si ben lajm se cfare mendon dhe thote kjo kufome politike!

  11. leka says:

    Ky eshte nje palaco,nje llum tukoshaku,qe vazhdon te rrjedh ne Tirane.

  12. england says:

    Nese nuk do ishe bere deputet me ndihmen e Saliut jam i bindur se nuk do beje kete analize!
    Rama mund ti gjuaje me gure karvanit te opozites qe nuk ka pushtet (sic ti vete thekson) por nderkohe qe citon se cfare ben Rama,nuk permend se i rrjedhuri Sali vrau 4 opozitare protestues ne mes te dites kur ishte ne pushtet,si mund te krahasosh Ramen me Bishen ti qofsh o Dash,pa permendur historikun e gjate nder vite dhe te destabilizimit te Shqiperise ne 97-98 me protagonist si gjithmone te cmendurin Sali.

  13. Thoth says:

    Mesa duket artikull shkruesi dhe kungujt qe e pasojne me komente, nuk do kene degjuar per REFORMEN NE DREJTESI!!!!!!!!!!!!!!!!

    Nuk eshte merita e Edi Rames kjo?

    Shqiptaret harrojne qe Edi Rama nuk po perballet thjesht me nje qelbesire si saliu por me mafian qe sali berisha ne bashkpunim me serbin dhe rusin ka rrenjosur ne shqiperi.

    Prandaj mos hani mut por po ju a mbajti mbeshtesni drejtesine!

  14. corape kuqi says:

    Bravo shehi. Me pelqeu shume. Sidomos pershkrimi i rames. Qe kur hypi ne pushtet filloi investimin e expozitave te pikturave shpesh here duke dhene koncesione ne shkembim te expozitave.
    Kudo qe prezantohej fjala e dyte ishte – une jam piktor, une jam piktor. Pasi e vuri ne rresht merkeli te parin ju duk vetja si lider boteror.
    Pozixioni i kryeministrit nxori ne pah njohurite e tije te pakta. Ne bashki nuk kishte mundesi ta tregonte sa injorant ishte. Megallomania dhe makuteria e ketij jane te frikshme

  15. sopiqoti says:

    i DASHTUN dASHAMIR sHAHI ! jWE BURRE I NDERUAR por JO POLITIKAN. ATE VEZE QE BEN RAMA NE POLITIKE JU NUK MUND TA BENI SE JANI TE PAAFTE.

  16. gerdeci says:

    @corape kuqi,

    mos bej budallain se nuk te beson dot njeri kur akoma vrasesi sali berisha vazhdon te rrjepe shqiptaret dhe ZENI jeton si sheik kur nuk ka punuar nje dite ne jeten e tij. e kuptojme qe ZENI – cuni babit, do te punoje por per dreq ka dal budall dhe vetem te shpertheje depot e armeve ose fishekzjarre me barut di te beje!

  17. vv says:

    Dashit i takon ta lavderoje Salkiminelhajdutin , ka qene zevendes kryeminister i partise qe shkaterroi nje komb te tere dhe u pasuruan vete .v

  18. corape kuqi says:

    Degjo ti more kritik. Une e urrej saliun me shume se ju te gjithe bashke qe nga dita e pare qe doli ne skene dhe nuk prita si ca te tjere 25 vjet per ta njohur dhe urryer.
    Keshtu dhe me fatosin dhe corapekuqin tend.
    Te gjithe hajdut po asnje ska dale kaq hapur sa ky

  19. petraq says:

    berisha i pa afte i shitur te kolaboracionistet.nano nje rrufjan maskara kurse edi rama nje udheheqes popullor qe do rilinde shqiperine

  20. Arber Iliri says:

    O Dash , qafsha ijen ja ke fut kot krejt.Gjithsesi kur s’ba, s’ba or ti s’ke c’a me i bo.Berisha -Nano do te mbeten ne histori si dy demtonjes te medhenj te ndertimit te shtetit demokratik shqiptar, keta u kane sherbyer interesave antishqiptare duke mendu per interesat e tyre dhe as e kane care trapin per vendin e popullin biles mund te quhen armiq te popullit, jo si nekohen e Enverit qe qunte armiq te popullit ata qe i donte suma e vet, por vertet armiq populli.hahahaha. Dasho sa te del pensioni apo po don edhe nje mandat tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje